Për dashurinë bëhen edhe nga këto çmenduri (FOTO)

4 Shkurt 2013, 20:04Lifestyle TEMA
Për dashurinë bëhen edhe nga këto çmenduri (FOTO)

Një ekspert tatuazhesh shkroi emrin e tij në fytyrën e një vajze, të cilën e kishte njohur vetëm 24 orë më parë.
Lesya Toumaniantz nga Saransk në Rusi, e lejoi Ruslan Toumaniantz, që të shkruante emrin e tij “Ruslan” me germa gotike në fytyrën e saj.
Çifti, që u njoh në një dhomë chat-i, thotë se janë dashuruar me shikim të parë dhe pasi janë takuar në Moskë, kanë rënë dakord që të martohen.
“Ky është simbol i devotshmërisë së përjetshme. Do të doja që ai të bënte tatuazhe në çdo centimetër të trupit tim,” tha ajo.
Lesya ka marrë që tani mbiemrin e tij, pavarësisht se janë fejuar më 20 janar.
Miqtë e saj i kanë thënë se ajo duket shumë bukur.
Ndërkohë, Toumaniantz u bë i njohur në vitin 2009, pasi i bëri një 18- vjeçareje 56 yje si tatuazh në fytyrë.
Ajo e akuzoi, duke thënë se i kishte kërkuar të bënte vetëm 3 yje pranë syrit, por ai i bëri yjet ndërsa ajo flinte.
Toumaniantz pranoi që të paguante që ajo të hiqte tatuazhin, megjithatë edhe pse hiqet me lazer, sërish ajo do ketë shenja të bardha në fytyrë.

5 komente në “Për dashurinë bëhen edhe nga këto çmenduri (FOTO)”

  1. adi says:

    wooooooooooow!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    cmenduri totale

  2. ana says:

    MAKABRE
    e cmendur nga trute jo nga dashuria

  3. rabi says:

    dashuri me shikim te pare thote kjo,what a fu,k.Na ruj zot mend e kokes,kokerr gruri gabojme,vate ndonjhere.

  4. drini gega says:

    me e sakte do te ishte te thuhej: ”cmenduria shfaqet edhe keshtu”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje