Partia Socialiste, krahas këmbënguljes për të siguruar transparencën e nevojshme lidhur me burimet e dyshimta të fitimeve marramendëse të fëmijëve të kryeministrit ka bërë publike një dosje të re që lidh zyrën e kryeministrit me zyrën juridike të vajzës së tij.
Deputeti socialist, Taulant Balla gjatë një konference për shtyp ka denoncuar rastin e një investitori të huaj, i cili është edhe konsull nderi i Shqipërisë në vendin e tij të origjinës. Nga ky shembull del se Argita dhe babai kanë ndarë punët brenda shtëpisë për të rritur të ardhurat e familjes në bashkëpunim: “Babi Saliu, përmes influencës dhe vajza Argita përmes konsulencës. Ky mik i Shqipërisë erdhi në vendin tonë për të propozuar një projekt me rëndësi strategjike në fushën e energjisë. Takoi dhe Saliun dhe me marifet u gjet rruga e zakonshme që i çon investitorët nga zyra kryeministrore e babait – në zyrën e konsulencës së vajzës. Dhe këtu fillon odiseja rrënqethëse e zotërisë që erdhi në Shqipëri me një projekt zhvillimi dhe u tërhoq nga Shqipëria pas një korrespondence me Argita Berishën, kërkesat e së cilës ishin të papërballueshme”, ka deklaruar deputeti Taulant Balla. Duke përsëritur se vajza e kryeministrit akoma nuk ka dhënë përgjigje për burimin e fitimeve marramendëse të saj nga profesioni si mësuese dhe bashkëpunëtore shkencore me universitetet shqiptare, deputeti socialist ka këmbëngulur në kërkesën e llogarisë në emër të opozitës.
DEKLARATA
“Duke qenë se zonja Argita Berisha vazhdon të mos japë përgjigje për pyetjet që i adresojmë prej ditësh, se cilat janë universitetet shqiptare që e paguajnë atë më shumë së çdokënd tjetër në Shqipëri, madje më shumë se në universitetet më prestigjioze të Amerikës, dhe për cilat shërbime pedagogjike e shkencore ajo i përfiton shuma të tilla përrallore në vit, unë dua të sjell para publikut një nga shembujt që na bëjnë ne të dyshojmë fort se vajza e kryeministrit e shfrytëzon që ç’ke me të pozitën shtetërore të babait. Më shumë se kaq, nga ky shembull del se Argita dhe babai kanë ndarë punët brenda shtëpisë për të rritur të ardhurat e familjes në bashkëpunim: Babi Saliu, përmes influencës dhe vajza Argita përmes konsulencës.
Rasti që do t’ju tregojmë është ai i një investitori të huaj, i cili është edhe konsull nderi i Shqipërisë në vendin e tij të origjinës. Ky mik i Shqipërisë erdhi në vendin tonë për të propozuar një projekt me rëndësi strategjike në fushën e energjisë. Takoi dhe Saliun dhe me marifet u gjet rruga e zakonshme që i çon investitorët nga zyra kryeministrore e babait – në zyrën e konsulencës së vajzës. Dhe këtu fillon odiseja rrënqethëse e zotërisë që erdhi në Shqipëri me një projekt zhvillimi dhe u tërhoq nga Shqipëria pas një korrespondence me Argita Berishën, kërkesat e së cilës ishin të papërballueshme. Zonja Argita me siguri e ka bërë gati në zyrën familjare të shtypit çarçafin e mbushur me baltë për opozitën edhe për sot, por ne e pyesim përsëri: Kush janë universitetet që ju kanë paguar shumën përrallore të fitimeve që keni deklaruar nga mësuesia?
Dhe më tej akoma: A keni gjë për të thënë për konsulencën që i keni dhënë investitorit Zafar Ansar dhe për tërheqjen e tij nga investimi pas komunikimit të gjatë me ju? Ne i presim këto përgjigje dhe balta që ju hidhni përditë ndaj opozitës me shpifje, me të cilat vetëm mund të qeshësh, nuk ndihmon në sqarimin e publikut padyshim, po as nuk na jep ne mundësinë të kalojmë në temën tjetër të transparencës sonë. Sigurisht, ne nuk kemi pse të dyshojmë që praktika e ndjekur prej Argitës dhe babait të saj kryeministër, në rastin e zotit Zafar Ansar, nuk është një praktikë standarde në punën fitimprurëse të familjes Berisha.
Nga kjo praktikë duket qartë se familja e kryeministrit është e mirëkoordinuar dhe fakti që tani të dy fëmijët e rritur të Saliut janë kthyer edhe në baltëhedhës ndaj opozitës e konfirmon këtë më së miri. Presim që zonja Argita Berisha të adresojë edhe këtë çështje për transparencë ndaj opinionit publik shqiptar, si vajzë e kryeministrit të vendit. Nesër ne do të bëjmë publike dokumentet që tregojnë se si funksionon familja në pushtet.”
Kam pare nje film Amerikan qe tregon nje skenar te ngjajshem korruptive ne nje shtet te Kentucky vend malor dhe fshatra te shumta.
Sherifi dhe adgjutantet e tij po villnin popullin ne qytet.
Si Doktori me femijte e tij bijen ne perputhje me skenarin ne fjale.
Kote I ngateron femijet e Sales……..kanace mbledhin neper Tirane….
ngelet duke akuzuar njeri-tjetrin, mirepo ne fund asnje nuk jep sqarime, te gjithe thoni jane shpifje, trillime…….shume zhurme per asgje ne fund……nese e beni per vota, gaboheni, keshtu beheni vetem qesharake. programi, besueshmeria e bejne voten.
I lumte mor vlla. Asaj po i pjell mushka. Nje here te vjen zogu ne dore.
Po pse nuk vene keta te huajt per te ndermjetesuar me Rajmond Truzhavorrin, me Benin e Cichagos, me Veroren pri Kuksi, qe ka nji goce gazetare , me Nastradin Efendiun, me Lomin pri Priske, me Palin prej Dukagjini, me Kelmendasin prej Torrovice, me Taqken nga Korca, por shkojne tek Gita, Zeni dhe Ashtarbri….
Vazhdo Taulant.Trego me fakte si luftohet korrupsini deri sa ta heqim qafe kete metataze qe po na mbyt te gjithve.
Une vete jam i majte dhe di se, faktet flasin me ze me te larte se, bla bla bla-te e Balles.
Te dy partite PD dhe PS jane per mua si puna e asaj bajges qe rrota e qerres e ndau per gjysem.
Te dy palet bejne vetem bla bla dhe pa fakte. PS akuzon femijet e Sales per ket e ate pa dhene fotokopje dokumentash origjinale.
E njejta historia siper ne lidhje me kete pakistanezin.
More miq ne cdo vend te botes konsulenca paguhet me perqindje te projektit ne fjale. Gjerat nuk behen pa leke.Ne se ne nje kontrate te dy palet bien dakord per dicka eshte puna e tyre ne se ky apo ai investim eshte privat dhe nuk ka te beje me investimet publike.
Eshte tjeter pune ne se, ty te vine dy investore te huaj te cilet, per kushte te njejta bejne oferta te ndryshme per nje investim publik dhe ti, pa te drejte, i jep precedence atij qe eshte me i shtrenjte. Pra ne kete rast mund te kete korupsjon.
Vjen dhe permend nje emer, nuk ke asnje kopje te dokumentave, nuk ke asnje email ose materjal tjeter dhe kerkon nga vajza e Sales qiqra ne hell.
Nga ana tjeter vajza i Sales flet pa fakte konkrete dhe dokumenta per nje thes me 100miljon dollare qe, paska marre dhurate gruaja e Edit.
Eshte me te vertete per te vene duart ne koke per nivelin e diskutimeve te te dy paleve. Te mendosh se keta injorante drejtojne nje shtet. Keta jane horra te pa afte dhe basta.
Ke qejf te degjosh apo lexosh diskutime te kesaj natyre ketu ne Zvicer, Gjermani dhe Itali. Nuk e di se, ku kam lexuar se, ne se gomarin e dergon ne Harvard, ai prape gomar do kthehet ne Shqiperi.
O Plak ! Te pershendes!
Edhe pse nga emri qe ke zgjedhur duhet te ishe “i urte” ,ne kuptimin, te dije mire te ndaje gjerat dhe jo me rroten e qerres por me mendjen tende te urte,perdorimi qe i ben argumentit se te gjithe ne nje kazan ziejne ,per mendimin tim nuk eshte i drejte sepse palet jane ne role teresisht ekstreme ,dhe nuk mund ti barazosh per njemije e nje arsye.
Sa per pagesen askush nuk po kerkon qe te punojne gratis,biles te fitojne sa ç’ke me te per punen qe bejne .Por pse nuk te gjen deren ty dhe mua ai Pakistanesi a Amerikani apo kushdoqofte ,apo njerezve te mi e te tu apo shokeve te mi e te tu ? ….Besoj se e di ti se ka shume me te afte e te ditur edhe se te bijte e ketyre qe po diskutojme dhe nuk gjejne vetevehten sepse konkurimi eshte i pa ndershem ,me siguri qe po ,ma do mendja se ke edhe ti nga njerezit e aferm te tu apo miq te tille te afte qe nuk po gjejne vehten aty dhe ashtu si duhet ne pergjigjie te aftesive dhe mundesive te tyre sepse çdo konkurim behet i pa vlefshem dhe i pandershem?
Dhe kur kete gje e bejne femijet e k|Ministrit ,ç’ mbetet per te tjeret .
Dhe e fundit ka kohe qe kerkohet vetem te sqarojne ,jo te japin llogari se si kane fituar dhe nga i kane fituar ,gjykimi i tyre nuk behet nga forumi apo opozita, ne se ka vend per t’u gjykuar ate duhet ta beje kush ka per detyre ta beje ,ne duam qe te jemi te qarte ne menyre qe te mos aludojme.
Dhe kur i fut ne nje thes grur dhe urof nuk ka burre te gjeje ate qe duhet per te pastruar .Ngaterrohet çdo gje dhe ne se behet per pa kujdesi perseri demton por ne se behet me qellim te duhet nje pergjigjie.
Nga qe ata deri me sot nuk po bejne asgje qe te na perjaashtojne dyshimin me duket se kemi te drjte te vijojme te kerkojme ,biles edhe ne menyra te tjera ..
anonim,
Une kisha keto gjera :
– Shume te faleminderit per shkrimin civil dhe dinjitoz.
– Ka shume mundesi qe, ti ke te drejte dhe une e kam gabim.
– Mua me shqeteson fakati se, mos valle te dy palet PD dhe PS ne lidhje me korupsionin flasin me te njejten gjuhe dhe pa fakte dhe dokumenta, duke bere nje loje te shemtuar me neve.
– Pse PS-ja nuk mbledh dokumenta ku, te provohet se femijet e Sales jane te koruptuar dhe PS, si perfaqesuese e popullit, ne parlament me fakte dhe dokumenta te kerkoje qe, te ngrihet nje komisjon parlamentar per, verifikimin e te ardhurave te familjes se Sales.
– Ne se Sala e bllokon kete kerkese, sepse ka shumicen, atehere une kam mendimin se, askush nuk e ndalon PS qe, te dergoje keto dokumenta ne gjyq dhe ti botoje ne media.
Te dy palet sulmojne njera tjetren pa fakte duke hedhur fishekzjarre dhe problemet harrohen, pra genjehet populli ne menyre te paturpeshme.
Bota nuk vepron keshtu. Ata flasin me fakte dhe e ndjekin problemin deri ne fund duke njoftuar edhe popullin nepermjet mediave ne menyre te ndereshme.
Kam mendimin se, Ps dhe PD shajne gjoja njeri tjetrin duke u tallur me neve.
Pershendetje.
Me vjen keq sepse te kam konsideruar jo vetem te pa anshem por edhe me llogjike te forte.
Permende Komision Parlamentar dhe gjykate. Zoteri! Ku jeton, ne nje vend vertet demokratik si Zvicra? Ketu i thone Shqiperi me hallet dhe “ligjet” e veta.
= Per Komisionin Parlamentar te sjell vetem nje shembull: Prej kohesh
opozita ka kerkuar “hetim per shitje armesh nga Ministrija e Mbrojtjes”: Ne fillim ja prene shkurt se “jane probleme sekrete”. Pastaj e refuzuan akoma me shkurt se kerkesa nuk eshte e mbeshtetur ne Kushtetute!?.
= Per gjyqet te sjell vetem nje shembull. U hodh Saliu ne gjyq nga e ema e Rames “per shpifje”. Gjykata dha pergjigje: nuk mund te gjykohet se eshte ne detyre Kryeminister.
Kur femijet e Saliut hedhin ne gjyq debutetet opozitare per shpifje
marrin miliona (medemek debutetet nuk jane ne detyre).
Nejse! Vijoni rrugen tuaj. Zoti mos e dhente ta kesh nga Pleqerija se ajo nuk ka derman. Ata qe i vene ne nje ballance opoziten dhe qeverine, nga injoranca apo ligesija, bejne lojen e Saliut. Ketu nuk ka qeder nje me shume apo nje me pak.
Po ju kujtoj se :“Keto te ardhura jane krijuar nga aktiviteti profesional, mesimdhenie, kerkim shkencor, botime librash profesionale, pjesmarrje ne konferenca kombetare e nderkombetare”Thote vajza e kryeministrit , me poshte te permbledhur nje koment te nje dite me pare dhe gjykoni ……i nderuar Plaku .
– “Argita moj vajze ,na thuaj me troç qe te bejme edhe ne jo aq para sa ke bere ti me tet vella,por shume me pak vetem 1 % te tyre qe ne mos gaboj shkojne rreth njeqind e 42 milione leke te vjetera dhe jo per nje vit por per nje jete te tere nuk i kemi bere ,na thuaj si ti zgjidhim edhe ne problemet me pronat ne breg det sepse do te mjaftonte vetem ky informacion i sakte qe do te na jepje dhe do te te kishim si Jezu Krishtin apo Muhametin,
Pa mundur te ve emrin tim te vertete sepse rrezikoj te tjeret do te paraqitem anonim vetem ne emer , kam rreth 41 vjet inxhinier me pervoje praktike dhe teorike ,kam marre pjese ne konferenca e simpoziume,kam shkruajtur disa libra e artikuj shkencore ne nivel kombtar e nderkombtar,megjithse ne moshe sa edhe babai yt ende edhe sot i kam kembet duart dhe koken me disponibel edhe se babai yt,por rri dhe bej komente e lexoj e shkruaj per ksehasje,Edhe une kam tre femije te tre me arsim te larte e me pune ne vende te pagueshme jo keq,kam toka te lena trashegim nga prinder ,gjysher e stergjysher me letra te vjetre e te reja qe presin tek agjencia qe ka shpikur babai yt dhe te tjera plot qe nuk ka vend ketu per t’i thene
Shume Shqiptareve nuk u dha as partia e punes ,as partia e Nanos dhe e babait tend asnje prone siç moren shume te tjere,edhe te famshmet letra me vlere,megjithse pa vlere , nuk na i dhane te gjitha se ku i çoi yt ate me njerezit e tij ai e di , edhe token babai yt e ndau me ligjin 7501 ,edhe pensioni qesharak qe jepet nuk del as te jetohet normalisht me te,une nuk dyshoj me se gjynahet nuk i ka ai,sepse po te mos kishte falur,dhe te mos i kishte nxitur per te rrafshuar çdo gje “komuniste” ai i pari , ata qe shkaterruan dhe dogjen disa here Shqiperine ,ata qe vodhen si te babezitur deri edhe tek energjine elektrike (te cilet ai fali ,ndersa kush pagoi e trajtoi si edhe ata qe e vodhen etj etj
Ne ,por edhe shume miq shoke e ish kolege e kolege ,per çudi te gjithe se bashku disa familje , nuk arrijme te fitojme ate 1% e pareve qe ti i fiton per nje vit,( Ne do ishim teper te kenaqur t’i fitonim ,jo per nje vit por per tere jeten) ,keshtu moj vajze na e perserit me qarte se po qe se na i thua mire dhe qarte rruget e ligjeshme se si i ke fituar ti me tet vella gjith ato pare t’i ndjekin gjithe shqiptaret Kjo kerkese te detyron te pergjigjesh sepse je e bija e kryeministrit te vendit
Por ….. nuk mundesh te na e mbushesh mendjen prandaj merresh me “te tjera ben te tjera thua” si edhe yt ate .
Te dish mire ti edhe yt ate e yt vella e yt shoq edhe jot eme , populli nuk i ha keto qe shkruan ,dijeni mire se populli eshte shume me i zgjuar se ju ,paraja dhe qederet me te cilat jeni ngaterruar ju a erresojne llogjiken dhe po e ngaterroni vehten edhe me keq, kur te kujtoheni se nuk ja shkate dot popullit do te jete shume vone per ju.
– Ne pergjigjie te replikes Tuaj ,une pa dashur te bej gjykatesin ,me qendrimin e tyre publik e kam formuar idene edhe per ç’permenda me siper ,prandaj mendoj se eshte keshtu.
Faleminderit per durimin Ju dhe TEMA
TE LUTEM ZOTI BALLA JEP EDHE NJE PERGJIGJE PER 100 MILIONSHIN, MOS PERDOR SHPREHJEN E RAMES HIDHBI BALT, POR PERGJIGJU DIREKT PYTJES NXIR DEKLERATEN E Z. LINDA RAMA. BOLL ME LLAFE TE PERGJITHSHME, AI LIBANEZI E DI QE ESHTE MIKU I SADRIUT.
Shume mire qe demaskoni bushtren e Saliut,por late nam me ate Bajraben qe vodhi nje cante(nuk dihet se kush e vodhi).Mund ta kete vajzen kleptomane,ka plot raste te tilla ne bote. Pse duhet te dilte ai debili i PS Tiranes ta demaskonte,perjashtonte,diskretitonte pa ditur se si eshte problemi?Pse nga zedhenesja baxhelle e PD i mer urdherat ai?
Mblidheni veten e jepini zemer simpatizanteve tuaj se zgjedhjet jane afer
Te dhenat e mesiperme sigurisht qe jane te verteta. Keshtu ndodh perdite kendej, tek Argita, tek Gjovalini, tek Toma, tek Besniku, Adriatiku, Fatriu e Ganiu, Shehu e Hoxha, Met, Prift apo atheist qofte. Gjerat vijne e rendohen per njerezit e thjeshte, te cilet gjenden te pashprese dhe mes kater rrugeve, sic thuhet. Doktori e ka rrenuar ne menyre ekstreme vendin e shpresen per neser.
Vertete qe me vjen edhe me keq akoma kur shohim qe moralin e bejne Balla. Kompania bella. Ky djale qe vishet shik, me rrogen e deputetit nuk justifon as bojen dhe xhelin e flokeve, pale pastaj kostumet, kravatat, kemishat, kepucet prej markash te shtrenjta qe nderrohen perdite. E kur mendoj qe vjen e eshte prej katundi I madh I Librazhdit, shpresat te veniten krejt. Ky djale, I perket grupit shantazhues qe nga cdo akuze kerkon te perfitoje para prej te akuzuarve. Kujtoj cfare beri me Fullanin, Imamin etj. Meqe ra fjala a dini gje perse nuk flitet me per keta persona dhe bemate tyre ?!. E thjeshte, Balla and co qellimin e plotesuan, marreveshjen e arriten me te gjithe te akuzuarit prej tyre. Do filloja te ndryshoja mendimin me lart, nese keta njerez do formalizonin akuzat, nepermjet taboreve te ishprokuroreve qe zoterojne dhe, do u kerkonin llogari institucioneve qe nuk I verifikojne nepermjet hetimeve keto akuza. Edhe nje gje tjeter, keni degjuar ndonjehere qe chest jet e mosdeklarimit te sakte te pasurive, apo mosdeklarimit te burri eve te tyre, qe per hir te se vertetes eshte perhapur ne menyre massive edhe ne opoziten, prej kohesh, e qe bejne muuuu, ti lidhin me punet e prokuroriit te ri teRepublikes?. Ai e ka patur per detyre deir pak dite me pare, apo Jo ? Nuk e bejne, sepse thjesht u pelqen mosveprimi I tij, bashkepunimi i meparshem me te. Edhe keta, si qeveritaret vete, nuk Jane bezdisur nga Llalla e te tjere, prandaj nuk e permendin e prandaj do te vazhdojne te bashkepunojne me ate. Thjesht bashkepunim kriminal.
Nejse , u zgjata. Por perspektiva eshte e zymte, ndryshe por aspak rilindese. Thjesht, e ndryshem, afersisht e njejte. Plot katundare qe udheheqin dhe, shume qe do na tregojne se si behet rakia.
Z.Balla nxirr fakte dhe jo llafe, njerezit duan te njihen realisht dhe
jo te hamendesojne.
o Taulant, e kuptojme punen qe po beni ju dhe partia juaj per hetimet e ketyre felliqesirave, por me duket gje e kote, se ata nuk hane pyke, nk e kane fare per gajle ato qe thoni ju, as qe duan tia dijne, sepse jane te veshur me pushtet, dhe pushtetin e ka ne dore babai Saleh..
keta pisa rrezohen vetem me revolucion, jo me hetime dhe deklarata kallezuese.. derri do plumb, thote populli…
Zoti Balla ka nxjerre shume fakte me dokumenta origjinale, tjeter gje eshte qe ne skemi shtet ne rradhe te pare, qe skemi prokurori dhe skemi as gjykata, se me keto fakte ne vendet perndimore, e gjithe familja do te hynte ne burg perjete edhe kalamojt do tja kishte rritur shteti.
Ne aferen e fundit me nje biznesmen pakistanez, qe shyqyr qe ska hy ketu per biznes dhe kete duhet tja dime per nder Argites se pa vetdije e paska bere nje pune te mire, ose me mire te themi se korrupsioni paska dhe ndonje gje te mire.
Balla nxorri dokumentin origjinal te E.mail, ndermjet Argites dhe pakistanezit, ku shifet qarte se Argita per ate pune qe ja ka dhenen babai i vet, i kerkon pakistanezit 3-miljone euro bakshish, plus para per punen e bere qe llogaritet 200 euro ora.
Tek familja Berisha, korrupsioni ben MUUUUUU dhe te pakten kush ka pak mend dhe pak njerzillek, ska si mos ta shohi, ska rendesi se eshte socialist apo demokrat.
Une do ti beja nje propozim zotit Balla, ne qofte se i lexon keto komente.
Qe krahas korrupsionit qeveritar, qe eshte e domosdoshme ta dine shqiptaret, duhet qe te filloje te nxjerri edhe korrupsionin qeveritar socialist, kur keta ishin ne pushtet, se edhe pse nuk ka qene ne keto permasa, perseri ka sjelle nje dem te pallogaritshem ne financat shqiptare.
Shqiptaret sduan te dine se jane socialist apo demokrate, se ne fund te fundit, buka qe i mban gjalle ska ngjyre.
Prandaj i them zotit Rama dhe atyre qe kane aset te futen neper brimat e zullumit qeveritar, filloni nje FILLIM TE RI dhe ky fillim te filloje duke shkaterruar korrupsioni si blu ashtu edhe roze, po pati edhe te kuq, merrjani edhe atyre se na merziten me keto vjedhje dhe me pordhet qe na bejne si te forte, sikur si kemi njohur perpara se kane qene legena partie.
Trekenshi dybrinjeshem paska funksionuar mire. Baba kryeminister, ebija zyre avokative, Kontrolli i larte i shtetit, qe te tre keto perbejne piramiden Berishjane. Ky trekendesh i formuar ne korriz te popullit, duhet te pergjigjet para tije. Pergjegjsia eshte e barabarte per te tre brinjet. K.L.SH. ka shum kohe qe eshte sinjalizuar per shfrytezim posti dhe per para te pa deglaruara, por ka vazhduar ta ndihmoje akoma me shume krimin.
z. Mero, ju lutem MJAFT, juve dhe Taulantit. E them kete sepse Ilir Meta (KOKEMADHI) u kap me ze dhe figure duke kerkuar 700 mije Euro dhe nuk po e ngacmoni fare, ndersa Argiten po e linconi per dicka qe ajo vete e ka deklaruar. Sa per ate pakistanezin, varja, se kur nuk e arrijne rrushin, thone nuk ben per mua. Mjaft o njeri se na e shpifet. Ti pret qe vajza e kryeministrit te vdese per buke? Po jo or njeri se eshte e shkolluar dhe e zgjuar. Me aq sa e njoh une eshte dhe korrekte. Une kam te bej me administraten shteterore dhe nuk me ka kerkuar kush kurre te paguaj per ndonje sherbim. Por ka nje te vertete, hyrja ne koalicion me LSI, i dreqosi punet dhe ne ministrite ku ata drejtojne duhet te japesh qe te marresh ndonje sherbim. Tung!
Ishte nje vajze qe u grind me prinderit ne shtepi, dhe nga inati doli lakuriq perpara shtepise, vetem vuri nje gjethe perpara.
U grumbulluan njerez , u kenaqen duke pare, dhe pastaj u larguan.
Nje burre vazhdoi te qendronte, dhe vajza i tha: Po ti pse nuk iken?
Une po pres te vije vjeshta – u pergjigj burri.
Zhurme per asgje!
Kjo ka qene motoja e Berishes per 23 vjet me rradhe.
Ka funksionuar deri tani, tani nuk funksionon me.
Ambasadori Amerikan e ka cilesuar Berishen si genjeshtar dhe shpifes.
Nuk ka gjethe qe mbulon 1.3 Miljard Dollare qe kane dale nga Shqiperia keto dy vjet.
Argita duhet te paraqese faturat e sherbimeve qe i ka bere firmave te Fazllicit. Do kontrollohen transaksionet bankare te Argites dhe Shkelzenit. Nga vijne keto para pa hesap tek femijet e Kryeministrit?
O ALBAN DEGA PS
Do te sygjeroj diçka pastaj varet nga ty nese e merr ne konsiderate ose jo.
Nuk do ishte me mire per ty qe te shkruaje nje roman se mbase fitoje dhe ndonje lek, se ketu shkruan gjithe kete çarçaf dhe nuk fiton asnje kacidhe.
Sa i trashe mundet te jete njeriu??????Shumica e komenteve tregojne nje trashesi pa permasa.Gomari do te ofendohej nese do krahasohej inteligjenca e tij me shume komentues te kesaje gazete.