INTERVISTA/ Oketa: Koalicion vetëm me ato forca politike pa kosto korrupsioni ose keqqeverisjeje

4 Shkurt 2013, 19:02Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, i përgjigjet në një intervistë për TemA pyetjes se me cilën forcë politike do bëjnë koalicion. Ai sërish përjashton dy forcat e mëdha politike dhe shton: “Çdo forcë e cila ka moralin politik, është e orientuar drejt qendrës së djathtë, nuk mban kosto korrupsioni apo keqqeverisje, mbetet një opsion i hapur. Çdo forcë tjetër e cila nuk përmbush këto kushte, nuk mund të jetë pjesë e projektit politik të Frymës së Re Demokratike”.

Bisedoi: Anisa Xhani

Zoti Oketa, takimet e partisë suaj janë shpeshtuar. Si po ecën procesi i shtrirjes së Frymës së Re Demokratike?

Që në fillim të muajit janar të këtij viti, ne deklaruam se mbyllëm fazën e parë të ngritjes së strukturave të Frymës së Re Demokratike në të 12 qarqet e Shqipërisë. Por kjo nuk është e vetmja arsye që na kënaq. Mënyra se si jemi pritur dhe mbështetja që FRD ka gjetur kudo që kemi shkuar na jep siguri se jemi duke punuar në drejtimin e duhur. Tashmë kemi hyrë në një fazë të re, atë të takimeve të hapura dhe me qytetarë duke marrë prej tyre opinione e propozime lidhur me çështjet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.

 

Zoti Oketa, kryetari i FRD është shpresëplotë në sondazhet që citon. Çfarë thonë këto sondazhe? Si pozicionoheni ju si forcë politike?

Nga të gjitha të dhënat që kemi deri më sot një gjë është e sigurt se FRD pas zgjedhjeve politike të qershorit të këtij viti do të jetë një forcë e rëndësishme në vendimmarrjet politike dhe një forcë qeverisëse. Përpjekjet tona nuk janë thjesht për të siguruar një numër mandatesh dhe disa pozicione në qeverisje, por për të sjellë një model të ri politikbërje. Një model, i cili nuk orientohet nga interesat afatshkurtër dhe përfitime personale të disa drejtuesve politik, por nga interesat e shtetit shqiptar dhe të qytetarëve. Shqipëria e sotme dhe ajo e nesërme e ka të domosdoshëm një model të tillë, për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur dhe për të hapur një kapitull të ri e pozitiv në jetën e shoqërisë shqiptare.

 

Ka gjithmonë një shqetësim se zgjedhjet do jenë sërish me probleme. A ndani këtë gjykim edhe ju? A do mund të mbroni votat e partisë suaj?

Fakti që fatkeqësisht edhe pas 23 vitesh të ashtuquajtura demokraci, ne diskutojmë akoma nëse zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme duhej të bëjë që ata politikanë të cilët shihen nga qytetarët shqiptar si rrezik i zgjedhjeve, të largohen përfundimisht nga skena politike. Shqiptarët me 23 Qershor do duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Vetëm në sisteme jo demokratike, diskutohet për mbrojtje vote. Nëse ne duam të orientohemi siç duhet drejt demokracisë, atëherë çdo qytetar shqiptar duhet të japë kontributin e tij duke votuar dhe duke mundësuar rotacionin politik. Një rotacion jo thjesht emrash, por mënyre të të bërit politik. Çdo qytetar shqiptar duhet ta shohë 23 qershorin si një mundësi për të shprehur fuqinë e tij me votë. E nëse qytetarët nuk besojnë tek kjo fuqi, do na duhet të presim edhe 23 vite të tjera.

 

Ende nuk keni folur për koalicione parazgjedhore. A keni diçka në mendje? A është e mbyllur përfundimisht dera për PS-në? Po me AK-në? Cilat janë shanset për një pol të tretë?

Fakti që flitet shumë dhe kërkohet që FRD të pozicionohet në një koalicion është një konfirmim i asaj që përmenda më lart se FRD do të jetë një forcë e rëndësishme në vendimmarrjet politike dhe një forcë qeverisëse pas 23 qershorit. Ne jemi deklaruar dhe i qëndrojmë deklarimit se nuk bëjmë koalicion me dy forcat e vjetra politike. Më pas si një forcë qendrës së djathtë dhe një forcë e moderuar sigurisht që ne nuk i shohim koalicionet si tabu, por këto koalicione duhet të kenë moral politik dhe të jenë në funksion të interesit publik dhe jo thjesht koalicione mekanike në funksion të llogarive matematikore për një mandat më shumë apo më pak. Çdo forcë e cila ka moralin politik, është e orientuar drejt qendrës së djathtë, nuk mban kosto korrupsioni apo keqqeverisje, mbetet një opsion i hapur. Çdo forcë tjetër e cila nuk përmbush këto kushte, nuk mund të jetë pjesë e projektit politik të Frymës së Re Demokratike.

 

Në varësi të rezultatit, a keni pretendime ju të jeni kingmaker i këtyre zgjedhjeve. A do i jepnit kurorë Berishës? Po Ramës?

Ne do të hymë në këto zgjedhje pa asnjë lloj kompleksi kundrejt forcave të vjetra politike. Ne nuk hymë për t’i hequr kurorën njërit dhe për t’ia vendosur tjetrit. Emrat nuk na interesojnë, parimet dhe standardet demokratike po. Të gjitha përpjekjet tona do të shkojnë për të përmbushur sloganin tonë “Për Shtetin dhe Qytetarët”. Ne duam që të mundësojmë një frymë të re në politikën shqiptare dhe të mund t’i krijojmë hapësirat e duhura intelektualëve dhe të rinjve shqiptarë për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen e shtetit shqiptar të së drejtës dhe shanseve të barabarta për gjithsecilin. Ne duam të ndërtojmë një sistem të bazuar mbi meritokracinë dhe jo mbi servilizmin politik ndaj kryetarëve të përjetshëm, një sistem ku individi vlerësohet nga aftësitë dhe jo nga ngjyra e flamurit politik që tund. Besoj se këtë duan dhe qytetarë shqiptarë.

 

A ndjeni se ka një frymë për ndryshim në Shqipëri?

Sigurisht që po. Pse ka një frymë të tillë ne e kemi quajtur partinë “Fryma e Re Demokratike”. Nëse kjo frymë nuk do të ekzistonte, ju siguroj se nuk do të kish filluar ky projekt politik. Fryma e ndryshimit ekziston, ajo thjesht duhet organizuar dhe duhet vënë e gjitha në funksion të interesave të qytetarëve, pasi ata nuk e meritojnë të zhgënjehen përsëri nga politika.

 

Shqiptarët pasi janë ndjerë të zhgënjyer nga qeverisja dhe politika, nuk para besojnë tek ndryshimi. A qëndron ky konstatim dhe nëse po, çfarë do bëni ju për të ngjallur besimin?

Konstatimi juaj për gjykimin tim është pjesërisht i saktë. Është e vërtetë që shqiptarët ndjehen të zhgënjyer nga qeverisja dhe politika, por ata besojnë tek ndryshimi. Sistemi që ne kemi zgjedhur për të ndërtuar shtetin tonë nuk njeh zgjidhje tjetër përveç se zgjidhjeve politike. E thënë më thjeshtë, politika është një “e keqe” e domosdoshme. Por politika mund dhe duhet të jetë ndryshe, dhe ne do bëjmë gjithçka mundemi për të ndërtuar një model të ri të të bërit politik dhe për t’i rikthyer besimin edhe atyre që nuk e kanë, se nëse secili prej nësh jep kontribut për të mundësuar ndryshimin, atëherë ky ndryshim është krejtësisht i mundshëm.

 

Cili është gjykimi juaj lidhur me votimin në kuvend të ndarjes së mandateve për zgjedhjet e vitit 2013?

Fatkeqësisht ajo që ndodhi me votimin lidhur me ndarjet e mandateve nuk ishte gjë tjetër veçse një rikonfirmim i faktit se Kuvendi i Shqipërisë ka humbur tërësisht seriozitetin dhe ka devijuar tërësisht nga misioni i tij. Ai është shndërruar në një teatër politik ku gjithçka bëhet në funksion të vullnetit të një individi të vetëm, në funksion të ruajtjes me çdo kusht të pushtetit për të përdhosur shtetin. Fatkeqësisht tashmë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe kodit zgjedhor të po atij viti, politika shqiptare synon të “fitojë” zgjedhjet jo duke i merituar ato, por duke i projektuar matematikisht me formula të cilat synojnë të deformojnë vullnetin e qytetarëve. Tashmë qytetarët shqiptarë nuk zgjedhin më përfaqësuesit e tyre në Kuvend, por vetëm noterizojnë listat e mbyllura me emrat e të bindurve të kryetarëve. Megjithatë jam i bindur se nuk ka matematikë elektorale e cila të mund të mbulojë krizën ekonomike, situatën alarmante të kriminalitetit si dhe korrupsionin që ka kaluar çdo kufi. 23 qershori po vjen dhe Shqipëria po bëhet gati për ndryshim, jo ndryshim për para, por ndryshim për më shumë dinjitet, shtet të të gjithëve, ekonomi më të fortë, shëndetësi e arsim më të mirë, për një Shqipëri e cila nuk vlen 1 Euro, por vlen aq sa asnjë politikani të mos i shkoj ndërmend më të bëjë pazar me të. 23 qershori është shansi i fundit për brezin e studentëve të vitit 1990, për t’i dhënë një kuptim e perspektivë të re të ardhmes së fëmijëve të tyre. Besoj se shqiptarët do ta shfrytëzojnë siç duhet këtë mundësi.

17 komente në “INTERVISTA/ Oketa: Koalicion vetëm me ato forca politike pa kosto korrupsioni ose keqqeverisjeje”

  1. frediel says:

    po si nuk doli nje parti nga keto ta thote cope qe nuk bejm koalicion me lsi dhe pd se jane dy parti qe kan vjedh e kane abuzu ne cdo gje te mundshme,por bejn si [putanat]qe i kruhet menderja. o oketa o cop mishi

    1. zefi says:

      Po pse e quan veten PARTI TE RE E TE NDERSHME,ky OKETA???
      HAAAAAAAAAAAAA!!!
      Po ti dhe te tjeret keni 22 vjet,qe e keni MASAKRUAR SHQIPERINE BASHKE ME BERISHEN,o OKETA,ndaj kujt ja tregoni ju VIRGJERINE???
      Doemos ,KURVA BETOHET ME SHUME SE SHOQET PER NDERSHMERI!!!
      Ju nuk e quani Berishen PUSHTUES DHE SUNDIMTAR FASHIST,ndryshe nuk do SHISNIT PORDHE SE ,”NUK BEJME KOALICION ME PD-PS”!!!
      Fakti,qe i futni te dy partite ne nje thes,kur dihet se Berisha ka bere KRIME PA FUND,do te thote se ju jeni KALI I TROJERS I BERISHES!!!
      PUSHTUESI LARGOHET ME BASHKIMIN E TE GJITHE SHQIPTAREVE!!!
      JU JENI KELYSHERT E BERISHERS BASHKE ME SPAHIUN!!!

    2. Prec Ulaj says:

      Oketa eshte nje PD e moderuar. Kam respekt qekur hapi Ministrine e Mbrojtjes per Prokurine ne Gerdec.
      Edhe pse ka pasur detyra me Saliun, nuk ka abuzuar dhe nuk eshte bere cizme e Sales.
      Nuk e besoj se do haje buke me Topin. Topi eshte qullash, burrec, por i djallezuar.

  2. Vlora says:

    po mir more oketa nje gje nuk kuptojme.

    nuk bejme koalicion me asnje nga partite e medha ps e pd,,,,,ok.

    do te jemi patjeter force qeverisese……ok.

    te lutemi na i shpjegoni, ju mendoni se do ti fitoni 71 deputete per te qeverisur vetem.

    apo pa dale mire ne skene keni filluar te genjeni????????

    deri tani jeni te pabesushem prandaj i qendroni nje varianti.

  3. shqiptari says:

    Edhe keta me duket se jane vetem vazhdimi i Komunisteve.Po cilen Parti kemi neve pa Korrupsion ! Gjeni nje ?
    A nuk ajne te gjithe njesoje ! FRD ok akoma ska filluar dhe le te shpresojme qe do te mednoje per popullin.E jo si keta “Ujqerit” qe kerkojne vetem delet-popull si gjithmone viktima.

  4. Dike Mullai thote- says:

    Ne FRD- Kryetari dhe Sekretari i PERGJITHESHEM “Dolen” pas 20 Vjetesh nga KLLOCKA, qe HA Zogjet e Vete! (Voi siette CULLO FREDO)!

  5. JC says:

    Kesaj i thone te flasesh kot. Ju as vota nuk keni dhe ato qe do merrni do jua vjedhe Saliu. por fatkeqesisht ju nuk rrini dot pa pushtet, keshtu qe do beni patjeter koalicion se nuk rrini dot pa karrige.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Oketa, kam shume respekt per ju dhe performacen tuaj si njeri dhe si politikan.
    Por po kerkoni pak si shume ne kete rast, se nuk ka deri tani force politike qe nuk eshte e korruptuar edhe forca nga ju vini ka qene dhe eshte e korruptuar edhe PS-ja, ka qene dhe do te jete e korruptuar.
    Por ne besojme se me njerez me integritet si ju, te na nxirrni nga ky korrupsion, ku jemi futur te gjithe si shoqeri dhe qe vete e kemi lejuar.
    Une besoj tek Edi Rama, sic besoj edhe tek ju e Bamir Topi, korrupsioni luftohet kur te jene te gjithe bashke, ata politikane qe duan ta luftojne realisht dhe po te beheni ju bashke, kam besim se do tja dilni, por tani per tani, mos kerkoni ndonje force politike te pakorruptuar.

  7. Jevgu Isuf says:

    Ky Bamir Topi si emer i degjuar. Ketu ne Shqiperi ka qene ky?

  8. like kokmadhi says:

    sa e kishte pazarin bamka per gjykatesit zoti oketa?
    ju vete a ishit pjese e keqqeverisjes? apo kur qeverisnit ju, qeveria ishte e mire?

  9. Leone-53 says:

    Te pakten 3 kryesoret e FRD-se, Topi, Oketa e Biberaj keto vitet e fundit (kur zdurohej me) qene ne opozit me Sali Berishen.
    Edhe kjo eshte domethense e shpresdhense per ndryshimin qe flet FRD-ja.
    Kuzhdo qe e ndjen veten “te poshteruar” nga politika e deritanshme ska pse mos ti bashkohet.
    Nuk duhet “fjetur”! Kush fle ne demokraci zgjohet ne diktature!

  10. Mblidhe mendjen says:

    Ju luftoni per pragun e futjes ne Parlament.
    Nuk ju qasin ne fshat,kerkoni bijen e mbretit!
    Ne kualicion e “qendres”,ju nuk siguroni as vendin e Kryetarit.

  11. AHA says:

    E vetmja rruge drejt fitores per FRD eshte opozita,njehere u pozicionua qarte ne te,aty fillon politika shqipetare te hyje ne rrugen e Zotit e te shpetoje nga prostitucioni politik tip I.Meta ,aty do te marrin zemer edhe figura te pakonsumuara ose pak te konsumuara nga Partia Demokratike qe te rreshtohen ne kete parti e ti hapin vendit rrugen per nje FRYME TE RE DEMOKRATIKE e dua te besoj qe kete kane dashur te nenkuptojne krijuesit e saj e jo nje uzurpim te pushtetit me c’do kusht e me c’do cmim e mberthim i karriges me thonj e me dhembe !Sic ka nevoje per nje qeveri te pergjegjeshme ,ashtu ka nevoje edhe per nje opozite te ndergjegjeshme sepse loja politike demokratike eshte nje loje qe nuk luhet vetem ,pamvaresisht se ne si popull zgjodhem ne krye nje element te rritur e te fuqizuar me pushtet ne laboratoret e diktatures e si i tille nuk i njeh keto fakte por vazhdon luften kunder armikut te brendshem e te jashtem!Nje opozite qe te ndricoje rrugen me idene e harmonise se te kundertave ,fjales se urte e te mencur e konsensusit!

  12. sali kari says:

    Edhe keta njerez pa dinjitet , nuk diner se nga vine as ku shkojne, presim se me ke do shkoje Ilir Floriri, pastai vendosin, as hora bulevardi se meritojne, …………….

  13. ALpini says:

    Oketa,mos na u shit si burre i mire se rraca juaj jane merre me long.Flitni per korrupsion dhe harroni se Durresi i njeh mire njerezit qe ti mban afer.Sonte dua te permend vetem dy,jo se nuk ka te tjere por shkoj vone e duhet shume kohe se lista eshte e gjate,te siguroj se nje here tjeter do merrem me gjeresisht me kete.
    Dull Duka eshte mjeshtri i xhvatjeve ke sorrollopi juaj qe direkt mbas fitores se PD ne 2005 bleu nje cop dipllome si jurist dhe filloj pune si shef i policise elektrike ku se bashku me djalin e xhajit te Bujar Nishanit qe punonte si shofer aty rripnin te gjalle dhe pa meshire qytetaret ,organizonin apostafat operacione gjoja dhe sugjeronin -takoni Dullen se merresh vesh-….me vone kete e transferove drejtor burgu ku atje ka bere namin,nje drejtor burgu fiton sa edhe nje drejtor dogane,dikush do habitet por po u them se per nje dite leje ky te merrte 100 euro ,vetem per nje nderrim dhome aty ky donte 200 mije lek ose 150 euro.Dulla eshte xhambaz i lindur dhe ndikonte edhe ambienti ku ish dhender,pra ke Oketat.
    i dyti eshte nje fare Dorian Oketa,me pune jurist ke burgu ,prane Dulles………Doriani nje batakci i vogel,me shume njeri ordiner qe ndyen figuren e juristit edhe per 5 mije lek te vjetra.Ky nje korier i perpikte i gangove te izoluar me ata perjashta,nje ordiner qe keto dite mesova se po ben namin me nxjerr nje familje nga shtepia,me sakt nje familje ku eshte edhe nje plak 93 vjec.Me marifetet e tija dhe duke shfrytezuar lidhjet kriminale me disa nenpunes te shtetit dhe drejtesise ky po i jep aktit normativ pamjen me te shemtuar.
    Keto kisha per sonte se me vone do llafosim se si nga fisi Oketa kane qen ne sherbim te spinlliqeve ne Durres………..

  14. Lenini says:

    I dashur Oketa; vetem LSI nuk mban mbi historine e saj dosje korupsioni,me kete parti beni kualicion.Faleminderit qe po e lexon.

    E ardhmja juaj,e LSI, eshte ne preherin e Sali Berishes,nuk mind te ekzistoni pa te,nuk mund te fshihni vjedhjet pa te,nuk mund te merni fryme pa te.Me mire sa me shpejt te beni deklarimet se me jeni,aq me mire per partine tuaj dhe lehtesim per partine Meme,PD.

  15. urim gjata says:

    Eh Okete Okete njeri me zemer te madhe do ngelesh per jete djale i qete intelektual i ndershem dhe fisnik.Te perdori pushteti i berishes sic na perdori te gjitheve por me mire largimi dhe ndergjegjesimi vone se sa kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje