Për diplomën false të Renzo Bossi-t dënohet një... sekretare

12 Janar 2013, 10:44Politika TEMA
Për diplomën false të Renzo Bossi-t dënohet një...

Renzo Bossi

Për skandalin e diplomës false të italianit Renzo Bossi është dënuar një sekretare. Jonida Ajazi është sekretarja, të cilës i ka “rënë lapsi” të firmoste regjistrimin e dy shtetasve italianë për të vijuar shkollën në Shqipëri.

Gjykata ka gjetur fajtore Jonidën, e cila është punësuar në universitet në vitin 2010, ndërkohë që Renzo Bossi është regjistruar në vitin 2007. Siç shkruhet në gazetën Shqip, sekretarja ka firmosur tre vite para se të punësohej.

E ndonëse Bossi kishte marrë nota të mira në degën e regjistruar “Administrim Biznes” dhe i është lëshuar një diplomë e firmosur nga pedagogë, rektori e dekani, gjyqësori është mjaftuar me dënimin e një sekretareje.

Me dokumente ai rezultonte se kishte ardhur në Shqipëri, madje të kishte frekuentuar edhe auditorët e shkollës në një kohë që sipas TIMS-it Renzo Bossi nuk kishte shkelur kurrë në vendin tonë, fakt të cilin e ka pranuar në një prononcim për mediat italiane.

Jonida Ajazi është dënuar fillimisht me 18 muaj burg dhe më pas i është konvertuar në dënim me kusht.

8 komente në “Për diplomën false të Renzo Bossi-t dënohet një… sekretare”

  1. Treviso says:

    Falimentimi i gjykatave tregon falimentimin e shtetit te sali Kriminelit.

  2. Agron says:

    Keshtu eshte kur punonjesit ose nepunesit pranojne te zbatojne urdhera me shkelje ligjore te eproreve te tyre, thjeshte per te mbajtur vendin e punes. Keto ndodhin ne ato vende ku ne fund mbarojne me stan dhe Albania kete prapashtese e merr Albaniastan sa here qe krye kemi mashtruesin SAAALI BERISHA. Pershtypje te ben edhe protesta e kujdestareve te konvikteve te qytetit te sudentave ndaj pallatit te xhaxhait te Linda Bashes, qe nuk kane asnje lidhje me kete ngjarje, por vetem si militant debila jo te Partise Demokratike por te SAAALI BERISHA, bejne veprime prej psikopatesh duke ju servilosur per te mbajtur vendin e punes. Emrat e ketyre personave duhet te mbahen parasysh ne menyre qe me rastin e pare per shkelje te renda ligjore dhe mashtruese te pushohen nga puna.

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ky informacion qe po ju kaloj ka nje interes per mediat Shqiptare pasi tregon qarte se si segmente te institucioneve shkencore ne Shqiperi kane punuar per Sigurimin e Shtetit ne dem te punes dhe jetes se shkencetarve te tjere. Se aktivitetin e tyre kriminal nuk e kane pushuar as pas renjes se komunizmit. Natyrisht sot sherbimet e tyre i bejne per grupe te ndryshme kriminale e sidomos ne favor te lobeve anti – Shqiptare.
    Nje nder to eshte prof. Marenglen Spiro diplomuar ne biofizike UT rreth vitit 1982.
    Vete emri i tij tregon se sa e lidhur ishte familja e tije me Ma-rks, Eng-els, Len-in.
    Ne vitin 1984 Akademia e Shkencave organizon nje komisjon per vlersimin e studimit tim : ” Teoria kuantike e impulseve nervore “. Nje nder antaret e ketij komisjoni ka qene Marengleni. Natyrisht qe Marengleni do hidhte poshte studimin e Stef Stakut qe vinte nga nje familje katolike Shkodrane e persekutuar. Per mua kjo ishte normale pasi ishte diktature po sot perse e vazhdon Marksi Shqiptar punen e tije ???
    Veprimin e1984 Merngleni eperserit ne 2001 ku i pergjigjet nje kerkese te bere nga Avokati iPopullit Ermir Dobjani.
    Edhe botimi i nje libri nga ana ime ku pershkruaja me dekumenta veprimet e Marenglenit komunist nuk e ndalin ate.
    Ne shtator.2007 une largohem ne Itali duke bere nje rruge te shpejte dhe ne disa media Xhenovese. Ne nentor.2007 pra dy muaj me vone ato segmente teshkences Shqipetare qe kishte punuar per Sivurimin e Shtetit vihet ne kontakte me me partine Lega Nord te Umberto Bosit. Rezultatet jane ne tavoline :
    1. – Ish sigurimsat komuniste i japin diplomen fallco Renzo Bosit.
    2. – Racistet e lidhur dhe me fashiste te Lega Nord bllokojne dokumentat e StefStakut si dhe daljet ne media tendryshme per 5 vite.

  4. arsen says:

    Ca ti bejsh?
    Po te kishte dale emri rektorit dhe te hynte brenda, kushedi sa emra pushtetaresh do e ndiqnin pas.
    Gjithe sera e pushtetareve kane nga nje ose dy diploma fallco.
    Te gjithe kane vjedhur e mashtruar te gjithe.
    Rrofsh o shtet, shtet i fuqishem ballkanik!

  5. Genard says:

    Kshu eshte kur njerezit shkojne te marrin Diploma te nje kioske si “VITRINA”.

  6. mergim tari says:

    Alibendua ka qene gjyqtar.
    Megjithese c’pyes kot…. Ate te gjithe kane te njejten fytyre;
    ate te percunduar te TOMES, ALIBENDOS, SASHENKES, SHPRESA B.
    Fatkeqesiiiii

  7. hallemadhi says:

    Nje sekretare qe denohet per fakte qe nuk ka qene fare prezent ne vendin e punes. Nje kryeminister(sekr5eytar i PPsh ) QE KA FUTUR NJEREZ NE BURG ME DESHMITE E TIJ DHE ME PUSHTETIN MONIST DHE NUK I HYN GJEMB NE KEMB, BILE NE SHQIPTARET E KEMI SI GJEMB NEPER KEMBE PREJ 23 VJETESH “DEMOKRACI ” DHE 6 VJETESH PUSHTET TE TIJ. kJO ESHTE PARADOKSALE DHE UNIKE NE GJITHE RRUZULLIN ! RROFTE SALI KANUNLLIU I SHEKULLIT TE MASHTRIMEVE !

  8. hallemadhi says:

    Nje sekretare qe denohet per fakte qe nuk ka qene fare prezent ne vendin e punes. Nje kryeminister(sekr5eytar i PPsh ) QE KA FUTUR NJEREZ NE BURG ME DESHMITE E TIJ DHE ME PUSHTETIN MONIST DHE NUK I HYN GJEMB NE KEMB, BILE NE SHQIPTARET E KEMI SI GJEMB NEPER KEMBE PREJ 23 VJETESH “DEMOKRACI ” DHE 60 VJETESH PUSHTET TE TIJ. KJO ESHTE PARADOKSALE DHE UNIKE NE GJITHE RRUZULLIN ! RROFTE SALI KANUNLLIU I SHEKULLIT TE MASHTRIMEVE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje