(E PERDITESUAR)- Kryeministri Sali Berisha jo vetëm që ka ndërmend të rrisë borxhin, por ai është i bindur se vetëm kur borxhi të shkojë mbi 95 përqind e GDP, atëherë bëhet i rrezikshëm.
Edhe pse që tani organizmat ekonomikë ndërkombëtarë thonë se situata është e rrezikshme, Berisha e quan këtë një borxh pozitiv.
“Në Konferencën e Sigurisë, pa diskutim, kriza ekonomike ishte një nga çështjet kryesore dhe përveç saj, energjia pazgjidhshmërisht e lidhur me sigurinë. Ajo që mund t’ju them, përsa i përket krizës ekonomike, ishte se në dallim nga viti i kaluar, këtë vit tonet ishin qartësisht optimiste nga të gjithë oratorët dhe ajo seancë kishte për oratorë personalitete nga më të shquarat e fushës, siç ishin Robert Zoellick – ish Presidenti i Bankës Botërore, Wolfgang Schäuble – ministri i Financave të Republikës Federale të Gjermanisë, bashkë-Presidenti i Deutsche Bank, etj.. Konkluzionet ishin që kriza akoma nuk është larguar, jemi në krizë, por është e qartë dhe pozitive që po merret një kthesë, e cila pritet të konsolidohet. Ishte një moment shumë i veçantë, kur ministri i Financave të Gjermanisë u ndal te borxhi publik dhe deklaroi se ai është i rrezikshëm kur arrin dyfishin e GDP-së. Kjo ishte një risi shumë pozitive. Unë edhe një herë dua t’ju them se çdo krizë ka sfidat e saj për t’u përballuar, por kjo kohë krize ka sjellë më shumë se kurrë në vëmendje të qarqeve akademike, të cilat janë shumë të rëndësishme, problemet ekonomike të saj, siç është borxhi, etj.. Ato nuk janë studiuar ndonjëherë më me interes, sesa janë studiuar sot. Pak kohë më parë, një grup brenda Bankës Qendrore Evropiane ka botuar studimin për borxhin optimal. Dhe ata konkludojnë se borxhi deri në 67 përqind të GDP-së ka efekte pozitive. Dhe kjo thuhet nga Banka Qendrore Evropiane. Borxhi mbi 95 përqind të GDP-së, çka korrespondon me studimin tjetër themelor të Harëard-it që thotë se 90 përqind është plotësisht i pranueshëm, pra, ky borxh mbi 95 përqind mund të përbëjë rrezik,” tha Berisha.
Ndërkohë, vetëm një muaj pas miratimit në Kuvend, buxheti i shtetit për vitin 2013 është rrëzuar zyrtarisht, raporton TCH. Brenda një kohe rekord Qeveria ka ndryshuar treguesit më të rëndësishëm të draftit duke devijuar nga varianti që mbrojti në Kuvend vetëm një muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndryshimet nisin me shifrën e borxhit. Në ligjin për buxhetin e shtetit, kufiri i borxhit për vitin 2013 është vendosur 62.6 për qind e Prodhimit Kombëtar. Madje në atë kohë, Kryeministri dhe ministri i Financave u zotuan publikisht se ky kufi nuk do të shkelej. Por në programin ekonomik dhe fiskal, të publikuar vetëm pak ditë më parë, Ministria e Financave thotë se borxhi publik në fund të vitit do të shkojë gati 64 për qind ose me saktë 63.8 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Heqja e kufirit ligjor prej 60 për qind, në dhjetor të vitit të kaluar, ka asgjësuar çdo barrierë që ndal rritjen e detyrimeve të qeverisë. Në vetëm pak ditë kufiri i borxhit u rrit me 1.2 pikë përqindje ndaj Prodhimit Kombëtar dhe në fund të këtij viti do të jetë 4 për qind më e lartë se niveli 60 për qind, pavarësisht paralajmërimeve të forta të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore për të mbajtur nën kontroll financat publike.
Por treguesi i borxhit nuk është i vetmi që përkeqësohet. Qeveria ka korrigjuar në ulje edhe shifrën zyrtare të rritjes ekonomike për vitin 2013, nga 4 për qind që është në buxhetin e miratuar një muaj më parë, në 3.1 për qind. Këto janë sinjalet e para zyrtare se situata ekonomike do të jetë më e rënduar.
Rreziku është që deri në fund të vitit shifrat të korrigjohen sërish me përkeqësim, sikur ndodhi vitin e kaluar kur shifra e rritjes ekonomike nga 4.3 për qind përfundoi në vetëm 1.5 për qind, ndërsa borxhi nga 58 shkoi në 61.4 për qind e Prodhimit Kombëtar.
…ka edhe me keq…!! lexojeni Selami xhepen…!
Shume e turpshme per kete qeveri qe ne nje kohe kaq te shkurter te ndryshojne buxhetin. kjo eshte nje shenje shume e keqe pasi qeveria po tregon edhe njehere se menaxhimi i saj e ka cuar buxhetin e shtetit ne piken ktitike. marrja e borxhit ne kete situate eshte nje vetevrasje per ekonomine shqipertare, sepse keto para qe do te marre borxh nuk do te shkojne er te stimuluar biznesin por per te bere investime publike sa per te genjyer popullin per zgjedhjet e 23 qershorit. Kur buxheti ndryshon ne nje periudhe kaq te shkurter cfare mund te mendojme se do te ndodhe me pas, sigurisht qe do kete ndryshime por nuk do te kete kohe per ta bere kete pasi ME 23 QERSHOR PERFUNDON KY CIKEL I ZI PER SHIPQERINE DHE SHQIPETARET. DO TE CRRENJOSET KY SISTEM QE VETEM PO I VARFERON SHQIPETARET.
Merr borxh se e di qe nuk i paguan nga xhepi i tij. Jane shqiptaret qe do ti paguajne dhe me perqindje madje. E di qe i ka ditet e numeruara dhe po ben cmos qe ta leri Shqiperine ne gjendje te mjeruar dhe tja bej punen kryeministrit te ardhshem sa me te veshtire.
Nxirri leket qe u ke marre shqipetareve more sali, dhe mos merr me borxh. 23 qershori do te kerkoje llogari per cdo qindarke te vjedhur nga ti. Po e zhyt ekonomine me keq se Greqia sot. 23 qeshori do ta pershpejtoje ciklin e ndyshimit dhe gjithashtu do te permiresoje gjendjen e shqipetareve. Duhet nje ndyshim ne mendimin e hartimit te buxhetit dhe jo te ndrshohet sa here qe shikohet se spo ecin punet keq. Problemi eshte sistemi qe ka ngritur Saliu
Berisha eshte vete Firma Piramidale tani. Nuk ka me nevoje per Vehbi Alimucen.
Po cfare tu desh more Sale? Do ishe doktor i nderuar ne pension dhe do luaje i lumtur me qenin dhe nipat dhe mbesat ne ndonje lulushte te Tiranes.
Ekonomia nuk eshte, qe ti tregosh fshatareve te Lapardhase se ke qejf pjeshkat e tyre, ekonomia eshte shkence more injorant. Klintoni para disa vitesh theksoi se vetem ekonomia dhe ekonomia vendos per fatin e nje shteti. Mos harro faktin, se ishte ekonomia ajo qe rrezoi komplet sistemin e SOCJALIZMIT REAL NE BOTE.
Ekonomia eshte ajo qe do te te nxjerri edhe ty ne pension. Sic duken bathet, neve per pagesen e vetem interesave te borxhit publik nuk do te paguajme me per cdo vit shumen prej 49miljarde leke por me shume. Te gjitha keto leke ( me shume se 49miljarde leke ) jane leke qe hiqen nga shkollat, spitalet, pagesat e rogave dhe pensioneve etj etj.
Ekonomia eshte matematike dhe nuk eshte opinion.
Nuk e di, por une nuk kam degjuar qe nje shtett serjoz te ndryshoje bilancin e shtetit vetem pas nje muaji.Kjo eshte nje prove tjeter, se ekonomine tone e drejtojne militantet e partise dhe jo ekonomiste te zote.
A e ke degjuar ti more Sale, se Klintoni kishte per keshilltar ekonomik, fituesin e cmimit nobel per ekonomi,profesorin Stiglitz,nje fan i te cilit eshte eshe anetari i forumit “beso”.
Shave sa plase taksen e sheshte ( taksen marksiste ) dhe vendose qe te mos pagunin me taksa bisneset e vogla me te ardhura nen 300mije leke.
Ata pak investore qe erdhen po hikin, privatizove pasuri te popullit per nje cope buke, tani nuk ke se cfare te privatizosh.
Sale, kohe me pare ne arken e shtetit hynin te ardhurat nga emigrantet te cilet vete kane probleme se Greqia dhe Italia jane ne krize, asnjeri nuk te jep me kredi te buta ( me kushte favorizuese ),nuk te vine me te ardhura nga privatizimet se privatizove gjithshka, investoret e huaj nuk te vine me se dolen me humbje,shtetet dhe organihzatat e ndryshme jo qeveritare nuk te dhurojne me leke. Bankat kane probleme me dhenje kredie, sepse kredite e semura kane arritur ne 22,8% te kredive te dhena. Ndermarjeve qe kane bere punime per shtetin nuk po marrin leket e tyre dhe nuk invesojne.
Nuk e di se si te ze gjumi naten more i paafte. Ti je i mire per intriga dhe jo per pune. Drejtimi i shtetit do dituri dhe jo genjeshtra dhe sidoms jo MILITANTE PARTIE, por njerez te afte sic ka bota.
E more ne qafe brezin e ri dhe gjeneratat qe do vine, po ju le ne kurriz borxhe kolosale per shkak te paaftesise tende dhe horrave hajdute qe te rethojne.
Shkon neper konferenca internacjonale dhe bota eshte e detyruar te degjoje anglishten dhe italishten tende katastrofale. Na turperove fare more gomar, qe i di te gjitha dhe bile shkon deri aty sa edhe i jep keshilla botes ekonomike.Kesaj i thone hajde baba te te tregoj arat.
Shifni ju lutem kryeministrin tone se si e flet anglishten dhe italishten :
http://www.youtube.com/watch?v=a873vqCQDvQ
http://video.repubblica.it/dossier/albania-protesta/abbiamo-sventato-un-golpe-difendero-la-liberta/60560/59388
Sala flet per pjeshkat e Lapardhase dhe fshataret bien ne delir :
http://www.youtube.com/watch?v=I9FLzUlnW3U
Ah more Ramiz, cfare na bere, pse na le kete derr injoranti, ti hike dhe shpetove, por ama populli nuk ta kishte borxh.
Eh mor “plaku”!
A eshte legjitime qe ta hedhesh kete njeri nje ore dhe me pare ne Lane?
E ndjen humbjen dhe tani ka filluar te jape sinjale qe “une destabilizoj” tere rajoni nese dua. I ndoqa me interes pamjet ne konferencen per siguri ne Mynih dhe ishte me te vertete skandaloze per nje kryeminister i cili i lejon vetes te flase me ate gjuhe.
Keto muaj te mbetur kerkon te lere “toke te djegur” per te organizuar protesta dhe greva kur te jete ne opozite, si ne skenaret greke, spanjolle, etj.
Eshte legjitime dhe e papranueshme qe opozita te rrije duke pritur 23 Qershorin, ai do ti hyje ekonomise dhe financave shqiptare me plug per ti nxjerre ujet e zi atij vendi.
Ai cenon sigurine kombetare dhe opozita duhet te hidhte nje ore dhe me pare ne aksion.
Shiko se c`brockulla nxjerr: “Ishte një moment shumë i veçantë, kur ministri i Financave të Gjermanisë u ndal te borxhi publik dhe deklaroi se ai është i rrezikshëm kur arrin dyfishin e GDP-së.”
Per kete te cmendur na paska qene moment i vecante kur ministri gjerman deklaron shprehjen e mesiperme!
Dhe kush? Schäuble! Ai qe ka nxitur masa ekstreme kursimi ne disa vende te EU dhe fale konjukturave te mira ekonomike po mundohet te ule borxhin publik ne vete Gjermanine. Ai qe futi termin “Schuldenbremse” (frenim borxhi). Por kur je mesuar me borxhe deri ne 160% e 130%, borxhi 90% i duket lule Schäuble-s.
A nuk ishte partia e Schäubles qe e futi ne kushtetute moskalimin e kufirit prej 60%?
Dhe ishte qeveria socialdemokrate ajo qe e hoqi kete kufi, per te cilen sot vajtojne per ate dem qe kane bere.
Ai harron qe ekonomia shqiptare qe vetem geshtenja prodhon me borxh te tille mbytet si varke letre.
Papergjeshmeria ka arritur kufijte ku nuk mban me!
Te pershendes plaku dhe mbremje te qete.
Claus,
Eshte vone dhe po shof ne tv italjan TV7 programin e majte PIAZZAPULITA. Program shume interesant.
Claus, no comment, si gjithmone, shkrimi yt shume dinjitoz.
Kendej bie bore. Te uroj ty dhe familjes nje dite te bukur neser.
Pershendetje.
Forca doktor shkaterro gjithshka qe ka ngelur , ler ne fund nje grope te madhe qe nuk do kete bir nene qe ta mbushe . Nderto rruge me leket e popullit , vidh nga leket e popullit vetem se kete radhe llogariteni mire popullin se kete radhe ky milet do kerkoje deri ne nje djersen e tij . Me pas nxirr deputete te flasin pas 20 vjetesh kapitalizem per terapi shok, terapi shok do te thote qe sot atij depuiteti ti marresh cdo lek qe ka vene duke vjedhur , cdo aksion apo investim dhe ta lesh pa breke rrugeve ne kerkim te fatit . Dhe me cduken bathet kjo do ndodhe .
Ky eshte si Enveri qe din nga ekonomia nga vbujqesia etj etj. Borgji or Sali Qeni jane si ilaqet. Ilaqet jane helme kur perdoren sipas provave shkencore te bejne mire, kur perdoren jashte mase te helmojne. Borgji eshte nje helm qe ndonjehere te shendosh, por ne shumicen e rasteve te ben shume keq. Shembujt jane te shumte ne boten e trete ku borgjet i kane shtypur, keshtu eshte edhe me shqiperine. Duke qene shume e varfer borgji e vdes fare shqiperine. Sipas Saliut jane budalla Kinezet te cilet nuk kane borgje perkundrazi kane surplus me te cilen blejne borgjet e shteteve perendimore dhe shtetet perendimore shesin pjese te tregut. Dikur kishte lufte per tregje Kina i blen me surplusin ne tregti nderkombetare.
Ty vetem kjo injorance ekonomike po te rrezon.
Sepse ti operon si Bajraktar kulle ne Vicidol. se ke idene e Buxhetit.
Prandaj u katandis Shqiperia keshtu.
Nis kalamajte ne Serbi, ku kane edhe pashaportat, pastaj do mbrrish vete apo jo, te shikojme.
JEMI AKOMA RREPUBLIKE PARLAMENTARE APO ‘BANANESH’?EDHE DIKTATORET SKIZOFRENE KESHILLOHESHIN FORMALISHT QE NDRYSHIMET TE BEHEN NE PARLAMENT.
BOLL LOJERA ME SHIFRAT.
Ne fillim te viteve 30-te te shekullit te kaluar Presidenti amerikan Huver i kerkoi Gjermanise qe t’i ktheje borxhin e dhene. Kjo per efekt te krizes qe kishte pllakosur SHBA ate kohe. Borxhi gjerman ndaj SHBA-s ishte me pak se 50 % e GDP-se se ketij vendi me plot prodhim industrial. Dihet se cfare ndodhi me tej. Kriza amerikane u eksportua sa te hapesh dhe te mbyllesh syte ne Gjermani dhe falimentoi ekonomine e ketij vendi me popull puntor. Po sikur bankat ne nje moment te kerkojne borxhin e tyre te leshuar ndaj Shqypnise sone qe nuk prodhon ASGJE cfare do te ndodhe? Largqofte! thote nastradini, por Kryeministri yne Famoz, doktori dhe profesori i shkencave kozmike Sali Berisha nuk ka frike dhe eshte mjaft optimist: “Le ta bejme borxhin 100 % te GDP-se, pse jo me teper se filani dhe fisteku kane thene qe mundet edhe 200 %.” deklaron Saliu serbes-serbes. Ketu qendron edhe intriga:
Rreziku ne Shqiperi nga rritja e frikeshme e borxhit qeveritar nuk vjen nga fakti se eshte fiksuar me magji ne nje shifer konstante, por rreziku vjen nga fakti, se vendi yne nuk prodhon pothuaj ASGJE. GDP-ja albaneze ne te gjitha statistikat boterore eshte ne ulje qe nga viti 2008-te deri me sot dhe eshte mjaft e ulet ne krahasim me vendet e rajonit – afro 10 dollare ne dite per koke shqyptari. Dhe per cudi ASKUSH nuk e verren kete fakt tragjik. Ku do t’i gjeje Saliu dhe Bode LEKAT qe te shlyeje borxhin, nese nje gje e tille kerkohet nga bankat kredituese, te cilat mund te frikesohen nga fakti qe Shqiperia nuk do te jete ne gjendje te paguaje jo vetem PRINCIPALIN, por edhe interesat bankare? LEKAT nuk mund t’i shtype zoti Fullani ne shtypshkronjen e tij, sepse jane ne valute te huaj. Nje CUNAM tille financiar ka shume gjasa te ndodhe mjaft shpejt ne rast se nuk fillon rritja reale e GDP-se domethene e prodhimit shqiptar. Cdo gje tjeter eshte Loje TRA-LA-LA me shifrat. Dhe atehere po erdhi kjo e KEQE, PIRAMIDAT financiare alla Ridvan Bode te 97-s do te na dukeshin LULE ne krahasim me FERRIN qe mund te hapet para miletit. Gjithsesi kemi fatin qe jemi nje vend i vogel, si nje fis ZULU ne xhungel dhe mesiguri Bota do te na meshiroje me perbuzje.
merr borxh ore sali protopapa,se ne kurriz te shqiptareve jan,edhe pak se po te vjen fundi ty ,dhe te gjith ata qe te rrethojn ty,posht sali berisha
Emori SHQIPERINE ne 1990 ne kuoten 0 dhe eshohim ate ne kuoten 67%.C’koment ti besh?
Plaku eshte baba i fajdeve,kurre zduhet ta harrojme kure bertiste,me ne fitojne te gjithe,dhe ashtu ndolli ne vitin e 1997,e njejta situate eshte edhe tani,ky e debilat e tije,duhe t zhdukur nga faqja e dheut,me ne funde 23 qershori po vjene fati do buzqeshin shqiptaret,me largimin e tije e bandes tije keiminale.
Sali Berisha ne do te ta rrjepim lekuren deri ne 67% sepse te ben mire. Kur te kemi arritur ne 95% atehere mund te jete e rrezikshme per shendetin tend. Si thua?
Maloku as u qyteterua asnjehere edhe pse po ben gati nje jete te tere ne Tirane dhe jo me te mesoje si funksionon ekonomia. Ekonomi sipas malokeve nuk na duhet ne.