Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri gjatë natës në një lokal në autostradën Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë live pranë kryqëzimit të Shën Kollit ku 25-vjeçari Martin Shtjefni është qëlluar për vdekje nga shtetasi Mariglen Përgjini, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja, raporton Ora News.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes viktimës dhe autorit.
Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit si dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Si gjithmon pergjinet,njerzit me te bezdishem te Lezhes .Ky qytet eshte bere i pa jetueshem cdo dite ne kronik te zeze.
krim qe i bohet qytetit te lezhes,per mu esht nje qytet fantastik..