FRD nis komunikimin e hapur nga Kruja. Topi: Nuk bëjmë koalicion me partitë e vjetra

7 Janar 2013, 22:22Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike ka nisur sot nga Kruja komunikimin e hapur me qytetarët shqiptarë, “pasi ky qytet shquhet jo vetëm për mjedisin qytetar, por edhe për traditën politike dhe historike,” u shpreh edhe kryetari i FRD-së, Bamir Topi.

Duke folur para qytetarëve të Krujës, Topi i ftoi ata të marrin pjesë në hartimin e programit elektoral të FRD-së, duke respektuar dhe mirëpritur kontributin e gjithsecilit.

“Ekonomia dhe mirëqenia e qytetarit do të jenë përparësi e FRD-së, ndërkohë që Kruja ka shërbyer dhe shërben si frymëzim për çështjen kombëtare, e cila përbën gjithashtu një përparësi të FRD-së,” tha Topi.

“FRD nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra të tranzicionit në Shqipëri (PS, PD, LSI), ndërkohë që ne e dëshirojmë kompromisin, por jo atë kompromis që bazohet në interesa të çastit dhe të individëve, por në interes të parimeve dhe të qytetarëve”.

Ndërsa deputeti i qarkut Durrës ku bën pjesë edhe Kruja, Gazmend Oketa, u shpreh se Kruja do të jetë një shembull i mirë në zgjedhjet e qershorit dhe me votë do të tregojë se klasa e vjetër politike e ka mbaruar misionin e saj.

Përfaqësuesit vendorë të FRD-së Shpresjana Pistolja, Evesi Larti, Genci Sheta dhe Zenel Maja bënë thirrje që me votën e tyre krutanët të sfidojnë dhe të ndryshojnë politikën e vjetër.

26 komente në “FRD nis komunikimin e hapur nga Kruja. Topi: Nuk bëjmë koalicion me partitë e vjetra”

  1. Horri i Bulevardit says:

    O Bamir, mvje keq me ta thone se tkena dhe tironas, por mduket se po e hudh shurren perpjet, se edhe ti me kta te vjetrit je, nuk hyne dje ne politike, edhe ti 32-vjec u bone minister bujqsije dhe sa hap dhe mbyll syte, mbaj nji muaji minister, te pame ne RTSH, se more titullin profesor, sa kishe fillu e i ra me brisk mjekres dhe shkove dhe u rrjeshtove me ata flokbardhet qe ishin bo profesora ne kohen e daljes ne pension.
    Edhe ata qe ke mas vetes, perjashto Oketen, kan qysh kur Sala ishte me pardesy bezhe ne PD, prandaj kthjellou pak dhe shiko realitetin se perfundo si partija e Dash Shehut.

    1. katalizatori says:

      Z.Topi.Je njeri i nderuar dhe duke qene ne mesfushe
      te lind e drejta te organizosh sulmin per ta mundur
      kundershtarin.Dhe kundershtar i perbashket per te
      gjithe shqiptaret eshte Berisha dhe qeveritaret e tij.
      Kjo ne politike nuk do force fizike,por argumente
      te cilet do perdoren si predha apo Dara per ti shkulur
      dhembe e dhemballe ketij rregjimi qe na eshte proftasur.
      Kur thashe Dhembet duhet te nenkuptojme gjithe Kabinetin
      institucionet dhe sekseret te cilet jane si proteza
      ne gojen e Saliut dhe qe pa dyshim do pertypin ate qe ai shijon…
      Atehere,ne driten e djellit duken programet e te gjitha Partive,
      Juve ju takone qe te perzgjidhni ato qe jane ne sinkrone
      me idene tuaj per te permbysur rregjimin.Kjo nuk ka nevoje
      per retorike,se ndryshe me jep te drejten te mendoje se
      ti e ke sportive idene e rrezimit…Prandaj ashtu sikunder
      njiheni per maturi,mateni edhe partneritetin me ate zgjuarsi
      Te gjithe do beni frontin e Arte qe fare mire do ta quaja
      “Ujin Mbreteror” ne te cilin tretet gjithcka e jo me
      Rregjimi Sali Gaxhait…
      E perse mos ta bejme nje gje te tille kur bindja per suksin
      eshte e garantuar?.

      1. FERGESA says:

        HAHAHAHA Kjo eshte partia me komike e 22 viteve. keta i bejne takimet duke henger fergesa dhe duke pi raki. As bamiri nuk ka per tu bere deputet.

      2. GOL BAMIRO GOL says:

        Bamiro ik shif ndonje neshje futbolli ose shko te euro basti. Ke merthif me kohe ti ore zotri

    2. Anja says:

      Shume bukur e ke thene, Bamka nga PD doli ne fund te fundit. Se kuptoj mire kete si pretendon te marre aq vota sa te fitoje zgjedhjet kur Sala do vjedhe gjysmat? Se njef tamam Salen me duket ky.

    3. coku says:

      ne fakt ti u rinove qe kur mbaroi presidenca. pse do pushtet tani qe te quhesh i vjeter. prsh

  2. Alb-Germani says:

    Bravo.
    Forca FRD.
    Jeni shpresa e vetme serioze,ju mendon vetem per Shqipnin.
    Forca Bamir dhe Oketa.
    Intelektualet e vertet do ju ndjekin nga mbrapa.

    1. agim says:

      ore zoteri po mire ky topi nuk beri hajer sa qe i pari i vendit tani c,far prisni nga ky fryma me floke kalipso,meta dhe ky do bejne matrapazin mbas zgje,kujtuam se lindi nje shprese per shqiptaret ky na doli kopil i doktorit LUM LUMANI C,NUSE MORI ,HAJDE PARTI DESHTAKESH SE BAMIRIN DO TA BASHKOJNE PERSERI ME ZHOZIN ,EMININ,RITKEN,EDITHUTHUQIN, TAMAM HORR BULEVARDI NGA KODRA E PRIFTIT,BURRAC FRIKAMAN I PASKRUPULLT,POLITIKAN BULEVARDI,

  3. tironci says:

    Care thu mer lal! Ke per te morre 100 vota.

  4. ANONIM says:

    E mbani mend si tha Xha Bequa, te filmi Kapedani:
    “…se mbeturinat mikroborgjeze, rrezikojne ti ngjiten edhe brezit te ri, ja psh duke ndenjur me shokun Sulo, mua me jane ngjitur shume prej mbeturinave te tij…”
    Nga salla: “…JEPI RINI JEPI…”
    dhe sot nga Shqiperia: “…JEPI BAMKE JEPI…”
    Ky i vetem “trim ne lufte” do jete zhgenjimi i ketyre zgjedhjeve, pjese e te cilit do jeni edhe ju, Alb-Germani!
    Ky politikan qe ka “…folur me heshtjen e tij…” edhe atehere kur duhej te ulerinte me fuqine e institucionit qe perfaqesonte, nuk ka kuptuar asgje nga thelbi i legjislacionit zgjedhor!

    PO PAS ZGJEDHJEVE, A DO TE BEJE KOALICION ME NDONJE NGA PARTITE E “VJETRA” KY RIOSH POLITIK???
    PO NESE DESHTON TE BEHET KINGMAKER, A DO JAPE DOREHEQJEN, PER TE SHKRUAR KUJTIMET TEK VILA E TIJ PERRALLORE??????

    Duket se keta”FRYMETARET E RINJ”, nuk paskan kuptuar asgje nga Kodi Elektoral, dhe taktikat elektorale, nga situata krejtesisht anormale ku gjendet Shqiperia, nga moskuptimi i “regjimit demokratikas”, pasi kane qene aq afer tij sa s’kishin mundesi te shihnin qelbsillekun, si dhe s’kishin fuqine dhe perkrahjen, ne Parti, sa te ndikonin ne shendoshjen e gjendjes se saj, por u detyruan te “emigronin” e te krijonin “Yllin e ri Polar” ku shqiptaret duhet te mbajne shpresat!!!

    ME SHUME SE ÇDO GJE, SE IDEOLOGJINE APO PROGRAMIN POLITIK, TORTEN E PUSHTETIT, MERITE APO DESHIREN PER TU PROMOVUAR SI MESIA, SHQIPERIA KA NEVOJE PER SHTETIN E SE DREJTES, RIKTHIMIN E TIJ!

    KY DUHET TE JETE THEMELI KOALICIONIT O BAMKE, JO PARAVOLITE ME TE RENE E TE VJETREN!

    BENI KOALICIONIN PER SHTETIN! RIVENDOSNI NE BINARE SHTETIN! PASTAJ BENI ZGJEDHJE TE REJA E MASNI TAKATIN ME RREGULLA DEMOKRATIKE!
    PASTAJ TREGONI SA U MBAN “BYTHA” E SA JU DHEMB AJO PER POPULLIN!!!!

    Koalicioni, ne cilindo krah qe do gjykoje Bamka, jo vetem shumefishon votat e tij, por rrit mundesine e kontrollit te pushtetit, edhe duke mos u bere pjese e qeverisjes!!!!

    Shqiptaret duhet te bejne nje zgjedhje te qarte:
    Nese jane te kenaqur te votojne vetem PD-ne! Dhe jo partiçkat administrative!
    Nese jane ne opozite te votojne vetem PS-ne! Dhe jo partiçkat administrative!

    Qelbja e sistemit ne mos erdhi nga keto particka, nje gje eshte e sigurte, nuk u parandalua nga to!
    Asnje qeveri, nuk ka rene per aresye parimore, edhe programore te ketyre shushunjave te sistemit politik, por ato e kane mbaruar mandatin bashke me partine kryesore, e me pas jane rrudhur ne opozite, per tu rikthyer te shendosha sa here partia kryesore vjen ne pushtet!
    A dini ndonje particke, qe nuk do pjese ne torten e pushtetit dhe vende per militantet ne administrate? Pse? Sepse ndryshe do katandisen ne parti familjare, fisi, ku rendom as grate nuk votojne burrat e tyre, lidere partickash!!!
    Ti shporrim me vote keto pasrticka, apo PROSTITUTA ADMINISTRATIVO-POLITIKE, dhe kemi per te pare se Shqiperia do behet me e mire!!!

  5. babafetau says:

    DY PARTITE E VJETRA VERTET KANE QENE FATKEQESIJA POR ‘PARTIJA’ JOTE ESHTE VERTET TRAGJEDIJA.Tregon se edhe pas çerek shekulli ky gjysem popull eshte i denuar nga allau e babafetau te ndjeke si dhelpra akoma ‘TOPAT’ e dashit pa koqe.

  6. Pilo Lala says:

    Po ik o Topi se Berisha ty te mbulon me peshtyme. Bej ndonje aleance te marresh ndonje deputet, se do ngelesh pa karrike, Berisha aq deputete ka per vete.
    Ti e kishe shansin tend, dhe u tregove frikacak, tamam si Nano.
    Ti ke 22 vjet qe vegjeton ne kopshtin e helmuar te Berishes.

  7. Kely J. Andress says:

    Bravo o “Horri I Bulevardit” jam komplet dakort me ty.
    Kurse ty z.Bamir te them qe mos ti japim te drejte “horrit te bulevardit” me nicknamen e tij.

  8. kunji says:

    Ej Topi,

    bej mire llogarite me ate kunderhorrin e ndyre. Ti e njeh mire ate me mire se shume te tjere prandaj bej llogarite mire te themi – nese del per dy tre deputete me mire ik dhe lerja punet ndonje tjetri. Keshtu sic e keni nisur keni per te dale pa breke !!!

  9. dymi says:

    Cfare po thua more Bamir?!?! Si do ta mundesh i vetem ti Sa-lehin?Kjo qe sapo ke deklaruar ne Kruje,edhe pas thirrjeve te perseritura te PS per koalicion te gjere kunder se keqes,mua me duket se ka ne vetvete 3 “OSE”:
    1-Ose po ben nje fare politike elektorale per te mos larguar nga partia jote si elektorat ata qe nuk jane me Sa-lehin, por as me PS.Dhe ketu besoj se deri ne nje fare menyre mund te jesh i justifikuar, por mos haro qellimin kryesor, largimin e TERSIT te Shqiperise.
    2-Ose nuk beson ne rrezimin e Sa-lehit,sepse mendon qe ai nuk mund te largohet me vote,prandaj kujton dhe synon qe ne corben e madhe qe ai do te pergatise (sipas mendimit tend) te pakten ti te marresh disa vota, aq sa te behesh deputet.Kjo eshte politike prej frikacaku dhe ti ne mjaft raste e ke demonstruar ate,nepermjet mumje teorise “une flas me heshtje”,madje edhe atehere kur te duhej te ulurije ne mbrojtje te demokracise.
    3-Ose vertet beson se i vetem mund ta mundesh Sa-lehin me ate partine tende te paprovuar akoma.Ne se eshte kjo aresyeja jote po te them se me ngjall dy sensasione te kunderta.Me vjen te gajasem se qeshuri,por kur e kuptoj qe nuk eshte shaka,me vjen te te meshiroj,por edhe te te kap me shpulla per kete megalomani perfekte dhe mendjeshkurtesi ekstreme politike tenden dhe te gjithe stafit tend ne parti.
    Uroj me gjithe shpirt qe te jem i gabuar ne keto tre “OSE” dhe le te jeni ju ata qe do clironi nje here e mire Shqiperine nga rregjimi i urryer i Sa-lehit, qe na ka zene per fyti.PO SI HALLVE E FTOHTE ME DUKESH O BAMIR.

  10. Horri i Bulevardit says:

    Mero ke ai komenti ku Argita dhe Shkerdheni kan dal ne resme, me duket se ta kan blloku specjalistat e Saliut, shif iher se mos kan fut ndonji zhurmus, se kan met komentet ke numri 17, shtyje pak dhe del ne disheze e ec vet masnej.

  11. Selam Labi says:

    Eh, more Bamir. Sa qe president, as mish e as peshk ishe pa kolone vertebrale dhe tani qe je kruetar partije me ato qe po gllamis sa me mje qytet ne tjetrin vazhdon te jeshe akoma as mish e as peshk.Pyetja eshte e thjeshte. Je kundra Sales apo kundra Edit? Ndaje shapin nga sheqeri.Ata qe te pasojne ty te pasojne se jane kundra Sales, perndryshe qendronin te PD. Prandaj futu ne frontin opozitar per te rezuar kafshen e vicidolit pastaj bej luajalen.
    Labi USA

  12. piaha flamur says:

    bAMIR SOT PATRIOTI LUFTON PËR TI Ç,LIRUAR NGA PUDHTIMI I DYFISHTË DHE LIHEN PARIT NË PLANIN E DZTË. nË RAST SE TI MBLETH RRETH VETES NHERËZ QË VUAJNË NGA Ç,RREGULLIMET E PERSONALITETI DHE FUTEN ME FRD QË TË BËHE AUFUSTË ME DY PASIME DO PËRFUNDONI SI PARTIA E eRJON vELISË. BASHKPUNIM ME OPOYITËN PROGRESIVE, PËR RRËYIMIN E PANTERËS, PËR TË MARRË REVANSHIN NË sHQIPËRINË E Ç,ËIRUAR PËR TË LUFTUAR NË MARRJEN E PUSHTETIT

  13. per ata qe thone se Bamiri ka 22 vjet ne PD, dhe nuk e ngriti zerin, po bej kete pyetje : perse sot ju po i kunderviheni PD-se, dhe a eshte i perfshire Bamiri ne arsyet qe ju keni kunder PD-se ????? nuk e shikoni se dhe FRD po percepton te njejten rryme negative te pushtetit aktual ashtu si dhe shumica e popullit ??!!

    1. I djathti i zhgenjyer says:

      Jam plotesisht dakort me ty…Edhe une si shume te tjere kam vouar PD-ne ne vitin 2005,por kur kam pare se PD nuk i permbushte ose me mire nuk deshironte ti permbushte ato qe kisha aspiruar nuk e kam votuar me…Nqs ne si elektorat kemi te drejte te jemi te zhgenjyer mundet qe edhe Topi,Oketa etj te jene te zhgenjyer nag PD-ja…Ndoshta e kam memorjen e shkurter,por nuk e mbaj mend ndonjehere qe zoti topi te kete mabjtur te PD-ja pozicionin e bythlepiresit te Saliut ,tip : Patozi,Bumci,Topalli e shume te tjere…Edhe kur ishte nenkryetar PD-je me dukete se ka qene i permbajtur dhe qytetar ne qendrimet e tij dhe po ashtu edhe zoti Oketa..Nqs ju ( komentuesit kerkoni qe ato qe jane kunder Saliut te jene se s’ben me Ramen atehere problemi eshte i juaji dhe jo i FRD-se…

      1. dymi says:

        Bythlepires nuk ka qene,por ka folue ne heshtje vetem me vete.

    2. I djathti i zhgenjyer says:

      Jam plotesisht dakort me ty…Edhe une si shume te tjere kam vouar PD-ne ne vitin 2005,por kur kam pare se PD nuk i permbushte ose me mire nuk deshironte ti permbushte ato qe kisha aspiruar nuk e kam votuar me…Nqs ne si elektorat kemi te drejte te jemi te zhgenjyer mundet qe edhe Topi,Oketa etj te jene te zhgenjyer nag PD-ja…Ndoshta e kam memorjen e shkurter,por nuk e mbaj mend ndonjehere qe zoti topi te kete mabjtur te PD-ja pozicionin e bythlepiresit te Saliut ,tip : Patozi,Bumci,Topalli e shume te tjere…Edhe kur ishte nenkryetar PD-je me dukete se ka qene i permbajtur dhe qytetar ne qendrimet e tij dhe po ashtu edhe zoti Oketa..Nqs ju ( disa komentues ) kerkoni qe ato qe jane kunder Saliut te jene se s’ben me Ramen atehere problemi eshte i juaji dhe jo i FRD-se…

  14. dallkauku says:

    emo dhe ti top do mbetesh , me breket e grisura do ta rezosh saliun ti o top prej dashi po nuk bashkepunove me te gjithe opoziten ,, po veprove keshtu ta them me bindje te plote qe nuk do arini te futni as nje deputet ne parlament ,, nuk rrezohet sala me llafe duhet bashkepunim sa me i gjere ju e dini kete po nuk ju le egoja juaj

  15. shpatar says:

    Mendova se manifestimi i shkelqyer popullor me rastin e 100 Vjetorit te Pavarsise do te ndikonte ne klasen politike shqiptare.Por sqenka e thene qe Shqiperia te ndryshoje.Te gjithe u tremben ndryshimit sikur cdo gje te jete normale.Politika e sotcme i ngjane nje shterngate qe fryet e fryet dhe nuk derdh asnje pike shi.Si partite e medha e te vogla po bejne zhurme kush me shume e kush me pak duke deklaruar se fitorja eshte e jona.Po si fitohet asnjera nuk e ka te qatre.PD e mbeshtet fitoren ne sukseset qe ekonomoja shqiptare i ka rezistuar krizes, si dhe ne rruget e shtruara.LSI deklaron se eshte faktor kryesor per te formuar Qeveri koalicjoni.FRD deklaron se koalicjon do beje jo me partite e vjetra ,pra me AK.PS po noton dhe nuk di te mbaje nje qendrim .Shume te vegjel ndjekin raportet per te garantuar ndonje vend ne Qeverisjen e re.Pra nuk behet fjale per ndryshim por per te kapur nje karrike te majme.E thene troc Saliu e ka te garantuar dhe nje mandat te trete.Ne se ndodh kjo endrimtaret e pushtetit do thartohen gje qe do perkeqsoje me shume standartet demokratike dhe aspiratar per integrim.
    Te gjithe opozitaret bertasin dhe nxjerrin cdo dite skandalet e Qeverisjes .Mburren se mendojne per popullin ,per bashkim kombetare,per ceshtjen Came,se po luftojne korrupsjonin e familjeve pushtetare qe jane miljardezuar.Nga ana tjeter PD me nje zedhense e ironite e Saliut hedhin poshte duke pergenjeshtrouar malet me akuzat qe ngrene.Ne kete situate populli here egersohet e here hidherohet.Nuk proteston ,duartroket lideret e partive dhe koke ulur ose koke larte pret nga qielli te ndryshoje gjendja .Per 8 vjete Saliu i ka fituar betejat me kedo qe i ka dale perpara dhe asnje nuk e kupton se ku qendron forca e tije .Pervec kompromentimeve te organeve te varura e te pavarura ,kartes se manipulimeve e blerjeve i vjen ne ndihme dhe percarja mes vete kundershtarve.Kjo nuk do shume mende.Ndryshimet i bejene forcat politike qe jane te bashkuara dhe mendojne serjozishte per te ardhmen e jo per kolltuqet e majme.
    Kete gjendje kaotike te politikes e favorizon dhe Kushtetuta e cila nuk shprehet qarte dhe prere per shume ceshtje thelbesore te shtetit demokratik.Uroje qe dhe keto muaje qe kane mbetur te sjellin ndryshimin qe kerkon realishte demokracia shqiptare.

  16. mergim tari says:

    Keta jane me te rrezikshem se LSI-ja

  17. Pavarësia says:

    Z. Topi! Nuk di në se e ndjek vetë shtypin ,,online”, veç. gazetën ,,TemA”, apo keni ngarkuar ndonjë ndihmës tuajin me këtë detyrë? Në se ,,PO”, keni bërë mirë. Në se ,,JO”, e keni gabim. Gjithësesi, edhe unë, qytetar krejt i lirë, po ti them nja ,,dy” fjalë: Shqipëria ka 22 vjet që zvarritet deri në sfilitje, në një tranzicion të stërgjatur për të kapërcyer realisht pragun e Demokracisë. Veç faktorëve të tjerë, shkaktari i kësaj zvarritje sfilitëse që jo vetëm e tërheq nga pas Shqipërinë por vitet e fundit e ka mbyrthyer për fyti me egërsinë e skajshme të një ujku që nuk njeh ngimje, është antishqiptari Sali Berisha. Ka ardhur koha që kjo e vërtetë e hidhur, cinike dhe e turpshëme, të ngulitet mirë në mendjen e Shqiptarëve të moshës nga 100 vjeç(që nuk kanë rrjedhur)deri në ata të moshës 18 vjeç që duhet të jenë shkëputur nga lojrat e adoleshencës. Por, veçanërisht, kjo e vërtetë duhet të lej pa gjumë aktorët e rëndësishëm politikë që, vërtetë u dhimbset Shqipëria, të bëjnë të mundur që pas 23 Qershorit të ardhshëm, emri i Sali Berishës të mos dëgjohet më… Ti, z. Topi, 5 vite ishe Kryetar Shteti. Si i tillë, i kishe të gjitha mundësitë kushtetuese që ti jepje dërmën këtij makuti. Nuk e bëre! Se pse, këtë e di vetëm ti. Ne, qytetarët, vetëm hamendësojmë… Ajo periudhë iku. Tani, Ti je në krye të një formacioni politik (FRD)tek i cili shumë qytetarë shqiptarë, që u a ka ardhë shpirti në majë të hundës, kanë vu shumë shpresë tek TY dhe partija që drejton. Kanë vu shpresë, pse jo dhe tek disa eksponentë të tjerë, krah teje siç është i veçanti OKETA… Por ditët po kalojnë me shpejtësinë e rrjedhjes të ujit të një ene që i është lënë rubineti hapur. Çështë bërë deri tani nga Ju dhe partitë e tjera,po i quajmë të Frontit Opozitar? Nuk shohim as në horizontin e largët ndonjë konkretizim bindës(gjithnjë në funksion të shporrjes të këtij SATRAPI primitiv). Personalisht, mendoj e gjykoj se Ti, përsëri ke në dorë të bësh atë që nuk e bëre sa ishe President. Dua të besoj se i ke të gjitha mundësitë, gjithnjë në rrugë demokratike parlamentare, që Sali Berisha të dorëzohet pa kushte, para zgjedhjeve të 23 Qershorit. Edhe sikur paterica ,,Meta” të shkarkojë të gjitha energjitë e mbetura në ndihmë të ,,Don Kishotit”, Ju,(FRD), me një b/rendim forcash në Kuvend, në rastin më të parë të ndoonjë votimi, e dërgoni Saliun të ruaj dhitë. Le ta drejtojë qeverinë deri në zgjedhje, një k/ministër tjetër, qoftë dhe i P.D.-e. Marrim varjantin tjetër që ju, për një arësye apo për një tjetër, nuk e bëni këtë. Atëhere duhet të forconi aleancën opozitare dhe pas zgjedhjeve të bëni llogaritë e votave për të shporrur Saliun me gjithë mbetjet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje