PS: Arka e shtetit është bosh, qeveria po merr borxh me interesa të larta për të paguar rrogat

11 Janar 2013, 18:45Politika TEMA

Partia Socialiste ka denoncuar faktin se arka e shtetit është bosh dhe si rrjedhim i kësaj gjendjeje janë vonuar pagat e punonjësve të administratës.

Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, gjatë një deklarate për shtyp, ka theksuar se justifikimet e Ministrit të Financave dhe Kryeministrit se vonesat janë shkaktuar për shkak të mos hyrjes në fuqi të buxhetit, apo për faj të thesarit të shtetit, apo edhe për shkak të mos dërgimit të listpagesave, veçse vërtetojnë se institucionet që ata drejtojnë janë kaq të paafta sa nuk arrijnë dot të plotësojnë e të dërgojnë në kohë as borderotë.

Deputetja socialiste ka deklaruar se as Kryeministri dhe as ministri i Financave nuk mund ta fshehin dot me faktin se këto janë përpëlitjet e fundit të pushtetit të tyre të falimentuar.

DEKLARATA

“Ministri Bode iu përgjigj dje akuzave të Partisë Socialiste për vonesën në pagesën e rrogave të administratës si të kishte qenë një punonjës i thjeshtë banke. Ridvan Bode u përpoq njëherë të na mbushte mendjen se rrogat ishin bllokuar sepse nuk kishte hyrë në fuqi buxheti, herën tjetër duke ia vënë fajin thesarit të shtetit që paskësh bllokuar pagesat, derisa mbërriti tek justifikimi i djeshëm sipas të cilit fajin e paskëshin institucionet që nuk kanë dërguar në kohë listpagesat. Pra sipas ministrit Bode dhe kryeministrit Berisha përpara tij, institucionet që ata drejtojnë qenkan kaq të paafta sa nuk arrijnë dot të plotësojnë e të dërgojnë në kohë as borderotë.

Ne nuk e vëmë fare në dyshim se institucionet e drejtuara nga militantët e partive  në pushtet janë të paafta, por e vërteta e kësaj vonese është krejt tjetër arka e shtetit është bosh dhe qeverisë iu desh të marrë borxh me interesa të larta për të arritur të paguajë rrogat. Madje edhe sot, kur ka kaluar plot një e treta e janarit, rrogat janë paguar vetëm pjesërisht ndërkohë dhjetëra mijëra persona me aftësi të kufizuara kanë muaj të tëra që janë braktisur në mëshirë të fatit e nuk marrin as pagesën më minimale me të cilën mezi arrijnë të mbijetojnë. Kurse Ministri Bode dhe Kryeministri Berisha vazhdojnë të tallen duke deklaruar se ekonomia shqiptare është zilia e botës mbarë dhe se jemi të katërtit në botë për nivelin e mirëqenies.

Sado të përpiqet Ministri Bode dhe Kryeministri Berisha tanimë ata e kanë të pamundur të fshehin faktin se këto janë përpëlitjet e fundit të pushtetit të tyre të falimentuar”.

9 komente në “PS: Arka e shtetit është bosh, qeveria po merr borxh me interesa të larta për të paguar rrogat”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ke Josif Broz Tito, kjo metoda e borxhit, funksionoi mire, ai vdiq i lumtur. Ndoshta ja del edhe Saliu pa i hyre gjemb ne kembe.

    1. paraja says:

      KUR TE VIJ PS NE 2100 DO TE RREGULLOHET FINANCA

  2. loni says:

    edhe pa buk ta leshe ate popull prap ata rrine si pula te lagura,,pse nuk organizohen te gjithe dhe te bejne greve duke i kycur te gjitha instucionet vetem per 24 ore jo me shume,,,dhe do ta shikoni sesi kjo qeveri e perbere me kafshe maloke si do rrezohet,,menjehere,po pulat e lagura per nje rroge per buke me djathe nuk ndihen,,rrin duke pritur si ajo shprehja,,,prit gomar te mbij bare,,,mir ti behet,,u qane nga enveri dhe e hengren llonxhin nga saliu…popull laper dhe zagar..

  3. Bato Mokra says:

    Ja vlente te publikohej ky opinion i nje nëne shqiptare, qe ma nisi nje miku im:

    “Keto dite, gjate lajmeve,Em amë na tha: “Popullit i asht hollue lekura e i asht ba sa maza e qepës, sa edhe me u krue me thonj kane frike se ju çahet e kruhen me mollëzat e gishtave; kti Sales e robve te tij po i trashet perdite lekura e portofolit, sa duhen pinca me i hapë…”

  4. fieraku4u says:

    PO KUR POPULLI NUK KA KELLQE TA RREZOJE KETE PLERE TE PA RECIKLUSHME ME EMRIN BERISHA …ATEHER ATA DO BEJNE SI TE DUAN.

  5. Sinani says:

    Une nuk arrij dot ta kuptoj opoziten shqiptare! Po shprehem me sinqeritetin me te madh! Del Taulant Balla me gjithe ato dokumenta serioze dhe ben deklarata si karagjoz, jo babi kryeminister e jo terci e verci! Del Gjermeni per nje ceshtje shume te rendesishme dhe gati me te njejten gjuhe si Balla!
    Po nuk ka njeri tjeter kjo opozite qe ti pergjigjet Bodes? A ka kjo opozite qeveri hije? Apo kujt ti bjere lista e dezhurnit te javes?
    Une mendoj se Berishes duhet ti pergjigjet Rama, Bodes Malaj, e keshtu me rradhe. Kjo menyre do te ishte eshte shenje serioziteti nga ana e opozites e jo qe ka gjetur deri tani. Te gjithe figurat kryesore te opozites duhet te angazhohet sipas sektoreve qe mbulojne, sigurisht nese e kane bere nje ndarje te tille. Une kam frike se te tjere punojne, te tjere do perfitojne nese opozita vjen ne pushtet. Po keshtu sic po ndodh, ajo kohe duket shume e larget! Me Veliajt e me Xhackat, me vjen keq, por shume njerez nuk joshen te shkojne tek kutia e votimit per te larguar Saliun!

  6. media says:

    sala ne grahmat e fundit te fronit personal.

    sala ka mbaruar me kohe,s’mbahet shteti me pordhet e nje idioti qe le mjekun dhe ben politikanin se i mbante shuren enverit per ta analizuar ne Pariz.

  7. klubi i Selanikut says:

    QEVERRIJA E SHPETIMIT TE KOMBIT
    ———————————-
    1-Aleksander Meksi-k/minister
    2-Sudja ministre financave,zv Malaj.Bode
    3-Nano ministri ekonomise,zv Naçi,Baçi,Kaçi
    4-Meta minister i integrim investim eve,shit blerjeve e biznesit
    5-LIRIJA ministre òeshtjeve sociale,zv Xhoi.KRYEMADHI
    6-Topalli ‘papeshe’
    Berisha perfaqesues i SHBA E TROJKES PER PAISJEN ME PASAPORTA DIXHITAL PLEQTE E NGELUR NE KETE PALO VEND E 30 VJEçARET E PA PUNE.
    Nipi i kontit Ciano,perkthyer ne shqip nipi i Ahmetit MBRET.

  8. Noseda says:

    Nga kush frikesohen direotaktt?!!! | MBRET I TREGUT Njeb puneb tejet kreative nga agjencioni i reklamave Ogilvy Frankfurt, pebr ISHR. Idea flet qarteb pebr popujt teb cilebt kurreb nuk kaneb debgjuar pebr MBRET I 3GUT, ndebrsa pebr Google vetebm kaneb debgjuar, pasiqeb neb krye teb shtetit teb tyre kan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje