Nuk është tamam një dhomë me pamje të bukur, por ky hotel në Rusi është përgjigja më e mirë për ata udhëtarë që duan një gjumë të mirë natën.
I vendosur në qendër të Moskës, SleepBox Hotel është i pari hotel me kapsula në qytet.
Në total janë 50 kapsula, në disa prej të cilave mund të flenë mbi tre njerëz dhe që mund të prenotohen për një natë, ose për disa orë.
Akomodimi për një natë kushton 50 dollarë.
Çdo kapsulë ka krevat, raft, llampë, tavolinë të vogël, ndërkohë që banjot e përbashkëta janë të pajisura me dushe.
Hotele të tilla janë një hit në Japoni. Hotele të tilla në Tokio mbajnë deri në 600 kapsula.
Mungesa e dritareve bën që hoteli të ndërtohet edhe nën tokë, sidomos pranë stacioneve të metrove.