Balla: Ja presioni që i bënte Argita biznesmenit pakistanez

11 Janar 2013, 18:14Politika TEMA

Transparenca publike mbi pasurimin e familjes biologjike të Sali Berishës dhe përfshirjen e tyre në projekte investimesh në Shqipëri, ku gjithçka varet nga firma e Babit ka vijuar me publikimin e një pjese tjetër të korrespondencës midis vetë Argita Berishës dhe biznesmenit Zafar Ansar.

Deputeti Taulant Balla gjatë një konference për shtyp ka theksuar se problemi i PS nuk janë të pasurit, po pasurimi i paligjshëm i pushtetit të Saliut që thith palcën e ekonomisë kombëtare dhe rrënon shtetin.

DEKLARATA

Për hir të transparencës publike mbi pasurimin e familjes biologjike të Sali Berishës dhe përfshirjen e tyre në projekte investimesh në Shqipëri, ku gjithçka varet nga firma e Babit, sot do të bëjmë publike edhe një tjetër pjesë të korrespondencës midis vetë Argita Berishës dhe biznesmenit Ansar. Pas përfshirjes së studios ligjore dhe ortakes së Argitës, duket se projekti ka hasur në një mur të pajustifikueshëm kërkesash nga ana e palës Berisha. Po lexojmë disa fragmente nga ky Pazar, ku është përfshirë biznesmeni Zafar Ansar, ambasadori i Shqipërisë dhe zonja Argita Berisha:

Banaj për Ansar: “Nëse ju fort besoni se ajo (Argita) po mashtron ose abuzon, atëherë unë sinqerisht tërhiqem nga e gjithë kjo histori dhe shpreh ndjesën time më të thellë ju çova dhe ju shtyva në duar të gabuara”.

E pra këtu duket qartë se biznesmeni i huaj dyshon se është duke u mashtruar nga ana e studios ligjore që pa filluar mirë projekti i kërkon paratë.

Argita për Ansar: “Më vjen keq që po ju vendos nën një presion të tillë, por duhet të kemi vendimin tënd sa më shpejt të jetë e mundur, sepse Unë jam nën presion nga agjentët e tokave”.

Është e thjeshtë kjo histori. Një biznesmen i huaj erdhi të investonte në Shqipëri, takoi në fillim Kryeministrin dhe më pas me marifet përfundoi në zyrën e konsulencës së vajzës së Kryeministrit, pas faturave, kontratave dhe përqindjeve, në fund ndihet i mashtruar; dhe vendos të largohet nga Shqipëria. E gjitha kjo si pasojë e kërkesave financiare të studios që kryesohet nga vajza e Kryeministrit.

Në këtë histori kaq shqetësuese, të njehsimit të pushtetit me paranë dhe familjen, episode të tilla janë të përditshme dhe ja pse përditë Shqipëria e shqiptarët rrënohen ekonomikisht. Problemi ynë nuk janë të pasurit, po pasurimi i paligjshëm i pushtetit të Saliut që thith palcën e ekonomisë kombëtare dhe rrënon shtetin. Problemi ynë nuk janë fëmijët e kryeministrit, po është kryeministri që bashkë me fëmijët e kanë kthyer qeverisjen e këtij vendi në aktivitet fitimprurës për familjen e tyre. Problemi ynë nuk është që të mos pasurohen dhe të mos jetojnë të lumtur Argita dhe Shkëlzeni, meqë janë fëmijët e kryeministrit, por që qoftë e bija dhe qoftë e biri nuk denjojnë të shpjegohen me transparencë dhe me etikë për pasurimin e tyre marramendës në harkun e një viti.

Shkurt muhabeti, problemi ynë në këtë rast konkret nuk është pse zonja Vajzë e Kryeministrit ka fituar kaq shumë para, po si i ka fituar kaq shumë para? Dhe kur në vend që të tregojë me qetësi e dinjitet universitetet që e paguajnë më shumë se në Amerikë, hidhet përpjetë me të shara, shpifje e kërcënime ndaj opozitës, atëherë s’ka njeri të arsyeshëm që nuk e kupton se zonja Vajzë e Kryeministrit ndjehet tepër ngushtë. Kur pastaj del në shesh edhe një histori nga të shumtat që tregon se si bien investitorët në grepin e vajzës, përmes fildispanjës së babit kryeministër, që i përdor ambasadorët si karrema, atëherë sigurisht që e kupton më kollaj pse Argita Berisha nuk shpjegohet po shan. Nuk tregon burimet e fitimeve përrallore, por shpif 100 milionësha e akuzon kryetarin e opozitës duke lexuar librin e shpifjeve të babit për Edi Ramën. Nuk kërkon falje publike, por kërcënon opozitën me gjykatat e babit.

26 komente në “Balla: Ja presioni që i bënte Argita biznesmenit pakistanez”

  1. Ramy says:

    Ca genjen o i peshtire? Ku jane e-mailet? Keto mund ti kete shkruar kushdo, çfare prove ke qe jane vertete te shkruara nga princesha, zonja ime, Argita?
    Pastaj me çfare te drejte futesh te lexosh emailet e te tjerve, le me pak ti publikosh?
    Maskarenj te medhenj paskeni qene ju komunistet. Trafikant i zgjebosur!

    1. Seksologu i Porto-kaqise says:

      Ramy ti more djale aty ku perendia u vendosi njerzve koken ty te ka vendosur,… bithen,…dhe automatikisht nga nje kok-byth si e jotja del veç pisllik.Komunistat e dikurshem ishin ndoshta idjota qe besonin verberisht ne idealin komunist,po si tju bejem neo-komunistave si puna jote qe mbroj babain e tyre shpirteror Salo Berishen.
      Jeni vetem per tu meshiruar te gjith ju qe perkrahni Berishen dhe qe e keni bere mik ne FB

        1. Nordi says:

          Ti qenke Trap i madh o Trim, Per ke gjykate apo propurori po flete. Per ate qe nxori vidion e Ilir koklopes te manipuluar, per ate qe nxori vrasjen e Kosta Trebices si aksident rrugor, per ate qe mbylli ceshtjen e Gerdezit, per ate bylli vjedhjen galopante te rruges Durres-Kukes nga “Miss buzqeshja”, per ate qe po mbyll ceshtjen e vrasjeve te 21 janarit, e te tjera si keto.

          Ti sje gje tjeter por nje ushtar budalla i keti pusht-eti te qelbur.

        2. feniks says:

          Me radhe,o TRIM leshi!
          Tani gjykatat jane KAMZHIK NE DUART E BERISHES,por kur Berisha te SHKOJE NE GOP TE SEMES,atehere do pastrohen edhe gjykatat!!
          Do kete edhe nje problem te madh:NUK DO KETE VENDE NE BURGJE SE JANE SHUME GJYKATES ,PROKURORE,NOTERE,EKSPERTE etj,qe do ndiqen PENALISHT SE KANE BERE SHUME KRIME!!!

      1. Ben Chicago says:

        une mendoj qe ramy i shkruar me germa te zeza nuk eshte ai qe shkruan zakonisht si uturak i berishes
        ramy uturaku i saliut e shkruan emrin me germa blu

    2. Ramy lavirja says:

      Sa fanatik qe je mer ramy lavirja, e paske shit keq prapanicen …nar adminitrate, je tamon rrk!

    3. obobo bre burazere!ja dhe topallica mashkull.”princesha ime” ha ha ha ha ha ha ha ha .o milet!nxirni dhe tallni by….en ,ka ardhur koha.

    4. Ali Pasha says:

      I ziu ti qe paske mbetur ne vitin 1939 kur njerzit i therrisnin shtypesve te tyre “zonja ime dhe princesha” por ti nuk e di qe Shqiperia eshte Republike Parlamentare dhe jo Mbreteri? te keshilloj te lexosh me tru dhe jo te degjosh me militantizem dhe me perde ne sy. Dhe nje gje e di ti qe komunisti me i zellshem dhe me i thekur eshte Salia? Je per te meshiruar gjynah

    5. Taulant says:

      Ramy-eshte nje tekst mesimor se si nuk duhet te mendoje njeriu normal dhe I papolitizuar.
      Nese Argita ka vjdhur,nese Edi Rama ka vjedhur duhet te shkojne ne burg.Ne duhet te heqim dore nga “sakrificat” per hir te dashurise per partine(per cdo parti!)
      C’politizohuni o njerez dhe mendoni sikur te vjedhin pronen tuaj personale.
      Kete lufte e filloi PS.Argita duhet ti pergjigjet akuzave te PS.Kush e paguan aq shume?Pse?A ka lidhje pagesa me privilegje nga babi?

      Pastaj Argita ,si qytetare e ketij vendi,(apo PD) mund te akuzojne Ramen dhe ai duhet te pergjigjet akuzave.Nderkohe prokuroria mban shenime….Kjo eshte rruga normale.

    6. MAMI RAMYT says:

      RAMY MJAFT ME BUDALLALLIQE XHAN I MAMIT SE U BERE GAZI BOTES ,SHUME I TRASHE PO TREGOHESH,PO TALLIN BYTHEN DYNJAJA ME TY,GJITH KATUNDI POT,SHAN MGA MAMI DHE TI PRAP VAZHDON,

    7. mirel says:

      maskarenj komunistet, mbase, po tokat iu lane njerezve te paprekura.
      Nuk privatizuan asgje dhe pasurine e kishin shteterore.
      Normalisht, sikur sistemi Berisha, te ishte baraz apo pak me i mire se sistemi komunist, duhet te kishte ligjeruar pronen, dhe jo te nxirrte nene e sternene per tjua grabitur pronareve.
      Juve jeni maskarenjte, dhe haku do ju bjere mbi koke.
      Ndyresira.
      Me gjithe fellicken e Berishes.

    8. WTF says:

      o Ramyth, gazeta ka 3 dite qe publikon emailet, por si duket ti do kesh qene ne autobus. Ti dukesh qe se paske haberin per emailin, sepse nuk ke pse futesh ne emailin e dikujt kur pala tjeter ta servir ate. Ty te paske ngelur ora ke radio ILIRIA me lal. Shko futi ndonje gote Llall te behesh esell

    9. shpati says:

      Ne komunistet vertete nuk kemi pusht-etin fashist te Berishes,por kemi pushtetin e FORCES SE FAKTEVE TE HAJDUTEVE TE TIJ!!!
      Nje femer,qe ngjan ne SURRAT E NE SHPIRT SI MASHKULL I EGER,KOPJE E BABAIT MUSHKE,E KUPTOJNE SE PO U VJEN NGORDHJA,NDAJ HEDHIN VICKA!!!
      Nuk keni ku shkoni:GJENI VRIME KU TE FUTENI,VECSE SHKONI PRAP ANDEJ NGA KENI DALE!!!

    10. ariana says:

      @Ramy: me te drejten e investigimit te vjedhjes se pasurise se popullit dhe shkatrimit dhe shitjes se atdheut tone

  2. ar says:

    Kerkohet Avni Rustemi! ?

  3. plaku says:

    Me vjen keq por, une nuk arrij te kuptoj se, ku eshte presjoni ketu qe i ben Argita investorit te huaj.
    Argita i kerkon atij qe, ai te japi sa me pare vendimin e tij sepse ajo eshte nen presionin e agjenteve te tokave.
    Me vjen keq por, kjo eshte krejt normale ne bisnes. Une kam pas punuar vete me arabet, ne kohen e Enverit per shitjen e telave te bakrit, dhe me thene te verteten, ata ishin shume hileqare dhe mendonin se, ishte bere deti kos dhe mund ti blenin telat shqiptare nen koston e prodhimit.
    Nuk ju genjej kur ju them se, kur patem nje grindje me ta, ishin arabo saudite, ata ne Athine ne Hotelin Hilton na sollen ne bisedime dhe tre gra “shoqerimi” me te cilat shkuam ne darke tek lokali arab ne rethet e Athines me emrin “Ali baba me 40 hajdute” ku hahej, kendohej dhe kercehej arabisht.
    Ne kete lokal njeri nga arabet me tha se, keto tre gra ( dy amerikane dhe nje hollandeze shume te bukura ) ishin per neve dhe neve duhet te zgjidhnim.
    Kemi qene shoferi i drejtorit te Mineralimpeksit, juristi i Mineralimpeksit dhe une si shefi i shitjes se telave te Shkoderes. Kuptohet se, me shume miresjellje ju thame se, ne nuk lejohemi te shkojme me to. Arabi mu pergjegj se, i vinte shume keq sepse, keto gra kushtonin shume.
    Me falni se e zgjata, por une nuk po shof ne shkrimin siper se, kush ishin kerkesat financjare te studios se kryesuar nga Argita.
    Une jam i sigurte se, Argita vjedh por, ta kritikosh ate ne kete menyre eshte qesharake dhe idiote. Vetm fjale boshe bla bla bla dhe asgje tjeter.
    Ne se zhvillon bisedime per nje bisnes, ti shume ralle perfundon bisnesin me sukses dhe per kohe te shkurter.
    Mendoj se, PS duhet te jete me serjoze me keto akuza pa baze.

  4. luli.shtino says:

    A mbaruat me kete histori qe nuk te con asgjekundi? Cfare donte te arrinte Taua dhe Merua? Eshte normale qe dikush te vije per te investoje, te pyes dhe te rekomandohet. Ne fund vendos vete te iki ose jo. Edhe ai palo investitor. Madje si businessman ai duhet ta dije qe sherbimi paguhet. E priste falas ai? Vari t…! Ka thene po kap ndonje leke me rehatllek se Shqiperia nuk ka energji dhe kujtoi se mezi po e prisnin shpetimtarin. Kur se kapi, iku. Ishalla ra rehat Taua dhe Merua! Kush vjen me pas? Per kuriozitet qe kur pakistanezet jane arabe? Mesa di une, nuk asgje te perbashket pervec besimit.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Zoti Shtini, na trego pak nga casti kur zonja Berisha e madhja dhe zonja Argita, te japin mirnjohejn e tyre per kete mbrojtje qe ke marre persiper, me siguri te jane shume mirnjohes dhe mirnjohja e tyre te jep shancin qe edhe ti me familjen te jeni pjese e vjedhjes se madhe, se je pjese e familjes ADAMS.

  5. ardian says:

    o ramy tu kane cthurur trute fare qenke b..e fare nga trute dukesh ti qe je i semure nga mente te pakten kur komento piji ato dreq ilacesh o psiqik i kalbur, nje perjudhe e keqe te pret ne qershor karixhic ramy bregut te lanes do maresh dhene duke mbledhur kanace e plera sic je vete…

  6. Femija i masakruar i Gerdecit says:

    Gjera te vogla Taulant. Shqiptaret sja diten per 97 dhe e votuan prape kafshe , nuk ja diten per ne femijet e Gerdecit te vdekur e te gjymtuar e jo me ti bej pershtypje korrupsioni i Argites. Shqiptaret e meritojne kete qeveri deri ne 2017. Kur si erdhi keq per ne nuk me vjen keq per ta.

  7. EDI RAMA LARGOHU SA ME PARE says:

    ORE SOCIALKOMUNISTA POR KURE DO MBUSHENI MEND AI CE SHKRUAN KUNDER DERRKUCIT RAMA SI RAMY;BENI;ETJ I VERSULENI ME SHARJE E FYERJE PO TE GJITHE NUK MUND TA ADHUROJNE PSIKOPATIN RAMA.SA PER NUMRIMIN E DTEVE EDHE RAMA I KA NUMERUAR NE 2009,10,9,edhe 8dite.ME 2011 perseri 10,9,8.TANI DO I NUMROJ ME 2013 .NE2015 do i numroj perseri nga 0.

  8. emigranti says:

    nuk e di pse ziheni e shaheni per pislliqe.une sot jetoj ne emigracion po kam rastin ti njh menyrat e qeverimit te politikaneve tane,te djthte shume mire po edhe te majte.kjo politike e marrjes para bisnesmeneve te huaj ekziston dhe do te vazhdoje pafundesisht ne nje vend ku politikanet mendojne vetem per familjen e vet dhe nuk kane asnje interes te vertete per popuul,komb,atdhe

  9. ligji says:

    Pse i shani Ramyn,Plakun dhe Shtinin?Pse nuk pranojne te genjehen si ju qe genjeheni si pulat me therrimet dhe shpifjet ordinere te Balles?Nese ka ne Shqiperi njerez qe,edhe po te duan,nuk ia mban te vjedhin,jane pikrisht femijet e Berishes.Balla lodhet kot qe vret mendjen te sajoi cdo dite genjeshtra ordinere.Le te shkoi e ti vertetoi ne gjykate dhe te dale mandej e te na binde me fakte e jo me bla-bla,se gjykata mbajti anen e tyre

  10. miri says:

    Ramy dhe Ben Chichago me siguri jane i njejti person,te dy spijune te sigurimit dhe vegla te Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje