Të sfidosh dallgën më të madhe në botë (VIDEO+FOTO)

29 Janar 2013, 18:59Lifestyle TEMA
Të sfidosh dallgën më të madhe në botë

Ky është momenti kur një sërfist amerikan vendos një rekord të ri botëror pasi sfidon dallgën më të madhe në botë.

Legjenda e sërfit, Garret McNamara, vendosi rekordin ndaj valës 30 metra të lartë në bregun e Nazares në Portugali.

Atleti amerikan ka sfiduar një rekord të vendosur nga vetë ai në vitin 2011, pikërisht në këtë vend.

McNamara, 44 vjeç, ka lindur në Masaçusets, por familja e tij është zhvendosur në Havai kur ai ishte 11 vjeç.

Plazhi ku u vendos rekordi është shumë i preferuar nga sërfistët për shkak të dallgëve të larta thuajse në çdo periudhë të vitit.

Rekordi i tij i mëparshëm ishte për një dallgë 23 metra të lartë.

Ai e mori çmimin zyrtarisht, pasi ia njohu agjencia e specializuar për këtë çështje.

Megjithatë ai nuk u ndal në kërkim të adrenalinës dhe rrezikut.

http://youtu.be/O4kIn9M9ko8

3 komente në “Të sfidosh dallgën më të madhe në botë (VIDEO+FOTO)”

  1. Ramizi says:

    Massachusetts

    1. Albi says:

      Jo me jo? Amon o Mizo, kur ke mësu edhe ti anglisht!!!

      Është rregull gramatikor i gjuhës shqipe, që emrat të shkruhen siç shqiptohen. Mirë që jeni injorantë, po’ jepni edhe mend. Keni shku n’Amerikë, e ço ç’u duket vetja.Dështakë jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje