Bode me gjysëm zëri: Rritja ekonomike, 1.5%, më e ulët se mesatarja historike. Ikja e CEZ, lajm i keq

11 Janar 2013, 20:58Politika TEMA

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ndryshe nga parashikimet optimiste të shefit të tij, pranoi sot në një konferencë për shtyp se rritja ekonomike për vitin që lamë pas është 1.5 përqind.

“Ekonomia shqiptare për vitin 2012 mendohet të ketë një rritje 2% ose 1.5 për qind, duke shprehur atë që është dëshmuar në vitet e mëparshme, dinamizmin më të mirë krahasuar me ekonomitë e rajonit. Ajo është më e ulët se mesatarja historike, por edhe më e ulët se vitet e krizës”, deklaroi Bode.

“Kriza e gjatë ka çuar në një rritje më modeste, bazuar në kapacitetet që ne mendonim se do krijoheshin nëse nuk do ishte kriza globale”, nënvizoi Bode.

Ndërsa ka bërë një analizë të vitit që lamë pas, ministri Bode theksoi se papunësia në vend kap shifrën prej 13.4 përqind, ndërsa inflacioni mbetet i stabilizuar.

I pyetur rreth largimit të CEZ, Bode tha se: “Çështja energjetike ashtu si dhe Albpetrol janë pjesë e Ministrisë së Ekonomisë. Nga pikëpamja e përgjithshme sa influencon ikja e CEZ, nuk është lajm i mirë. Nuk është lajm i mirë ikja e një investitori, për më tepër që ai është investitor i madh. Ishte një investitor që mund të punonte dhe të na ndihmonte siç ishte energjia elektrike. Por ata treguan se nuk plotësuan dot kriteret si në performancë, të ardhura etj. Për hir të një kompanie që ka emër të madh, ne nuk mund të rrezikojmë interesat e shqiptareve”, tha Bode.

Ministri vlerësoi dhe njëherë se taksa për biznesin e vogël nuk duhet të hiqet, ashtu siç pretendon PS. Sipas Bodes ky do ishte rrënim për bizneset e mëdha. “Nëse hiqet taksa për biznesin e vogël atëherë gjithë të mëdhenjtë i bie të shkërmoqen dhe mbetën 3-4 kompani publike dhe të mëdha”.

9 komente në “Bode me gjysëm zëri: Rritja ekonomike, 1.5%, më e ulët se mesatarja historike. Ikja e CEZ, lajm i keq”

  1. nga letra bakali CEZ na mesoi se ky popull meriton respekt dhe sjellje njerezore NA MESOI SE FATURAT DUHEN FUT NE ZARF na mesoi SI TE PAGUAJME KORENTIN onlinie NA MESOI SE SI MUN TE KONTROLLOJME ENERGJINE HARZHUAR NE SHTEPIN TONE NGA CDO SKAJ I BOTES gjera qe nga shteti shqiptar as diskutoheshin kure per tu bere sepse bageti na la komunismi kafsha na lane dhe pasardhst PRA E SHUME TE TJERA KY CEZ TASHI DUHET TTE IKE

  2. Adele says:

    Shikojeni pak gishtin e vogel te dores, me nje thua te gjate sic lihej dikur ne kohen e Xhaxhit per ta perdorur per higjenen e vesheve….. ketyre s’i ka dale ngjyra e fshatit ende, leri 200 vjet ne pushtete ministrore…pika qe s;te bie

  3. alban4eva says:

    po o Bole pordha, po, ashtu eshte, kena rritje, na mbyti mire-qen-ia.. ua kemi kaluar te gjitheve, te dytet ne Europe pas Gjermanise dhe te katert ne bote.. vazhdoni talluni, pse jo, keni gjetur popull dele..

  4. o bode o kutunari i rakickes po ku te ra dhe ty financa more coban dhishe se nje cope kooperativist si gjithe te tjeret ke qene more felliqesire …

  5. hajriu says:

    Kush e pa debatin dje e dine dhe e kuptoi shume mire qe Bode ja qepi gojen Arben Malajt . Edhe ne debatin e Patozit me ate te PS(nuk me kujtohet emri) , edhe ne debatin e ministres se integrimit me z,Bushati po e njejta gje ndodhi . Pale te shikoje debatin e Shalsit qe ishte komplet skandaloz . Une nuk e kuptoj kete opozite , te mos arrishe te kapesh mat nje minister qe nuk ka leke per rrogat e buxhetoreve , qe financat kane vajtur ne nje pike pa kthim ku merret borxh per te lare borxhin , te mos kap mat nje qeveri qe ka 1001 pislliqe ????? Mire e ka raimondi kur thote qe kjo eshte nje opozite e pjerdhur . Per mendimin tim ka dy arsye qe kjo opozite eshte kaq e mefshet dhe e dobet: 1 – ose keta jane nallban(gje qe dyshoj) ose 2- keta jane perlyer aq keq kur kane qene ne pushtet saqe nuk kane mundesiose nuk ua mban te hapin goje . Kjo opozite edhe nese vjen ne pushtet ne qershor , nuk eshte se vjen per metire te saj por per merite zullumeve te pozites se sotme.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Lajm i keq, prit se ska ardh akoma gjoba.
    Po qene shqiptaret aq hajvane qe edhe kete rradhe ta paguajne gjoben vete dhe juve qe i shkaktoni keto gjera te rrini dhe te beni sehir, mire tja u beni.

  7. HOXHA qe i fryn ne vesh te vdekurit says:

    Bode,ne cilin do vend demokratik ku drejtojne ‘njerez’ e jo ‘qenje’ e ku ka krriza te renda e populli ha buke me lista e femijet vdesin nga urija se parate e tyre i hane jashte shtetit per qefe femijet tuaj:I PARI QE JEP DOREHEQJEN ESHTE MINISTRI I FINANCAVE PER TE SHPETUAR VEHTEN NGA GJYNAHET E POPULLIN NGA KRIMI E KORRUPSIONI.
    Kjo ndodh ne shtet demokratik.
    Ne diktatura ndodh ndryshe qe ne nuk ta urojme ate fat si ate te Gebelsit qe helmosi femijet,e me pas vehten e gruan ne vitet ’40 pse jo edhe pak kohe me pare kreun e financave amerikane Bernie Madof qe u denua 170 vjet burg e i biri u vete var.
    Bode,populli nuk do meret me BERISHEN E tOPALLIN QE FLASIN PER INVESTIME DHE ASFALT PIKERISHT TE KUNDERTEN E ASAJ QE REKOMANDON MENDIMI EKONOMIK BOTEROR POR DO MEREN ME TY.PO JE VIKTIME E ELITES JEP DOREHEQJE.PO JE I PA AFTE PRAPE JEP DOREHEQJEN.

    1. arsen says:

      Ai nuk eshte i paafte, por diku ka ngrene nje luge corbe te prishur dhe DO E VJELLE TERE JETEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje