Ndërkohë që Europa po përjeton reshje shiu e dëbore, Australia po shënon rekorde të nxehti.
Mijëra njerëz kanë vërshuar në plazhe në Sidnej, që ka shënuar temperaturën rekord prej 45.8 gradë celsius.
Kjo është dita më e nxehtë e shënuar ndonjëherë në këtë qytet. Në vitin 1939, temperatura ishte 0.5 gradë më e ulët.
Kure në aeroportin e Sidnejit temperatura ishte edhe më e lartë, plot 46.4 gradë celsius.
Ndërkohë zona të tëra janë nën pushtetin e zjarrit.