Të dielën në mesditë, për rreth tre orë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bashkëbisedoi në rrjetin social Tëitter me ndjekësit e tij, duke eksperimentuar kështu të parën konferencë ndryshe, në një rrjet social. Më poshtë janë pyetjet dhe përgjigjet e plota:
-Si një emigrant do të dëshiroja që çdo parti të futet në zgjedhje pa aleatë. Që mos të bëhen pazare dhe kompromise…e lirë??
Edi Rama: Jemi përballë një regjimi. Duhet një front opozitar pa paragjykime. Prioriteti i parë është largimi i regjimit me votë mbarëpopullore.
-Në një vit zgjedhor si ky, do të mundet dot PS të trembë frikën e qytetarëve për manipulim, sidomos pas vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor?
Edi Rama: Jam i bindur se në muajt e mbetur do të fitojë bindja se çdo votë vlen. Sa më shume në votim aq ma pak shanse për manipulim!
-Mbas sa kohësh që do vini në pushtet do vendosni subvencionin për energjinë elektrike? Personave me aftësi të kufizuara?
Edi Rama: Jemi angazhuar për uljen e taksës mbi energjinë në 6%. Por fillimisht duhet të ristrukturojmë sektorin. E jo disa paguajnë disa jo!
-Ide e bukur. Pyetja ime: Aleancat parazgjedhore do të jenë vetëm majtas apo më gjerë? Ka një strategji për ruajtjen e votës? Flm.
Edi Rama: Sot ndarja s’është majtas djathtas po regjim opozite! Opozita duhet të bëjë front të gjerë nga e majta në të djathtë për rotacion.
-Kur do të kemi Programin Qeverisës të plotë të PS? A do të ketë ai një konsultim të gjerë me qytetarët, përpara miratimit final?
Edi Rama: Programi ynë për një Rilindje Shqiptare do të jete plani më i detajuar qeverisës që një parti ka pasur para zgjedhjeve në 22 vjet.
-Pse jo një takim javor fiks në twitter që tani e deri në zgjedhje? 30 min javore për cicërimat e shqipove.
Edi Rama: Ide e mirë pse jo;-) Do ta mendoj seriozisht.
-Çfarë opinioni keni për Lulëzim Bashën si kryetar bashkie?
Edi Rama: Më kujton Tit Sojlin, marifetçiun e rrugëve të Tiranës që gjente derdimenë dhe u shiste çfarë nuk kishte! Pat shitur edhe Sahatin disa herë:-)
-A është e mundur që PS për zgjedhje të bëj koalicion me FRD?
Edi Rama: FRD duhet të çlirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Baraslargimi ndihmon regjimin!
-Çfarë e përligj një koalicion me LSI? Sepse shqiptarët më shm se duan rrëzimin e Saliut, s’duan rilindjen e vjedhjes me zë dhe figurë.
Edi Rama: LSI duhet të zgjedhë:Patericë e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do bënte edhe një akt vullneti të mirë për t’u ndarë nga hija e një të shkuare të palavdishme në pushtet.
-Kam mbaruar mësuesi me master. Kur ju të vini në pushtet a do arrijë të punësohem pa paguar 5 mije euro?
Edi Rama : Kjo pyetje e ka edhe përgjigjen brenda, ndryshe për çfarë po flasim:-) Ky është ndryshimi ku besojmë.
-Në 23 qershor ndryshimi i madh përfshin këtu punë të reja, sepse kushërira ime nuk futet dot në pune veç se është me PS?
Edi Rama: Përshëndete nga ana ime kushërirën, ka bere zgjedhjen e duhur:-) Por për të punuar nesër për shtetin shqiptar, duhet padyshim të ketë edhe aftësinë e duhur. Punës duhet t’i gjejmë njeriun jo njeriut punën, për të bërë shtetin që u shërben të gjithëve si duhet.
-Pse vetëm Tahiri, Balla, Braçe ngrenë zërin fort kundër regjimit të Viçitolit, ku janë të tjerët z.Rama?!
Edi Rama: Bëjnë me dinjitet moral e pasion politik një detyre që kanë marrë përsipër. Flasin në emër të PS jo në titull personal. Te tjerët kanë detyrat e tyre.
– Pyetje. Ju keni fol me biznesin shumë. Si do e luftoni informalitetin ekzistues bashkërisht? Fatura-Inventare-Taksa-Kontroll. Flm.
Edi Rama: Tek lufta me informalitetin është një burim kryesor parash të munguara për çka kemi në plan të bëjmë për shqiptarët. Ndaj dua një qeveri të fortë, transparentë dhe të mirëorganizuar. Ne do t’i japim fundin çorganizimit të organizuar të kësaj qeverie!
-Do bëhet aleancë me LSI? Dhe ç’qëndrim keni për Çamërinë dhe detin?
Edi Rama: Jemi e vetmja alternative reale qeverisëse që çështjen çame e kemi futur në programin tonë qeverisës. Të tjerët i kujtoi fushata! Jemi partia që marrëveshjen e detit e kemi çuar në Gjykate Kushtetuese si antikombëtare. Dhe e kemi rrezuar! Flasin faktet për ne.
-A është e vërtetë që keni vetëm 3 000 euro pasuri?
Edi Rama: Jo pasuria ime s’është 3 mijë EU. Është spekuluar turpshëm me një deklaratë kursimesh. Po pse sa mund të kursejë në vit nga rroga një zyrtar i lartë? Në djall kush s’beson!
-A do t’ju tregohet vendi atyre të paaftëve, militantë partie që kanë uzurpuar të gjitha institucionet kur të vijmë në pushtet??
Edi Rama: Kush e ka vendin e punës pa meritë s’do e mbajë dot. Taksat s’mund të përdoren për të mbajtur me rroga e majmur ushtarët e partisë.
-Po heq një paralele me Francën. Depardieu vs Hollande. Ç’do të ndodhe me “Depardieu-t” tanë pas 23 qershorit? Faleminderit.
Edi Rama: S’ka paralele të mundshme! Supertaksa për të stërpasurit në Francë nuk hyn gjëkundi me Shqipërinë e me planin tonë të taksimit.
-Si ka mundësi që kursimet tuaja janë vetëm 3000 euro?
Edi Rama: Kush do le të lexojë deklaratat e pasurisë. Kush më njeh e di që paraja s’më ka lidhur kurrë pas vetes. S’jetoj për të bërë para, po për të mos ikur pa lënë gjurmë!
-A ekzistojnë mekanizma që neutralizojnë qëndrimet politike të KQZ, në dëm të zgjedhjeve dhe vullnetit politik të shqiptarëve?
Edi Rama: Po! TË FITOJMË ME NJË DIFERENCË TË PACËNUESHME NGA ÇFARËDO INSTRUMENT MANIPULIMI! Fjala vjen +10 e Tiranës ta bëjmë +10 mijë:-)
-Me universitetet private çdo bëhet? Na mbyten ufot, alienët, mapo, uet, kristal, skandal…Do mbyllen ato që s’japin garanci për akreditim?
Edi Rama: Një agjenci ndërkombëtare akreditimi do jetë hapi i parë për të rilindur universitetin e cilësisë – përmes konkurrencës e meritës.
-A mund të ndalojë qeveria e ardhshme e PS planin urbanistik shkatërrues të Tiranës qe u shpall ditët e kaluara?
Edi Rama: Është i paligjshëm përveçse i patregueshëm për përmasën shkatërruese! Qeveria jonë do rivendosë rendin urbanistik në gjithë vendin.
-Si mund të pretendoni se jeni i pastrehë zoti Rama?
Edi Rama: S’kam qenë kurrë i pastrehë. Por kam pasur fatin të mos rri në një vend, falë miqsh që më kanë ofruar mikpritje në kohë të beqarisë sime pa derte:-) Tani po ndërtojmë edhe ne një shtëpi.
-Cili është projekti që PS-ja ka për Albpetrolin? A do investohet që kjo pasuri kombëtare të krijojë të ardhura për shqiptarët.
Edi Rama: Dallimi themelor mes nesh e tyre është tek qasja ndaj pasurisë kombëtare e publike. Albpetroli është faqja e tyre më e zezë! Por balta e Saliut përveçse strukturë fosile nga ajo e luftës së vjetër me armikun e brendshëm, ka dhe shumë kolorit oriental.
-A është e vërtetë se ju flini në hotelet më të shtrenjta të Gjirit Persik siç ju akuzon Berisha?
Edi Rama: Gjirin Persik e kam prekur vetëm për vizita zyrtare.
-Zoti Rama, viti 2013 është vit i zgjedhjeve. Nëse fitoni do jeni kryeministër i vendit, po nëse humbisni?
Edi Rama: S’kam humbur në 2009 s’do humbas në qershor;-)Në 2009 humbi Shqipëria e vjedhur në votë. Në qershor Shqipëria do fitojë.
-Drejtësia e munguar gjatë këtij regjimi apo thjesht do shikoni përpara pa u ngatërruar me të shkuarën?
Edi Rama: Drejtësia fillon të vendoset duke qeverisur drejt e duke dhënë qeveria e para shembullin e respektit për barazinë para ligjit.
-Në momentin që do bëheni Kryeministër, a keni plan edhe çfarë do përmbante ai projekt për Luginën e Preshevës??
Edi Rama: Do mbështesim bashkësinë shqiptare të Luginës për liritë e tyre politike ekonomike sociale. Kushtetuta jonë ia dikton këtë qeverisë.
-Pse i sulmon fëmijët e kryeministrit njësoj siç sulmonte Berisha fëmijët e socialistëve kur ishin në pushtet?
Edi Rama: Opozita s’merret asnjë çast me fëmijët e KM, po me një pasurim përrallor të përvitshëm të familjes së KM gjatë ushtrimit të funksionit publik nga ky i fundit. Askund në Europë s’do gëlltitej kjo.
-A do të bëni rokadë me listat e deputetëve, të cilët për shkak të qëndrimit të gjatë në 1 zonë kanë krijuar shumë pakënaqësi.
Edi Rama: Me siguri e mira e punës kërkon edhe lëvizje të brendshme të kësaj natyre në funksion të maksimizimit të rezultatit fitues.
-A ka dështuar sistemi financiar në Shqipëri?
Edi Rama: Ka shteruar modeli ekonomik i këtyre 22 vjet tranzicion. Por dhe politika ekonomike e Saliut ka qenë tërësisht falimentuese.
-Daja yt Spiro Koleka ka vu tatimin e jashtëzakonshëm, ti don me venos taksën marksiste? Turp socialistat.
Edi Rama: Spiro Koleka nuk ka qenë daja im. Taksa marksiste është një shpikje njësoj si shpikja e dajës apo e dhëmbëve 50 mijë EU e me radhë. Turpi në fund i mbetet kujt e ka.
-A ka dështuar sistemi financiar në Shqipëri?
Edi Rama: Sfida jonë është ndërtimi i një modeli të ri zhvillimi ekonomik. Me investime prodhuese, punësim dhe përmasë të gjelbër.
-Pse si jep xhevap Doktor Berishës kur thotë që e shkatërrove PS me 99 cat e tu.
Edi Rama: Ka vetëm një 99sh sot në politikën shqiptare: Sali Berisha! Në histori do hyjë mes 99shave të tjerë. Gjynah se ndër ta është i vetmi që iu dha shansi dy herë!
-Çfarë do të bëhet me arsimin? Si do veprohet me maturantët e rinj, kush do të jetë mënyra e pranimit në universitete.
Edi Rama: Do t’u japim nxënësve dy mundësi:Universitet ose arsim profesional që të fitojnë një zanat për të bërë para me punë të ndershme.
-A e ka PS prioritet shëndetësinë apo do ja lini drejtimin tekave të aleatëve siç kanë bërë qeveritë paraardhëse?
Edi Rama: Politika e re me radikale në programin tonë është në shëndetësi. Përmbysje e plotë e skemës ekzistuese. Një skemë e re financimi. Kjo qeveri u thotë njerëzve po s’patët para mos u sëmurni! Ne do t’u ofrojmë shërbim shëndetësor edhe atyre që nuk kanë para.
-O edi pash zotin e madh do nai lek borgj?
Edi Rama: Për vete jo faleminderit, por bëj një sponsorizim për fushatën që të kesh gisht edhe ti tek ndryshimi që do vijë edhe pa ty:-)
-A do ketë të ri të tjerë si Tahiri, Gjermeni, Bushati, Xhaçka në listat e deputetëve të qershorit?
Edi Rama: Koha tregoi se PS u bë më e mirë me ta e të tjerë si ata, por e mira s’ka fund dhe sigurisht as ripërtëritja e PS në çdo cikël.
-Si u nive në shtëpinë e Aleks Nikës zotëri Edi Rama kur e vizitove për Vitin e Ri?
Edi Rama: Në shtëpinë e Aleks Nikës shkoj me dhimbje po edhe me kënaqësinë e mikpritjes vëllazërore që gjej aty. Ndjehemi shume të lidhur familjarisht.
-Pse nuk ka një program konkret për të punuar që tani kokë më kokë në lokale, shtëpi, punë, rruge, tv, gazeta, fb, twiter etj.
Edi Rama: Është pikërisht kjo që po bëjmë prej disa muajsh dhe sigurisht do ta intensifikojmë në muajt që vijnë:-)
-Cilat janë vendimet e para të qeverisë Rama.
Edi Rama: Në muajt që vijnë do të shpallim programin konkret të 100 ditëve të para. Dhe do ta nënshkruajmë si një kontratë me shqiptarët. Për ekskluzivitetin e kësaj konference mund të zbuloj një detaj; Aktet e Procesit të Transparencës për Koncesionet dhe Pronat.
-Sali Berisha ka bo 10 mijë km rrugë, po ti sa do bosh o komunist?
Edi Rama: Saliu ka bërë 10 mijë km rrugë ashtu siç ka bërë Jozefina parlamentin e ri apo Bujar Nishani fjalimin me të bukur politik në historinë e Shqipërisë me rastin e vitit të ri.
-A do ketë më shumë financime për Artin.
Edi Rama: Do bëjmë një reformë rrënjësore që do ta shkundë tërësisht sistemin e kulturës në Shqipëri. S’është thjesht çështje parash!
-Diplomacia dhe emigrantët shqiptarë sa do përkrahen ata.
Edi Rama: Jemi e vetmja parti shqiptare me një program dhe një sekretariat të posaçëm për emigracionin. Padyshim do ndryshojë qasja!
-Çfarë mendoni për akuzën e Kontrollit të Shtetit ndaj kryebashkiakut të Pogradecit?
Edi Rama: Një akuzë e ngritur në rastin më të mirë nga injorantë në adresë të qytetarit të parë që Pogradeci meriton!
-A do t’i qëndroni kësaj se të bësh diçka do të thotë të luftosh me një bandë që shtrihet përtej 22 viteve të fundit?
Edi Rama: Opozita fjalën ka, nga fjalët gjykohet përgjithësisht…Qeveria gjykohet nga veprat, në qeverisje do provohen fjalët:-)
-Nderime. Po ato studentë që janë diplomuar jashtë shtetit, do ju ofrohen vende pune me ardhjen tuaj në pushtet?
Edi Rama: Programi ynë i rekrutimit në administratë është vërtet spektakolar. Gjithsecili do ketë mundësinë të tregojë sa vlen për shtetin.
-Përshëndetje zoti Rama!Po flitet shume rreth kandidatëve për deputet. Mund të më thoni si do të bëhet përzgjedhja dhe kur?
Edi Rama: S’më shqetëson lista e deputetëve po listat e borxheve nëpër ushqimore! Mbi 150 milionë euro borxhe për të mbushur barkun..Ç’sfidë. Megjithatë lista është e rëndësishme për të fituar. Duhen njerëz me Integritet.
-Si u ndive zoti Rama kur ndigjove urimin e Presidentit të Shqipërisë për Vitin e Ri?
Edi Rama: U ndjeva si qytetar i një vendi të zhvilluar në mënyrë aq marramendëse, sa Viti i Ri na gjeti me këmbët tek koka!
-Gëzuar 2013! Keni siguri se zgjedhjet do shkojnë mire me praninë e këtij kryeministri?
Edi Rama: Kur u ka ardhur fundi janë zbuar diktatorë mizorë jo me Saliu në kushtet kur populli ka sidoqoftë mundësi t’ia dekretojë fundin me votë.
-Pse Sali Berisha e përflet vazhdimisht babain tuaj Kristaq Ramën?
Edi Rama: Mbase sepse nuk duron dot faktin që do s’do, dy herë në vit përulet nën hijen e veprës së tij – tek Monumenti i Pavarësisë dhe tek Nëna Shqipëri:-)
-Çfarë do të bënit ju nga ato që e “djathta” nuk bëri. Ish pronarët për shembull do t’i lini akoma ish?
Edi Rama: Në programin tonë i quajmë pronarë jo ish-pronarë, sikundër nuk i quajmë ish as të përndjekurit politikë.
-Përshëndetje! Atje ku kemi pushtet a do të vazhdojmë të mbajmë drejtues institucionesh që u ka mbetur.
Edi Rama: Ku kemi pushtet?! Ne e ke fjalën për pushtetin vendor ai është katandisur në një kockë pa lëkurë nga presioni i qeverisë.
-Edi, si do ia bëni në rast se do vazhdoni të merrni goditje, siç ishte kjo e Kosta Barjabës dhe Fatbardha Barjabës?
Edi Rama: KM kapet pas Barjabas si i mbyturi pas fijes së barit! Po e di dhe ai se halli i shqiptarëve sot s’është i akuzuari për një vjedhje 238 dollarëshe Barjaba, po hajduti biblik Baraba në krye të qeverise që zhduk miliarda.
-Dekor mbeturinash në urën e Labinotit, vijon hedhja e plehrave në Shkumbin-http://www.gazetaidea.com/ Komuna është e PS, këtë e dini.
Edi Rama: Kurrsesi komunat s’mund t’ia dalin në këto kushte! Lumenjtë, plazhet, pyjet, trashëgiminë natyrore do e mbrojmë me forcë!
-A keni ndërmend ndonjë ligj që ti jap të drejt votimi emigrantëve jashtë shtetit?
Edi Rama: Vota e emigrantëve është në programin tonë. Por këtë herë duhet të vijnë për Shqipërinë siç ikën për familjen dikur.
-Kë do votojnë shqiptarët aftësitë e Edi Ramës apo paaftësitë e Sali Berishës.
Edi Rama: Të dyja besoj, është më lehtë se sa të zgjedhësh mes dy të aftësh siç ndodh në demokracitë normale.
-Çfarë mendimi keni për Bamir Topin?
Edi Rama: Bamir Topi është një qytetar i mirë. Si President e vlerësoj për ato që nuk bëri për llogari të Saliut. Si politikan i vjetër në arenë është i mbërthyer rishtaz nga një kompleks virgjërie që krijon keqardhje.
-Bajraba case zveniti denoncimet e forta për korrupsionin e familjes. Do shfaqet serish deputeti Balla?
Edi Rama: Edhe njëherë:Problemi i shqiptarëve s’është Barjaba që sot është para gjyqit, po hajduti biblik Baraba që sot është KM shqiptar! Për PS s’ka ngurrim as ekuivok: Transparenca e keqqeverisjes e korrupsionit përmes faktesh e shifrash rrëqethëse do të vazhdojë.
-Qeverisja e Durrësit, a është modeli i juaj?
Edi Rama: Ne do të bëjmë për Durrësin, Elbasanin, Korçën e me radhë qytetet e mëdha, çka nuk është bërë në 20 vjet bashkë. Ruajeni këtë!
-Z.Rama, a jeni pro një debati me Berishën para zgjedhjeve të qershorit?
Edi Rama: Gjithmonë gati:-) Pse mos e bëjmë një që në janar që ta gjykojnë shqiptarët kush bllokon, kush kopjon, kush gënjen, kush humb a fiton?
-Kush është merita më e madhe që i njihni Gramoz Ruçit që nuk e shqisni nga krahu i djathtë?
Edi Rama: Gramozi është i vetmi Ministër i Brendshëm që pas 22 vjetësh liri mund të krenohet me zgjedhjet që ka bërë. Në ato zgjedhje humbi si deputet Presidenti Alia dhe nuk u prek asnjë votë. Fatkeqësisht kjo sot mbetet ende ëndërr!
-Çfarë mendon për funksionimin e policisë?
Edi Rama: Shifrat e kriminalitetit janë rritur si asnjëherë pas ‘97. Policia e Shtetit ka rënë në duart më të pista që ka oborri qeveritar.
-Çfarë iniciativash do të merrni si KM për shqiptaret e Maqedonisë, Preshevës, Malit te Zi?
Edi Rama: Ne duam t’i japim një rritje cilësore përmasës së angazhimit rajonal të qeverise shqiptare. Është koha për një vizion të ri kombëtar. S’mund ta parafytyrojmë bashkimin kombëtar me mendjen e format e së shkuarës. As ardhmërinë shqiptare me llogjet e së shkuarës.
-Listat e ardhshme të kandidatëve për deputetë do t’i publikoni përpara apo në limitet kohore? Do të ketë prurje të reja?
Edi Rama: PS s’mund të kuptohet pa prurje të reja dhe as pa harmoninë mes gjeneratave që besoj e kemi në një shkallë të lëvdueshme.
-A jeni dakord me Argita Berishën që thotë se jeni politikani më i akuzuar në Shqipëri?
Edi Rama: Vajza e Saliut ka të drejtë, jam politikani më i akuzuar në Shqipëri por falë babait të saj ama:-) I cili është objektivisht politikani më shpifarak në historinë e Shqipërisë.
-Cili do të jetë qëndrimi i Partisë Socialiste për rezolutën çame, dorëzuar së fundi nga PDIU?
Edi Rama: Ne kemi një ekip për pjesën e programit tonë për një Rilindje Shqiptare ku hyn dhe çështja çame. Po s’bëjmë fushatë me këtë çështje:)
-Në veri ka zëra se pasi të vini ju në pushtet nuk do vini dorë në veri, do e lini atë pas dore. A është e vërtetë?
Edi Rama: E pavërtetë.
-Sa të besueshëm do të jenë komisionerët e PS këtë radhe besoj se vjedhja do të bëhet gjatë transportit të kutive.
Edi Rama: Kemi një skemë të re të administrimit zgjedhor bazuar mbi përvojën e hidhur të së shkuarës dhe jemi shumë besimplotë në sukses.
-A do të ketë një këngë fushata zgjedhore 2013 dhe cila do të jetë ajo? Flm
Edi Rama: Këngën e fushatës do ta zgjedhin ndjekësit tanë online:-)
-A do rrinë në detyrat e larta bordet drejtuese atyre që i takojnë apo akoma do jenë miqtë e deputetëve?
Edi Rama: Do jemi shumë ashpërsisht të qartë me konfliktin e interesit.
-A jeni penduar që shkuat të Ilir Meta në Gjirin e Lalzit?
Edi Rama: Jo nuk jam penduar. Po të kthehesha mbrapsht do ta ribëja, sepse qëllimi ishte mjaftueshmërisht fisnik për të ngurruar duke kalkuluar çdo thonë bota!
-A do ketë Shqipëria ujë dhe drita 24 orë?
Edi Rama: Nëse s’ka ujë dhe drita 24 orë për çfarë Europe flasim e për çfarë Shqipërie të rilindur diskutojmë?
-Të gjithë flasin online për ligjin e plehrave ka ndonjë plan për respektimin e ambientit e anulimin e këtij ligji?
Edi Rama: Ligji i Plehrave hyn në Planin e 100 ditëve të para si një ligj që do të anullohet në çdo germë.
-Rilindja juaj = Avazi i vjetër. Nëse ju fitoni Zgjedhjet 2013,përsëri do të sistemoni njerëzit tuaj në 4-5 punëra, po ne pa MIQ??
Edi Rama: E mirëkuptoj çdokënd të neveritur me politikën pas shumë zhgënjimesh. Por politikën e bën më të mirë afrimi më të jo largimi prej saj.
-Çfarë sistemi tatimor do aplikoni në sektorin e bujqësisë? Cili do jetë përfitimi?
Edi Rama: Do heqim akcizën e naftës bujqësore dhe taksen e qarkullimit. Do heqim TVSH e plehrave kimike. Do reduktojmë TVSH e farërave.
-A do ta llogarisni minimumin jetik? Në çfarë raporti do jetë paga min me minimumin jetik? A do ta kompensoni atë?
Edi Rama: Llogaritja e minimumit jetik është angazhim i shkruar në programin tonë për një Rilindje Shqiptare.
-Në aplikimin e taksës progresive cilin model do bazoheni? Në atë Kinez, Singaporit, Zel e Re apo Europerëndimore?
Edi Rama ? Do bëjmë një aplikim mjaft të kujdesshëm të vlerës së progresivitetit për të lehtësuar shtresën e mesme pa mbytur biznesin.
-Pse duhet të besojmë se jeton në shpi me qera?
Edi Rama: Po pse nuk duhet ta besoni? Apo pse ju kanë mësuar tërë këto vite të zymta se pas çdo politikani fshihet një hajdut e gënjeshtar? Jo dhe jo, s’janë të gjithë njësoj.
-A duhen anuluar një sërë privatizimesh të sektorëve strategjik? Si do ta realizoni nëse do ti rishtetëzoni?
Edi Rama: Ne besojmë që po, por gjithçka përmes transparencës profesionale jo qorrazi me yrysh politik.
-Është e mundur që gjithë programi i PS të zbatohet (të praktikohet) në mandatin e parë??
Edi Rama: Në mandatin e parë do të hedhim themelet e forta të një rruge të re pa kthim drejt Shqipërisë si gjithë Europa.
-Si mund të kemi rilindje ku strukturat e PSSH nuk janë të hapura për anëtarësime të reja apo kontribute të reja?
Edi Rama: Ah kjo është shumë e pavërtetë! Kemi anëtarësuar këtë vit afro 30 përqind më shumë njerëz të dëshiruar për ndryshimin me ne.
-Cilat janë pikat e forta në programin e PS për ish të përpjekurit dhe ç’prioritet do kemi si shtresë kur Ju të jeni Kryeministër?
Edi Rama: Ne do të bëjmë një politike tërësisht të re ndaj të përndjekurve politike. Me respekt transparence e ndershmëri.
-Sa përqind e popullsisë shqiptare e kanë idenë se çfarë është twitter? Përkushtohu më shumë në faktin se kush është elektorati juaj.
Edi Rama: Çfarë flasim ne këtu i merr vesh e gjithë Shqipëria:-)
-Sikur do ishte më mirë të na e mbushje mendjen me vepra e jo me fjalë që ti je fitues. Pse duhet të të votojmë ty?
Edi Rama: Atëherë merr një film të Tiranës në vitin 2000 dhe shikoji edhe veprat:-)
-Çfarë planesh keni për të përmirësuar cilësinë e transportit ndërkombëtare? Me shtrenjtë me aeroplan në Tiranë se në NY!
Edi Rama: Ka një situate monopolistike që do ta ndryshojmë me rregulla të qarta konkurrence.
-“Linda Basha ka deklaruar një dhuratë anonime 100 mln lekë”, kështu thotë Argita Malltezi, po ju çfarë thoni z.Rama??
Edi Rama: Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara! Tani KM ka përshirë edhe kalamajtë në prodhimin e baltës antiopozitare. Po kam përshtypjen se kjo provon shqetësimin serioz të opozitës se qeveri e familje janë një! E kjo cenon rëndë interesin publik. Sidoqoftë në fund të çdo sulmi balte mbetet pyetja: Pse familja e KM nuk i tregon burimet e të ardhurave që vetë ka deklaruar?
-Ç’do të ndodhë me TVSH (kanalin televiziv) kur të vini në pushtet?
Edi Rama: Do ta rindërtojmë nga e para dhe do t’ia kthejmë publikut.
-A do mendoni për bujqësinë e cila po vdes?
Edi Rama: Fshati është për ne një burim kryesor për energjinë e Rilindjes Shqiptare! Do pesëfishojmë financimin publik për bujqësinë.
-Organizoni një takim me gjithë shoqatat për të paraqitur platformën dhe për të dëgjuar sugjerimet tona si pronarë?
Edi Rama:Patjetër.
-Pyetje i nderuar zoti Rama unë që po të pyes jam nga Tropoja dhe kam një pyetje për ty, a do hakmerreni ndaj demokratëve.
Edi Rama: Hakmarrja s’është në edukatën e në kulturën time.
-Po për minierat, minatorët, sindikatat, OJQ etj si këto do t’i jepni liri veprimi apo do t’i shpërbleni që të mbyllin gojën?
Edi Rama: Mbi pasuritë nëntokësore të vendit ne do sillemi qysh ditën e parë si në një situatë gjendjeje të jashtëzakonshme!
-Çfarë do të bëjë PS në lidhje me përgjegjësit e Gërdecit dhe të 21 Janarit? A do ketë drejtësi njëherë në këtë vend?
Edi Rama: Drejtësia për 21 janarin është angazhimi im derisa të kem frymë.
Kerko falje Ilir Metes mer lal!
Duhet nje front opozitar pa paragjykime …per Angelin _-loooooool
Falje?!!!
Do behet aleance plehrash pastaj.
Lilo po ben politikanin diplomat keto kohe. Intelektual inteligjent, bashke me Monen, miss Gjitri i Kurvave
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ilir-floriri.html
ec perpara Edi se jemi te gjithe me ty!!!
Po si nuk ke turp o Edi Rama qe kerkon ti tregosh shqiptareve me “twitter” te ardhmen e tyre !
Sikur vetem hiti muzikor i fushates ka mbetur ketij populli fukara ! PS-ja per kater vjet nevend qe te bente beteje te paster parlamentare, i harroi ata te shkrete votues. Nuk ka nje deputet i PS-se te kete perdorur foltoren e Parlamentit per te ngritur apo denoncuar qofte dhe nje problem te vogel me zonat e tyre elektorale. Ndersa perdit ata daline flasin per te bijen e Sales, ata harruan votuesit e tyre dhe hallet e panumerta qe sot populli fukara ka !
Po kerkoni te na shiteni per mall te ri, per njerez me Twitter…kur te rinjte nuk kane me as nje kacidhe per t’ju ndjekur ne internet…c’eshte me e keqe, ju kan mbaruar leket per te ndjekur shkollat apo dhe per te ngrene nje kothere buke. Kurse ti mor zoteri i flet ketij populli fukara nga hotelet me te shtrenjta te botes dhe plazhet luksoze me Twitter…
Ta dish mire Edi Rama, qe 2013 nuk do te jete vetem fundi i merituar i Sali Berishes dhe partise se tij hajdute – por populli do t’ju denoje dhe ju – – po ju pseudo-Opoziten Shqiptare per talljen e bythes me te gjithe ne !
Kete rradhe ju as parti e 3 nuk dilni.
Vazhdo bej CIU CIU CIU ti se mir e ke !
Ik o Skizofren,ti dhe Saliu jeni 2 skozofrene qe tallin bythen me kete popull,po kur nje popull coban nuk kupton akoma qe 21 janari 2 jane vrasesit Kryesore Ed Rama dhe Serb Berisha,ca do te presesh me nga bagetia Shqiptare
O Edo,
Po u bashkove me LSI e hongre treshtas. Degjo plakun!!!
Mos ja bej kete popullit dhe vetes. Ri-lindja behet Ri-Deshtim.
Pa paragjykime, nuk ka rëndësi kush do të jetë Kryeministër, Ilir Meta apo ndonjë tjetër. Ka rëndësi të fitojmë kundër Saliut.
KENI NGRITUR NJE TEZE TE DREJTE POR KAPERXEN KUFIJTE KUR ALUDON ILIR METEN KRYEMINISTER.
Vertet duhet nje front popullor, gjitheshqiptar, per te permbysur rregjimin mafjoz dhe vrastar Saliist. Ketu duhet te japin ndihmese te gjithe, perfshire dhe Ilir Metet me gjynahe te medha.
Te perfytyrosh kete person si kryeminister tejkalohet çdo llogjike. Ato kohe kane perfunduar me kohe.
NJe nga gjerat e para duhet te jete rivendosja e nje drejtesije te vertete, ku te lajne gjynahet gjithe gjynahqaret siIlir Meta. Natyrisht qendrimi i tyre gjate ketyre diteve do te jete nje “rrethane lehtesuese”.
PERSHENDES BASHKEBISEDIMIN E EDI RAMES. ME BENE PERSHTYPJE PERGJIGJET KARSHI PROVOKUESE. TE SAKTA DHE DINJITOZE, PA OFENDIME.
Asgje nuk u fshi si tek tjetri. Si nata me diten.
O Adi a e kupton cfare shkruan? Si mund tu thuash shqiptareve votoni PS se kryeminister do te jete Ilir Meta?!
Kerko qeveri teknike, leri cicerimat neper rrjete sociale se ato dim ti bejme vet ne. Te papaune jemi, kemi kohe plot. Rrin tere diten para kompjuterit duke lejuar perkeqeismin e gjendjes se popullit pa uje, pa drita, pa pune, pa buke, te ngujuar, dite per dite vrasje ose vetvrasje. Cdo dite qe kalon nen zgjedhen e kesaj qeverie, eshte faji jot Edi Rama.
O “pika neve” pse te duket e keqe cicerima ne rrjetet sociale? Ke frike se nuk kane mundesi ta ndjekin ata qe nuk i perdorin dot? Po ja or mik cfare u tha ne kete konference brenda pak oresh i pa dhe i degjoi gjith Shqiperia ne TV dhe gazeta.Perallat me cer cere jane te Sa-lehit dhe te atyre qe lehin per kockat qe ai u hedh.
Ne gjithe kete bashkebisedim,
nese vetem fjalia e fundit eshte e vertete
une mendoj se ja vlen nje bilete per ne Shqiperi me 23 qershor.
Nese ekziston nje shprese se dhe ne behemi ai sot per sot eshte Edi Rama.
Gabimi me i madh koalicion me Meten, kete ja kam cu ne twitter Edi Rames, qe mos beni koalicion me keta hajdute se jo vetem qe votat do tju ikin, por do te rrini edhe 20-vjet ne opozite.
Ne qofte se PS-ja ben koalicion me LSI, te gjithe te votojne AKZ dhe ti japim fund njehere e mire hajdutve.
HA HA HA FRD DHE LSI JO VETEM CE NUK PO BEJNE KOALICION ME JU ,PO PAS 18 MUAJSH E HUMBE EDHE LEZHEN NGASE VOTAT E LSI SHKUAN PER PD DHE KRYETAR U ZGJODH I PD.;
Nga gjthe ky bashkbisedim me popullin(per mos thene gju me gju me popullin,si lideri i tij shpirteor)desha te shkepus dy momente qe mu duken me interesante. Them dy momente sepse pyetjet e tjera shumica e tyre ishin si te ishte Ai vete qe pyeste dhe po Ai qe pergjigjej. Nejse po vij ke dy momentet qe spikatin per mua.Pyetje:-Zoti Rama, viti 2013 është vit i zgjedhjeve. Nëse fitoni do jeni kryeministër i vendit, po nëse humbisni?Pergjigje:Edi Rama: S’kam humbur në 2009 s’do humbas në qershor;-)Në 2009 humbi Shqipëria e vjedhur në votë. Në qershor Shqipëria do fitojë.
Vihet re qarte qe pyetja eshte e drejtperdrejte dhe e qarte. Po pergjigja si eshte? Nje pergjigje qe vetem e tille nuk mund te quhet. Pergjigje sharlatanesh sepse i tille eshte dhe si i tille nuk mund te pergjigjet ndryshe. O njeri o “lider i Rilindjes 2” pergjigju drejt pyetjes “po nese humbisni” leri lojrat e fjaleve, jo nuk humba une por humbi shqiperia, dhe te tjera dokrra si keto. Ne koken tende ti e di shume mire se ç’do te ndodhi ne rast se humbet, por eshte e veshtire ta thuash, dhe nuk ke faj, megjithese nuk ka shume nevoje te na e thuash se une dhe shume te tjere si mua e dime se ç’do te ndodhi.
Momenti i dyte. Pyetje:-Listat e ardhshme të kandidatëve për deputetë do t’i publikoni përpara apo në limitet kohore? Do të ketë prurje të reja?
Pergjigje:-Edi Rama: PS s’mund të kuptohet pa prurje të reja dhe as pa harmoninë mes gjeneratave që besoj e kemi në një shkallë të lëvdueshme.
Po ta vini re pyetja perbehet prej dy pyetjesh, gjithashtu dhe kjo si e para e drejtperdrejte dhe e qarte. Po pergjigja si eshte? Siç vihet re sharlatani i pergjigjet vetem pyetjes se dyte. Po pyetjen e pare e harron
si duket. Jo ore jo nuk e harron,por pyetjes se dyte i pergjigjet dhe nje femije, ndersa pyetja e pare eshte pak me spec dhe “Rilindasi” yne kurresesi nuk do gabonte ti hiqte siguresen kesaj bombe qe nje zot e di se sa deputete do “shtrinte” perdhe. Me sa me kujtohet edhe shoqja Valentina Leskaj e ngriti zerin per kete çeshtje perpara pak ditesh, por si duket u “nxitua” dhe nuk u ndje me mos pesonte si Kastriot Islami.
Keto ishin dy momente qe me rane me shume ne sy, por nuk do te thote qe jane te vetmet. Ka te tjere momente plot. Pergjigjet me te goditura i ka dhene per pyetjet qe ka bere vet, dhe ato qe ka bere zvarraniku Erjon Veliaj.
Kerko qeveri teknike. fronti popullor dhe mbarekombetar mund te behet vetem me PS dhe shumicen derrmuese te popullit shqiptar, as edhe nje force politike me teper. Vetem keshtu populli mund te shpetoj nga zgjedha e qeverise se sotme ku ben pjese Meta dhe deri dje dhe Topi. ORGANIZO POPULLIN TA GREJ ZERIN SE VETEM KESHTU TERHIQET VEMENDJA E MBARE BOTES! SHBA dhe Evropa skan cfare te bejne kur vete opizita sdo dhe me vetdije skerkon ndihme. gjendja eshte tejet kritika. dite per dite skandale politike ose finnaciare dhe krime.
jemi mese te qarte!nga pyetjet,dhe pergjigjet tuaja Z.RAMA.Ne po kerkojem nga strukturat e PS.Vetem te garantoj voten!Se Sala eshte ber fantazem, vetem te vjedhi dhe te manipuloj zgjedhjet. per kete ka filluar qe tani dhe mendon.FLM
frotn por jo me din kmryetar, ne krye te jete ose sokol hoxha ose vito kapo ose liri berisha se liria eshte opozitare modhe nuk e duron dot malokun saleeh
O Edo ju te PS jeni gjithe funderrina……harroje se do behesh ndonjehere Kryeminister!!!Nje Politikan ka PS (Pandeli Majko) dhe nje tjeter qe ishte iku ne iku Amerike……Pastaj ate Ilir Meten eshte turp ta kesh Kryeminister eshte me i gjere se i gjate!!!
Sot lexova ne shtypin e dites se Mesila ka 15420 fansa ne fb.Paska lene pas,ne kete fushe,shume politikane si Jozefin e parlamentit,Kreshnikun, Majkon,Ngjelen,Olldelen,Islamin,allahu paste meshire per te,etj.Duke lexuar thashe me vete:Cudi sa shume e duan “PALMEN” ketu ne Shqiperi.