Argita Doda, Mesila Berisha...

17 Janar 2013, 23:40Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

-Le ta bëjmë më këmbë rrugën deri te 21 Dhjetori. Qenka natë e qetë dhe jo ftohtë- foli si me urdhër Klejda.

-Nuk qenka ide e keqe-aprovoi Nada, dhe më mirë për ne se del edhe alkooli që kemi pirë.

Ne tre djemtë aprovuam në heshtje duke parë nga njëri-tjetri ndërsa Alketi më këshilloi:

-Ti provinciali i Përmetit premto që nuk do grricesh me njerëzit rrugës se kur pi ti, nuk mbahesh!

Unë heshta për një moment, por nuk mund ta fshihja dot të qeshurën. Kisha kohë pa pirë alkool dhe nami që më kish mbetur që nga koha e fakultetit, nuk më ishte shqitur akoma.

U avita pak para grupit, dola përballë tyre, qëndrova i ngrirë dhe me kokën poshtë si i zënë në faj fola me gjysëm zëri porsi vocërrak inoçent:

-U premtoj që sjellja ime përgjatë rrugëve të Tiranës do jetë shembullore!

 

Para pak ditësh ishim të ftuar në një ditëlindje. Mikesha jonë Orla kishte ftuar “ajkën e vjetër të Filologjikut” për të festuar dhe unë pavarësisht se jetoj larg Tiranës nuk mund të mungoja kurrsesi. Pasi mbaroi zijafeti aty rreth orës 10.30 të mbrëmjes, u larguam nga banesa e shoqes tonë diku nga Shkolla e Bashkuar dhe si xhentëllmenë të vërtetë duhet të bënim përcjelljen e zonjushave që ishin me ne. Nuk përtuam të ecnim më këmbë deri afër 21 Dhjetorit por udhëtimi zgjati shumë dhe po shumë të papritura hasëm rrugës.

Tirana dukej si e mekur atë natë janari dhe gjallëria e saj tipike ishte strukur si e trembur. Qyteti nuk flinte, nuk flinte as njerëzia. Të ecurit më këmbë në atë orë përgjatë Rrugës së Dibrës në drejtim të qendrës thjesht është një traumë. Ekstremisht vezullojnë vetëm dritat shumëngjyrëshe të apex-ave dhe basteve live. Dyqane dhe kafene të mbyllura ose të falimentuara, qepena të ndryshkur nga mos hapja dhe në çdo 200 metra sheh të ndriçojë ndonjë dritë e fortë. Afrohesh dhe shtang. Matanë xhamave të shfaqen të sistemuar arkivolë të llustrosur bosh, kapakët e tyre më këmbë tek presin të mbyllen, kurora lulesh fallco porsi vetë jeta e këtushme dhe punonjësi i turnit të tretë që dremit mbi karrige ose sheh televizor. Biznesi i funeraleve po bën kërdinë dhe në çdo qoshkë të zonave urbane të atdheut vetëm lulëzon e rritet pa ia bërë syri tërr.

Ua bëra me sy miqve dhe hyra në një prej tyre. Një burrë i thinjur në të 60-at qëndronte aty brenda i rrethuar nga arkivolet dhe sa më pa pëshpëriti “si u ngryse?” pa ia shqitur sytë një televizori të vogël.

-Ti shërben këtu?-e pyeta

-Nuk ta mbush mendjen unë, apo do ndonjë kurvë me minifund, ktheu xhevap plakushi me shpejtësinë e erës.

-Sa kushton ai arkivoli i parë djathtas?-pyeta duke ia treguar me gisht.

-Do vetëm arkivolin apo dhe shërbimet. Larjen e vakisë,vendin te varrezat, autobusët, drekën…?-dialogonte plaku dhe nuk i hiqte për qamet sytë nga televizori.

Iu afrova më tepër karriges ku ishte ulur funeralisti dhe teksa hapa gojën ta pyesja sërish, avujt e alkoolit iu përplasën mbi fytyrë. Më vështroi vëngër me bishtin e syrit, u çua më këmbë dhe më shfryu:

-Ore djalë i mbarë, ke ardhur të tallësh trapin me mua, ik në punën tënde e merri edhe ato zuskat që po zgërdhihen aty jashtë pas xhamave.

Plaku më përcolli me ceremoni jashtë, përplasi derën me forcë dhe ngriti zërin e televizorit në kupë të qiellit. Unë me grupin ndërpremë uturimën e fjalëve dhe afruam kokat te vitrinat e dyqanit për të parë ç’po ndodhte. Mesila Doda histeroste ekranin e opinionit të Fevzos së Sandrit të klanit të Samirit të tegut.

-Mos, përsëri doli në pazar kjo bjondina e partisë blu!!!-bërtiti një nga gocat ndërsa ne mezi po lexonim titrat poshtë ekranit për të parë temën e atij monologu të nxehtë.

-Ikim o njerëz, sugjeroi Reldi dhe ne si delet e ndoqëm pas trotuarit të majtë të rrugës së Dibrës drejt qendrës.

Apex, lloto, dyqani jepet me qera,lloto,net kafe, lloto, minimarket, apex, byrektore, lloto, baste live, music live, lloto, apex, funeral 24 orë…

Unë u shkëputa sërish nga grupi dhe u futa brenda dyqanit të funeralit. E njëjta pamje, të njëjtët arkivolë, lule artificile, njoftime vdekjesh të paplotësuara dhe një tjetër burrë në pritje të klientelës.

-Xhaxh,keni arkivol fëmijësh?-e pyeta vërtik ndërsa burri rrudhi ballin dhe bëri gjeste me duar.

-Të duket vetja i vogël?- ma ktheu, siç duket nga epiteti që i vura.

-Më fal, por thjesht pa të keq e thashë. Arkivol fëmijësh keni?

Burri u avit drejt fundit të dyqanit, ngriti një perde mëndafshi të kuqe dhe më ftoi:

-Hajde shikoji dhe zgjidh!

Sa shumë paskeni këtu?-pyeta i lemerisur tek shikoja stivën me arkivolët e bardhë.

-Kemi marrë furnizimin e ri pardje. A jeton në këtë vend ti mor xhaxh, e shikon ça bëhet çdo ditë? Nuk vdesin më të vjetrit jo. E ka marrë poropia këtë vend.

Ula perden e kuqe të fshihja atë stivosje vdekjesh dhe pa folur dola jashtë. Burri më ndoqi nga pas dhe ngulmonte që të dëgjoja dhe listën e çmimeve. Pronari i kish lenë edhe hapësira për ulje…

Grupi kësaj here më priste para një kafeneje nga xhamat e së cilës dukej më e zmadhuar edhe Mesila Doda edhe Blendi Fevziu.

-Merru me të vdekurit ti, u tall Alketi me mua. Shiko ça bën Mesila, i ka vënë të gjithë para. Flet me patos edhe për internetin edhe për rrjetet sociale. Ia atribuon Sali Berishës përdorimin e tyre në Shqipëri.

Alkooli nuk më kishte dalë vetëm mua. Po vazhdonim rrugën tashmë esëll gjithsecili për hesap të vet. Nuk e merrte fjalën të fliste askush. Nada dikujt donte t’i telefononte, por nuk i përgjigjej.

-Rrezik po shikojnë Mesilën edhe këta të shtëpisë time-shtoi ajo. Jemi bërë uniform si kinezët, të gjithë njësoj ushqehemi, dëfrehemi, vishemi.

-Si u katandisëm, na rroftë që jemi të rinj-shfryu Klejda. Më duket vetja herë sikur jam në Taxhikistan dhe here sikur jam në Siri. Të hënën del bërtet nëpër ekrane e mediume Mesila, të martën Argita sulmon me deklarata paçavure dhe me kërcënime, të mërkurën babi Saliu mashtron si në karadak, të enjten Mesilat e radhës, Argita me Xenin dhe me burrin të premte sërish, të shtunën babi nuk le mikrofon pa kapur e pa folur…

-Të dielën e kanë pushim. Të dielën jemi të qetë të bëjmë çik seks-nxori dufin Alketi.

-Mos mor burrë-iu kundërpërgjigja unë. Me këto ditë të frustruara prej tyre, me imazhet e deformuara të tyre nuk gjen dot paqe ky komb as në fantazitë erotike, as në krevat.

Ishim rrotulluar rreth qendrës pa e kuptuar dhe po vareshim drejt 21-shit. Apex, baste live, lloto, funeral, lloto, music live, farmaci, farmaci, klinikë veterinare, zyra e PD-së minibashkia 6, shërbime funerali…

 

*facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

33 komente në “Argita Doda, Mesila Berisha…”

  1. fox says:

    aleksander berisha
    eugen meta
    blendi arvizu
    lulzim volfarth
    william balliu

    1. coku says:

      shume i sakte realiteti. ta ndryshojme akrepat kane filluar te levizin:
      http://www.youtube.com/watch?v=MnqYwcuIjPM

      1. Open your mind says:

        Realitet shume i hidhur,por i vertete.Sa krimba paska rritur kjo toke.Gjithe diten vetem per zvarranike degjojme te flitet.Keta krimba e bene jetesen per njerezit e thjeshte ne Shqiperi si nje makth te vertete.Pasurohen me mizerjen dhe fatkeqesite e ketij populli.Nuk jemi as 3 milione.Ky vend behet shume kollaj me vullnet te mire.Por e liga dhe injoranca kane hedhur rrenje te thella dhe eshte shume e veshtire ti shkulesh.Flm per shkrimet o Mane.Te lutem vazhdo.I lexojme me kenaqesi.Je i respektuar nga njerzit e thjeshte.Na ben te mendojme se nuk paska vdekur miresia dhe shpresa ne kete vend te vuajtur.Mbase keto shkrime vrasin friken dhe injorancen.Mbase dhe shqipot po fillojne ti hapin syte pak nga pak.Nuk ta ndalin dot rrugen krimbat o Mane,je shume i madh per ata dhe nuk kane cfare te te bejne.Pastaj na ke dhe ne.Ne krah na ke kudo qe te jesh.

        1. pas vitrinave says:

          Sa e tmerreshme,Arkivolet biznes ne rritje!
          Ketu duket qarte ndihmesa qe jep Shteti me
          Duart e krimit.
          I tere vendi eshte bere per “Rahmet!” ku rolin e
          Prifterinjeve dhe Hoxallareve e kane zene;
          Mesilat dhe Argitat. Pirati Sali dhe pirateristet
          perreth tij.
          Gjithcka e zymte,me kurora fallco si vete Jeta.
          Per te vraret nga Krimi,vetem familjareve ju digjet
          xhani.Por edhe Shteti i “perkujtone” Ata.
          Ky Shtet i ngjall sa here qe ju duhet Vota e tyre.
          Dhe vetem tek ne ndodh kjo “mbrekulli!”.
          Ata jane “simpatizantet” e Partise se Saliut.
          Kesisoj gjen shprehjen e vet ekzistencializmi!
          ku asgje nuk zhduket ajo vetem transformohet!
          Paksohen votuesit e gjalle,shtohen ata te vdekurit.
          prandaj i eshte dhene “prioritet” biznesit te arkivoleve.
          sigurisht;Ne shenje “nderimi”nga ana e rregjimit!
          Dhe eshte Shteti qe po trajnone te gjitha llojet e Krimit.
          dhe keshtu,fenomeni i “magjishem” berishjane
          po i shtone cdo Dite,banoret ne ate dynja.
          Ketu lindi edhe slogani Sali:
          Gjithcka per Ju.Per Para! Qytetari eshte i pari!!!
          per ne ate ….!
          Pse o Bledi; Vleresone kaq shume; “kujdesin” e ketij Shteti?

    2. SERVILI says:

      Ste paska dale akoma pija o Maneferra

  2. loni says:

    sa e ke zgjatur o bledi,,,me pak fjale xhungelllllll…

  3. adi_bonn says:

    Natyre e qete dhe mizore….Mrekullia e Sali Babes me 40 hajdute

  4. kola says:

    Po ku je more Bled Djali
    edhe ty te ka zene halli
    halle halle kjo dynja
    halli hallit nuk ngja
    se ky hall si me thane
    na ka kape me shokun Rame
    shoku i ngushte e miku i mire
    Ai gjendet ne dite te veshtire
    se ku gjeten nje pallat
    ne lulishte vrap e vrap
    qe dikur e pat ndertue
    per me grue me e ndrrue
    me vu ne emer tjeter
    pensinistit ne leter
    dhe nje tjetri fakir
    pansinisti e kish nip
    jashta rregullit e planit
    miratue prej hajvanit
    por si paja qe con dhanrit
    e ma vone si per cudine
    gjeteen borxhin si kredine
    per me ba ma zi pershesh
    100 milion leket kesh
    fute ne qese e plasmasa
    si kasapi zorre e planca
    por kur don tamam me u fike
    shkon dhe Kosta ne Amerike
    hyne ne market por si debil
    del hajdut por si kopil
    ish ortak dikur me Linden
    Rames i punuen te qinten
    dhe prej hallit per me dale
    mori e thirri shoku Rame
    te gjithe servilat se ku jane
    dallkauke edhe servila
    do mashtruesa e do shpifsa
    per me nxjerr dicka ne drite
    tetane ne sulm zonjen Argite
    per me lane tamam nam
    shkuen larg ne Pakistan
    edhe gjeten nje bythzi
    me sajue nje histori
    nuk e di a paten frike
    pse nuk shkuen ne Amerike
    me e pyet shokun Wisner
    si gomarin pa kapister
    mirpo ca asht ma keq
    gjanat shkojne per dreq
    se servilat u larguen
    se mbas Rames pak shkuen
    E pati nise dikur me palle
    shpifsi yne shoku Balle
    por kur shkoji ne gjykate
    e pa punen pak si gjate
    te mos shkoje krejt per lesh
    mori vendim per me hesht
    se e pa se se ecej para
    me shpifje e pallavra
    dhe Erionat moren anen
    Mero thirri Bledi Manen
    se u pa mire hesapi
    mbeti i vetem ED Shalsi
    edhe Mero i shkrete
    mbeti vetem ne gazete
    nje gje Bledo nuk e di
    ne artikull kjo fotografi
    ne terr e gjysma mshefe
    me nje sy e nje vesh
    asht model i dalun boje
    sigurimi e kish simbol
    gjysem fote me nje pushke
    as gomar as per mushk
    kur ken kene Bledo femi
    ne sigurim ndofta ke hi
    e asaj pune ja ke marre doren
    i perdor edhe simbolin
    Ti dhe Mero fort po lodheni
    posht e nalt po rrotulloheni
    padronit me mbajt fjalen
    me mbrojte me i qa hallin
    por se si po shkojne punet
    mos tju dalin per hundesh
    nje jevgjit e nje tullac
    duen Argiten me ba zap
    po ce do se bythe nuk kane
    lehin shume por llambe nuk kane

    1. per kolen says:

      O Kol ti dukesh nga emri qe je dushist 200 leksh.

      1. Open your mind says:

        Sa mire i sherben rregjimit o Kole trimi?Tamam pishtar demokracie qe ndricon rrugen per qorrat e tjere PD-iste.Po kur te sqarojne nga mbrapa padronet e tu, a u kerkon falje qe u ke kthyer kurrizin or trim??Cudi si vuan ky vend me vizionare si puna jote.Ka mundesi te jesh jashte shtetit,se me siguri qe po te ishe brenda,Shqiperia do te ishte oaz ne shkretetirene saje te kontributit tend.

    2. Devolliu says:

      T’ëmën e s’ëmës ore, ky kola paska emrin e gomarit tim.

    3. fl says:

      Ja cfare burrash jane keta pisat. Vjedhjet e Vajzes te te Parit te Fisit i nderojne me kenge. Vrasjet e kryetarit te Fisit i nderojne me valle.

      Me nje fjale race buburecash alla Mark Marku

    4. qytetar says:

      Bled ti mund te jesh nje romancjer fantastik, që nuk te merzit, fjala jote është katenë nga e para deri te e fundit.

      Pprotestoj, kam zakon që kur e bëj, mbaj televizorin cel, por dhjetra here zyra shtypit e PD, “qe ju q…robt të gjithve” më prishin atmosferën me politik gazrash katunari. Pikrisht në kete moment më jep lajme për 21-shin, e me huton, a është ditlindja e Stalinit, apo vrasja ne boulevard nga Stalini, kaq me duhet ta hum toruan nga tema kryesore. Lajmet vazhdojn me rritjen ekonomike ne Lazarat si pasoj e politikave largpamëse, më pas vrasja e ndonje komisari si per qef. Vazdon me trgues te rritjes ekonomike si çelja e aktiviteteve të shumta me interes publik si Apex, baste live, lloto, ip bet, kazino, funerale. Dhe ne fund jep një malok që zbret nga varka e diktatorit ne drilon dhe shkon te oxhaku, titrat thon se qeka demokrat, dhe ve vulen e vjetër që nga koha kur i ka vulos xhaxi teseren, cdo gjeje që i del perpara.

  5. tefta says:

    Makbethi ne cdo qoshe te Shqiperise dhe SHajloket kudo jane cfaqur ne keto 23 vite SI dhe fantazma e Hamletit ;POSHTERSIA HYJNORE E DANTES ALIGERIT DHE KAFSHERIA NJEREZORE E BALZAKUT!

  6. bushi says:

    Ka shterruar edhe provinciali… Bledi.
    E ndjen edhe vete, por megjithate numeron levdimet e te ngjashmeve ketu, permes opinioneve.
    Iku dhe nje opinionist i varur…

  7. mali says:

    O kol me fjale te medhaja nuk jena tu te fol se nuk merr vesh.
    A po na ha kaken or ti dhe i bim shkurt.

  8. tomori i beratit says:

    O Kol mos e ke emrin çup froku ti more bur.Pty servil e njeri i ndyre.Mut muti.

  9. gent says:

    Kjo eshte letersi me humor te zi englez.
    Te lumte. Me pelqeve.

    1. Ben Chicago says:

      Bled konsomolasi,faktikisht ky eshte shkrimi me i mire tendi,i nderthurur me pak “letersi: ose proze,pavaresisht se qellimi eshte i njejte;pra politik.Por keta “fansat koktrashe” tendit nuk mund te kuptojne e shijojne dicka ‘ndryshe”,ata duan vetem sharje,ofendime,gjuhe harbuti,gje qe ti per cudi,per here te 1 nuk e ke perdorur.Prandaj sot ke kaq pak komente.Next time,keputi nje shkrim me te share nga familja,me rrenje e me dege dhe te shikosh 200 komente,ku 190 fillojne me “Bravoooo Blediiii”.

  10. Mira says:

    OOOOOO Albanistanas
    A e dini si i thonim ne kesaj pune qe ndodh tani tek ju:
    E enjte
    Klos
    E shtune
    Aksion
    Behet fjale per v 71-72
    Kush e di kete shprehje pershendetje nga une
    Bledi je i madh

  11. enea says:

    Bukur. Lexues, beni pak lidhjen ne artikull….femrat e pd dhe sherbimet funerale…perfundimin e nxirrni vete.

  12. Kole Tivari says:

    C’ka po m’dhimesh more Kol
    Qe t’ka fal zoti budall
    Kur nis budalla me fol
    Cakerdis krejt nje mahalle

    Lene Kole se u pa puna
    Rahat bytha nuk po t’rrika
    Nuk asht bejta per tutkuna
    Per gomar nuk asht muzika

    O Kole Trapi ec per s’marit
    Mos e shkel gazin me kam
    Mblidhe trunin mor rrot ka,,,it
    Se po shkon ne p,,,ll t’satam

    Mblidhe trunin edhe rri
    Me leh shum e paske ves
    Me i pas tre cope si ti
    N’dy ve kamte e n’tjetrin dhjes

    1. profesori says:

      Hahahahahhahha e madhe. Bravo bravo bravo.

  13. Antonis says:

    Koles.Te kujtoj kur ishim ne gjimnaz,dhe ishe nje nxenes i dobet,he merrshe gjithmon vetem 4,I

  14. Antonis says:

    Koles.Te kujtoj kur ishim ne gjimnaz,dhe ishe nje nxenes i dobet,he merrshe gjithmon vetem 4,I msues qe te ka dashur ishte ai i letersis,se beshe poezi,per Partin,per enverin bile dhe per msuesin tand kujdestar,Ate kujtohet kur te pyeta pse behesh sevil,ti mu pergjegje :”Esht menyr jetese”me vjen mir qe nuk e ke harrue vesin,paskeni ndrrue veten qyrkun.

  15. labi nderi ikombit says:

    …..dhe i gjith fai eshte i Monika K… qe ka grupin e gjakut 0- dhe Iliri me tigan ne dore qe po mbajne ne kembe kete qeveri te felliqur qe po pasuron dy handikapatet e familjes berisha .Pas 23 qershorit te gjith keta nuk do gjejne vrime ku te futen, se ne ketej historine e perserisim jo me acid por ” atje ku nuk do hyje truri do hyje druri”

  16. d.ademi says:

    tek moria e reklamave te dyqaneve bledi ka harruar bankat duhet ti rreshtonte keshtu :kafe bar,banke,bast liveetj

  17. anonim says:

    Je shumë i madh. Kujdes nga komisar Ha..ari.

  18. Genard says:

    Booooo… ne kete pseudo-tregim debil ka vetem dhe vetem nje fraze te sakte dhe qe vlen “Ti provinciali i Përmetit…” sepse realisht je nje derr provinciali o Blend Mane. Pavaresisht se ty nuk te pelqen, or katunar, Tirana eshte nje metropol i vertete, me ngjyra, drita, restorante, bare, te cilat jo vetem nuk falimentojne, por njohin cdo dite kliente te rinj. Kam nje lutje per ty o Mane: MOS SHKRUAJ ME ARTIKUJ, LERE KETE PUNE, NUK ESHTE PER TY, TE LUTEM, BOLL E PERDHUNOVE GAZETARINE DHE SHIJET E LEXUESVE!

  19. qytetar says:

    Bled ti mund te jesh nje romancjer fantastik, që nuk te merzit, fjala jote është katenë nga e para deri te e fundit.

    Pprotestoj, kam zakon që kur e bëj, mbaj televizorin cel, por dhjetra here zyra shtypit e PD, “qe ju q…robt të gjithve” më prishin atmosferën me politik gazrash katunari. Pikrisht në kete moment më jep lajme për 21-shin, e me huton, a është ditlindja e Stalinit, apo vrasja ne boulevard nga Stalini, kaq me duhet ta hum toruan nga tema kryesore. Lajmet vazhdojn me rritjen ekonomike ne Lazarat si pasoj e politikave largpamëse, më pas vrasja e ndonje komisari si per qef. Vazdon me trgues te rritjes ekonomike si çelja e aktiviteteve të shumta me interes publik si Apex, baste live, lloto, ip bet, kazino, funerale. Dhe ne fund jep një malok që zbret nga varka e diktatorit ne drilon dhe shkon te oxhaku, titrat thon se qeka demokrat, dhe ve vulen e vjetër që nga koha kur i ka vulos xhaxi teseren, cdo gjeje që i del perpara.

  20. Ana says:

    Dhe ti Genard ben pjese tek ” Klientet e rinj”?

  21. Lubonja opinion says:

    Po ndiqja opinionin dje te klani e te mjeret ne thashe qe jetojme ne kete vend te ndyre. Gazetare dhe drejtus emisioni qe mbrojne kauzen e xhepave te vet dhe jo interesin publik. Por mund tju them se Fatos Lubonja dje e beri fora, na ndricoi mendjen se ky vend mund edhe te behet. Pra ju them MERO e BLEDI MANES tani nuk jeni me vetem keni dhe LUBONJEN qe mbron kauzen e fatkeqeve dhe te mjereve ne kete vend. Respekte per ju gazetare qe nuk jeni shpura e regjimit qe keni mbrojtur interesin e popullit ghithmone. JU LUMTE DHE JU FALENDEROJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje