Juventusi është kthyer përsëri i vetëm në kreun e renditjes së kampionatit pas fitores 2-1 në transfertë ndaj Kievos. Ky ishte një sukses shumë i rëndësishëm i kampionëve të Italisë që janë shkëputur përsëri të vetëm në renditje, me 3 pikë diferencë nga Napoli i vendit të dytë.
Suksesi është meritë e një pjese të parë të shkëlqyer të skuadrës së drejtuar nga Antonio Konte, të dominuar plotësisht dhe me dy gola mjaft të bukur të Matri e Lihtshtajner.
Por në pjesën e dytë, Kievo arrin të shkurtojë diferencën me Tero dhe rrezikon disa herë portën e kampionëve që mendojnë më shumë si të mbrohen dhe ia arrijnë qëllimit deri në vërshëllimën përfundimtare të kësaj ndeshje.
Në radhët e Kievos, në stolin e rezervave ishte Samir Ujkani, blerja më e re e veronezëve, i cili me sa duket do të jetë fillimisht zëvendësues me skuadrën e tij të re, ku është huazuar deri në fund të këtij sezoni.
..”Juventusi fiton dhe kthehet ne +3 nga Napoli”???????????????? ….
e cfare dmth??? hajde perkthyes hajde…!!! as italisht nk perkthejne dot..
ne italisht = “vince e torna a +3 sul Napoli”.
nk e kuptoj perse duhet te perkthehet fjale per fjale.. a nk do ishte me e sakte, ” fiton dhe e kalon me 3 pike Napolin, fiton dhe shkon +3 pike mbi Napolin”, etj etj… ka disa menyra per ta perkthyer, por jo fjale per fjale, si nxenesit fillestare…
si duket do jene perkthyesat e Kristalit, qe e kane mesuar italishten nga televizori..
gjithsesi, forca Juve..!!! gjithmone..!!! ?
Per mua me e qarte eshte Napoli-Juventus 0-3
Ndonese JUVENTUSI nuk eshte me ai i pari i viteve 1977-1983 APO 2003-2006 ,PRAPE SE PRAPE NGELET SIMBOL DHE EMBLEME E ITALISE .JUVENTUSI ,PERVEC BUFON dhe PIRLO lojtaret e tjere i ka te rrangut te dyte dhe te trete ,por SHPIRTI I JUVES eshte i JASHTEZAKONSHEM . Kur eshte mire JUVJA eshte mire dhe KOMBETARJA AZURRE .Sa do te deshiroja nje perplasje JUVENTUS -REAL ne KUPEN E KAMPIONEVE !
Po pse jo Juventus-Barcelona?Dhe te jesh i sigurte qe kualifikohet Juventusi.
Te lezetshme keto komente mbi skuadren me te felliqur te historise se futbollit! Te felliqur me blerje arbitrash, me presione, kercenime, xhiro sistematike bastesh, perdorim droge.
Ndonje idioti te dashuruar me kete skuader mafioze, i them vetem kaq: nuk jam as interist(tjeter skuader e pjerdhur italiane), as milanuq(skuadrucka e kumbarit Berluskoti), as lazial a as tjeter.
Per mua futbolli italian bie ere krimi!!!