Fyle e nis dhe e mbyll vizitën e tij me shqetësimin për zgjedhjet

4 Shkurt 2013, 22:34Politika TEMA

Kamerat e televizioneve e kanë ndjekur në çdo hap të tijin Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, që mbërriti për një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Por ai nuk ka preferuar që të flasë për mediat shqiptare duke u mjaftuar me dy mesazhe të shkurtra, të parin para se të nisej për në Shqipëri dhe të dytin pasi u largua nga Shqipëria.

Të dy mesazhet kishin në qendër shqetësimin për zgjedhjet në Shqipëri.

“Erdha për të diskutuar çështjen më thelbësore të shtetit modern shqiptar-ç’duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen,” shkroi në mëngjes në rrjetin social, Twitter, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.

Dhe në mbrëmje, pas takimeve me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës, lëshoi sërish një deklaratë të shkurtër në faqen e tij, sërish me shqetësimin e zgjedhjeve në fokus.

“Komisioneri nënvizoi gjatë bisedimeve të tij në Tiranë që zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare të 2013 do të jetë një test kyç për funksionimin e mirë të institucioneve demokratike të vendit. Ai u bëri thirrje politikanëve të zhvillojnë zgjedhjet e qershorit në përputhje me standardet ndërkombëtare, të përmirësojnë besueshmërinë dhe reputacionin e institucioneve demokratike dhe të forcojnë përgjegjshmërinë e politikanëve kundrejt qytetarëve shqiptarë. Komisioneri i diskutoi këto çështje edhe me komunitetin ndërkombëtar në Shqipëri, përfshirë edhe përfaqësuesit e OSBE-së,” thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra e Komisionerit për Zgjerimin.

Ndërkohë që fushata edhe pse jo zyrtarisht ka nisur, frika se këto zgjedhje mund të dëmtohen ka nisur, sidomos pas nxjerrjes jashtë loje të KQZ-së nga Kolegji Zgjedhor dhe Kuvendi. Ky i fundit vendosi me forcën e kartonëve të mos marrë parasysh lëvizjet demografike të popullsisë për të bërë ndarjen e mandateve.

5 komente në “Fyle e nis dhe e mbyll vizitën e tij me shqetësimin për zgjedhjet”

  1. tourkofagos says:

    hahahaha,pse jeni kaq naiv,siga mos po e rruan shume FYLE,per zgjedhjet ne Albanistan……
    dihet qe ”vatani” e ka marre udhen e mutit…..por Fyle e beri xhiron ,duke ligjeruar merokamo-n e disa qindra evrove…….

  2. Marka gopi says:

    Ik Fyell nxito se ktheu shpejt se kushedi ci bojn Daulli &Co grus tate atje ke veni orgjive .O grupi M.Khan ,Dulli bab, pra grris bythen dhe he, se paret i more. Ata te pagujn ty Fuli pasi ta rrasin ne tjeter krah eeeee mer Fyle eeeee .Ti tall koqet me shqiptaret e shkret ktu ,anej nga Brukseli Daulli me Khan tallin kart me bjonden tate ceke ,kshtu shkojn kto pune o sllav i ndyr.

  3. LORA says:

    Me e rendesishmja eshte qe fule nuk na cau trapin me retoriken e mender-ligjeve te dr.dhjeramanit;po ashtu qe nuk u krefos dot,ne ekrane, me pallavra per opinionin publik.
    E paska marre te qarte mesazhin,qe na bejne per te vjelle retorikat e ketyre kurvareve ne xhepin e shqiptareve.Ky e kishte hak nje proteste rrefuzimi qe ne Rinas,po kush ta beje,pordhacet e F.R.E.SH-it??????

  4. Ligor Luarasi says:

    PARALAJMERIM.

    Z.Stefan Fyle dhe gjithe BE-pian ka me se te qarte qe kyci i demokracise jane zgjedhjet e ndershme.Duke mesuar katraurat qe jane bere me zgjedhjet ne Shqiperi ai dhe stafi i BE-pian beri hapin e tij te fundit duke paralajmeruar per te mbledhur mendjen kopse per te dy lideret e partive PS, PD qe :Ne se nga seicila pale zgjedhjet do cenohen me c’faredo lloj marifeti,Shqiperia nuk do rije pa u ndeshkuar.

    Sigurisht Z.Fyle duke ndjekur situaten hap pas hapi, ka pasur shqetesime ndaj mbriti ne Tirane qe takoi kryekokat e politikes.
    Eshte tjeter pune ne se largimin nga BE e desheron ose jo nje pjese e politikaneve te Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje