Apeli lë në fuqi dënimin ndaj Sajmir Tahirit në gjyqin me Vokshin. PS: Nuk do na e mbyllin gojën

11 Janar 2013, 19:12Politika TEMA

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës, njëkohësisht deputet i kësaj partie, Sajmir Tahiri.

Deputeti socialist ishte paditur nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, pasi e kishte akuzuar për afera korruptive të koncesioneve të naftës.

Për këtë çështje ka reaguar Partia Socialiste, që deklaron se këto vendime nuk do ia mbyllin gojën opozitës.

“Partia Socialiste është e vendosur për të mos heshtur për asnjë çast ndaj korrupsionit qeveritar, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të pushtetit kriminal, që tashmë ka vënë në shërbim të goditjes së opozitës edhe segmente të caktuara të gjyqësorit.

Pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga deputeti socialist, trupi gjykues i përbërë nga Hysni Demiraj, që ka qenë dhe relatori i çështjes, Astrit Haxhialushi dhe Flutura Skënderi kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, duke shpallur fajtor deputetin socialist dhe duke e dënuar atë me një gjobë prej 1 milionë lekësh,” thuhet në deklaratën e PD.

“Partia Socialiste e konsideron këtë vendim si një përpjekje absurde dhe krejtësisht të kotë, për të trembur opozitën dhe deputetët e saj, një përpjekje për të frenuar denoncimet e vazhdueshme të korrupsionit dhe abuzimin me pushtetin, që e kanë përmbytur këtë vend. Por ky vendim i padrejtë nuk do të ndikojë aspak në vendosmërinë e PS dhe deputetëve të saj për të ngritur edhe më fort zërin në mbrojtje të pasurisë së shqiptarëve që po trajtohet si mall pa zot nga familjarët dhe klientët e oborrit kryeministror,” vijon deklarata.

15 komente në “Apeli lë në fuqi dënimin ndaj Sajmir Tahirit në gjyqin me Vokshin. PS: Nuk do na e mbyllin gojën”

  1. loni says:

    nqs keta gjykates kane abuzuar me detyren qe ushtrojne,,vetem per ti sherbyer udheheqseve te shtetit,,duhet qe socialistet te dalin dhe te flasin qarte se cfare do bejne me keta gjygjtare kur te vine ne pushtet,,ndryshe jemi ne kohen e xhaxhit,,cfar thoshte xhaxhi ajo u vendoste edhe ne gjykate,,nga ata gjykatesit e atehershem asnjeri nuk u denua,,mos valle keshtu do vazhdoje kjo situate pa ndeshkime???po vazhduam me kete rruge kemi marre fund perfundimisht,,nqs sajmir nuk i denon keta gjykates ( kuptohet po paten abuzuar me detyren )harram qumshi i nenes…

    1. qwe says:

      Ne me te shumten e rasteve veprojne ndryshe: Shenojne demin qe ka pesuar kolegu i PS dhe sapo te vujne ne pushtet i japin te “demtuarit” nje “llokme” qe e zevendeson disa mijra here ate gjoben.

      Shume e veshtire qe te ndryshoje mentaliteti vetem per aresye te siglave partiake…

      1. Horri i Bulevardit says:

        Pafajsia e Fatos Nanos, ne fakt duhej te demshperblehej nga gjykatesi qe e denoi se paska dhene denim te padrejte, por mesa di une ai gjykates, eshte akoma gjykates dhe parate i paguajten taksapaguesit shqiptare, per demin qe beri ky gjykates.

    2. fl says:

      Shume e thjeste zgjidhja loni: De anullojne vendimet (ne mos ata koleget e tyre) dhe do denojne ata qe PS do kerkoje te denohen.

      Te siguroj qe kete ate do e kuptojne dhe do e bejne vet, nuk do kete nevoje as ti kercenosh ?

    3. e verteta says:

      O O O OO LONIIIII ! NUK DO TE KENE SHANCE KURRE TE QEVERISIN SOCIALISTET

  2. EDI RAMA LARGOHU SA ME PARE says:

    eshte mire te denohet sa me pare edhe sharllatani papagall palla ,palla,palla,BALLA.

    1. elio says:

      Po po te denohet dhe pastaj marrim lahutat e citelite e i kendojme salise..

  3. Sum Gruda says:

    Eshte tronditse vendimi i gjykateve te korruptuara, te plasur sysh
    qe nuk kane fije turpi per “Stemen” qe ky vendim te shfaqet nen ate Steme te Republikes Shqipetare. Seshte ndonje frike se keta gjygjtare nga Veriu dhe shoke te Sali Berishes, pa kurre fare ndergjegjeje karshi popullit qe i paguan dhe bejne si gangsteret me te medhejne,
    a jane keta gjykates te cmendur apo te poshter sa qe te qorrojne sipas mendimit te tyre ket popull te shkrete!

  4. Ilir Guri says:

    Sa me ra ne sy kjo maskarade e gjykatesve vendim i poshter.
    Duhet bere nje thirrje gjithe gazetareve te huaj te akredituar ne Shqiperi dhe ne vendet kufitare dhe te denoncohet Sali Berisha me familje te tij. Te behet apel ne Kushtetuse e pastaj ne Strasburg e
    Europes Gjyqe i Apelit qe do vendose per Deputetin Saimir Brace.

  5. Treviso says:

    Apeli ka vertetuar se nuk ka korrupsion ne Shqiperi.
    Te jeshe vendi i katert ne bote per zhvillim, domethane qe nuk ka korrupsion. As ne drejtesi nuk ka korrupsion. Fjalen korrupsion e ka eleminuar krimineli i popullit, kryeministri sali Berisha dhe ish zevendesi i tije Ilir (Floriri) Meta.

  6. pika neve says:

    mire ja u bejne vete e keni lene kte qeveri me ato institucione deri ne kete pike. PSE NUK KERKONI QEVERI TEKNIKE?!

  7. SKENDER BEU I VJETER says:

    SAIMIRI DUHET TA SHPJERE CESHTJEN NE GJYKATEN E LARTE DHE KUSHTETUSE DHE PO NUK I DHANE TE DREJTE NE GJYKATEN E STRASBURGUT,POR TE GJITHE ATA QE KANE DY PARE MEND DHE JANE NJEREZ TE NDERSHEM DUHET TE NGREHIN ZERIN KUDO NE SHTYP NE RRUGE ME NJERZIT ME GRUPE DHE NE BOTEN JASHTE.KUDO KU MARIN TAKIM ME AMBASADORE TE HUAJ TE GJITHE OPOZITARET DUHET TE DEMASKOJNE KETO GJYQE SHARLATANESH TE KORUPTUAR.NDERKOHE NDONJE GRUP TE RRINJSH TJA U BEJE BOTEN KUNGULL KETYRE GJYKATESVE DHE LE TE VENE TE KERKOJNE DREJTESINE PAS KESAJ.SULUNI NDAJ KETYRE KELYSHESH UJQERISH QE MOS ARRIJNE TE NXJERIN ME DHEMBET.

  8. ganiu says:

    jo vetem gojen te hapni po hapuni dhe nga mbrapa e sju be derman gje se sju beson njeri per asgje o te shkrete

  9. kajtushka says:

    Me kete rast merr zemer Gita dhe tani eshte e garantuar me shume se 500% qe fitoren e ka te sigurte. Fli e qete se vendimi do te jete konskrutiv dhe i pa anshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje