Aksident i rëndë në Qafë Kashar, dy të vdekur e dy të plagosur

12 Janar 2013, 10:47Politika TEMA
Aksident i rëndë në Qafë Kashar, dy të vdekur e dy

Rrugët e kryeqytetit janë përgjakur mbrëmjen e të premtes nga një aksident i rëndë automobilistik, si pasojë e të cilit kanë gjetur vdekjen dy persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të 11 janarit në ‘Qafë Kashar’, ku dy automjete, njëra tip ‘Benz’ me targë AA 066 CN dhe një ‘Audi’ me targë AA 889 AY janë përfshirë në aksident.

Për pasojë dy persona kanë humbur jetën, përkatësisht shoferi dhe pasagjeri i makinës tip ‘Benz’, ndërsa për nxjerrjen e trupave të viktimave është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse pasi makina ishte ndarë në dy pjesë, raporton Ora News.

Burime policore bëjnë me dije se viktimat Gjovalin Dedaj e Kajan Dedgjonaj nga Lezha, udhëtonin me një makinë tip “Benz” drejt Tiranës.

Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira e rrugës. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

8 komente në “Aksident i rëndë në Qafë Kashar, dy të vdekur e dy të plagosur”

  1. realitet shqiptar. says:

    Ajo cope toke me emrin allbani sa te kete jete ka vuajtur dhe do vuaje nga kokat qe e drejtojne te cilat Nr1 kane pasurimin e tyre.
    Edhe rruget e kesaj toke i kane bere kokat mendje ceket qe drejtuan.Shikoni kaosin e tiranes e mban vetem projekti italian,u largove prej tij fillon KAOSI,i ndertuar nga enver kasapi me bishtat qe la pas,fshatare kerpace ne pushtet.

  2. arsen says:

    Ngushellime familjeve.
    Shteti ne vend qe te rrise taksat vjetore, duhet te rrise gjobat!
    Ne kete menyre ndikon ne edukimin e perdoruesve te rruges.
    Policet te mos fusin gjoba ne xhepa, por te te ndalojne edhe per dritat e gjata, boriet e sirenat vend e pavend, timonet majtas te makinave per Angli e Koloni angleze, shkelja e sinjalistikes dhe vijezimeve, etj
    Gjobat te shumfishohen gati edhe sa vlera e vete makinave te vjetra qe qarkullojne e ndosin ambjentin.
    Shqipetare! Shterngoni vidat dhen mos merni ne qafe fatkeqet qe shkojne ne pune te tyre!

  3. pllumi says:

    Po clidhje kane rruget o merhum, makina ka qene me shpejtesi sketerre sa qe ishte ndare ne dysh. e pashe vete

  4. rezi says:

    Sa kemi ngelur me gjithë këto aksidente…vetëm këtë vit, dmth 12 ditë të vitit të ri, kanë vdekur mbi 20 veta…sa s’i bën përshtypje kujt e s’quhet lajm. Lajm është Kryeministri që na heq të drejtën të shohim TV, ngaqë i pari del ai, edhe i dyti, edhe i treti…e për popull e problemet e tij, asnjë lajm.
    Vetë emri “realitet shqiptar” rrëzon ato që shkruan më poshtë, të paktën për Enverin që ti i vë atë emërtim. Ai i la ato rrugë që i la, por mos harro se lëvizej me trafik kolektiv nëpër Tiranë apo rrethinë, vetëm në Tiranë kushtonte bileta 30 qindarka…e more vesh 30 QINDARKA, që s’mund ta marrësh ti me mënd.
    Nëse shkruan për realitet shqiptar shkruaj për këtë realitet, që ti u linde e po rritesh, një realitet me shpresa të shuara, një jetë për disa dhe vdekje për shumicën e popullsisë.

  5. kola says:

    me ngadel, o realitet, se pse keni ra ne makina su ka faj as enveri as sala dhe as fatosi , keni mendjen mos pini rrespektoni rregullat e qarkullimit dhe kur tu ndaloj policia per ndonje gjob mos u thuaj jam kusheri apo ky apo ai , po merr gjoben se nuk te shpeton kush nese je kushdo te jesh , keto rrug jane per te gjith , pse nuk peson aksident sala, edi , kreshniku, apo te tjere , sepse hecin me avash , mblidheni mendjen dhe me kujdes ,

  6. mike says:

    Me patjeter duhet te rriten gjobat ndaj shkelesve te rregullave te qarkullimit rrugor si dhe te behen patentat me sistem pikesh sic eshte ne te gjithe europen. refprme e thelle ne polici ku te hiqet dore nga dashuria per politiken por te fokusohen ne profesionalizem.
    Zero tolerance duhet ndaj drejtimit te rrezikshem te automjeteve.
    Ne Angli po diskutohet qe tu hiqet perjete patenta drejtuesve qe ngasin makinen nen influencen e alkolit ose drogerave.

  7. United Kingdom says:

    Pakujdesia!

  8. Bato Mokra says:

    Ngushllime te sinqerta familjareve te ketyre viktimave dhe te 20 te tjereve gjate ketyre 12 diteve.
    Ketu ne kete “foltore” nuk po del askush nga eksponentet e opozites, por po dalin jetedashesit e njeridashesit, qe u bien fort kembanave te larmit per jeten, e cila po merret dita-dites, ne forma nga me te ndryshmet, kryesisht nepermjet aksidenteve. Ekspertizat kane percaktuar dhe fajesite (ata qe shkuan te te shumtet i kane marre me vete c’paten). Po halli eshte i atyre vecse gjalle dhe i pergjegjesve ligjore.
    Armiku i perbetuar i popullit (kombit) shqiptar, Sali Berisha&Banda e tij e Trustit te Vucidolit, vazhdues i denje i vepres se “Antifashistit” Ahmet Zogu, qe del neper ekrane edhe per nje shurrtore dhe na çan b…then, sic di ai mjeshtrisht, duhet ta dije se ka nje Komitet Nderministror per Sigurine e Rrugeve (a nuk e di si varion emertimi i tij). Kush e mbledh? Kush e drejton? ke ve pergjegjes etj, etj.
    Pas cdo lajmi qeveritar eshte nje skandal. I bie qe opozites dhe popullit opozitar “te punesohet” per te protestuar cdo dite e cdo cast. Ende s’i ka ardhur dhe s’besoj t’i vije me ne historine e Shqiperise nje qeveri si kjo qe te prodhoje cdo cast kaq “lende te pare”, kaq skandale sa kjo e Sali Berishes.
    Me kete rast pershendes AKZ per protesten ne Qytetin Studenti te Beu i QS-se, Morina. Do t’iu sugjeroja jo vetem atyre, qe te vene te “sportivi” Bujar Leckaj (si e pame ne ekspoziten e piktures N15, me 10 janar)dhe te marrin, t’i publikojne dhe te protestojne per hajduterine e pashembullt qe ka shperthyer ne dikasteret, qe i mbron ZOTI, jo ai lart, po ky poshte, SRB-i.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje