Ardian Kati, i biri i ish- zëvendësministrit të Tregtisë, shprehet se e ka të vështirë ta besojë amanetin e të atit, pasi Vasil Kati ishte një burrë me shpirt të ndjeshëm e karakter njerëzor.
“Në kushte normale Vasil Katit nuk do t’i shkonte mendja kurrë te një vrasje. Për këtë jam katërcipërisht i bindur. Ajo që tregon Ngjela i përket një situate të tmerrshme, në një mjedis çnjerëzor, ku shpërthime të tilla janë të natyrshme. Kjo është arsyeja kryesore, por jo e vetmja, që më bën të besoj rrëfimin e Ngjelës për amanetin e tim ati nga ajo skëterrë shfarosëse”, pohon Ardiani për gazetën Panorama.
Ardiani rrëfen se me amanetin e babait për të vrarë hetuesin e tij është vënë në dijeni nga avokati Spartak Ngjela nga fundi i vitit 1991 dhe shpjegon se ka mbetur pa fjalë në ato çaste.
“Taku e kuptoi gjendjen time dhe aty për aty u mundua të më qetësojë me togfjalëshin magjik “të shkuara, të harruara” duke e shqiptuar me një lloj mëdyshje”.
Pas kësaj Ardiani tregon se ka rendur ta konfirmojë këtë amanet tek i ati.
“As bëhej fjalë ta mohonte, por sa herë përmendej ky detaj, ai preferonte t’i shmangej me një lloj finese. Gjatë 11 viteve të jetës së tij pas burgut, babai përjetoi probleme të shumta shëndetësore dhe psikologjike si pasojë e torturave barbare gjatë dy viteve në hetuesi dhe 12 të tjerave në kampet e punës. Nga kjo periudhë që e kishte rrënuar tërësisht, ai veçonte atë të paraburgimit dhe sidomos sjelljen barbare të Kristofor Mërtiros. Kur binte fjala për këtë të fundit, gati shpërfytyrohej…”
Ai rrëfen se hetuesin Mërtiro i ati mundi ta takojë në të njëjtat pozita në kohën kur të dy vuanin dënimin në të njëjtin kamp.
“Vasili më ka thënë se përballja me të ka qenë diçka tronditëse. Sakaq, më ka treguar se një numër të burgosurish sa e kishin marrë vesh, kishin tentuar disa herë radhazi të merrnin hak ndaj tij, por babi i pati frenuar, duke u shprehur: Lëreni rrugaçin”.
Ai në asnjë rast pas kësaj nuk ka tentuar t’i bëjë gjë këtij njeriu, që e torturoi në mënyrë barbare.
Ardiani shpjegon se Mërtiro është gjallë edhe sot dhe emri i tij gjendet në listën e të dëmshpërblyerve të burgosurve politikë.
Ai pohon se njerëzit si ai Zoti le t’i çojë ku e kanë vendin: Në ferr…
“Babait në hetuesi ndër të tjera i kanë thyer të dy krahët, por edhe dhëmbët. Për krahët më ka pohuar se ia ka thyer Nevzat Haznedari, për dhëmbët kujtonte grushtet e Mërtiros”, deklaron Ardian Kati.
Prandaj kemi kete gjendje qe eshte sot, se torturuesit e diktatures, ja dolen pa lagur, biles na dolen edhe ish te perndjekur politike dhe qe ne fakt nga sekretari i partise Sali Berisha u demshperblyen te paret.
Imagjinoni deshperimin e Ardian Kati, kur shef se pikerisht hetuesi qe i ka torturuar babain, arrin dhe shpallet si ish i perndjekur dhe demshperblehet, kur sot e gjithe diten, ish te persekutuarit e vertete, jane akoma pa nje strehe dhe jane te persekutuar per se dyti.
Dhe del kryekomunisti spiun dhe deklaron se solli demokracine, po solli pseudodemokracine, per ta shkaterruar kete popull dhe sidomos ish te perndjekurit akoma me keq.
Jam një ish punonjëse e Kryeministrisë në vitet ’92-95,
kam qene e pranishme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kur diskutohej “Projekt Ligji për te shpërblyer te përndjekurit politik”, qe me sa kujtoj, paraqitej dhe mbështetej nga Kryeministri, Zv,D.Shehi dhe Kryetari i komitetit te përndjekurve E.Ypi. Kërkohej ne te qe te mos konsideroheshin njëlloj të dënuarit politik ish Zyrtar të Lartë të regjimit komunist dhe sidomos ish punonjësit e Sigurimit e të Hetuesisë. Pati debate nga disa ministra dhe u la te diskutohej me larte ne PARTI, me gjithë këmbënguljen e propozuesve , madje dhe nga disa këshilltarë.
Në diskutimin e dytë ky diferencim u reduktua dhe u kufizua ne fare pak persona.
Mendimi ime personal eshte qe duhet te kete nje dallim
Duhet te kete ndryshim mes te perdjekurve politike te regjimit cnjerzore komuniste dhe te denuarve ish komuniste , ish nomeklature e kuqe qe deri sa ishin ne pushtet kishin perfituar nga komunizmi , ishin te zellshem ne luftene eklasave ndaj armiqve , po nje dite te bukur mbase shume krimeve qe kishin ba a pa vedin ne burge se bashku me ato qe i kishin masakru , ato duhen ta marrin shperblim e burgut , po mendoi te persekutuar politike nuk mund te quhen , sa ato kane ba burge si pasoje e luftes brenda llojit.
çfare dallimi zonje qe pjella e komunizmit e ngrene prej tij te kete me perfitime se disidentet?
lereni fare.. ky vend ka probleme shume te koklavitura, prandaj do ishte me e udhes ti bejme thirrje paqes, por besoj se nuk funksionon, sepse vete persekutoret nuk duan paqe…
I thashe nje dite ne menyre krejt indiferente pa as me te voglin intension, mbeses se hetuesit te vjehrrit tim (u njohem ne moment sa u prezantua) se xhaxhai im e ka torturuar vjehrrin tim duke i futur nje Mi ne trup brenda nje kemishe te bardhe te lidhur me kujdes…dhe kush ishte vjehrri im? sa kishte luftuar dhe punuar per kauzen e tij?(le te ishte e gabuar), por kush ishte ky hetues sharlatan ordiner, injorant, satrap?
Pas dy ditesh ajo erdhi e me gjeti e ne menyre te çuditshme me kerkoi te blija bar miu tek farmacia 10, pasi kisha rrugen kur shkoja nepune…- e kuptova pernjehere zhantazhin dhe me qetesi i thashe se nuk e bej dot. Pas disa ditesh dy djem te panjohur shkojne tek dera e vjehrrit tim dhe i thone tekstualisht: “kemi ardhur me porosi te Ministrit te Rendit se kemi degjuar qe ti ke bere nje aksident automobilistik”, pastaj po keta persona kane shkuar tek motra e vjehrrit dhe i kane trokitur ne dere(shtetase amerikane) duke i thene se jemi dy burra qe vijme nga ministri e rendit… Ata ishin te koordinuar por familja jone ishte krejt spontane. Keto ngjarje i kemi lidhur bashke pas tre vjetesh krejt rastesisht ne bisede… Ne nuk i ngacmojme ata seriozisht sepse e dime qe ne mos ata dikush tjeter do ta kryente ate detyre, gjithshka e kemi me sistemin…por persekutoret jane ne gjendje ankthi ata flene me nje sy hapur dhe fatkeqesisht sot jane ne pushtet. Te mos i frujme zjarrit te hakmarrjes, pasardhesit nuk kane asnje faj, prandaj le te mos i frymezojme me kete urrejtje te mallkuar
korrigjim: xhaxhai im -xhaxhai i saj
HETUESIT e asaj kohe jane njerezit me te ndyre dhe me perbindeshat. Ata sot punojne e jetojne rehat se ne krye eshte superhetuesi.
………..Pas 1944 kishte dy lloj ,”lufte” ose “armiqesie” Politike kunder atyre qe ishin kunder regjimit komunist dhe qe eshte kryesisht deri ne 1967 . Dhe ajo “brenda llojit ” ku Enver Hoxha u shpall hero i popullit pasi vrau e burgosi komuniste aq shume sa nuk do kishte bere asnje antikomunist shqiptare prandaj …po lexojme “Zerin e Popullit “: ne vite ……
JO, po si more, komandanti yne LEGENdar paska vrare komuniste?
Nuk ka mundesi, do jene shpifje…
Te gjithe kete rremuje ku te gjithe akuzojne te gjithe, e ka sjelle Sali Berisha. I persekutuari duhet te perulet para Berishes. Krimineli i kerkon viktimes te perkulet. Edhe Azem Hajdari pothuaj vajti ne burg se doli me te persekutuarit ne Greve urie. Kete muaj jane arrestuar disa te persekutuar.
Thashethemet, shpifjet, genjeshtrat, jane arma e tij me e forte.
Ai eshte druri i shtrember qe ka prishur rregullin e gjithe tufes.
Pa ikur Saliu, nuk do merret vesh kush eshte i vuajtur, kush ka torturuar. Aresyeja eshte e thjeshte, sepse vete Sali Berisha ka akuzuar nje te persekutuar TE VARET NE LITAR!!
Prandaj e zgjodhi ramizi salen ne krye te pd-es!!qe te mbronte me devotshmeri plehrat dhe spiunet e kohes se komunizmit.Pa hapur dosjet(megjithese te gjymtuara tashme)kurre nuk do kete liri e demokraci te VERTETE.
Pse do linte amanet Vasil Kati kur ai ka rrojtur deri ne 2001?
Kjo histori vjene ere e keqe.
Vasil Kati ka qene ne burg. Atje ka qene edhe hetuesi. Disa donin ta vrisnin ne burg hetuesin, por Vasil Kati nuk i lejoi.
Vasili doli nga burgu ne 1990. Rrojti deri ne 2001. Pse nuk e vrau vete Vasili Hetuesin, por la amanet? Mbase donte qe edhe i biri te shkoje ne burg?
Po ti mbledhesh keto pyetje, nuk kane kuptim.
E cfar dallimi moj Z. N N ! Hetuesit e asaj kohe ishin perbindeshat me te medha se ato qe ne kemi lexuar neper peralla sepse kta perbindesha sadist me mendje qe natyra ju fali dhe i quajti njerez ,kishin te drejten te benin mbi “armikun e klases” cfar tu pillte ajo mendje e semur ! Cuditem si nuk ka shkruar dikush nje liber qe te tregoj edhe emrat e atyre hetusve dhe torturat rrenqethese qe ju benin viktimave te tyre ! Kto viktima u torturuan aq shum sa shpirti i tyre ,kurajo e tyre per te then te vertetat qe hoqen esht shuar , shum prej tyre humben memorjen,ata qe dolen te “sakt’ e te terorizuar nuk besojn ne ate mos funksionim te ksaj “makine” me karburant demokracie !Nuk besojn dhe kan te drejt se kta kriminel sadist si ata filmat thriler edhe nga varri cohen qe te pijn gjak qe te shuajn etjen e tyre se atyre gjemb su hyri ,se qendrimi kercenus e i frikshem qe transmetojn ne syt e tyre viktimen akoma e tremb !Si ky Martiro , qe ndroi lekur e po na tregon ate te qingjit ka shum ketu dhe paradoksi esht qe jan kthyer edhe ne avokater ! Alida Hisku mori kurajon dikur dhe shkruajti ato cfar hoqi ne hetusi qe kur ne lexuam na u renqeth mishi dhe me insistim ,kur ne i kerkuam te na tregoj emrat e ktyre monstrave ,me gjith se jeton ne Gjermani , nuk guxoi ti ekspozoj sepse edhe ajo si Vasil Kati e me gjith se shum me e re nga ai kuptojn se “ata” diku marin forc si ANTEU ! “Ata” me devotshmerin dhe besnikerin e tyre mbajten gjall per 50 vjet ate diktatur qe sdo harohet ! Mjer kush pati rastin e ra ne duart e tyre dhe haram liria qe po gezojn nga ky popull qe haroi e qe tani i kthehet kanunit e vret e ngujon viktima te pafajshem……..
Djema, jam pothuaj se i bindur se, ne fotografine siper eshte edhe babai i avokatit Ngjela.
Burri i thinjur majtas fotografise, ne rrjeshtin e dyte, (me kemishe te bardhe dhe i thinjur) pas oficerit eshte ish ministri i tregetise se brendeshme Kico Ngjela.
Sic duket qenkan denuar ne te njejten gjyq.
Une kam mendimin se ne ate kohe diktatura po hante femijet e saja. Me kujtohet se atehere ne Tirane goje me goje permendej shprehja :
“Kohet e fundit kishte lene edhe floke, ky hijene qe hajte shoke”.
Kuptohet se behej fjale per Enverin.
Ne shkollen fillore Murat Toptani ne Tirane, une kam patur ne shkolle edhe vajzen e Vasil Katit, nje nxenese e shkelqyer dhe nje vajze e mrekullueshme dhe e thjeshte. Kuptohet se, me vone, diktatura i shkateroi jeten.
nje nga te paktet qe torturonin femra ishte plera Luan Pobrati qe Ilir meta qe mundoet kaq shum per integrimin e kishte keshilltar kur ishte kryeminister.por kur besojm qe nje sekretar partie behet demokrat i flakte pse jo dhe torturuesit.22vjet teater dhe popullin e ka mpir fukaralliku.mut makina kak shoferi
Te gjithe jane tek Ilir Meta sepse shumica e hetuesve te diktatures ishin nga Skrapara si psh: Jake Tefiku…..
Ata qe u perpoqen te rrezojne komunizmin, vuajten shume dhe sot ish-komunistet qe jane ne pushtetin e PD po i bejne te vuajne akoma me shume dhe ata qe nuk i vrau dot komunizmi p i verasin keta.
Problemi me madhor me Shqiperine eshte moshapja e dosjeve dhe lejimi i ish-hetuesve dhe persekutuesve te diktatures qe te kene poste drejtuese sot. Rasti tipik i ketyre shushunjave ishte plehra Ferdinand Shehu qe ne komunizem ishte hetues dhe anetar i PPSH ndersa ne diktaturen e ish-komunistit Sali, u be drejtor i ALUIZNI dhe i lane ne dore gjithe pronat per te legalizuar. Ndersa Liraku dhe shoke vriten ne kete regjim, keta plehrat vjedhin prona, apartamente, restorante e biznese pa i bere njeri pergjegjes.
Gazetaret si Mero me shoke mjaftohen duke thene qe njerez te tille kane bere gjera te renda por nuk i ekspozojne, dosjet nuk hapen dhe krimet vazhdojne. Nuk [pritet te ndryshoje gje per mire keshtu
Ngjela nuk duhej tja thoshte djalit te Vasilit ato fjale te amanetit–Pavaresisht se ishte Amanaet dhe duhet thene, por nisur nga natyra e fjaleve , ishte me Njerezore te mos ja thoshte djalit te Vasilit amanetin
Ishte koha e tille atehere,Kohe diktature dhe ne shqiptaret duke qene se e kemi njecike defekt urejjtjen per njeri tjetrin, perfitonim nga diktatura dhe e perdornim ate per intatet tona
Vasil Kati paska vuajtur shume …Ka njerez shume te ligj midis nesh, dhe keta Hetuesit e asaj kohe kane qene njerez Barbare –Jashtezakonisht te ligj……. Ata abuzonin me postin dhe kryenin tortura shtazarake ndaj te denuarve …Ata kane qene perbindsha..
Ky djali i Vasilit
qenka me te vertete Njeri Fisnik, qe nuk hakmerret dhe bravo i qofte …..
Ai e ka shume te lehte te hakmerret e megjithate nuk e ben. Tamam njeri i Larte
_____Nqs ne Shqiperi , do kishte vetem 10% , njerez te tille si ky djali i Vasil Katit ,
Shqiperia sot do ishte ne te njejtin nivel civilizimi me vendet me moderne te botes perendimore
Vasili ka qene ne burg , dhe nuk e vrau hetuesin, biles e mbrojti kur donin ta vrisnin te burgosurit e tjere.
Perse kerkon Vasili ta vrase i biri?
Kam njohur nje here, ne kohen e diktatorit, nje mesues patriot qe ne nje moment me tha: “Dua te jetoj vetem aq sa per te treguar se çfare kam hequr ne hetuesi dhe burg”. Ai tregonte se disa te burgosurve u rruanin koken dhe u ngjisnin ne kafke nje tas te mbushur me morra. Morrat pinin gjakun e viktimes qe disa here çmendej nga dhimbjet…. Eshte e tmerrshme edhe ta kujtosh dhe jo ta provosh. Kriminelet e asaj kohe qe mendonin se sistemi i tyre ishte i perjetshem mburreshin me shtazerine qe tregonin ndaj te ashtuquajturit “armiku i klases”.Por veshtiresia qendron se nuk mund te dish dhe te kuptosh se ku mund dhe duhet te ndalet hakmarrja dhe drejtesia. Supozojme qe me e pakta do i fusim ne burg kriminelet e hetuesise. Po policet e hetuesise, po gjykatesit?! Po sekretaret dhe anetaret e PPSH-se qe e mbeshteten dhe e vune ne jete kete sistem?! Ata do te thone qe nuk kane bere krime, nuk kane prekur njeri me dore, madje ne shpirt kane qene demokrate… Po gazetaret qe i sherbyen atij regjimi. Po spikeret e Radio -Tiranes. Po piktoret, artistet, shkrimtaret qe i kenduan dhe i thurren lavdi Enverit dhe atij regjimi. A nuk ndihmuan ata me “vepren” e tyre qe ai sistem te ishte edhe me mizor se aq. Pra ku duhet ndalur drejtesia? A nuk i bie keshtu qe gjysma e popullsise te ishte e implikuar me dashje ose pa dashje, me vetedije ose jo, ne forcimin dhe perjetesimin e atij regjimi? Ky eshte problemi. Pa folur pastaj qe nje pjese e rendesishme e sherbetoreve dhe puthadoreve te regjimit te dikurshem jane sot “transformuar” ne demokrate te qelbur?!
S’behet fjale per hakmarrje, por ata shtaze qe kane torturuar njerez nuk dine te ndlen edhe sot e gjithe dite. Jane neper poste, ne radhet e shiu e shish, femijet e tyre drejtora e siper dhe ne menyre te pashkruar vazhdojne veprimtarine e tyre me gezim e te qete. Regjimi komunist eshte tashme i instaluar, ish te persekutuarit vazhdojne te persekutohen me te gjitha format. Si mundet qe i biri i X hetuesi te jete Drejtor i Burimeve njerezore (dhe kjo ndodh rendom) dhe godet plan ditor pune me metodat e babait te tij te bijen e nje ish te burgosuri te diktatures i cili ka pasur si hetues personinX. Sikur te fillojne te tregojne sot ish te perndjekurit se si po trajtohen nga kjo mazhorance(kryesisht njerez te LSI) njerezit do te mendojne se ata vuajne nga paranoja…por njedite do te vije dhe do te vije pa tjeter, kur te pakten persekutoret te mos vazhdojne te implikojne femijet e tyre sepse pastaj lufta do te jete me e sofistikuar dhe …..
…sakte cuna ,diktatura eshte e qarkuar ne pergjegjesi . Edhe Spanja kishte diktature fashiste me Frankon 40 vjet .Pas vdekjes se Frankos kush mund te drejtonte demokracine ?edhe me i dituri spanjoll kishte qene fashist sepakut zyrtarisht ,te gjith ne qark te njollosur .por Spanjollet e zgjidhen :vendosen ne krye nje qe nuk kishte asnje gisht nga diktatura -ky ishte Mbreti……
Mire ben z.Ardian Kati te jetoi me mendimin se babai i tij,Vasil Kati,ka qene nje burre me shpirte te ndjeshem e karakter njerezor…!!!
po hysen shoshorin kush e denoi me varje?
saliuuuuuu
Prandaj dekorohen hajdutet dhe kriminelet, sepse jane soji Saliut.
Kam lexuar shume historira te torturave ne hetuesi dhe nje emer me ka ngelur ne mendje Nevzat Haznedari; ka qene shtaze !
Hakmarrje nuk kerkon njeri por kekrojne qe ata qe shkaterruan familje te tera, te mos jene perseri neper pushtet dhe zyra komode, ku te zgerdhihen me viktimat e tyre.
Prandaj hapaj e dosjeve, eshte nje xhest qe tregon se kush eshte ne te vertete demokrat, se me hapjen e dosjeve te pakten per ata qe duan te hyjne ne politike, eshte nje xhest qe duhet bere sa me pare, ne te kunderten, demokracija do te jete sic eshte sot nje kaos, se ish spiunet komuniste qe jane sot ne politike, kane bere shkollen e Enver Hoxhes dhe dine ta dredhin si te jete nevoja, se ata skane as karakter e as bythe per te punuar me djerse, se jane mesuar gjithe jeten ta fitojne parane, nga vuajtet e te tjereve.
Bravo “Horr”. Edi Rama duhet ta kete te paren pune spastrimin e institucioneve nga demonet e sigurimit te shtetit dhe pjellat e tyre. Une qe po te shkruaj o “horr” kam lindur i debuar nga Diktatura e Enver Hoxhes dhe diktatura e Sali Berishes dhe e Monika Kryemadhit me hodhen ne rruge… mendojne se me hodhen por une e di se eshte nje periudhe kalimtare. Mjere Monika me Saliun qe mendojne se na e kane hedhur duke perçare kete popull budalla. Ata nuk e hedhin neper mend se anija e tyre do te mbytet, oh shume shpejt ka per te ndodhur ajo dite do te vije pa tjeter. Une sot jam i pa pune me status “i persekutuar” ne xhep por jo vetem kaq, me grada shkencore te marra me djerse, desha te them te rrembyera me djerse sepse nuk kane dashur kurre te mi jepnin pjella e sigurimit te shtetit, por rroj vetem per ti pare keta kelyshe leshatore te sigurimit te shtetit si do te dridhen…mos me thuaj si shumica e shqiptareve:- perralla ata do te mbeten mbreter ne kete vend sepse eshte perralla qe ata vete e shperndajne..nga frika qe u ka hyre ne bark.
Bravo “Horri” dhe “Migena”, pikerisht pika qe keni prekur ju eshte ajo me e rendesishmja. Shikoni komentin time me larte dhe mendoni si duhet te ndihet Petraq Hajdini ose Arian Janko qe u denuan ne 1990 per tentative arratisje nga hetuesi komunist ferdinand shehu tani qe ky funderrine eshte bere anetar e kryetar i PD dhe ka ne dore pronat si drejtor i ALUIZNI per 6 vjete. Keta tani duhet t’i japin leke qe t’u jape pronat qe u mori ne komunizem. Kjo eshte tragjike.
Nuk jam plotesisht dakort me ty zoti “Horr”. Ti thua te hapen dosjet e spiuneve. Deri ketu plotesisht dakort. Por kjo eshte shume pak. Kjo do te thote qe te diskreditohet a te denohet vetem pjesa e dukshme e ajsbergut. Me e poshtra. Por ndofta edhe me e ndyra ose me e parendesishmja. Po shefat e tyre?! Instruktoret e Partise, oficeret, sigurimsat, policat etj etj. Po ne i kemi ne krye te qeverise ata qe mbeshteten dhe ndertuan diktaturen. Dhe i njohim pa u hapur fare dosjet. Po çfare duhet te bejme me varkarin Sali, me Ismailin qe ka shkrujtur romane e poema per diktatorin, per gazetaret e Zerit te Popullit si Besnik Mustafaj, Frrok Cupi, Luan Rama, Fahri Balliu, Shaban Sinani e kompani?! Po me shefin e tyre, kryeredaktorin e Zerit te Popullit dhe sekretarin e pare te Rinise Komuniste Shqiptare, shokun e nderuar Mehmet Elezi, sot ambasador?!Etj etj. Qe jane me mijera ne poste shteterore dhe partiake. Te denojme atehere bishtat dhe jo koken e diktatures?! Prandaj hapja e dosjeve nuk mjafton. Ajo e sposton problemin dhe nuk e zgjidh ate.
Eshte i drejte reagimi jot katarakti, por nje ligj qe nuk lejon ish persekutoret te jene ne politike, do te thote qe ata mos te kene mundesi te bllokojne ligje te tjera qe do te sjellin nje hapje dosjesh, ne pergjithesi.
Duhet te bllokohen ne rradhe te pare ish-at e PPSH dhe ish sigurimit, se qendrimi i tyre ne poste politike, sjell mbulimin e shume krimeve qe akoma qendrojne te fshehura dhe perdoren per shantazhe politike.
e shikoni mer popull cfare race, i shperblejme kriminelet , njerez qe hane racen e vete , vetem shqiptaret jane ne ballkan , pale kemi moral te shajme fqinjet,gene kriminelesh do ndertojme demokraci ne turpi i njerzimit
Ndoshta 23 qershori do te “zbuse” sadopak vuajtjet tona ne diktature por kurre perti zhdukur ato!
Dhe kjo mund te ndodh n.q.s. PD-ja nuk kalon 10%-shin!
”La rivoluzione divora i suoi figli”…….Anatol Franz
NUK ESHT POPULL I ZGJUAR DO JU THEM NJE GJE QE TE MOS TE ZGJATEM SHUM SE NUK JA VLEN ME KETE POPULL KACAK. JEMI NJE POPULL QE MEREMI ME THASHETHEME ME SPIUNLLUQE FLASIM PER DIKE QE NE MUND TA KEMI INAT.ETJ KUR VJEN PUNA PER PROTEST CA DALIN CA I SHOFIN NEPER TV.DHE I THOJN FEMIVE TE TYRE TI MOS IK NE PROTEST SE NUK FITON GJE. APO KE QEF TE VRITESH. KY ESHT POPULLI YNE. POPULL ZARBO DHE DO TA VUAJME GJAT. O SHTETI VERE UJIN NE ZJARR PSE NUK DUHEN HAPUR DOSJET. ME PRETEKSIN MOS FILLOJ URRETJA KUNDER NJEREZVE TE P.P.SH. ATEHERE KUR NUK DONI QE TE FILLOJ URRETJA. I KAPNI KETO MOSTRA TE NDYR DHE PLASI ME BURGIM TE PERJETSHEM. KESHTU I LETESONI PAK DHIMBJEN ATYRE QE JAN PERSEKUTUAR NE KOHEN KOMUNIZMIT GJAKATAR. AS HITLERI NUK I BENTE KETO LLOJ TORTURASH HEBREJVE. QE NUK E KISHTE DHE POPULLIN E VET. QE DO TE THOT SE ENVERI KA NJE NIVEL SI VLAD DRAKULA.