Raporti i Ministrisë së Brendshme të Greqisë: Ja si dominon mafia shqiptare në vendin tonë

8 Janar 2013, 10:56Politika TEMA

Sipas një raporti të institutit RIMSE në Greqi, bazuar tek raporti i 2012-ës për krimin e organizuar dhe terrorizmin, hartuar nga Ministria e Brendshme greke, mafia shqiptare në Greqi kontrollon 80% të shpërndarjes me pakicë të tregut të heroinës, 50% të tregut të shumicës përsa i përket trafikut të marijuanës dhe hashashit, 90% të tregtimit të armëve të paligjshme.

Përsa i përket tregut të prostitucionit, kjo ministri raporton se 50% e tij kontrollohet nga mafia shqiptare dhe po 50% e grabitjeve me armë në shtëpi, dyqane dhe biznese kryhen nga shqiptarët.

Sipas policisë greke, grupimet mafioze shqiptare veprojnë si mekanizma të vërtetë të shtetit paralel. Rëndësi të veçantë këto grupime i japin mbledhjes së informacionit dhe të lidhjes me grekët, të cilët janë të ndjeshëm ndaj ryshfetit ose bashkëpunëtorë potencialë.

Përsa i përket pastrimit të parave, organet greke raportojnë se ato “pastrohen”, legalizohen, me ndihmën e grekëve në banka, bursa, agjenci imobilare dhe nëpërmjet dyqaneve e lokaleve të ndryshme.

Sipas raportit të Ministrisë të Brendshme greke, të cituar nga Shekulli, kokat e grupeve mafioze shqiptare në përgjithësi nuk banojnë në Greqi. Në Greqi veprojnë grupe bërthamë, “administratorë të besuar” dhe “ushtarë”. Disa nga “kokat”, të cilët kontrollojnë rrjetet kriminale në Greqi janë:

-Gj. Laçi

-Familja Kelmendi

-Familja Limani

-Familja Allushi

-Familja Luka

-Familja Selimi

-Familja Kelmendi 1

-Familja Osmani

-Familja Haka

Të gjithë të sipërpërmendurit kanë veprimtari ndërkombëtare në vende si Greqia, gadishullin e Ballkanit, në zonën e Skandinavisë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë etj. Njohin dhe i kanë shërbyer planeve të ndryshme të shërbimeve sekrete të huaja. Kanë aftësinë për të mobilizuar me qindra “të fortë” shqiptarë në Greqi për çfarëdolloj arsyeje që do tu sjellë fitime.

Ndërkohë, i kontaktuar nga gazeta Shekulli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj sqaron: “Nuk jam në dijeni të ekzistencës së një raporti të tillë. Nëse ata flasin për dominim të krimit shqiptar në Greqi, është paaftësi e tyre. Ndërsa bëhet fjalë për mafie shqiptare nuk mund të dalin në konkluzion të tillë pa pasur shkëmbim informacionesh me ne. Nëse personat që ata i kanë identifikuar si krerë organizatash jetojnë në Shqipëri, ne kemi kontakte të vazhdueshme dhe do t’i mësonim emrat, por nëse bëhet fjalë për individë dhe grupe që  jetojnë dhe veprojnë atje, ne nuk mund t’i kontrollojmë dhe as t’i lokalizojmë”.

21 komente në “Raporti i Ministrisë së Brendshme të Greqisë: Ja si dominon mafia shqiptare në vendin tonë”

  1. mergimtari fv says:

    Filloi fushata anti-shqiptare periodike , parmbrememe kanali televiziv francez M6 reklamonte me buje te madhe aksionet e policise speciale te Versajes ku mbi 500 police te armatosur deri ne dhembe bene arrestimin e dy mafiozeve shqiptare ! gjithe kjo buje trgoi dy palluqe qe nuk bene asnje kundershti , u tha qe do dergohen ne Shqiperi ! Si duket greket duan te duken ne syte e Europes se po luftojne krimin ne te gjitha anet , nuk mohohet ekzistenca e hajduteve kudo qofshin , por lista e emrave eshte nje peralle nga e kaluara , shpif , shpif se diçka do mbetet . Gjithe kjo propagande dhe nga media greko-serbe e politike si majtas e djathtas me aleatet e tyre tradicionale ne Evrope behet nga frika e bashkimit paqesor te shqiptareve ne nje shtet te vetem te mbare Shqiptareve .

  2. Argita_B says:

    Problemi i lulezimit te mafies apo krimit te organizuar e ka zanafillen te problemet sociale.
    Kur nje grup individesh nuk kane akses te barabarte ne pune, nuk u njihen dipllomat, torturohen per dokumenta, pra lihen ne gjendje thuajse mjerimi, rrjedhimisht ky grup individesh, pavaresisht origjines, fese, etnise jane te prirur te ushtrojne aktivitete te jashteligjeshme.
    Eshte detyre e çdo shteti te mos krijoje shtresa te tilla te popullsise, pasi krijimi i shtresave te tilla shnderrohet ne problem per gjithe shoqerine.
    Raporti nuk eshte global, pra te flitet per mafian ne Greqi, po eshte i orientuar per mafian shqiptare. Nuk mund te themi se shifrat jane te verteta apo jo, po me kete prezantim lihet te kuptohet se vetem mafia shqiptare perben nje problematike per shoqerine greke!

  3. kuq e zi says:

    e zeme qe eshte e vertete greqia ka planet e veta don nje ligj qe ti terheqe lejet e qendrimit ketyre personave por ky eshte vetem karremi sepse objektivi eshte nje operacion pastrimi dhe nuk flitet per te paligjshmit por per ato me leje dhe njerzit qe skane te bejne me krimin kjo do jete pergjigja e greqise per rezoluten came kufirin detar etjer.

  4. D_malesia says:

    A THUA I SHIKON KRESHNIK SPAHIU KETO STATISTIKA TE LARTA TE KUQEZINJEVE . EDHE THONE NA KANE INAT GREKET . KUTISTIKATSH CUDITET QE GREKET NA KANE INATE TI LEXOJNE EDHE NJE HERE STATISTIKAT ……….

  5. admirues says:

    Greket skan ç’ti bejn gomarit e i bien samarit…ciganet e ballkanit duan ta shperqendrojn vemendjen nga problemet e tyre qe jan te paaft ti zgjidhin, e i sulen shqiptareve…po nuk esht faji i ciganeve, duan mut shqiptaret qe shkojn atje.

  6. PrapambetjetOsmane says:

    cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit !!

    1. DuaPune says:

      Jo keta jane Jeniceret e sulltanit. Mbetjet e Gardes se vjeter.

  7. thjesht says:

    Po me vjen cudi me kryepolicin shiptar qe u cudit kur e mori vesh qe ka mafie shqiptare ne greqi???!Po kur burgjet greke jane plot me shiptare dhe kryesisht per krime te renda nuk ia mori mendja qe do te ishte keshtu???Une besoj se nuk jane problemet ekonomike ato qe kane bere nje pjese jo e vogel e shqiptareve te jene e ngaterruar me pune te zeza. Kryesisht eshte ndjenja e semure e superioritetit ,dembelizmi i trasheguar nga turqia dhe injoranca dhje egersia e treguar nga shqiptaret ne evrope ka bere qe tju hapin rrugen te marrit

  8. domethene says:

    Domethene ky kelmendasi qenka kryemafjoz.
    Heee

  9. shqiptar says:

    eshte fushate anti shqiptare po mos u shqtesoni hic.po e keni vene re kohet e fundit ku flitet per bashkimin shqiptar ne ballkan mediat e greqise serbise mqedonise rusise edhe frances japin lajme vetem antishqiptare ku gjoja shqiptaret mafioza edhe deztabilizohet ballkani
    a ka me mafioza se ruset hajduta si greket qe vodhen miliarda apo francezt qe me vendimet e tyre kane bere boten lemsh.

  10. Emigranti_UK says:

    Le ta djegin prufundimisht vendin e qelbur te ashtequajtur GREQI.
    Pleherat grek me klyshin e tyre Sali=Nano e dogjen Shqiperin ne 1997 tani ato kane rradhen me familentuar si komb. Prositutat greke i presim me padurim ketu ne Uk

    1. fredi guri says:

      te lumte emigranti uk fundurinat grek jane prostituta burra dhe gra dhe caju marrin frym

  11. I larguari says:

    Po kete te vertet qe di greku e dine gjith shqiperia ata jane ca plera te shikut qe nuk ja mban te shkojne ne greqi po perdorin njerz si ushtar dhe kane mbushur burgjet greke me viktima vene ne burg per buke goje

  12. plaku says:

    Djema, ne lidhje me kete ceshtje une kisha keto gjera :
    – Ka shume studime qe vertetojne se, kur jemi ne kohe krize kuptohet se, rritet papunesia, rriten shpenzimet socjale te shtetit nga te cilat perfitojne me teper emigrantet me dokumenta se sa vendasit.
    Kjo sjell edhe ate qe, vendasit revoltohen dhe keto revolta shfrytezohen nga partite e djathta dhe shtypi i djathte per te bere diskriminim.
    – Ne vitet 1970 ( nuk jam i sigurte se cfare viti ) Zvicra ishte ne krize per pune dhe te djathtet, partia SVP, beri nje referendum qe, te largoheshin te gjithe te huajt me qellim qe, te lehtesohej tregu i punes.
    Nje humanist i madh zvicerjan ( nuk e di emrin ) shkroi ne nje çarcaf te bardhe ( te cilin e vari ne ballkonin e shtepise ) :
    “Ata nuk erdhen vete, ne i ftuam ( e kishte fjalen per emigracjonin e rregullt shteteror ). Ne deshem punetore te lire por harruam se, ata ishin edhe njerez.”
    Per fat populli zvicerjan e hodhi poshte me nje JO te fuqishme kete referendum.
    – Di se, ne vitet 1932-1035, kur Amerika jetoi depresjonin me te madh te historise se saj, ne mediat e djathta amerikane shkruhej : Grate italjane jane shkaktare te kriizes se, ato bejne shume femije.
    – Nga zvicerjanet e vjter, kolege pune, kam degjuar se, ne fillim zvicerjanet ankoheshin nga emigrantet italjane, pastaj spanjolle dhe portugeze, pastaj kosovaret dhe tani ankohen me shume nga emigratet nga Afrika.
    – Kam mendimin se, populli i thjeshte grek nuk eshte racist, ai nxitet nga ultraracistet dhe partite e djathta per ti thene popullit grek se, e keqja ju vjen vetem nga emigrantet dhe jo qeveria hajdute dhe industria e financave.
    Partite e djathta dhe mediat e djathta kane krijuar FIGUREN E SHKAKTARIT qe, jane emigrantet dhe i fryne zjarrit te urrejtjes kunder cdo gjeje qe nuk eshte greke.
    – Kam mendimin se, edhe disa emigrante m.q.s. nuk kane pune, dokumenta, ne Shqiperi nuk kane shanse per pune, femijet duhen rritur dhe shkolluar dhe keshtu jane te detyruar te bejne edhe gabime, gabime te cilat, fryhen si tullumpace nga partite e djathta dhe mediat greke.
    Perfundimisht, kam mendimin se, kjo vale ati emigranteve do zgjasi deri sa te eleminohet kriza.
    Fatkeqesia eshte se, ketu kemi te bejme me nje lufte midis te varferve ( greke dhe emigranteve) ose sic thuhet lufte brenda llojit.

    1. malo fusha says:

      Keni te drejt.Une jetoj prej 20 vjetesh ne athine dhe kam nje biznes te vogel .Sado qe kam shume Shqiptare ne kete lagje klientela ime eshte Greke.Dhe theme qe pjesa me e madhe e grekeve nuk jane racista.Pershendetje.

  13. xxxx says:

    Po qahen kurvat e janulles

  14. Beni says:

    Tema si Shekulli dhe ju nuk na thate se cfare eshte RIMSE, por na treguat thjesht se kur ka filluar aktivitetin dhe se me cfare merret. Eshte shume e qarte qe eshte nje organizate qe financohet nga qeveria Greke dhe nga qarqet ekstremiste atje.Te pakten kjo cfare shkruhet ketu per krimin e organizuar ne lidhje me shqipetaret duket qarte qe eshte porositur dhe financuar nga qarqet nacionaliste dhe ekstremiste qeveritare Greke.Jo se shqipetaret nuk bejne krime,por ketu theksi me shume bie jo tek krimi ne vetvete,por qe eshte krim Islamik mbi te gjitha! Prandaj nuk duhet te merret seriozisht kjo qe shkruajne, por te kuptohet si nje fabrikim i qellimshem dhe i lexueshem qarte. Nga shkrime te tilla ketu ne Shqiperi duhet te jene te vemendshem ata qe paguhen per kete pune, njerzit qe punojne ne istitucione dhe sherbime per ruajtjen e rendit dhe sigurise kombetare si dhe dipllomacia jone ne rajon dhe me gjere!

  15. ONI says:

    Te paret per krim te organizuar ne Greqi jane Ruset,Bullgaret dhe me pas Shqipetaret,por ata si permendin se gjasme ata jane te krishter,por harojne greket se rusia ka disa milione muslimane,ndersa bullgaria nja dy milion. Duket qarte qe duan ta lidhin shqiperine me vendet qe jane islamike dhe qe qeverisen nga politika radikale islamike duke i treguar botes qe jemi njeres fanatik dhe te rrezikshem me potencial te madh per krim dhe terrorizem ne emer te religjonit.

  16. Doni ALBO says:

    Statistika grekesh, thjeshte propagande alla agimi i k…rt vetem se ketu rolin e luan dikush tjeter.

  17. murat mimani says:

    KUR SHKOVA UNE NE GREQI ,NE PRILL TE VITIT 1998, GREQIA FLASIM PER ATHINEN , ISHTE SI MOS ME KEQE! NE FUQI ISHTE QEVERRIA E PASOKUT ME KRYEMINISTER KOSTAS SIMITIS ! BE-ja dhe FMN-ja ,JU DHA KREDI TE MEDHA ! GREKET HANIN E PININ SI DERRAT .. MUARREN KREDI NGA SHTETI PER TE BLERE , DYQANE , MAGAZINA , VILA NGA DY- TRE VILA , MOREN NGA DY – TRE MAKINA LLUKSOZE ; E CFARE NUK MOREN ME KREDI NGA SHTETI !!! KREDI TE MEDHA MORI GREQIA PER NDERTIMIN E AERODROMIT TE RI “ELEFTEROS VENIZELLOS” , KREDI PER NDERTIMIN E METROSE SE MADHE NEN TOKE , TE ATHINES . U MOR KREDI PER NDERTIMIN E AUTOSTRADAVE GJIGANDE , PER RRETH ATHINES DHE GJITHE AKSET KRYESORE , NE TE GJITHE GREQINE!!! TE GJITHA KETO VEPRA TE MEDHA U NGRITEN DHE U NDERTUAN , NGA MENDJA DHE DORA E EMIGRANTEVE SHQIPTARE !!! ME MIJRA GRA DHE VAJZA EMIGRANTE SHQIPTARE , PUNUAN , NEPER FAMILJET GREKE DHE U HOQEN ATYRE , PISLLEKUN QE I KISHTE MBYTUR !!! MOS TE FLASIM ME GJATE , SA TE MIRA U KANE BERE, EMIGRANTET SHQIPTARE , SHTETIT GREK DHE POPULLIT GREKE !!! TANI , MBAS GJITHE KETYRE KONTRIBUTEVE QE KANE MARRE :- GREKET , FLASIN KEQE PER EMIGRANTET SHQIPTARE!!!!!!!! JU LUTEM , MIQE TE FACEBOOK-ut, JUVE , SI JA VINI EMRIN KETIJE QENDRIMI TE GREKEVE , NE DITET E SOTME ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje