Njerëzit më me fat në Britani: Shpëtojnë nga ... gjumi

17 Janar 2013, 20:56Lifestyle TEMA
Njerëzit më me fat në Britani: Shpëtojnë nga ... gjumi

Këta dy burra janë njerëzit më me fat në Britaninë e Madhe.

Falë një ndërhyrje hyjnore, ata arritën të shpëtojnë nga vdekja.

Të dy duhej të ishin në punë mbi vinçin gjigand në një qiellgërvishtëse në Londër, ku u përplas një helikopter.

Por në momentin e përplasjes së helikopterit me vinçin, që do kishte sjellë vdekjen e tyre të sigurt, ata nuk kishin mbërritur në punë.

Richard Moule dhe kolegu i tij, kishin fjetur më shumë, për herë të parë në shumë vite, duke mos shkuar në orar në punë.

Përplasja e helikopterit mori dy jetë njerëzish, përfshi atë të pilotit, ndërkohë që 12 njerëz u plagosën. Policia tha se ishte një mrekulli që ky aksident i rëndë nuk mori më shumë jetë njerëzish, pasi helikopteri u nda në dysh dhe u përplas në një zonë në qendër, me shumë lëvizje njerëzish.

Dy punonjësit e vinçit, që fjetën më shumë nga sa duhet, thonë se një engjëll mbrojtës u ka qëndruar pranë.

3 komente në “Njerëzit më me fat në Britani: Shpëtojnë nga … gjumi”

  1. TT NYC says:

    Asgje speciale. Nese nuk do ishin rrezuar dy kullat binjake, ndoshta ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/no-pants-day-nyc-13-jan-2013.html

  2. Korabi says:

    Ne shembjen e WTC vdiqen 270 – 400 hebrenj (numri nuk eshte preciz sepse ka njerez te cilet nuk e deklarojne fene e tyre) . Por edhe sikur kullat ti kishte shembur vete Izraeli , duhet te jesh shume naiv te mendosh qe po i rruhej per ato 270 vete nese kishte nje plan kaq te madh. Duhet te kesh nje fantazi shume infantile qe te perfytyrosh nje skenar te tille , qe nje agjent i Mosadit i merr nje dite te bukur ne telefon keta njerez dhe u thote : ne daten 11 shtator mos shko ne pune se ashtu eshte muhabeti.

    1. kulla bjeshkve says:

      Shif dokumentaret mbi 11 shtatorin.Ka pikpyetje dhe hamendisme te shumta.Shumica e ndodhive dhe ceshtjeve nuk jane ashtu si paraqiten zyrtarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje