PS: Veprimet e Argitës s’janë veprime private, por konflikt interesi i dënueshëm me ligj

17 Janar 2013, 18:46Politika TEMA

“Fëmijët e Kryeministrit, apo fëmijët e atyre që ushtrojnë funksione dhe detyra publike kanë të drejtë të bëjnë biznes, aktiviteti i tyre nuk duhet të jetë në konflikt me funksionet që kryejnë baballarët e tyre”. Kështu i është përgjigjur Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Eduard Shalsi justifikimit të një dite më parë të vajzës së kryeministrit, e cila deklaroi se e kishte takuar biznesmenin Zafar Ansar dhe se çdo veprim i zyrës së saj ligjore ka qenë privat. Gjatë një konference për shtyp deputeti socialist është shprehur se pranimi i çdo negocimi dhe aq më keq akoma i çdo pagese nga biznese, për aktivitetet e të cilëve, kërkohet aprovimi i kryeministrit, janë akte të pastra konflikti interesi.

“Të inkurajosh klientët e studios tënde të zhvillojnë biznese mbi bazën e informacionit që ti posedon, të përdorësh informacionin e zyrave të shtetit për të përzgjedhur klientët e firmës tënde ligjore, të kontaktosh biznesmenë dhe t’u ofrosh mundësi investimi për shkak të pushtetit që babai yt ka, këto nuk janë veprime private, por akte të pastra konflikti interesi dhe si të tilla të dënueshme”, ka theksuar Shalsi, i cili më tej ka shtuar se Ansar foli në mënyrë të drejtpërdrejtë për negocimet me vajzën e kryeministrit, por ka edhe shumë biznesmenë të tjerë, që kanë frikë të flasin.

 

DEKLARATA

“Dje e bija e Sali Berishës pohoi qartazi se “PO!”, e kishte takuar biznesmenin Ansar duke u shpjeguar se e paska kërkuar ai dhe se çdo veprim i zyrës së saj ligjore na paska qenë privat. Natyrisht, që në demokraci është e drejta e gjithkujt të bëjë biznes. Dhe nga kjo e drejtë nuk mund të përjashtohen as fëmijët e Kryeministrit dhe as fëmijët e atyre që ushtrojnë funksione dhe detyra publike. Por, ka një veçanti për këtë kategori njerëzish, aktiviteti dhe bizneset e tyre nuk duhet të jenë në konflikt me funksionet që kryejnë baballarët e tyre. Madje, duhet të shërbejnë si shembull për të ndjekur standardet më të larta për të shmangur çdo lloj konflikti midis interesit personal dhe detyrës publike. Këtë duhet të dijë e bija e Sali Berishës përpara se të kryejë çdo lloj aktiviteti privat.

Pranimi i çdo negocimi dhe aq më keq akoma i çdo pagese nga biznese, për aktivitetet e të cilëve, kërkohet aprovimi i kryeministrit janë – akte të pastra konflikti interesi. Të inkurajosh klientët e studios tënde të zhvillojnë biznese mbi bazën e informacionit që ti posedon, të përdorësh informacionin e zyrave të shtetit për të përzgjedhur klientët e firmës tënde ligjore, të kontaktosh biznesmenë dhe t’u ofrosh mundësi investimi për shkak të pushtetit që babai yt ka, këto nuk janë veprime private, por akte të pastra konflikti interesi dhe si të tilla të dënueshme. Për të bijën e kryeministrit nuk duhet të mjaftojë të bëhen publike të ardhurat, pra sa fiton, por edhe si i fiton ato në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të shohin dhe të gjykojnë se cilët janë klientët e saj dhe nëse kanë përfituar apo jo nga vendimet e qeverisë që drejton i ati i saj.

Një biznesmen foli për negocimet me firmën e së bijës. Të tjerë nuk e kanë atë kurajë. Nëse e bija e kryeministrit nuk ka gjë për të fshehur le të tregojë se si i gjeneron të ardhurat dhe ne do jemi në gjendje të shohim nëse ka ndikuar apo jo në vendimet e kryeministrit dhe të qeverisë së tij”.

11 komente në “PS: Veprimet e Argitës s’janë veprime private, por konflikt interesi i dënueshëm me ligj”

  1. elinor says:

    Po citojeni pra edhe pjesen e ligjit ku faktohet ky konflikt interesi, me kapitull e me nen e me ndarje germash a c’te kete tjeter, qe ta kuptojne edhe te trashet, jo vetem te zgjutet; ka shume me teper nga ata te paret keto kohet e fundit.

  2. raimondi says:

    hahahahaahahahaha –Ky qe flet ketu per PS-ne do e mari ne qafe PS-ne vetem me pamjene tij qe rezaton hajvanllek te grades se fundit fare

    Ky eshte personifikimi i debilit –Hiqeni more kete deficent se na hapi barkun me menyren e tij te arsyetimit prej idioti

    1. Landi says:

      O trap njeri, me fal po sdi si me te qujt ndryshe o burr. A ha shqip ti qe po na vjedhin perdite , ty e mu e te gjitheve. Sado pare te marressh ti ne administrate nuk besoj se i han prrallat e saliut per rritje ekonomike se dhe prindrit e mi ne administrate punojne po ne fund te muajit mezi presin rrogen se nuk u del. Mire me njeri po ate ben pershtypje ty si ne te njejtin vend ku jeton ti e une na dilka njera nga vicidoli qe merrka tre milion euro si me qene ai 300 milekshi qelbet qe marrin prinderit tane. A e kupton ti qe keta vucidolas jane bere supermilioner duke na vjedh. Apo vertet mendon qe ata qekan familja me inteligjente e shqiperise dhe ne te tjeret te paafte. Ndonjehere me duket se flet sa per tu ngrit nervat njerezve e ne te vertet mendon krejt te kunderten, mendoj se ti e ben per ti acaruar me sh me partin shtet. Uroj me te vertet te jete keshtu sepse me vjen keq te mendoj qe ne shqiperi ka injorante te tille qe thone le te vjedhe e bija malokut mjafto Shalsi te mos ne tv dale se nuk me pelqen ngjyra e syve te tij. Qofsh ti qe je po me vjen keq per mamin qe tka rrit ne tironsit kemi i shprehje , Me mire kishe bere i kercu e ishe ngrof i nate mi gru se bere ate femi.

      1. tirana says:

        O TI I KSHILLIT MOS RRIF UJE NE HAVAN . GJAHUN E KENI NE DORE
        KUR TE FITOJ PS NE VITIN 2113 DWRGONI FAMILJEN NE VICIDOL PER INTERNIM

  3. kel ukaj says:

    I dashtur Elinor ta them une nuk ka aspak konflikt interesi. Ka perputhje te plote interesi midis Kryeministrit (edhe tendit) dhe bijes se tij ne demin edhe tendin te familiareve te tu dhe femijeve te tu se i ke. I dashur Elinor nuk ka konflikt interesi por “krijim te nje organizate kriminale me qellime te perfitimit te paligjshem ekonomik”. Kete gje e parashikon KPP. Se ka konflikt te them nje histori. Lale Krosi ka pas rrite Ahmet Zogut i cili ka qene jetim. Kur Zugu u be mbret ai nuk ja prishte per asgje. Per te kolauduar uren e bere mbi lumin mat shkon Lale Krosi. Lale Krosi fillon te kontrolloje se ura mbante o nuk mbante. Ai gotiste me shkop uren, bam bam bam, mban mban thoshte. Sipermarresi italian pyet perkthyesin e çfare thote zoteria. Perkthyesi i thote se eshte duke kolauduar uren. Gje e habishme per italianin ai prap kerkon sqarime. Perkthyesi qe ishte i mire i thote se mos ta ngaterrojme Lalen pasi Ai per çdo here qe godet uren aq napolona floriri don. Kur i dolen ures ne fund njeriu i Lales kishte llogaritur goditjet. Impreditori Italian pranon te paguaje rryshfetin dhe ura u kolaudua.
    Me pas Zogu nuk pat mundesi te paguante borgjet Bankes se Firences e cila kerkoj ndihmen e shtetit. Shteti Italian pushtoj shqiperine por kjo nuk qe e keqja, e keqja qe kur iken italianet e gjermanet dhe rame ne doren e komunisteve, dhe besoj e din Elidor. Po nuk e din se shkaku ishte qeverisja idiote e A. Zogut i cili ai nuk humbi asgje ne i paguam te gjitha perfshire edhe ty e familjen tende. Te fala Keli qe ngeli.

    1. Xyz says:

      I NGELURI KELI BESOJ QE DO TE KESH NGELUR NE HISTORI , NUK TI PASKA
      SQARUAR MIRE XHAXHI ENVER QE KOMUNIZMI NUK KA ARDHUR PER SHKAK TE QEVERISJES
      SE DOBET E AHMET ZOGUT TE CILIN ENVERI E KA BALTOSUR SHUME .
      POR SHQIPERIA SI EDHE VENDET E TJERA LINDORE , ISHTE PIKETUAR PER TE EKSPERIMENTUAR
      KOMUNIZMIN . DHE MBRETERIT E LINDJES I LARGUAN .

      NUK JAM ASPAK ZOGISTE, POR SHQIPERIA ISHTE NJE VEND MOCAL
      PER ATE KOHE TE SHKURTER , AI KA BERE SHUME .
      CFARE PRESNIT JU TE BENTE ZOGU ME NJE SHTET TEPWR TE VARFER ??????????

  4. llogjika says:

    E bete boze me keto shpifje e genjeshtra,te cilat edhe sikur te ishin shkelje e faje te verteta,keshtu si po i perdorni u bete vete ju te neveritshem…

  5. kel ukaj says:

    Zoteri nuk thashe se Zogu ka pruar komunizmin, eshte shkaku i larget sepse u zhyt ne borgje tek Banka e Firences dhe te kujtoj se ari shqiptar gjendej ne Banken e Firences, nga aty e moren Anglezet ne 1946. Shkaku qe gjysma e Europes ra nen sundimin Komunist eshte pa dyshim lufta e dyte boterore e shkaktuar nga fashizmi e nazizmi e militarizmi Japonez. Sa per çfare duhet te studioj eshte e drejta ime ashtu si edhe konkluzionet eshte e drejta ime. Te diskutosh me shqiptarin eshte kohe e humbur si kjo e imja. Te diskutosh mbi nje person si Sali Berisha sot pas 22 vitesh eshte aq idiotesi sa ata qe besojne ne kete kriminel. Po kjo eshte fatkeqesia e jone te jemi shqiptar. Nuk ka pas faj Faik Konica qe thoshte “shqiperi te ka dhjere” ose Gjergj Fishta “ta marre vesh shekulli e bota mbare, se mbas sodit pater Gjergj Fishta nuk eshte ma shqiptar”.

    1. xyz says:

      ME E LEHTE ESHTE ME MBLEDH NJE THES PLESHTA
      SE TI BASHKOSH DY SHQIPETARE .

      … …….FISHTA.

      SHQIPETARET TREGOJNE C’KA S ‘DUHET E FSHEHIN ATE CKA E
      DIN GJITHE BOTA .

      NJERZIT JANE TE NJEJTE PARA NATYRES , EDUKATA I BEN TE DALLOHEN

      NESE THUA ATE C’KA DESHIRON DUHET TE DEGJOSH EDHE
      ATE C’KA NUK DESHIRON .

  6. Ibrahim says:

    Ju ka ardh radha qobejve te flasin si ky shalsi,pasi te miret i largoi harasanin dhe Kastriot islamin,tash i ka mbet rames erion griselda velia po me duket se edhe ky eshte shtatezen me ramen.merre me mend ky qoban shalsi kur ti leshoj zagaret tahiri,dhe balla sdo te len njeri ta prekin rama fukaran.

  7. llogjika says:

    Historikisht,komunizmi dhe ndjeksit e tij, politiken e tyre e kane mbeshtetur ne demagogji dhe genjeshtra,prandaj nuk i kan rezistuar kohes dhe s’kan jetuar gjate.U vertetua mese miri kjo gje gjate 7o viteve qe komunizmi egzistoi neper bote.Nuk iu kujtohen mburrjet dhe genjeshtrat dhe sharjet sovjetike ndaj Ameriken,te ciles “po ia kalonin” ne te gjitha treguesit ekonomike e shoqeror?Po sharjet e shfenuara te propogandes komuniste shqiptare ndaj borgjezise dekadente dhe “keshtjelles prej rere”te imperjalizmit amerikan, dhe nga ana tjeter mburrjet per “fenerin ndricues”dhe “keshtjellen prej granite” te Shqiperise socialiste,nuk iu kujtohen… ?Pikrisht sepse politiken e tij komunizmi e mbeshteti ne te tille propogande genjshtare,perfundoi ashtu sic e dime.E njejta gje po ndodh edhe me keta propogandistet komunisto-sociliste shqipetare,te cilet shpejt do t’ia shohin rezultatin kesaj lloj fushate propogandisteke me te cilen duan te fitojne zgjedhjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje