PS: Arka e shtetit është bosh, nuk jepen paratë për administratën

9 Janar 2013, 18:22Politika TEMA

Një situatë absurde dhe e patolerueshme po ndodh me 90 mijë punonjës të administratës shtetërore, të cilët nga dita në ditë presin të marrin pagat e tyre, dhe ndërkohë dëgjojnë vetëm justifikime të ministrit, thesarit dhe sot iu shtua edhe alibia e radhës e kryeministrit. Sipas deputetes socialiste është mëse e qartë se ky shtet nuk ka para.

PS përmes deputetes Eglantina Gjermeni ka kërkuar nga  Ministri Bode dhe Kryeministri që të lënë justifikimet e të zgjidhin situatën.

DEKLARATA

“Ditët e para të 2013 po konfirmojnë për të gjithë shqiptarët krizën e thellë ku janë zhytur financat e shtetit shqiptar. Listës së dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuar të cilët prej muajsh tanimë nuk marrin pagesën e paaftësisë duke u braktisur në mëshirë të fatit nga qeveria, listës së qindra bizneseve shqiptare që po shkojnë drejt falimentimit thjesht sepse qeveria e Sali Berishës nuk ka para për t’i paguar për punët publike që kanë kryer, u shtohen në këtë fillimviti edhe rreth 90 000 punonjës të administratës publike, mësues, mjekë, infermierë, të cilët ende nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor edhe pse po i afrohemi mesit të janarit.

Ministri Bode u zotua dje se rrogat do të paguhen, duke fajësuar për këtë situatë në njërën  anë mos hyrjen në fuqi të buxhetit të këtij viti, e në anën tjetër, në mënyrë absurde, Thesarin e Shtetit për moszbatimin e urdhrit të ministrit për lëvrimin e fondeve nga Thesari. Ndërsa sot këtyre alibive ju shtua edhe një e tretë nga vetë Sali Berisha, sipas të cilit rrogat nuk janë paguar meqë nuk janë dorëzuar listpagesat. Nuk është e nevojshme të jesh ekspert financash për të kuptuar se këto justifikime qesharake që shumëzojnë me zero njëri tjetrin, janë thjesht tentativa për të fituar kohë e për të fshehur një të vërtetë që tanimë po e mësojnë në kurriz të tyre edhe punonjësit e administratës: Shteti nuk ka para. Shteti nuk ka më para dhe politika fiskale e qeverisë së Sali Berishës tanimë ka vetëm një emër: Shtyje ta shtyjmë!

Kjo situatë tregon fare qartë se në ç’derexhe është katandisur sot shteti shqiptar si pasojë e keqqeverisjes së qeverisë së Sali Berishës. Dhe situata bëhet akoma më absurde kur dëgjojmë kryeministrin qeveria e të cilit s’ka më para as për të paguar rrogat, që na krahason me Gjermaninë për rritje ekonomike, na shpall të katërtët në botë për rritjen e mirëqenies e të trumpetojë rritjen e rrogave e pensioneve. 

Ne i kërkojmë Ministrit Bode dhe Kryeministrit Berisha që të lënë mënjanë justifikimet e që ta zgjidhin këtë situatë absurde, sepse punonjësit e administratës publike dhe dhjetëra mijëra familje shqiptare që mbijetojnë me këto rroga nuk kanë pse vuajnë në kurriz papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie”.

7 komente në “PS: Arka e shtetit është bosh, nuk jepen paratë për administratën”

  1. merrni ca miliona nga argita dhe shkerdheni

  2. fshatari says:

    Kur pati Shqiperia shtet qe te kete sot?ju lutem lerini komentet mbi shtetin e Enver Hoxhallarit!

  3. Treviso says:

    Ja do shesi dhe keto kater hidroçentrale me gjysem çmimi per te paguar administraten. Po per te paguar interesin e borxhit, ku do ti gjeje?
    A ka ngelur gje tjeter per te shitur? Besoj se jo. Vetem po shiti Lirin dhe Cenin. Dhe keto jane mall demode. Mall qe nuk vlejne as nje grosh.
    Mendoj se ne mars shpallet falimentimi i shtetit

  4. plaku says:

    fshatari,
    Enver Hoxhallari e kishte bilancin e tregetise se jashteme zero ne zero. Ne kohen e tij une e di me siguri se rrogat nuk vonoheshin.
    Siç duken bathet edhe femijet e tija nuk u bene miljonere si femijet e Sales.

  5. anonime says:

    Mire tu behet shqipove se kaq mend kane Minister finance Ridvani nga Rackicka dhe kryeminister Sala nga Tropoja.Se di a denohet njeri ne ket shtet per paaftesi.Po doreheqja ne cfare rastesh e pranojne si koncept?
    Mire ti behet dhe administrates bythe…. qe i mbeshtesin dhe he tani ishalla ua ushqen topalli e co kalamajte me buke. TE dytet jemi pas GJermanise shtet karagjoz e kryeminister karagjoz.

    1. gallata says:

      Popull karagjoz mbi te gjitha.

  6. doda says:

    Hani ju te PS hani ato po tallin koqet me ju dhe me popullin e shkret flini flini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje