Rama publikon numrin e celularit: Më shkruani për të komunikuar direkt

16 Janar 2013, 13:48Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka publikuar numrin e tij të celularit, duke ftuar të gjithë ata që duan të komunikojnë në mënyrë direkte me të, duke i shkruar me sms emrin dhe adresën e email-it.

Postimi është bërë sot në profilin e kryesocialistit  Edi Rama në rrjetin social “Twitter”.

Nëse doni të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me mua, shkruani në SMS emrin tuaj dhe adresen e emailit në numrin 0662030272”-shkruan Rama.

65 komente në “Rama publikon numrin e celularit: Më shkruani për të komunikuar direkt”

  1. tiransi. says:

    mos u terhiq, edhe pse ben – cikago -bathorja do te te beje vizita ne cdo 10 min.

    1. gerti says:

      Ne komunikimin e Edi Rames skam vene re asnjehere manipulime, sic ebn mberisha duke bashkuar faqe FB per rritje fiktive te nr te fansave. Risite vijne me PS dhe Rilindja poashtu . Bravo Rama qe je kaq popullor dhe jospekulativ si PLKU sali

      1. and says:

        Shume mire e ke qe saliu eshte i ndyre shume mire e ke thene komentin rrenat e saliut nuk besohen asnjehere.

    2. ej says:

      BLILANT RAMA. vETEM GJERA TE APARA NXJERR NE DRITE. NJESH ME POPULLIN PA ASNJE LLOJ CENSURE. POLITIKE E RE PER NDRYSHIM KJO ESHTE

      1. enes says:

        a e shiko ndryshimin tashi ?

    3. Adelina says:

      zoti kryeminister me kan larguar nga puna mua dhe vajzen ce nga dt 13/ 03 2020 dhe akoma nuk na ka therrit per pun as nuk na ka paguar .ne nje rrobacepesi ne shkozet durres

    4. Sajmira says:

      Zkryeminister Jeni nje personality qe nuk Ka me lider si Ty ti I edukove shqiptaret po kush te fajson Ty zkryeminister edi Rama dua te komunikoj nga afer me Ty abracio sajmira suksese me qeveri nuk e kuptojn qe to ske faj do Tia dalim per te miren e situatave dua nje pergjigje ok ti do Tia dalesh do ti hapesh negociatat behu I zgjuar mos degjo kundershtime po EC perpara me zgjuarsi vetem ti do ta cosh perpara shqiperin ke force dhe Jo cfare thone to po punon suksese mos prano asgje negative ti ke force per tia dale po ahmetaj pse sulme nga te tjere Jeni Brenda psdhe bashkohuni behuni te forte nuk keni asnje faj kush sulmonn nuk Ka per te pasir me nje personality te sakrifices o Rama to ke punuar e meriton lavden suksese mazhoranca nuk Ka kurre siklete me Ty ti po punon po ske nivele te japin ate meriton po te sulmojn maresh bekim dhe Tu realizofshin situatat data 24 qershor 2020 ti e con situaten gjer ne 2030 pasi rekembet situata po nuk te Len te punosh pervte miren e situatave nuk kuptojn kur te sulmoj sulmojn veten cdokush respekte

  2. flog says:

    Risite e komunikimit vinje me ED Ramen qe ja boft zoti hallall. Beri TR qytet e vendin do e beje Per se mbari

    1. sarabibi says:

      Te lumte. Vetem te lumte ke nga gjithe vendi o Edi Rama. Je mosperfilles ndaj injorances dhe intris se Saliut dhe i drejtperdrejte e shpresedhenes per ne popullin.

      1. heh says:

        Saliut i ben nje koment ne foto ku i thua te ka dale hunda e madhe e fshin ne te qintat e sekondes.. Asgje te faqja e rames nuk leviz, as fansat sjane fiktive. Sja ben qejfin vetes kot si doktorri semure. Ram, suksese o progresist

  3. teti says:

    shum ide e mir e edit. i vetmi politikan qe mund ti shkruash dhe te kthen dhe pergjigje. se po bere gaf me i thon gjo bac saliut jo qe ste kthe pergjigje po dhe te bo block direkt

  4. armando spahia says:

    me pelqen qe ps po e demokratizon komunikimin me njherezit. se u merzitem vetem me deklarata dhe emisone politike. shum bukur kur i shkruan nje politikani dhe e di qe ti lexon ato qe i thua pavarsisht se mund ta kritikosh lere pastaj kur te kthen dhe pergjigje. bravo zoti rama dhe vazhdo keshtu: mos i fshi komentet negative se behesh si saliu pastaj ?

    1. tigri says:

      Komunikim i drejtperdrejte, program serioz, njerez te rinj me ide te reja, pale me cdo shqiptar te zakonshem. Kto kam vene re nga EDI Rama e ska se si te mos ishte ai qe eci me hapin e kohes ne kominikimin me twitter e facebook nderkohe qe Berisha lehte neper mitingje si ne 90 duke premtuar uje e drita, Edi Rama, mos te te dridhet qerpike se do fitosh. Kete se them une por cdokush takoj ne rrugee kudo

      1. anticensurë says:

        “Komunikim i drejtperdrejte, program serioz, njerez te rinj me ide te reja, pale me cdo shqiptar te zakonshem. Kto kam vene re nga EDI Rama …..”
        po dështimet a të kanë rënë në sy o vllajo???
        mirë që jemi përpara në komunikim se për xhepat që na pastron dhe për dajakun që hamë pri saliut,asqë duam tja dimë!jemi të lumtur si në thënjen e lebërve në fillim të viteve ’70″bytha jashtë e brith me vrap”!
        lum si ne për komunikim!tashti kemi ku ta harxhojmë kohën!në tuiter feisbuk e sms me ramën!më parë nuk dinim ku të shkonim,përveç rrugës!

    2. vertete says:

      Hallet jane te panumerta e afrimiteti juaj eshte humannizem. Do ju ndihmoje pamase dhe per pgogramin por de do ju mbaje ne pergjegjsi per punen qe neser do besh si kryeminister. Sukses per nismat kaq te arrira e tejet sociale

  5. eda says:

    e beri dhe doktori kte punen e numrit gjoja per te denoncuar korrupsionin po e la sh shpejt se po i denonconin vetem argiten. ky tjetri ne twitter dhe fb te pakten te pergjigjet. ta provojm dhe njeher me sms e email.

  6. rreziku says:

    Po kjo eshte pak e rrezikshme Z.Rama.

    I bie tja besh dhurate PD informacionin me

    Listen e numrave te celulareve te personave qe ndajne te njejtin mendim me ty.

    Shiku e ka te thjeshte te kontrolloje sms e nje celulari. Me beso mua.

    Ai shefi i SHIKUT eshte esnaf vete per keto gjera.

    Gabim, kjo zgjedhje

    1. teti says:

      rreziku
      esht e vertet ajo qe thua po ka ardh koha qe njerzit te mos ken me frik se po vazhduan me frik saliun mbi qaf e kemi. pastaj nuk esht e then te behet vetem me telefon po edhe ne twitter edhe ne fb apo me email. rama zakonisht pergjigjet prandaj ia vlen.

    2. ska rrezik says:

      Ska rrezik nga nje diktator ne ikje e siper. Ai lepin aty ku peshtyu pafun per twitter e facebook. Ai plaku qe vret, smund te vrasi e as te kontrolloje telefonat e gjithe shqiptareve ndaj, urime rama, do kesh pafund nga ata qe sguxojne te vijne neper protesta se hiqen nga puna, nga ata qe jane te semure e slevizin e s sherbehen nga shteti, nga jashte vendit, kudo. Nisme per kedo te kercenuar nga dhembet e pushtetit mafioz

    3. Ana says:

      e kur poer me teper numri i telefonit eshte “PLUS”….prone e familjes……mgjth mendoj se pikerisht per kete arsye edhe e ka bere publike. Goxha interesante si zgjdhje

  7. tironci says:

    car te duhet mer lal me vu nimrin e celularit. mesazhet lexoji ktu tek Tema. te gjithe robt ktu shkrujne per kokerr te qefit!!!!!!!

  8. vali says:

    je i papare,te duam e gjithe shqiperia.kemi besim te madh te ju mos na zhgenjeni ju lutem.vazhdo keshtu kujdes votat.tregoju vendin qe meritojn ketyre hajduteve.jo tu bieni ne qafe po te paguajn ate cka i kan bere ketij populli.forca edi

  9. anticensurë says:

    “Nëse doni të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me mua, shkruani në SMS emrin tuaj dhe adresen e emailit në numrin 0662030272″
    broçkulla e rradhës???
    o edi,ti ke blogun tënd,përse nuk provon njëherë të lejoish të gjithë komentet,që të publikohen??
    asnjëherë nuk ka kaluar një koment timi kritik,ndaj teje!
    na bëre konferencë shtypi në tuiter?! dhe pastaj nuk dëgjuam të njëtat brroçkulla që flet përherë!as mish aspeshk!as ismailit që flet kodra pas bregut nuk i afrohesh!m nostradamusin po!
    kërkon të sjellësh gjëra të “reja në komuniokimin me zgjedhësit”???këtë,PO!po sjell gjithmon gjëra të reja!QË SI HYNË NË PUNË ASKUJT!
    do të komunikosh me njerëzit???
    lexo komnetet që bëhen në “TemA” të mero bazes!lexo dhe mëso se si mund të jetë njeriu modest,i hapur për të pranuar si lëvdatat dhe kritikat,por ndonjëherë dhe sharjet!të cilat pas haresës së 21 janarit i meriton!

  10. sul korriku says:

    Ide shume e mire por lutem te mos bezdiseni dhe merziteni nga detyrat e reja qe do te marrin, pas publikimit te numrit, “intelektualet” e Saliut (!)

  11. Horri i Bulevardit says:

    Ne kujtuam se e hodhem friken me 1990-ten, si ka mundesi qe sot mbas 22-vjetesh frika te jete perseri prezente ne shoqerine shqiptare?
    Kjo na jep te drejten qe te themi me force, se ne sot jetojme nen diktature, se ne demokraci frika nuk ekziston.
    Frika eshte tek ata qe vetquhen intelektuale, qe per te marre rrogen e tyre qe u takon, me perpara i duhet ti firmosin pushtetit te frikes, peticionin qe ti tregojne shqiptareve se ja ku eshte armiku i klases, se edhe intelektualet e realizmit demokratik, jane me ne pushtetin e popullit, njesoj si pushteti i Enver Hoxhe.
    Shqiptare e pate vete me syte e juaj se sa i forte ishte pushteti komunist, ai ra qe me hyrjen e shqiptareve neper ambasada edhe ky pushtet eshte po aq i dobet sa i pari, vetem me peshtymat tona ne e rrezojme, policet dhe gardistet kete rradhe duhet te mendojne mire para se te zbatojne urdherat e vrasjes se shqiptareve, se nuk do ta kene te lehte.
    Prandaj shqiptare, komunikoni me Edi Ramen dhe mos kini frike nga pushteti i Berishes, tashme ky pushtet nga kalbezimi i gjate po rrezohet dhe ska me fuqi, sa do te nderseje intelektuale rrogash, ata kane marre fund, sic mori fund partija qe i futi ne rradhet e PD-se, PPSH-ja.

    1. anticensurë says:

      H i B,
      pa dashur të hy në diskutim për çfar ke shkruar përpara kësaj 1/2 fjalie që po kopjoj nga komenti tënd”Prandaj shqiptare, komunikoni me Edi Ramen dhe mos kini frike nga pushteti i Berishes,….”,por po të them se nuk janë shqiptarët që kanë frikë nga berisha!janë ata që kanë leverdi nga berisha dhe i shkojnë pas!pastaj janë shumë pak që ja kanë frikën,flas për ne popullin!
      problemi më i madh është rama si udhëheqës i opozitës!ai ka frikë deri në gjakdhjerje,prandaj vjen me “”RISI” për të mbuluar lagjen e pantallonave të tij!tek frika e ramës është dhe leverdia e tij!mania e tij për të qënë në krye kur nuk është i zoti!
      një risi ka për të qënë,pavarsi se është e vjetër,humbja e ardhëshme e paralajmëruar!ose më mirë grabitja e radhës që berisha do të bëjë në qershor!

      1. Horri i Bulevardit says:

        Anticensure, nuk po e kthej perseri ne shaka, se kam frike se do me keqkuptosh, por po te them se ke te drejte, ne ate sy qe ti e shef, por edhe une kam te drejte me syrin tim, por qendron edhe ajo qe Edi Rama, duhet te jete me i hapur ne replikat e tij me ata qe duan te replikojne me te, panvaresisht se nuk mendojne si ai.

  12. reli says:

    Edi po përdor idetë e vjetra të Salës.
    Mua më ka bllokuar si në FB edhe në Twitter, pra e konsideroj demagogjike.

  13. a ka mundesi ti o vlla te na shkrush sa me pak?Ty te duket bo vaki vetja interesant kur shkrun me aksentin tironc por me thone te drejten ,,zorret na i perziPo te mori molli per ket koqen horrin e bulevardit apo keto kokekuqet e temes merrja numrat e tele edhe fol me ta sa te dush Po qe se nuk ke ca bo ne breaktime mbas i ke pastru halet dil i here verdall por ketu mos na shkruj shpesh ok? tironc kamunist brekgris

  14. Alb says:

    Asnje frike, le te shkruajne njerezit, sepse gjithshka qe do thone eshte e ditur, nga ata qe vete i kane thene si shpifje apo te verteta kunder njeri tjetrit. Kane ndertuar nje shqeri 100% spiune, njesoj si diktatori Enver Hoxha, qe perfundoi ‘si mos o zot’. Ramizi e korigjoi kur e pa qe nuk ja dilte dot me sepse nuk dallohej genjeshtra nga e verteta dhe vendin e mbuloi mediokriteti. Personalisht kam qene me dosje dhe mu be e ditur ne 1989 nga Sekeretari i Byrose se Ndermarjes perfshi edhe spiunet e mi. NUk ka nevoje te hapen dosjet e perpara 1990 tes sepse ne qe e kemi pasur hallin i dime. Problemi eshte se ata spine jane edhe sot qofte bashkepunetore te SHISH, qofte punonjes aty qofte TITULLARE institucionesh avokate, prokurore, kryeprokurore, sekretare, politikane apo turli majmunesh. Gjeja eshte shume e thjeshte: kush lind i drejte vdes i drejte, kush lind i shtrember vdes i shtrember dhe kush lind i deformuar vdes i tille. Ne kete moment shqiptaret le te shohin veten ne pasqyre se çfare i kane bere njeri tjetrit per nje qe nuk ja vlen fare, sepse nuk e kane menduar asnje çast ‘JEMI NE KETE JETE NJE FLLUSKE SAPUNI’ dhe pas do leme hirin dhe emrin E KEQ apo te MIRE. E keqja e ka kalbur veten dhe per kater muaj gjerat do te ndryshojne. Edi Rama rezistoi fale vullnetit te tij te hekurt dhe vetem kaq. Respekt edhe Mero Bazes qe rezistoi i vetem dhe vetem kaq, sepse pas lufte dalin shume trima. RIKA MBAROI, PRANDAJ TE MOS ç’BURREROHEMI NE ATE MASE SA TE MOS KEMI FARE, PO FARE GOJE TIU THEMI NDONJE GJE NIPERVE APO MBESAVE SEPSE SA PER FEMIJET GOJEN LE TA QEPIM PER GJITHMONE.

  15. PPSH says:

    Ja hodhëm …. Tani që kemi numrin tënd të celularit i fiuam zgjedhjet. Po si nuk të vajti në mend më përpara?

    1. Pilo Lala says:

      Cdo gje ka kohen e vet o PDSH! Sot telefonin, neser karriken, pasneser pune! Kete ka bere Edi kur erdhi ne Bashki, mbasi e kishte bere hale Sali Kelmendi dhe Brojka.
      Saliu ka hapur nje telefon, por pret pyetje dhe sygjerime vetem nga Beogradi. Per ata punon.

  16. laraska says:

    po mo Rama po…Pse spermend pak ate pucistin peruan qe eshte stresuar tek ne? pse permend ate idiotin ekrem qe thote do shesim cdo prone te ushtrise para zgjedhjeve? sna duhet numri jot i telefonit, na duhet te shohim se po ben opozite te vertet, dhe jo filma per te terhequr vemendjen. Opozita qe ben ti nuk eshte demokratike se ne asnje vend demokratike opozita sdo i kishte lejuar qevirse gjithe ato qe ka bere kjo e jona. OPOZITA JOTE EDI RAMA I KA LEJUAR QEVERISE BERISHA: GERDECIN, 21 JANARIN, SHITJEN E PASURISE KOMBETARE ETJ. Thuaj qe sdo ti prishesh shume pune sales se thelle thelle ti je bere si Nano, mbani njeri tjetrin tani. KEtu duhet REVOLUCION o njerez jo rotacion, ose ndonje cunami. Rama eshte kart e djegur tashme, eshte bere si Tosi qe lun filma para kamerave dhe ben llogaritjen koke me koke me salen. TRADHETI NDAJ POPULLIT TE VUAJTUR SHQIPETAR

  17. tironci says:

    Pse bohesh me nerva mer lal e shkru kto gjona?????!!!!!
    Mos osht turp me qene tironc?! Rri mer lal se jena rob zotit! Jeni bo me nerva prej Bomirit por ka ene te tjere rob te mire!!!!!!

  18. Kta qa ja bajen hallal koft rama kta jan qasi klysha tina pse nuk po ju pergjgjet dirkt si berisha si rama per hajnit qi po ju bahen popllit shkret thmija kryminstrit jan ba te pasur baz hajniv babes vet rama ifsheh hajnit egrus vet po rrnon gruja ti ma mir se princesh jon ktu danimark normal baz hajnis qe jan ba tiranasav nga imadhi ram hajduti

    1. Horri i Bulevardit says:

      O malok serbije, po te pakten shkruje serbisht se eshte gjuhsa qe e kupton me mire se kur shkruan ne shqip dukesh qe je ndonje boshnjak i novi pazarit, qe ka msu shqip nga kosovaret, edhe ne srbisht do te dali dikush qe ta perktheje, vetem shqip mos na shkruaj o trap.

  19. ARTI says:

    Shpejt u kujtove te japesh numurin e telefonit,Berisha ka 10 vjet qe e ben kete gje

    1. Pilo Lala says:

      Saliu ka genjyer. Ai numer telefoni eshte per klientet e Argites.
      Si i beri parate Argita?

  20. tironci says:

    O Edo. Po nuk pate lek dhe ke nevoje me fole ne telefon me co nje zile se te morr une!!!!!!!!

  21. tironci says:

    Edo. Po nuk pate lek dhe do me fol me mu, me co i zile mer lal se te morr une!!!!!!

  22. DIALOG NE FAQET SOCIALE says:

    Formati me i pelqyer do ishte bashkebisedimi me Berishen.Duke qene ne opozite numri juaj i tel. apo cel.nuk hyne shume ne pune.Dialogu apo bisedat kritike,duke e pranuar njeri tjetrit ne faqet sociale,do ngjallnin shume interes per fansat politik apo popullin e thjeshte.
    Berisha duke patur nje formim politik Enverist,fillimisht nuk do pranoj dhe do perpiqet te tregoj se eshte qendra e botes se zhvilluar,pranoje ashtu si eshte,mundohu ta frenosh nga dokishtizmi i tij,te cilin e paguajne te gjithe shqiptaret.

  23. PETRAQ bello says:

    ju lumte dhe ju falenderojme shume per sa flisni per popullin ,hallet dhe vuajtjet e tij .Viti 2013 eshte viti i fitores suaj per nje shqiperi te re

  24. h says:

    do jesh armiku im po nuk shkerdheve Salen pas qershoerit dhe bashen.

  25. avdulla nano says:

    mos e aprovo statusin e nenpunesit civil se na kan mbytur injorantet sahan lepirsit e sali bishes

  26. Brezi i djegur says:

    Politikan brilant..vetem mirenjohje.Edi Rama na prezanton denjesisht.

  27. xhemil seferi Dukat (Orikum) says:

    Përshëndetje Edi Rama! Besim dhe besim në fitore, Edi ksm respekt për gjenezën tuaj iteligjente duke përfshirë dhe dajallarët e famshëm të Vunoit, për të cilët duhet të jesh krenar sepse për ne që jemi fqinjë dhe i njohum janë simboli i penës dhe dyfekut. Kjo i tërbon gjithl gafaat e natyrës që vuajnë nga kompleksi i iferioritetit. Ju keni mevete elektoratin progresist të djathtë dhe të majtë. Mos ju pëtul Brtishë. Luftë dhëmp për dhëmp me të. Eloktorati i tij që nuk është fajtor don sharje, gërthitje që tu japë guxim që të thonë. Nëgjoni bacën ton se si jua mblodhi ……Urime dhe suksese. Thuhet se në Orikum munt të ketë një mafje toke që nëse do dali ndonjë herë do ifektojë adriatikun dhe jonin.

  28. Meleku says:

    Denoncimi i Alfred Pezës: Edi Rama, model i dhunuesit të medias

    24 Tetor 2008

    “Edi Rama është modeli i dhunuesit të medias”-kjo dëshmi e pastër dhe akuzë njëkohësisht, është bërë nga gazetari dhe drejtori i televizionit “Ora News”, Alfred Peza. Gjatë një debati televiziv në Top Channel, ku diskutohej për raportet e medias me politikën, Alfred Peza ka drejtuar gishtin publikisht te kryetari i PS-së, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për dhunë sistematike verbale ndaj medias, duke tentuar të ndërhyjë, nëpërmjet mesazheve apo telefonatave, në punën e mediave të ndryshme. “Zoti Edi Rama është modeli i dhunuesit të medias. Unë e akuzoj publikisht zotin Rama për dhunë verbale ndaj medias, për një dhunësistematike verbale. Kush i di sadopak raportet që ka lideri i PS dhe i opozitës me median, duhet të kuptojë se, duke qenë në opozitë, ai kërkon patjetër dhe me çdo kusht që të diktojë të vërtetat e tij, që ne të ftojmë atë që do ai dhe të mos ftojmë ata që kritikojnë atë, të mos bëjmë emisione pa marrë leje më parë te zoti Rama se kë do të ftojmë dhe kë nuk do të ftojmë”, -ka denoncuar Alfred Peza. Ky pohim ka shkaktuar edhe reagimin e të ftuarve të tjerë në debatin televiziv, si atë të Mero Bazes, që ka thënë se edhe Berisha bën të njëjtën gjë sikurse Edi Rama. Analisti Alfred Peza e ka mbështetur këtë konstatim të kolegut të tij dhe ka vijuar denoncimin e tij për të dy, por ka shtuar se dhuna e kryetarit të PS-së, Edi Rama ndaj mediave është sistematike. Ndërkaq, Peza ka shprehur shqetësimin mbi situatën që mund të krijohet me median nëse Rama vjen nesër në pushtet. “Unë i denoncoj. Por, të ta paktën zoti Berisha nuk të merr në telefon dhe nuk të çon mesazhe, ndërkohë që zoti Rama këtë e bën në mënyrë sistematike, deri te kryeredaktorë të mediave më periferike, sa është bërë objekt batutash e barsoletash. Kështu që unë gjykoj se, kur ky njeri bën kështu kur është në opozitë, imagjino ç’mund ta na bëjë ky ne kur ky do vijë në krye të qeverisë”, tha Peza, duke shprehur shqetësimin e tij edhe për raportin e publikuar pak ditë më parë nga “Reporterët pa kufij”, mbi lirinë e medias, i cili e rendiste Shqipërinë në vendin e fundit në rajon. Dhe kjo, sipas analistit Alfred Peza, është shumë shqetësuese. “Kjo është shumë shqetësuese, për shumë arsye. Disa nga arsyet që ne po diskutonim për raportet e medias me politikën dhe me institucionet, apo me organet e tjera kushtetuese, në një mënyrë ose në një tjetër i parathotë edhe ky raport. Por, nga ana tjetër unë jam shumë i shqetësuar për perspektivën tonë, të medias. Jam i shqetësuar sepse shpresa e medias për të qenë më e lirë dhe transparente është dhe opozita dhe te lideri i opozitës”, tha ai.

    Gazeta Sot

  29. Meleku says:

    Liria e medias Obama dhe…O‘Rama

    Andrea Stefani

    Gjenia e vërtetë e Amerikës qëndron te besimi “se mund të themi atë që mendojmë, se mund të shkruajmë atë që mendojmë, pa na trokitur papritur dikush në derë”. Kështu i deklaroi solemnisht Barak Obama Konventës së Demokratëve, që e emëroi si kandidat për President të SHBA. Mes mijëra demokratëve amerikanë dhe të ftuarve të tjerë, ndodhej edhe lideri i socialistëve shqiptarë, Edi Rama. Por duket se nuk ka kuptuar asgjë nga ai mesazh. Sepse pak muaj pas atij fjalimi himn të Obamës për demokracinë dhe fjalën e lirë, në median shqiptare po ngrihen ankesa për liderin e PS, Edi Rama. Përse është fjala? Për një gjë shumë të rëndë. Rama akuzohet nga një gazetar dhe drejtues i një emisioni televiziv, se po “troket pa pushim në derën” e stacionit të tij, për të imponuar se kush duhet të ftohet dhe të mos ftohet në emision.

    Sipas gazetarit Alfred Peza, “Edi Rama… kërkon patjetër dhe me çdo kusht që të diktojë të vërtetat e tij, që ne të ftojmë atë që do ai dhe të mos ftojmë ata që kritikojnë atë”. Mjerisht, Peza ka shprehur një shqetësim në rritje për të gjithë ata gazetarë (përfshirë dhe autorin e këtyre radhëve), optika kritike e të cilëve nuk kufizohet vetëm me qeverinë e PD, por edhe në domeinet e lidershipit të PS. Pra, nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një tendencë dhe vizion kundër fjalës së lirë. Është kjo arsyeja që denoncimi publik i Pezës u pasua edhe nga një deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Gazetari dhe kreu i këtij Unioni, Aleksandër Çipa, kundërshtoi “çdo prirje për të shndërruar editorët e mediave tona në tellallë apo shërbëtorë të interesave politike elektorale të njërit apo tjetrit politikan apo të partive në veçanti”, duke kërkuar njëherazi që politikanët “të ndalin tendencat e tyre flirtuese dhe rekrutuese me posedues dhe administratorë të mediave, për t‘i kthyer gazetarët dhe editorët e mediave në skllevër të shërbesave politike të ditës”. Janë protesta të drejtuara tradicionalisht pushteteve të këtij tranzicioni 18-vjeçar, por që sot i drejtohen edhe liderit të PS, Edi Rama. A ka veshë të dëgjojë?

    ***

    Çdo gazetar nuk ka rrugë tjetër, veç të udhëhiqet nga besimi se sistemi i demokracisë do ta mbrojë atë vetë dhe lirinë e tij për të thënë atë që mendon. Por ky besim nis e thërrmohet, fjala nis të vetëcensurohet dhe të divorcohet nga mendimi, kur gazetarët, përveç reprezaljeve të pushtetit me anë të flakjes së familjarëve apo edhe atyre vetë nga puna, nisin të ndjejnë edhe censurën e opozitës. Përse është fjala? Për një censurë të medias me anë të medias, një censurim të gazetarëve me anë të gazetarëve, apo drejtuesve të emisioneve dhe që në thelbin e vet është censurim i opinioneve dhe fjalës së lirë që i shpreh ato. Dhe e gjitha e frymëzuar nga interesat dhe influencat e liderit të PS. Është e para herë në historinë e tranzicionit 18-vjeçar që në media ngrihen alarme censure që akuzojnë një lider të partisë më të madhe opozitare.

    Edhe vetë Berisha, i cili ka regjistruar rekorde në dhunën ndaj medias, kur ishte në opozitë nuk u përpoq të nxirrte jashtë loje ata opinionistë dhe gazetarë që, ndonëse ishin kritikë me qeverinë socialiste të Nanos, vazhdonin të ishin kritikë ndaj tij. Rama shfaqet në këtë pikë jo njësoj, por një hap prapa autoritaristit Berisha. Ai po përpiqet të krijojë nëpërmjet lidhjeve celulare dhe jo celulare me pronarë stacionesh dhe gazetash, drejtues të emisioneve dhe vetë gazetarësh, një rrjet mesazhesh, një paracensurë të padukshme, ku ngecin dhe nuk arrijnë të shprehen apo publikohen gazetarë kritikë dhe opinione kritike me atë që Rama po bën dhe nuk po bën. Sado që të përpiqet të maskohet me “modesti”, nevojë për të këmbyer pikëpamje dhe “miqësi” me njerëzit e medias, nuk është e vështirë të kuptohet se e gjitha është një tentativë antiliri, madje edhe një korrupsion, sepse është shfrytëzim i një posti të lartë politik për të përdorur (më saktë keqpërdorur) gazetarët dhe një pushtet të pavarur si media. Ashtu si në bursën e mallrave gruri ende i pambjellë shitet që sot, ashtu edhe në këtë rast influenca e pushtetit të nesërm nis e tregtohet që sot. Është përpjekja rutinë dhe e urryer për çdo gazetar (sepse është në thelb dhunë) që nuk është mësuar të shërbejë, e çdo politike të vjetër për të selektuar (arrestuar) në prapaskenë dhe pabesisht opinionet dhe raportimet jo në favor të një lideri dhe partie.

    Dhe kjo është jo vetëm kundër parimit të fjalës së lirë, por edhe një pengesë e madhe për mbarë informimin e qytetarëve. Dhe mbarë informim do të thotë se qytetarët kanë të drejtë të dinë jo vetëm ato që pëlqen qeveria, por edhe ato që s‘pëlqen qeveria, edhe ato që i pëlqejnë opozitës, por edhe ato që nuk i pëlqejnë opozitës, të dinë jo vetëm ato që Berisha do të dëgjohen, por edhe ato që Berisha nuk do të dëgjohen, jo vetëm ato që Rama do që të propagandohen, por edhe ato që Edi nuk do të propagandohen. Dhe të pengosh të shprehen, me prapaskena dhe trafik influencash, disa gazetarë që kanë kritika ndaj teje, është shfrytëzim pushteti, është të dalësh kundër të drejtës së qytetarëve për t‘u informuar, kundër lirisë së fjalës dhe informacionit. Dhe kjo nuk është “politikë e re”, një politikë e lirisë, por politika e vjetër e pushteteve nanoberishiste, politika e dezinformimit. Me të drejtë shumëkush mund të pyesë: Kur një lider në opozitë nis e thur një rrjet merimange kundër lirisë së opinioneve, çfarë shprese mund të ketë se ai do të mbetet në anën e lirisë së pushteteve dhe njerëzve kur të vijë në pushtet?

    ***

    Sot, në radhët e simpatizantëve të PS mbizotëron mendimi se nuk është mirë ta kritikojmë Edi Ramën, sepse nga kjo mund të përfitojë Sali Berisha. Është verbëria e rëndomtë e njerëzve që e shohin shpëtimin jo tek institucionet lirimbrojtëse, por te lideri. Ata përpiqen ta luftojnë një kult lirivrasës në pushtet me një tjetër kult lirivrasës në opozitë, të gjejnë strehë dhe shpëtim nga autoritarizmi i një lideri tek autoritarizmi i një lideri tjetër, që shpëtimin nga një kult e gjejnë te një kult tjetër. Dhe prandaj janë të dënuar të mbeten skllevër të mjerë lidershipesh, duke mos u bërë dot qytetarë. Të lodhur vërtet nga autoritarizmi dhe tirania berishiste, nuk kuptojnë se të heshtësh për të metat dhe gabimet e alternativës politike në opozitë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për ardhmërinë. Aq më tepër kur këto gabime janë të një natyre strategjike, që do të thotë se kanë të bëjnë me përcaktimin e natyrës së shtetit dhe të pushtetit politik sot dhe në të ardhme.

    Të tilla janë edhe ndryshimet e Kushtetutës në 21 prill, me anë të të cilave lidershipi i PS, duke bashkuar votat me PD, është investuar tashmë pa ekuivokë për një zgjidhje autoritariste të krizave dhe tronditjeve politike që natyrshëm burojnë nga një pluralizëm foshnjarak. Ndryshimet skandaloze të Kushtetutës, tendenca antipluraliste për të krasitur partitë e vogla, teorizimet antipluraliste (madje edhe me një konotacion populisto-fashist që përforcohet nga traditat patriarkalo-tiranike dhe rrethanat e Shqipërisë) mbi kalimin “përtej së majtës dhe të djathtës”, tendenca për të ndikuar mbi median dhe selektuar opinionet dhe informacionin e saj, krijojnë idenë se në kokën e PS ka tashmë një vizion drejtimi të shtetit që nuk përputhet plotësisht me demokracinë liberale që e garanton lirinë me anë të lirisë së pushteteve.

    Është një alarm i madh të shohësh se në një kohë kur autoritarizmi berishist po tronditet për shkak të shpërthimeve të një korrupsioni që e vetëdenoncon, një tjetër autoritarizëm po përgatit leqet kundër lirisë në opozitë. Sepse nuk është puna që të largohet thjesht Berisha nga pushteti, por bashkë me të edhe autoritarizmi dhe të çmontohet karakteri tiranik i politikës së derisotme, që ka shtrirë kthetrat mbi të gjitha pushtetet. Edhe mbi median, në forma nga më të trashat e deri më të hollat. Disa hapa të ndërmarra deri sot nga lidershipi i PS dhe Edi Rama, jo vetëm nuk përputhen, por ecin në kundërshtim me këtë qëllim. Edi Rama flet shumë për një “politikë të re”. Por politikë e re në raport me median është të mos përpiqesh të pengosh diversitetin e opinioneve, duke krasitur ato që i percepton si më të rrezikshme dhe të paleverdisshme për ty. Politikë e re është jo t‘i ndalosh këto opinione, por duke u bazuar tek e vërteta, t‘i mposhtësh me argumente ato. Natyrisht, kjo është e mundur vetëm nëse e vërteta është në anën tënde. Dhe cili lider që ka në anën e tij të vërtetën do të përpiqej të censuronte një pikëpamje kundërshtare që nuk e ka mbështetjen e saj të pamposhtshme? Të gjithë liderët që ngjizin censurën e opinioneve tregojnë se nuk kanë të vërtetën në anën e tyre, ose se nuk kanë besim te forca e saj, ose se besojnë në forcën e gënjeshtrës.

    Secili lider, i bindur se ca opinione që i kundërvihen janë të gënjeshtërta apo të gabuara, do t‘i censuronte duke i hequr vetes shansin që të triumfonte bashkë me të vërtetën kundër tyre? Ndërkaq edhe vetë censurimi i gënjeshtrës është i rrezikshëm për lirinë, sepse hap shteg për censurimin e së vërtetës. Ndaj prirja e demokracive liberale është ndaj të thënit të mendimeve dhe opinioneve, dhe jo ndaj pengimit. Ndaj politika e re (pa thonjëza) është ajo që bazohet në sentencën e një iluministi të shquar: “E urrej pikëpamjen tënde, por do të luftoj me të gjitha forcat në mbrojtje të së drejtës që ke për ta shprehur atë”. Mjerisht lideri i PS, Edi Rama, po bën të kundërtën, duke shfrytëzuar jo vetëm forcën e pushtetit të tij (sepse është një opozitar në pushtet), por edhe dobësinë, varfërinë dhe deri korruptimin e medias, pra tërë atë arsenal skllavërues deri sot tipik për politikën e vjetër dhe specifikisht për berishizmin. Por tashmë jo vetëm për të. Një zhvillim që ndryn pasoja shumë të rënda për një forcë politike, që shpallet me lirinë e gjërave kundër autoritarizmit. Prandaj o Rama, kuptoje dhe ndjeje (sa nuk është vonë) atë që tha në konventë Obama!

    Shqip

  30. Dhimitri says:

    Te Ju kemi mbeshtetur besimin, prandaj na pri, se do t’Ju ndjekim nga mbas. Shqiperia shpreson (dhe meriton) ndryshimin e vertete, meriton Rilindjen qe predikoni. Ketej here besojme se nuk do te mund te na e shesin besimin Xhuvelër, Metër a biçima te tille.

  31. Meleku says:

    PS91: Edi Rama është turpi i socialistëve dhe jo lider i tyre

    Nga L.Progni

    Kur e braktisi Edi Ramën për t’ju bashkuar Petro Koçit në partinë e tij, Ilir Kokona, kryetar i njësisë bashkiake nr. 3, mori me vete edhe riskun e ndëshkimit të mundshëm nga ana e shefit të tij në parti e në bashki, Edi Rama. Kështu shprehet vetë Ilir Kokona, kur thotë se shtëpia e të atit të tij është tentuar të prishet dy ditë më parë nga Policia Bashkiake, për shkak se, sipas sqarimeve që vijnë nga bashkia, shtëpia është pa leje ndërtimi.

    Ndërsa Kokona paraqet para mediave lejen e ndërtimit, përfaqësuesit e bashkisë pretendojnë se dy kate të shtëpisë janë pa leje, dhe pikërisht tani, pak ditë pasi Kokona është larguar nga PS, është konstatuar nga bashkia se në shtëpinë e Kokonës ka shkelje të ligjit.

    Duke marrë shkas nga ky akt, Ilir Kokona doli dje para mediave dhe tha se, kur i kishte komunikuar Ramës vendimin se do të largohej nga PS, ky i fundit e kishte kërcënuar se do të ndëshkohej rëndë, nëse do të merrte një hap të tillë. Kokona pretendon se prishja e shtëpisë nga policia bashkiake me urdhër të Ramës është pikërisht pasojë e braktisjes së Ramës, gjë për të cilën Kokona pretendon të ketë marrë kërcënime serioze nga Rama.

    “Kam ikur nga Partia Socialiste për t’i dhënë një ndihmesë shumë të madhe të majtës shqiptare, ashtu si të gjithë këta miq që jemi këtu. Megjithatë, para se të largohesha nga zoti Rama, kam qenë në zyrën e tij dhe i kam thënë këto arsye që po them ju. Dhe më tha: “Mendoje mirë, se do të kesh shumë probleme me mua”. Kujtova se e kishte me shaka, por absolutisht ishin të vërteta. Përveçse më solli njerëz që Rama i mban me vete si të fortë, për të më kërcënuar, e pa që nuk ia doli dhe atëherë filloi kërcënimet në shtëpinë ku im atë ka ndërtuar. Është një shtëpi me leje, trekatëshe. Sipas vendimit të Ramës, ja ku është dhe leja e shtëpisë”, – tha Kokona.

    Reagimi

    Përfaqësuesi i bashkisë tha dje se shtëpia e Kokonës është e jashtëligjshme, pasi nuk e ka lejen e ndërtimit, dhe kjo është arsyeja e prishjes së kësaj ndërtese. Në reagimin e Policisë Bashkiake hidhet poshtë pretendimi i Kokonës, sipas të cilit akti i prishjes së shtëpisë së tij nga Policia Bashkiake është hakmarrje e Ramës pas largimit nga PS dhe anëtarësimit në PS91. “Unë nuk e kuptoj këtë zotërinë se çfarë kërkon dhe si reagon në këtë mënyrë. Ka bërë një ndërtim trekatësh, të cilin e ka legalizuar në vitin 2002 me një vendim të KRT, dhe pas këtij ndërtimi ka bërë dhe një ndërtim dy kate mbi të, po ashtu të paligjshme, të cilat pretendon se i ka futur në procedurë legalizimi. Është zbatuar ligji. Ky zotëri, dhe si qytetar, dhe si kryetar i zgjedhur që përfaqëson, është i barabartë para ligjit. Duhet të dorëzojë dokumentet pranë Inspektoratit ndërtimor”, – thuhet në reagimin e përfaqësuesit të bashkisë.

    Për të njëjtën çështje, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PS91, Gjergj Koja, u shpreh se Edi Rama nuk mund të jetë lideri i socialistëve dhe as kryeministër i tyre.

    “Edi Rama është turp i socialistëve. Ai nuk mund të jetë as socialist, as lider i opozitës e aq më pak një kryeministër. Ky fakt i turpshëm, flagrant, i përdorimit të Policisë Ndërtimore dhe Policisë Bashkiake për t’i bërë presion një socialisti të mirëfilltë si zoti Kokona, është një prirje e qartë se ne kemi fotokopjen e zotit Berisha në Partinë Socialiste dhe në pushtet. Kur sot ai, pra zoti Rama, në opozitë përdor të tilla mekanizma, atëherë imagjinoni se ç’mund të bëhet nesër, nëse zoti Rama, nën cilësinë e kryeministrit, do të vepronte dhe do të reagonte po me këto metoda represive ndaj cilit do qytetari shqiptar”, – tha Koja.

    tema

  32. Meleku says:

    Përse i duhet media Edi Ramës

    MENTOR BEQA

    Drejtori i Ora News, Alfred Peza, hapi një debat lidhur me përdorimin e medias nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ishte e natyrshme që kjo deklaratë të diskutohej në hollin e gazetarëve, që shpeshherë janë gjendur personalisht nën trysninë e presioneve të tij. Ky debat është shtruar herë pas here edhe nga gazetarë të tjerë, më së shumti për shkak të sjelljes vulgare të kryebashkiakut Rama me gazetarët, por nuk ka pasur ndikimin e duhur për shkak të bllokimit të debatit nga mekanizma që tejkalojnë sms-të e përmendura nga zoti Peza. Ky debat konkret ka nevojë edhe për një qasje teorizuese, e cila do të na ndihmonte për t’i shkuar në thelb këtij modeli raportesh mes medias dhe politikës dhe nënshtrimin në të shumtën e rasteve të gazetarëve ndaj modelit Rama. Së pari, duhet trajtuar modeli Rama si politikan dhe raporti që ai ka ndërtuar me median, e po ashtu modeli Berisha në politikë dhe raporti i tij me median. Së dyti, pozicionimi i medias ndaj këtyre modeleve dhe instrumentet e kontrollit mbi median.

    Fillimisht, duhet të pohojmë se mendimi bashkëkohor konstaton se politika dhe media janë një simbiozë e pandashme që ushqejnë njëra-tjetrën. Si të tilla, ato janë në një bashkudhëtim të pandashëm në përpjekje të përhershme për të dominuar marrëdhënien e krijuar për shkak të vetë natyrës komunikuese që ka shoqëria e sotme. Politika kërkon të përcjellë mesazhe, ndërsa media është instrumenti me anë të të cilit këto mesazhe receptohen nga ana e publikut – elektorat në kuptimin politik. Nëse më parë mesazhet receptoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një komunikimi të drejtpërdrejtë, sot kjo është e pamundur. Bota e sotme ka një tjetër dinamikë komunikimi dhe politika është e kyçur brenda ekranit televiziv apo e stampuar në fletët e bardha të gazetës. Me një rol të tillë ndërmjetësimi, media është dhe do të jetë gjithnjë “shkopi magjik” që politika kërkon ta ketë në dorë. Problemi është se si në një vend të lirë krijohen marrëdhëniet e politikës me median dhe këtu hyjmë në një fushë tjetër që ka të bëjë me teknikat e PR-së, të cilat janë të shumëllojshme.

    Përgjithësisht, modelet e politikanëve që bartin legjitimitet historik, nuk e ndiejnë domosdoshmërinë e përdorimit të medias për të rritur kapitalin politik. Përkundër kësaj, media bëhet shumë e rëndësishme për aktorë politikë të cilët e ndërtojnë karrierën jo për shkak të ndonjë legjitimiteti të caktuar apo për shkak të ndonjë kontributi doktrinor në një pikë të caktuar të historisë së një vendi. Këtu ndahen modelet Rama dhe Berisha në raportin e tyre me median. Edi Rama ka lindur si politikan brenda ekranit televiziv. Historia politike e zotit Rama karakterizohet nga makiazhi mediatik, më shumë se kontributi real në angazhimin politik. Ai nuk se legjitimohet nga aktet e kryera në lëvizjet e viteve ‘90, siç mund të thuhet për Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Për më tepër, ligjërimi politik i zotit Rama është i zhveshur nga substanca e nevojshme që lypset për të ndërtuar një mesazh politik.

    Edi Rama, si lider i së majtës, nuk ka arritur në asnjë moment të artikulohet si i tillë, duke mos hedhur në tregun politik asnjë ide apo tezë që të jetë e tij. A mund të quhet lider një njeri të cilit i mungojnë këto dy komponentë: legjitimiteti historik dhe tezat politike!? Pak e vështirë për t’u pranuar. Edi Rama ka konsideruar si ofertë politike punët publike që janë bërë në Bashkinë e Tiranës. E drejtë, por me diçka të tillë mund të identifikohet një drejtor rrugësh, jo një lider politik. E vetmja tezë e hedhur nga zoti Rama, e mbështetur nga Erion Veliaj dhe e zgjatuar nga disa versione femërore të Erionit që bredhin kohët e fundit studio më studio, është politika e re përtej të majtës dhe të djathtës. Kjo ide është masakër në vetvete. Është totalitariane dhe e përshtatshme për populistin Hugo Çavez, jo për një kryetar partie që kërkon të bëhet Kryeministër brenda rregullave të sistemit demokratik. Thënë këto, analiza të çon në përfundimin se Edi Rama është një tullumbace mediatike e fabrikuar nga media, pa të cilat ai është “asgjë”. Ndaj dhe zoti Rama është i detyruar të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme për të prodhuar mesazhe politike, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi median, përfshi këtu dhunën verbale dhe shantazhet ekonomike me anë të keqpërdorimit të funksionit të kryetarit të bashkisë më të madhe në vend.

    Përkundër modelit të Edi Ramës, modeli Berisha apo dhe Nano, kanë nevojë për median, por nuk janë prodhim i medias. Ata mbartin legjitimitet të fortë historik për shkak të kontributit politik të tyre në 20 vitet e fundit dhe janë autorë të formësimit të sistemit pluralist në Shqipëri. Pavarësisht të metave të treguara në këtë angazhim, Berisha dhe Nano janë pozicionuar politikisht, duke u munduar të artikulojnë doktrina politike. Nëse ata mund të jetojnë pa median, arsyeja është historia. Nëse Rama nuk mund të jetojë pa median, arsyeja është po prapë historia.

    29/10/2008

    standard

  33. arjoni says:

    EDhe nese keta jane detyruar te firmosin nje peticion, zoti Rama po ben nje dem te pallogaritshem ardhjes se rotacionit politik ne Shqiperi.
    Duke mos votuar tre ligjet Rama pengoi marrjen e statusit te vendit kandidat per BE por nuk i beri asnje te keqe kesaj mazhorance per arsyet e meposhtme:
    1. Rama mori mbi vete pergjegjesine si shkaktar i mosmarrjes se Statusit. Nese do te kishte votuar dhe statsusi nuk do te jepej ai do ta kishte elektoratin me vete kunder Berishe.
    2. I dha pretekst LSI (Metes) te mos i bashkohet ne nje koalicion. Vete Meta ka thene se nuk bej kualicion me ata qe bllokojne integrimin.
    3. U diskretitua perpara faktorit nderkombetar pasi u faktoi se per interesat e tij (per mua te gabuara) iu tha se nuk eshte i gatshem te jete nje partner serioz per ta as si lider i opozites dhe per me teper as si nje Kryeminister potencial
    4. E ka shume te veshtire qe njerezit ta besojne se do te mbaje premtimet. Dje iu drejtua qytetareve me fjalet: Opozita ka fjalen dhe idete. Me votoni qe te me provoni!” Fatjkeqesisht ai kishte ne dore me shume se sa fjalet dhe idete. Kishte mundesi te votonte per qytetaret. duke mos e bere kete ai nuk mund te jete i besueshem tek qytetaret.
    4. ka zevendesuar mbeshtetesit tradicionale te se majtes me aktore diletante duke asgjesuar FRESH, Forumin e Grave, departmanetet dhe cdo vlere te konservuar ne 20 vitet e ekzistences se PS.
    5. dhe ne fund Nese PS eshte familja socialsite atehere ne kete familje zoti Rama> Kryefamiljarin historik e ka zbuar nga shtepia dhe nuk lejon as ti permendet emri. Liderin e cunave te familjes (Meta( e ka detyruar te ndertoje shtepiu tjeter kurse te tjeter rrine te tulatur si bujtesa ne shtepine e tyre. pjestaret e tjere te familjes mes sherreve dhe pabesive perpiqen ti zene vendin njeri tjetrin duke u shtyre, peshtyre dhe diskretituar. Nje familjeje te tille eshte e veshtire qe fshati ti jape besimin per ta qeverisur!!!!
    Ajo qe eshte me e turpshmja eshte thirrja deshpruese e shume eksponenteve te majte perfshi edhe tre ish-president te cilet kerkojne rrotacion politik jo si nje merite e opozites porse Berisha ka qendruar shume ne pushtet!!!!!!!!

  34. tironci says:

    Care thu mer lal?!. je bo si ne kohe te Dulles kur thoshit!
    Ene bar do Hame
    Parimet nuk i shkelim
    Tashi thu Ene bar do hame
    tre ligjet si votojme
    Statusin se lejojme!!!!!

  35. vz gjirokastriti says:

    anticensure
    Dermani tim,une besoj se njerzit vhen ne prove dy here ne jete.
    Hera e pare eshte prova qe nuk mund ta kalojne te gjithe,se eshte ne
    te shumtet e rasteve e eret,jane pak qe e kalojne proven.Prova e dyte
    eshte prova qe te ve aty ku te takon ne kete jete.Mua me duket se ky
    Rama i kolisur me tutkall me Doklet Rucrit Pellumberit e te tjere dhe te tjere,kane kaluar disa prova,vetem gomaret mund ti besojne se jane
    perpara proves se madhe shqiptare,per ta kaluar me sukses.

  36. Great, thanks for sharing this article.Really looking forward to read more. Want more.

  37. hyjnore says:

    zoti kryeminister edi rama esht nji lider i mrekulleshem per kohen qe po jetojme por mund te shtoj edhe zoti sali berisha esht nji lider i madh i shqiperise urime per misionin e tyre fisnik per nji shqiperi evropiane

  38. berisha says:

    Berisha gjithmone i kthen mesazhet ne whatsapp!!!

  39. gjysho says:

    Zoti Edi Rama shendet dhe sukses . Edim qe jeni shum te ngrkuar ,por dhe ne kemi nje problem shum te madh .Kemi nje periudh te gjat qe jemi drejtuar tek avokati i popullit jemi drejtuar dhe ne ministri , dokumentat tona nga avokati i popullit jam ne firma dhe vula , po ashtu dhe fotografi te pallatit tone , nuk po cajme dot ndaj po ju shqetsojme juve . Une i quajtur Arif Asllani ne mosh 75 vjec me 6 femije , dhe jam nje familie deshmori nuk kemi dashur te ngrihemi si pallat t vim para kryeministrise qe ti bejme qejfin kundershtarit. jemi nje pallat qe e ka ber uzina kontribut vullnetar. Ne kete pallat kam punuar dhe vet un me duart e mia punojs i uzines ,, dhe ky projekt i ketij pallatit nuk te lejon te heqesh nje tull brenda .. Ky sot nga nje hyrje eshte ber me 4 hyrie dy lokale , dhe jam me vendime fallso . Nje lokal eshte pa vendim . un jam kati i dyte , nderhyrsi i katit te pare i quajtur Fuat Cela na nderhyrjet qe jan bere ka ploasur kati i dyte , kati i trete i quajtur Dervish alimerkaj . ju lutem kan plasur shpite .. numer telefoni :0698896070. Demtusi qe eshte pa vendim qe rrezikohemi nga dita ne dit eshte i kusheriri i kryetarit te bashkis i quajtur Ilir Cela dhe i kushuriri i juristit te bashkose i quajtur Agron Cela . vijn kerkesat deri aty dhe pezullohen +hapsira e pallatit perpara na eshte bllokuar nuk dalim dot . un i quajtur Arif asllani te gjith jemi te rrezikuar , po un jam m i rrezikuari se jam kati i 2te.Ju lutem kerkojme nje ekspert nga ana juaj me xhepin tim dhe projekti i ktij pallati. Ju lutemi Arif Asllani lagjia 5 Shkurt .. numer celulari :0674877862

  40. Luan says:

    Zoti ,Kryeminister!
    Kam nje propozim per refugjatet e luftes qe po mesyjne europen.Propozoj qe keta refugjate t’i strehojme ne hotelet tona duke qene se une punoj ne fushen e turizmit dhe hotelerise.
    Ky propozim te FINANCOHET nga vendet e zhvilluara europiane dhe OKB qe nuk duan tí pranojne.
    Nje shembull i tille i ngjashem ka ndodhur me refugjatet shqiptare qe shkuan ne Itali ne vitet 1990.
    Puna jone eshte sezonale ,tani jemi pushim.
    Ky propozim do vlente per te gjithe.
    1- Shqiperia merr emer te mire.
    2- Vihet ne levizje punesimi dhe prodhimi vendas
    3-Shteti merr taksat qe i takojne.
    Mendoj se do te jete nje hap i mencur dhe i dobishem per te gjithe shqiptaret.

  41. Antuel says:

    Ku esht numer fallco a ka ndonje numer qe mund te kontaktosh me kryeministrin

  42. ritvan says:

    rames do qir ropt qe mori meqaf kete populle la pa buk

  43. Besnik Qoshja says:

    I nderuar z. Kryeminister. Quhem Besnik Qoshja, jam riatdhesuar nga Gjermania me date 21 prill 2020 dhe e mbaroj karantinimin me date 4 Maj. Nuk kam asnje pretendim ne kete aspekt, zbatoj ligjet e shtetit tim. Po te shkruaj per nje shqetesim tjeter timin. Une do mbaroj karantinimin dhe bashke me bashkeshorten do kthehem ne shtepine time ne Tirane, me adrese rruga “Abdulla Keta”, Nd.7,H5, Ap.2 Tirane, mirpo njoftohem se ngjitur me mua ka rifilluar pune nje biznez call center , eshte dhene me qera nje apartament banimi rreth 60 m2 per kete biznez, kam njoftuar disa here policine e shtetit, ky biznes eshte jashte cdo lloj kushti , punojne 20-30 cuna e vajza te reja ne nje ambjent aq te vogel , me sa di nuk lejohet, aq me teper me kushtet e caktusra nga shteti per Covid 19, ky biznez duhet te kete hyrje vecant nga familjaret e pallatit. Ju lutem me ndihmoni pasi kam 5 jave ne Gjermani i izoluar dhe 2 jave po bej ketu ne karantine, behen 7 jave qe ruhem ne ekstrem, vete jam 60 vjec e bashkeshortja 55 vjec , e te shkoj ne apartamentin tim kur komshi ngjitur kam shume cuna e vajza te reja qe absolutisht nuk kane asnje mase sigurie te Covid 19. Biznez ne apartamente pa hyrje vecante por me hyrje ku futen edhe 50 familjare te pallatit me sa di un nuk lejohet.
    Ju lurem nderhyni per kete rast, vetem tek ti besoj , megjith miljona mesazheve qe merr do zoti te bie rradha te lexosh edhe mesazhin tim. Numri im i telefonit eshte 068 20 34131.
    Uroj te kesh shendet dhe shpresoj shume ne ndihmen tuaj.
    Me respekt Besnik Qoshja.
    Golem me,30.04.2020

  44. Shpresim says:

    Pershendetje Z.Krye M Rama
    Shpesh mendoj te hap vende pune ne Shqiperi sa qe nuk ka shqiptare aq sa pune mund te sjell…Po Shteti te Ndihmon? Me thone se Monopolin e keni ju ne cdo maje piramide te cdo bis mesi, D.m.th kshu shprehen ne Kofidenca nenpunsat/Deputet/ kryetare komune e tj e tj…mos me kerko te citoj emra….nuk vij te hap Fasoneri Por vende pune insteuktim professionist Gjerman experiences gjermane ne te gjitha fushat Pothuajse….Duhet pak mbeshtetje jo qe ne lejet e ndertimit te nje kapanoni te thjesht gjendesh i kanalizuar per te dhen rrushfet qe me Inxhinier (studios) komune per lejen e tj e tj….si thoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. S
    Skender. Hoxha

    Dua. te. glad. me. kryeministrin. zoning. EDI. RAMA. sua. te. komuniko. por. Esther. e. pamundur. Nuk. di. sì. mind. te. komunikoj. Numidia. I’m. I. telefonia. Esther : 0696630468. Une. jam. nje. pensioniate. nga. qyteti. I. Fier it. quhem. Skender. Hoxha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje