Familjarët e 19- vjeçarit: Dhuna e policisë e çoi atë drejt vetëvrasjes

12 Janar 2013, 11:14Politika TEMA

“Dhuna fizike dhe presioni i policisë e shtynë Drilonin drejt vetëflijimit. Ne do t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së ngjarjes”. Kështu deklarojnë familjarët e 19- vjetarit Drilon Dema, të vetëvrarë dy orë pasi ka dalë nga Komisariati i Bulqizës ku është mbajtur pas një denoncimi për vjedhjen e dy pulave. Familjarët ngrenë akuza ndaj uniformave blu.

“Mes këmbëve djali është nxirë dhe ne dyshojmë se është goditur nga dikush. Unë tentova t’ua tregoj këtë fakt gazetarëve që erdhën në ceremoninë mortore, por të afërmit nuk më lejuan”, thotë e ngashëryer në lot e ëma e të ndjerit, Vjollca Dema.

Ajo pohon se i biri nuk është vjedhësi i atyre dy pulave të komshiut.

“Para tri ditësh e thirrën në polici se një komshiu ynë e akuzonte për vjedhjen e pulave. Ka qëndruar shumë orë dhe më tha se kishte dhënë një dëshmi të gjatë. Më tha se ata të policisë kishin plotësuar të paktën katër fletë me fjalët e djalit. Kur u kthye herën e dytë rreth orës dy e gjysmë pasdite, Driloni doli nga shtëpia. Ndezi një cigare dhe më tha se po dilte të takonte shokët e tij. Pa kaluar gjysmë ore, fëmija i një komshiu na thotë se Driloni kishte varur veten te shkolla”, tregon Vjollca.

Ndërsa e motra ngre një alibi tjetër, teksa pohon se: “E kanë mbajtur gjithë ditën në komisariat. Nuk e di çfarë i kanë bërë atje, e kanë përdhunuar a e kanë akuzuar, nuk e di. E kanë mbajtur 24 orë dhe të nesërmen e kanë kërkuar prapë. Kur është kthyer, është varur”, akuzon ajo, teksa shprehet për gazetën Panorama.

Të afërmit tregojnë se të enjten në mëngjes Driloni ka telefonuar xhaxhain duke qarë se e kishin thirrur sërish në polici.

“Driloni ishte djalë i mirë, pa asnjë problem, asnjë precedent më parë. I kanë bërë presion psikologjik, pa praninë e një psikologu, pa praninë e një avokati për moshën që ai kishte. Do ta kërkojmë deri në një të mësojmë se çfarë ka ndodhur dhe të mbajnë përgjegjësi shkaktarët”, ka deklaruar një kushëri i Demës.

8 komente në “Familjarët e 19- vjeçarit: Dhuna e policisë e çoi atë drejt vetëvrasjes”

  1. gallata says:

    Per dy pula ?!-Popull o popull, komshi varfanjak ,police dru me pre e jete njerezish qe nuk vlejne as sa dy pula te ngordhura ,e njerez qe kane frike te kerkojne minimumin e te drejtave te tyre. Mjerisht pjesa derrmuese e popullit jeton ne mesjete.Ndaj dhe duhet nje ndryshim rrenjesor ne Shqiperi e sidomos ne fshat e province qe jane tamam ne mesjete ,e te mos na vije keq hiç fare por ta shohim realitetin ne sy .Ata qe duhet te jene promotore te ndryshimit te kesaj gjendjeje e, qe e kane mendjen vetem te pasurohen e te pasurohen duke mos çare koken per ata njerez te deshperuar ,duhet te skuqen e te nxihen nga turpi kur ndodhin keto absurditete.POr jo ,e lene Bulqize e mbare Shqiperine ne pike te hallit,me ata femije qe rropaten duke mbledhur krom ,me ata baballare fatkeq qe vdesin nen galerite mesjetare te atyre minierave primitive prona te mafiozeve dallkauke miq te pushtetareve.

  2. Daja nga Kavaja says:

    Ja kjo eshte policia e injorantit Flamur Noka dhe shteti i felliqur i Sali Kriminelit.Ngushellime per humjen e djalit tuaj ne lulen e rinise,dhe nje keshille Votojini perseri keta kriminele.

  3. Shqiperi-Illyria says:

    Me dhemb zemra kur degjoj te tilla histori. Me vjen keq per kete djale i cili iku nga jeta ne nje moshe kur ai ende nuk e njohu cfare ishte jeta. Ngushellimet e mia familjes. Ju lutem te pakten te mundoheni te vini pergjegjesit para ligjit. Megjithese nuk kam shume shpresa per kete.
    Me vjen kaq keq qe ne nje menyre kaq diletante shkilen te drejtat e njeriut ne Shqiqepri, kur ne te gjitha instuticionet punojne jo vetem njerez jokompetente, por edhe jo humane. Me vjen keq qe injoranca ne Sqhiperi eshte ne nivelin e saj me te larte. Cdo person i thirruar per hetime te policise, apo nga organi i akuzes ka te drejten mos te jape asnje deklarate pa pranine e avokatit. Me vjen kaq keq qe jemi ne dhjetvjecarin e dyte te shekullit te 21 dhe ne Shqiperi ikin njerzit per pula. Une nuk e di cfare mund ti kene bere ketij djali ne polici por vlera e demit te shkakrtuar nga vjedhja e pulave 20 dollare nuk mund te vihet kurre me jeten e nje njeriu, e nje qytetari shqipetar, e nje babai e kryetari te ardhshem te nje familje, nese ky djale do te ishte gjalle tani. Ndihem e indinjuar, e copetuar sesi jeta e nje njeiu ne Shqiperi ka kaq pak vlere.
    Ngushellimet familjes. Ju lutem te pakten mundohuni me forcat tuaj te vini perpara ligjit keta police ordinere te ciletne menyre te terthorte shuan nje jete.

  4. Emigranti_UK says:

    Ngushllime familjes nje vdekje tragjike…. Zodi i ndershkoft policet e mallkuar qe e detyruan te rijun drejte vetvrasjes nga torturat brutale te policeve te SALI SLLOBODANIT

  5. x says:

    po ca prisni merrni kallshin edhe bjeruni atyre qe u vrane djalin per dy pula te qelbuara.keshtu mbase vene mend policat.bjeruni si meksike ku vrasin nga 10 polica pernjeheresh edhe shohim si ndryshon muhabeti.
    se mundesi tjeter nuk keni as me gjykata se zgjidhni dot.

  6. Bulqizaku says:

    Lajmi nuk thote brenda informacionin me te rendesishem: Dy pulat ishin te Kryetarit te Partise Demokratike te Bulqizes

  7. alban4eva says:

    ngushellime familjes..!! u prefte ne paqe i shkreti djale…

    ky eshte Albanistani i Saleh kafshes, i Saleh kermes. arrestohesh dhe masakrohesh ne polici pse vjedh pula, kurse te gjithe pushtetaret pa perjashtim kane vjedhur dhe pire gjakun e ketij populli per 20 vjet me radhe..

    qofshi mallkuar te gjithe ju politikane shqiptare, ju kerma, ju pisa, gjakpiresa, qe jetoni ne lluks, dhe populli eshte katandisur te vjedhe buken e gojes.. do ju shofe Zoti nga lart nje dite..

    vdekshi ishalla..!!

  8. Anonim says:

    Do e keshilloja familjen e Drilonit qe kete rast, t’a cojne deri ne Strasburg, e te paket te marin nje demshperblim per dhimjen e shkaktuar nga humbja e tij e papritur dhe e provokuar nga sjellja brutale e oficereve te policise…Driloni, tregon qe ka qene djal i matur, me seder e i pjekur….Ai shume mire mund t’ia merte jeten atyre policeve, por zgjodhi qe te nderprese vetem jeten e tij…..per te mos lene pas probleme per familjen e gjore… I shkreti djale!!! Te gjoret familjare….nese do i ndodhte vellait tim, une me siguri do ia merja jeten shkaktareve te vdekjes se tij…. Zoti i mallkofte keqberesit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje