Ata janë një ndër grupet me të famshme për momentin për adoleshentet. Dhe, ngado që shkojnë kanë një audiencë të jashtëzakonshme të rinjsh, gjë që bën që të jetë e vështirë të gjesh një biletë për të ndjekur koncertet e tyre.
Kjo gjë ka ndodhur me koncertin që ata do të mbajnë më 19 maj në Verona. Biletat varionin minimum nga 60-80 euro, por duke qenë se ato janë shitur pothuajse të gjitha, çmimi i biletave ka shkuar deri në 4500 euro. Një çmenduri që adoleshentët janë gati që ta përballojnë, vetëm për të pasur mundësinë që të shohin nga afër idhujt e tyre.