Admir Banaj është shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite. Emri i zotit Banaj u bë i njohur mesin e muajit dhjetor, kur deputeti socialist Taulant Balla publikoi një korrespondencë mes tij dhe biznesmenit Zafar Ansar.
Top Channel ka mësuar se Ministria e Jashtme, me një shkresë drejtuar Presidentit të Republikës më 11 dhjetor 2012 i kërkonte kreut të shtetit shkarkimin nga detyra të ambasadorit Banaj. Data e kërkesës për shkarkim, drejtuar presidentit Nishani përkon me momentin, kur për herë të parë opozita e akuzoi ambasadorin Banaj se kishte shpërdoruar detyrën duke u kthyer në një sekser mes biznesmenit Zafar Ansar dhe zyrës avokatore të Argita Malltezit.
Në intervistën e 15 janarit për Top Channel, vetë Ansar tregoi se ishte ambasadori Banaj ai i cili i kishte prezantuar kompaninë e Argita Malltezit për të vijuar tratativat e ndërtimit të një TEC-i prej 100 milionësh. Sipas një mesazhi përmes postës elektronike që mban datën 22 tetor 2007 ambasadori Banaj i shkruan Zafar Ansar, se sipas opinionit të tij, ai duhet të vijonte së bashkëpunuari me Argita Malltezin, për vetë lidhjet që ajo ka përfshi aftësitë dhe përkushtimin.
Janë më shumë se tre korrespondenca mes Banajt dhe Ansar prej të cilave opozita thotë se ambasadori me dëshirën e tij apo imponimin e të tjerëve e ktheu veten nga një diplomat në urë lidhëse mes Argita Malltezit dhe Zafar Ansar duke shkelur praktikat e një përfaqësuesi të shërbimit diplomatik. Kjo me sa duket është edhe kostoja që Banaj duhet të paguajë duke u shkarkuar nga detyra e ambasadorit në Arabinë Saudite. Kërkesa e Ministrisë së Jashtme është pranuar nga presidenti Nishani, i cili 9 ditë më pas nëpërmjet dekretit numër 7865 e liron nga detyra Admir Banajn, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, në Sulltanatin e Omanit, në Kuvajt dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.
Për të pasur edhe versionin e zotit Banaj në lidhje me korrespondencës qe ai ka pasur me biznesmenin Ansar, Top Channel e ftoi zotin Banaj të prononcohet, por kërkesa ende nuk ka marrë përgjigje.
qendro atje ku je, se te cuan per gjah.
Shume e paska zgjatur.Keshtu eshte kur gelltit nje luge corbe te prishur, do vjellesh tere jeten. Ska me “Dridhe Like me lesh fabrike”
Ok per ambasadorin!po vajzen e kryeministrit kush do ta shkarkoje?
Hiku i shkreti per dhjame qeni. Ja nje prove e karakterit te plakut Rugaç Sali koqja.
Sigurisht qe vjen nje moment dhe ujqerit fillojne dhe hane njeri-tjetrin.Ujku Sali Po ha ujkun ambasador.Po ujkonjen Argita kush do ta haje??Prokuroria??As qe behet fjale.
Sigurisht qe vjen nje moment dhe ujqerit fillojne te hane njeri-tjetrin.Ujku Sali po ha ujkun ambasador.Po ujkonjen Argita kush do ta haje?? Prokuroria?? As qe behet fjale.
Po me mostren bije te tije qdo beje tani.Apo do vendose Maltezi.Mesa duket po u vjen fundi funderrinave.
Paniku qe ka mberthyer familjen Berisha le gjurme ne cdo veprim. Ne nuk na vjen keq qe na u hoq nje ambasador vegel e shpellareve, por na gezon me shume qe keto veprime te Berishes, ne vend qe ta shpetojne ate me gjithe femijet e tij nga ndeshkimi i ligjit, po e ngarkojne ate me shume. Cdo levizje e Berishes hap me shume hapesire per pyetje te reja qe kerkojne sqarime dhe qe do te ballafaqohen me ligjin. Keshtu eshte more shpellar Berisha. Qe kur u bere sekretar partie u ke hapur shume varre shqiptareve. Tani ke filluar te hapesh varret e reja te cilat jane per familjen tende. Po te japim nje keshille, qe hapi sa me thelle keto varre, qe qente te mos kene mundesi te te nxjerrin kockat e juaja.
Bravo Gita, dukesh qe ke reputacion dhe karakter te forte :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
Ku ma gjen te ishte keshtu si raportoni ju. E verteta eshte se Admir Banaj kishte 7 vite ne Arabi Saudite dhe ne dhjetor ai dhe disa ambasadore te tjere u zevendesuan (madje me shume vonese).
Po s me emeruat menjehere diku tjeter do filloj te flas. A. B.
FATOS LUBONJA
Një alter ego brenda vetes sime ka ditë që më thotë se duhet të ulem të shkruaj një shkrim, ndërkohë që unë i përgjigjem: Po ç’të shkruash dhe pse të shkruash? Po ja, për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur – më thotë. Po cilat janë këto ngjarjet e reja që paskan ndodhur? Nuk ka ndonjë të re që të meritojë të shkruash. Po si nuk paska? – më përgjigjet. Çdo ditë ndodhin ngjarje në Shqipëri. Apo mos do të thuash se punët në Shqipëri po shkojnë mirë. Jo, jo, absolutisht, e kundërta – i përgjigjem – por, të them të drejtën, më duket vetja si një mjek që punon prej vitesh në repartin e të sëmurëve terminalë dhe kërkon të ndryshojë pavijon. Po kjo është metaforë – ta krahasosh Shqipërinë me një të sëmurë terminal – se po të qe ashtu, 40 vjet komunizëm me çfarë do t’i krahasoje ti? Po pse, nuk ishte vdekje ajo që ndodhi më ‘91-shin? – ia kthej. Jo, jo, ajo ishte rilindje, ja ti dole nga burgu dhe fillove të jesh i lirë të thuash mendimin tënd. Nuk mund të presësh që një shoqëri të ndryshojë me një artikull. Ti thua kështu, kurse mua me duket se kjo që po ndodh është dekompozimi i kufomës – i përgjigjem.
E në këtë dialog me alter egon tim, ku ai më sugjeronte ngjarje kurse unë i përgjigjesha se nuk është e re, se temën e kam trajtuar njëqind herë, se këtu veç e kundërta e atyre që kam shkruar është bërë, arrita të flas me veten për nja katër ngjarje:
Zoti i Berishës
Ngjarja më e rëndësishme, sipas meje – më tha alter egoja – ishte deklarata e Berishës se gjëja e parë në të cilën ai beson në këtë jetë është Zoti dhe gjëja e dytë, pas Tij, është çështja e bashkimit të shqiptarëve; se s’mund të pranohet që tre të katërtat e shqiptarëve të jetojnë jashtë shtetit të tyre. A e mendon ç’pasoja ka kjo për rajonin?
E rëndomtë – i them unë, – s’bën lajm po të kesh parasysh se çfarë ka thënë e çfarë s’ka thënë ky njeri. Deri 50 vjeç ka qenë komunist me aspiratën për të bërë karrierë në vendin e vetëm ateist në botë; tani është bërë besimtar. Deri jo më shumë se para një viti deklaroi se ai e ka pas besuar çështjen e bashkimit me Kosovën, por se kjo tashmë është një punë e mbyllur nga e cila shqiptarët duhet të heqin dorë e të mendojnë për bashkimin në Europë. Tani e quan prapë bashkimin kombëtar besimin e tij të dytë; nesër prapë do ta përgënjeshtrojë.
Po ja – më thotë alter egoja – kjo deklaratë meriton të trajtohet në kontekstin e fushatës. Dikush i ka shtirë në vesh se ky Kreshnik faqeziu rrezikon t’i marrë vota, prandaj i thotë këto. Por ka edhe nga ata që thonë se u ka marrë më parë dorën amerikanëve, se ata kanë ato interesat e tyre në rajon. Ti si thua?
Lëri mor këto budallallëqe – i paskan thënë amerikanët. E vetmja gjë që meriton të komentosh lidhur me këtë pseudongjarje ka të bëjë me pyetjen se si e mendon Zotin Berisha. Dhe jo vetëm pse kjo ka të bëjë me Berishën, por sepse ka të bëjë edhe me pyetjen: në çfarë zoti besojnë ata nëntëdhjetë e kusur për qind e shqiptarëve që i nxori censusi i fundit si besimtarë?
Dhe, sipas teje?
Sipas meje, nga sa di unë, një besimtar i vërtetë është ai për të cilin “Zoti” nuk është thjesht një fjalë që e përmend vend e pa vend, por është vetë jeta e tij. Dhe po të kemi parasysh se, sipas Kuranit, Zoti do shpirtrat bujarë, ata që bëjnë mirë, apo se Zoti, siç thotë Shën Pali, na shfaqet nëpërmjet dashurisë, unë do të thosha se besimtari i vërtetë jeton i frymëzuar nga dashuria për njerëzit. Tani më thuaj ti nëse është ky rasti i Berishës dhe i shumicës sonë. Që t’i bie shkurt, mua më del se jeta e Berishës, zoti i tij, është pushteti, kurse Zoti i madh dhe i vërtetë është vetëm një fjalë në shërbim të këtij – madje shumë më i vogël se ambasadori amerikan. Zoti i duhet atij thjesht si fjalë që të bëjë aleancë elektorale për pushtet me të, kaq. Po ashtu edhe bashkimi kombëtar është më pak i rëndësishëm se LSI-ja – ta them unë. Prandaj mos e merr seriozisht si lajm se ka ndodhur një konvertim i madh i Berishës dhe i shqiptarëve të djeshëm. Po ata janë, që i falen vetëm pushtetit dhe lopës prej floriri.
Vjedhja e Kishës me afreske të Onufrit
Njerëz pa din e pa imam kanë shkuar me sqepar dhe me dalta dhe kanë dashur të nxjerrin nga muri afresket e pikturuara nga Onufri në shekullin XVI, për t’i shitur për pesë lekë. Ky është skandal – më thotë alter egoja. Po pse lajm të duket ky? – përgjigjem unë. Po këtu po shitet e tërë Shqipëria për pesë lekë. Pastaj, a nuk u vodhën pikturat e Vangjush Mios para disa muajsh në Korçë? Meqë ra fjala, a është zbuluar se kush i ka vjedhur? Më duket se jo.
Po ministri që thotë nuk i ruajmë dot? – ma kthen ai. Mirë e ka ministri, të vërtetën ka thënë; në një vend ku rojet janë hajdutë, si mund të ruhet gjëja? Edhe këta që e denoncojnë sot ministrin kur kanë qenë roje të monumenteve i kanë nxjerrë ato nga lista për të ngritur pallate. Harrove ti? Kalo, kalo.
Po plani urbanistik i Tiranës. E more vesh që do të ndërtojnë pallate edhe te ish-vila e Enver Hoxhës, edhe prapa Piramidës, edhe te lagjja jote? Vetëm kuadratin ku ka vilën Fevziu e kanë lënë të bardhë.
E pashë – i them unë – tek emisioni i Bushatit. Po ç’të them unë kur shoh Shkrelin që ka projektuar pallatin e Berishës me lejen e Ramës të denoncojë tani pallatin që do ngrihet përballë të vetit me lejen e Bashës. Na thotë tani se Tirana është bërë 15 mijë banorë për kilometër katror, ndërkohë që në botën normale dendësia është 4-5 mijë dhe se Basha paska ndër mend ta bëjë 25 mijë. Po a nuk e çuan këta në 15 mijë? Si nuk thanë një fjalë këta për ato dhjetë grataçielat e planit francez të Ramës në qendër, apo për atë k… më fal për shprehjen, dhjetëkatësh të lartë që do të futej brenda Muzeut Kombëtar, dhe flasin tani për ngritje pallatesh në qendër që do të na rritkan dendësinë!
Alter egoja më ndërpret mllefin duke më thënë: Po kjo s’do të thotë se çështja që ngrenë nuk qëndron dhe se këta nuk kanë të drejtë të ndryshojnë mendim. Mirë mo, mirë, por një “mea culpa” u jep edhe kredibilitet në atë që thonë – i përgjigjem – pse duhet ta harrojmë ne që ishin këta që e bënë qendrën monument kulture duke thënë se nuk do të preket dhe pastaj, kur morën Bashkinë, e kthyen të gjithën në shesh ndërtimi? Të japin ndonjë garanci ty këta kur s’bëjnë as minimumin e një “mea culpa” dhe kur sheh që s’ua kërkon këtë as Bushati? Ok, por më thuaj: a bëjnë mirë që i ngrenë këto gjëra, apo jo? Mirë bëjnë, mirë. Le të qarkullojë në ajër e mira, edhe pa zbritur kurrë në tokë, sepse është më keq të mos ekzistojë fare. Përfundimisht, jam dakord me ato që tha Shkreli: Tirana ka nevojë të rikualifikojë atë që ekziston duke krijuar sa të jetë e mundur sipërfaqe të gjelbra, dhe jo të vazhdojë ndërtime që e rrisin dendësinë edhe më. Dhe gjëja kryesore që duhet të bënte plani, duhet të ishte vendosja e njollave si ajo që, për fat të keq, në të gjithë Tiranën, e gjen vetëm te kuadrati sa një fushë futbolli ku ndodhet vila e Fevziut.
Ministri peruan
Një ministër peruan i akuzuar në vendin e tij për grusht shteti dhe korrupsion dhe i kërkuar nga Interpoli ka ardhur në Shqipëri dhe, sa hap e mbyll sytë, në bashkëpunim edhe me disa italianë, ka investuar paratë e tij – të pista, sipas akuzave peruane – për të ndërtuar një impiant djegieje plehrash në Fier. Vër re: impiant djegieje plehrash. Vër re: së bashku me italianë. Vër re: shteti ynë ka aprovuar një ligj për importimin e plehrave në Shqipëri. Vër re: peruani e ka arritur këtë me ndihmën edhe të kryebashkiakut opozitar të Fierit edhe të Kryeministrit maxhoritar në Tiranë. E paparë: sipas lajmeve, edhe u arrestua për ekstradim, dhe nuk u arrestua. A është lajm i ri ky?
Absolutisht jo. E reja e vetme që kemi të bëjmë është se personi është peruan. Të tjerat janë film i parë. Pse, a nuk kërkuan italianët vetëm para pak kohësh një ekstradim (po nga Fieri, meqë ra fjala) dhe nuk e arritën dot? Unë kam të dhëna nga burime shumë të besueshme se janë 60 bosë këtu në Shqipëri që kërkohen të ekstradohen nga italianët dhe këta tanët nuk i japin. Pse? – do të thuash ti. Mos pyet, e di edhe bufi se këta bosët e kanë shtetin dhe drejtësinë në xhep – për të mos thënë se janë vetë shteti. sikurse e di edhe bufi se ka kohë që ne kemi lidhur një pakt të heshtur me paratë e pista që të zbresin nga lartësia e pisllëkut të tyre në pastërtinë e xhepave tanë të dëlirë. Prandaj mos më thuaj se është lajm i ri ky i peruanit, të lutem.
Akuzat e ndërsjella
Po akuzat e ndërsjella për vjedhje apo korrupsion midis socialistëve që sulmojnë familjen e Berishës dhe demokratëve që sulmojnë familjen e Ramës nëpërmjet pallatit: Argita versus Linda; Linda versus Argita?
Vetëm ky që s’bën lajm. Aq sa ç’është lajm fakti që sa herë bie shi në rrugicën time krijohet një pellg mbi të cilin duhet të gjesh tulla e dërrasa rrethanore që të mund të kalosh dhe që ka mbetur ashtu edhe pas njëzet vjetësh, megjithëse rrugica është shtruar nja katër a pesë herë. Prandaj boll fole me veten – se na kanë bërë vërtet të flasim me veten – shih më mirë ndonjë film me dashuri.
PSE BUJAR NISHANI DUHET TE SHKARKOJE SALIUN DHE JO BANAJN?
Sepse kete ja kerkon Kushtetuta si President i vendit. Ndryshe ai vete duhet te jape doreheqjen dhe t’i leje vendin nje Presidenti tjeter kushtetues. Bujar Nishani duhet t’i pergjigjet urgjentisht pyetjeve:
– Si mund te lejoje ne postin e Ekzekutivit nje Kryeminister qe ka transformuar Administraten Shteterore si nje firme private, e cila punon vetem per interesat e familjes se tij?
– Si mund te lejoje ne postin e Ekzekutivit nje Kryeminister qe e ka transformuar Buxhetin e Shtetit si Arke Kursimi per familjen e tij?
– Si mund te lejoje ne postin e Ekzekutivit nje Kryeminister qe kur shoqeria civile dhe media e demaskon per konflikt makaber interesit te bizneseve te goces se tij, fillon dhe sulmon opoziten per ndertime pa leje te kryera vite me pare?
Keto pergjigje presin shqiptaret nga Presidenti Bujar Nishani sepse ndryshe shkarkimi i ambasadorit FEBEL dhe pa moral Banaj nuk i ul vleren pyetjeve te mesiperme, por vetem i verteton perfundimisht ato.
I dashur Nastradin, ne qofte se e ke pare dje fiks-Fare del qarte pse Nishani ose (Mehmeti) eshte riprodhim alla Haxi Lleshi.
Ne qofte se nuk e ke pare, ishte thjesht nje riprodhim i veteve haoxhiane, ku mesues, qe sishin paguar me muaj, per transportin qe punonin ne fshatra, nuk guxonin te flisnin para kamerave, eshte njesoj si dikur, kur merrnim buken dyzetce te ftoht dhe shkemb, na duhej te buzeqeshnim se duhej te linim pershtypje se buka ishte me e mira ne bote dhe se ne kapitalizem ngordhnin per ate buke te ftohte tulle.
Si atehere kur blenim mollet qe splotesonin standartet kapitaliste dhe ne me rrjeten e famshme, te gjithe njesoj si pardesyte, qeshnim me mallin tone socialist.
U shkarkua nje ambasador, po e njejta histori, si dikur, se rregjimi ha bijte e vet, qe neser kur te bjere i pari, po keta te te rregjimit qe e mbajten ne kembe, do sulen ku te marrin thelen e rradhes, mbasi te bjeri diktatori.
Njerezit qe punojne ne administrate qe spaguhen, kane frike te folin per te drejten e tyre, a sishim edhe dikur ne te njejten situate? a skishim edhe atehere nje Haxi Llesh, qe se dinte se cfare pune kishte, qe mua dhe shume si mua, na dukeshte thjesht si nje zedhenes i partise, qe i lajmeronte te pranishmit se tani do flase udheheqesi i partise.
Te pakten atehere punen e zedhenesit e bente dhe skishim nevoje per zedhenese te tjera, kurse sot, paguhen edhe zedhenese ekstar per ate pune qe sot mund ta beje shume mire yne i hutuar, qe sic kam degjuar njehere mori rrugen per nga shpija e vjeter dhe kur shkoi atje, u kujtua se kishte nderruar shtepi dhe u kthye ne presidence.
Ai lloj presidenti edhe mbas shume viteve kur Saliu do te kete kohe qe te jete qerruar, perseri do ti bjere celularit te Saliut per ta pyetur si shkojne punet e partise.
ha ha ha SHTET? KY eshte kanibalizem
Keshtu perfundojne te gjithe limonat e shtrydhur.
E habitshme se si mund te pushohet nga puna nje diplomat i ketij niveli. Gazeta Tema se eshte e mundur duhet te na jape informacion mbi karrieren e ketij zoterie. Eshte e pamundur te ndodhe ne kete forme, se ky ambasador kishte marre verejtje etj etj ose ka vrare njeri ai duhet te arrestohet. Ne rastin konkret Ai duhet te ishte thirrur nga Prokuror Llulla per te deponuar mbi organizaten kriminale ekonomike te Salehut, por kurrsesi te pushohet nga puna. Presidenti i Republikes duhet te kishte pritur zhvillimin e situatave por Ai tregon se eshte nje Kapterr Groshesh qe merr urdhera nga Komandant Shoku Sali. Se do te ishte President i vertete duhej te kishte thirrur K/ministrin per bisedime dhe i kishte kerkuar te bente tranparence mbi rastin e 3.000.000 euro.
Po Berisha duhet te shkarkoje te gjithe ambasadoret.
Pse? Sepse nuk ka ambasador qe nuk ka bere rolin e sekserit per nje apo per nje ceshtje tjeter.
Vetem se keto ceshtje nuk jane zbuluar ende.
Keshtu edhe me zotin Banaj. Sa ishte pa u zbuluar problemi i Argites, ai quhej nder me te miret.
Tani, ku qendron faji i ambasadorit?
Po me Saliun dhe Argiten,cfare do behet?
NUK ESHTE HERA E PARE QE BABE E BIJE
“PERGOJOHEN” DHE PASI DEL “SEKRETI”
BEJNE SULME DHE RAPREZALJE NE POPULL.
…. PASTAJ SHPIFIN DHE SAJOJNE HISTORIRA
KUNDER TE TJEREVE DHE Z.RAMA.
Admir Banaj do jete shkarkuar jo se u soll si sekser i “zonjes 3 milioneshe”dhe nuk beri detyren si ambasador po pse nuk hariti te fshehe nga Mero Baze email e pakistanezit me argiten.
Kaq vjet qe pislleqet ishin te fshehura ambasadori e kryente mire detyren ,kurse tani qe dolen te palarat ne shesh,ambasadori nuk ka kryer detyren.
Qeveri e pislleqeve dhe e karagjozeve.
Do durojme edhe 155-se dite ,cdo nate ndezim nga nje qiri qe te jemi gjalle deri ate dite qe te shohim pakez drite.
Zoti Banaj eshte kurbani i pare i Argites brenda gardhit te Berishes.
Te pakten une nuk di ndionje tjeter nga demokratet qe te jete sakrifikuar direkt nga Argita.
Sa per viktima fukiarenjsh, di plot, por numuri i sakte nuk del kurre.
Do ishte me e ndershme qe te bente dorheqie saliu se sa pushoi nga puna nje fakir qe ishte i detyruar te zbatonte urdherat e vajzes se kryeministrit.Me kete veprim qe ka bere, ka treguar dhe nje here forcen e tije duke shfrytezuar poltronin. Kush e beri dhe kush e hengri i thone nje shprehje popullore. Ky fakir sharlatan, duhet te prononsohet para medjave per çfar ka ndodhur qe dhe popullit i behet e ditur se je i baguajtur me taksat e tije.
e hoqen se ne vendin e tij do vei rami , ky personalitet me orighine kosovare eshte njeriu me i mire dhe besnik i partise , falet 5 here si arabet ne zhami dhe arabishten e ka mesuar nga myftiu al burazer dardan
o injorant nga je qe s’di as shqip
Normal qe do ta shkarkonte ,kjo pritej , por qofte me kaq
se Maloket jane hakmarres me keq se Elefandet
.Berisha mund ta quaj kete si nje kurth . Mund te kete qene
nje skenar nga ana e PS . Jevgu PAKISTANEZ NUK KA PATUR NDERMEND TE NDERTOJ
TEK NE KETE TEC . ME KAQ LOJA MBAROI . TANI E MOREN VESH SHQIPOT
CFARE BEHET NE REZIDENCEN E SALI BERISHES.
Ce hengre admirim ce hengre. E kam pase ne klase dhe ne lagje. Ka qene djal I mire. Kurre sju degjua zeri. Ishte I qeshur.
Mero nuk te dalin llogarite ty dhe Muhamet velise. Sipas jush ambasadori Banaj eshte liruar nga detyra me date 20 Dhjetor 2012. Taulant Balla doli ne TV duke akuzuar Argiten dhe ambasadorin ne Janar 2013, gati nje jave me pare, pra nderkohe ambasadori ka qene i liruar nga detyra. Pra nuk kae lidhje dhe ju lutem jeni realiste. Ose beni mire lidhjen se po hutoni njerzit ose kerkoni ndjese.
O TOC
Lexo artikullin me kujdes, sepse korrespondenca ka dale qe ne dhjetor 2012 si me poshte:
“Emri i zotit Banaj u bë i njohur mesin e muajit dhjetor, kur deputeti socialist Taulant Balla publikoi një korrespondencë mes tij dhe biznesmenit Zafar Ansar.”
E kane shkarkuar ne 11 dhjetor 2012 sepse i bie te kishin marre vesh se do behej publike korrespondenca e korrupsionit dhe vjedhjes se radhes. Ke degjuar per makinat e pergjimit qe merrnin se u ka hyre frika ne palce nga populli shqiptar hajduteve kriminele dhe duan te bejne kurbanin e radhes?
Tani ne Janar 2013 foli edhe biznesmeni vete, i cili eshte deshmitar i hajduteve dhe krimineleve.
Kuptohet se nuk jane vetem 3 milione euro, sepse kur arrijne t’i kerkojne 3 milione euro kuptohet se sa shume me shume kane bere me pare e vazhdojne te bejne.
Dolen monstrat ne krye duke vjedhur gjithe shqiptaret. Ne Burg do te hyjne dhe ne burg do te ngordhin felliqesirat e ndyra kriminele dhe hajdute te popullit shqiptar, sepse burgimi i perjetshem i pret nga populli shqiptar.
e fitoi azilin politik,e me te lumte!
Kurbani i pare i Argita Malltezit, eshte Ambasadori Admir Banaj.Une e kam njohur gjyshin ,babain dhe gjithe fisin e banajve,familje me te nderuara dhe te respektuara ne fshatin e origjines.Mirpo Admiri (LIKE REHOVA ), nuk eshte mashtrues, nuk eshte hajdut, nuk eshte hipokrit,por nje i perdorur nga vajza e kryeministrit dhe si i tille eshte viktima e radhes e zonjes 3 milioneshe.Nje keshille per Admirin : -Mos prano te ulesh ne nje tavoline me njerez te tille se keta ” te dergojne per gjah ,pa gje te keq. Ruaju dhe vetem ruaju !
Po kaq RK qenkan keta njerez qe u perdorkan kaq kollaj. Sipas jush qenka dhe Mero nje RK i madh pasi ai e ka vene ne ate detyre se e ka shok te ngushte. Kuptohet qe dhe ju qe shkruani qe ai eshte viktime nuk eshte se mendoni keshtu po ashtu ju intereson te shkruani. As ai nuk eshte RK dhe as Mero, por as ju qe shkruani per viktima te ketij lloji. E dini shume mire se kur u fol per Banaj (janar 2013) dhe shkresa per largim paska qene 11 dhjetor 2012. Kush do jete RK ne kete mes thoni ju? une them ai qe beson keto pallavra
Per mua presidenti Nishani n.q.s nuk shkarkon kryeministrin Sali Berisha deo t4e prfundoj shume keq
Shkrimin qe ka firmosur Fatosi ose ndonje fatos (se nuk e njohe stilin e Fatosit) megjithese mu duk carcaf i gjate e lexova dhe ja vlente.
Shkrim me vlera letrare dhe humor i holle.
Te them te drejten me ra pak era Filip.
Dua nje mendim nga Plaku.
është shkrimi i Fatosit e ke te Panorama
Administrator,
Shif te lutem se, shkrimi siper nuk eshte i imi. Ka mundesi qe te jete ndonje gabim.
Te faleminderit paraprakisht.
Po kaq RK qenkan keta njerez qe u perdorkan kaq kollaj. Sipas jush qenka dhe Mero nje RK i madh pasi ai e ka vene ne ate detyre se e ka shok te ngushte. Kuptohet qe dhe ju qe shkruani qe ai eshte viktime nuk eshte se mendoni keshtu po ashtu ju intereson te shkruani. As ai nuk eshte RK dhe as Mero, por as ju qe shkruani per viktima te ketij lloji. E dini shume mire se kur u fol per Banaj (janar 2013) dhe shkresa per largim paska qene 11 dhjetor 2012. Kush do jete RK ne kete mes thoni ju? une them ai qe beson keto pallavra
Maskarenjte e monstrat e felliqura. Fundi eshte afer. Burgu me i ndyre i pret familjet hajdute, monstra, kriminele dhe te felliqura, funderrina e plehra te ndyra, llumra te qelbura, bashkepunetore me krimin kunder fjales se lire, hajdute te popullit shqiptar.
Te gjithe bashke te ngrihemi e te kerkojme per keta monstra hajdute e kriminele te Popullit Shqiptar:
BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG
Po hajduti nuk paska faj, re? Dmth: po Gigita që pranoi ose e nxiti dhe u nis të përfitojë nga sekserllëku i ambasadorit Banaj, pa faj qenka? Po ai i shkreti nga halli e bëri, jo nga qejfi. Sipur të mos ishte treguar i gatshëm, do të ishte pushuar qëkuri.
Maskarenjte e monstrat e felliqura. Fundi eshte afer. Burgu me i ndyre i pret familjet hajdute, monstra, kriminele dhe te felliqura, funderrina e plehra te ndyra, llumra te qelbura, bashkepunetore me krimin kunder fjales se lire, hajdute te popullit shqiptar.
Te gjithe bashke te ngrihemi e te kerkojme per monstrat hajdute e kriminele te Popullit Shqiptar:
BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG
Maskarenjte e monstrat e felliqura. Fundi eshte afer. Burgu me i ndyre i pret familjet hajdute, monstra, kriminele dhe te felliqura, funderrina e plehra te ndyra, llumra te qelbura, bashkepunetore me krimin kunder fjales se lire, hajdute te popullit shqiptar.
Te gjithe bashke te ngrihemi e te kerkojme per monstrat hajdute e kriminele te Popullit Shqiptar:
BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG, BURG
Per Luanin.Po mire na thua ti more Luan,vertet ti fusin ne burg,por burgjet na i ka kthyer si hotele salvicidoli.Keta m..ta do futur te punojne ne minjerat e Bulqizes dhe Spacit per ter jeten te lajne te gjitha demet qe i ka krijuar ketij populli,si ne kohen e dulles
Shum ja kam friken nje zhgenjimi te ri e shum te madh kesaj radhe ! Me levizjet e planifikuara te SRB qe nga presidenca ,prokuroria e shiku shum me len te dyshoj qe edhe kto zgjedhje do ken te njejtin “rezultat”! Po vertet ndodh keshtu ateher Shqiperia u zhyt ne sistemin totalitar me te ndyr te gjitha kohrave !Kur ne emer te demokracis e te votave te “lira” arin “suksese”pushtuesish pa luft sic pam edhe “fitoren” e Bashes ateher nuk mbetet ti besojm askujt ma e as vet demokracis Po o Nastradin e ti hor keni te drejt e ju te tjer qe shkruani shqetesimin tuaj por ne nuk e kemi forcen e ndryshimit ate e ka vetem nje opozit e fort dhe e ndergjegjshme , qe ti pergjigjet perballjes me monedhen e kundershtarit pa u trembur e pa leshuar pe.Ky popull qe nen presionin e frikes dikur e te propagandes se gershetuar me friken sot don fuqi qe te shohi realitetin qe e pret ! Don vigjilencen e makinacioneve qe ja kalojn nen rogoz Don kujtes dhe informim pa leshime si ai i Meros qe e shoh si lule te vetme ne pranveren qe presim !
Banaj dy rruge jane o te mbyllesh gojen dhe te kerkosh azil ne ndonje shtet ose beju gati Shares se arkivolin ta kane porositur sipas mases..
Zoti Banaj ben mire ti tregoje te gjitha ose edhe mbas 23 qershorit e te mos kthehet tani per tani,se mund te pesoj ndonje aksident me vdekje