Kompania spanjolle INDRA shpallet fituese e procedurës prokuruese për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të votave në qarkun e Fierit.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për ditë me radhë zhvilloi negociatat me kompaninë spanjolle te kualifikuar, kompaninë INDRA, dhe në përfundim të këtyre negociatave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli fitues të procedurës prokuruese për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të votave në qarkun e Fierit këtë kompani.
Kjo kompani në ofertën e saj financiare ofroi shifrën prej 1,548,475 euro pa TVSH për realizimin me shërbim të këtij projekti dhe pas negociatave të zhvilluara u arrit në vlerën përfundimtare prej 1,381,075 euro pa TVSH. Ndërkaq vlera blerjes së këtyre pajisjeve të ofruara nga kjo kompani ishte 2.457.845 euro pa TVSH.
Në këto kushte Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që kjo kompani të ofrojë vetëm shërbimin për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të Votave në qarkun e Fierit kundrejt vlerës 1,381,075 euro pa TVSH.
Pas shpalljes fituese të kësaj kompani, Komisioni Vlerësimit të Ofertave do të procedojë me lidhjen e kontratës me INDRA-n sipas kushteve dhe kritereve të rëna dakord midis palëve gjatë fazës së negocimit.
Kjo kompani garanton përmbushjen e të gjitha afateve ligjore të parashikuara në kodin zgjedhor si për testimin e projektit ashtu edhe për realizimin e tij.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përfundoi gjithashtu shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit administrative-ligjor të paraqitur nga kompanitë pjesëmarrëse në procedurën konkurruese për realizimin e Sistemit Elektronik të Verifikimit të Zgjedhësve në qarkun e Tiranës.
Në përfundim të fazës së parë të vlerësimit të këtij dokumentacioni nga të pesta kompanitë që paraqiten interes, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përzgjodhi dy kompani, dhe konkretisht, kompanitë “INDRA” dhe bashkimi i kompanive Morpho & Aleat të cilat në datën 15 shkurt 2013 do të paraqesin ofertat e tyre financiare për realizimin e projektit të mësipërm,” thuhet në një deklaratë të KQZ-së.
Sistemi elektronik i votimit, ne stadin aktual, eshte lehtesisht i maniulueshem. Arsyeja kryesore, programet kompjuterike jane sekret i firmes qe i ka programuar dhe askush nuk mund te shoh se çben programi mbas shpine. Ne France nuk egziston votimi elektronik per kete arsye. Ne amerike qe perdoret ne disa shtete, kerkoni neper internet raporte per manipulime masive (qysh nga koha e Bushit dhe tani Obames; ne zgjedhjet e fundit ne shume qendra te Ohajos, ishte vetuar 100% per Obamaen, ose me mire kompjuteri thoshte qe ishte votuar 100% per te :)).
Parashikoj nje fitorie masive te PS-se ne Fier ?
harroje,”Parashikoj nje fitorie masive te PS-se ne Fier” vet bije në kontraditë me veten tënde!
janë të manipulushme?
atëherë kush ta merr mëndja se është “ekspert i manipulimeve”?
rama? ai shal dhjeri????
ja iku edhe Fieri, e “mori” Salehu..
Oe jeni ne vete cfare flisni apo jo? Ne cdo rast kontestimi te numerimit elektronik kur ka pretendime nga palet numerohet manualisht dhe sistemi testohet disa here plus qe expertet e IT-se nga te dyja palet jane prezente dhe sistemi eshte programuar per te qene i auditueshem nga kushdo. Pa dashur anashkaloj qe Salehu eshte Ujk i Vjeter i Vjedhjes pajisja do numeroje cfare ka kutia brenda dhe do e paraqese ne Skaner. Fieri ndahet 10 – 6 ne rastin me te mire per Salehun. Lufta e ketij monstre tani eshte perqendruar ne planin psikologjik dhe po ta vini re me kujdes eshte duke perpunuar opinionin nepermjet zagareve te tij per t’i demotivuar qe te mos dalin ne votime. Personalisht mendoj se dhe ne 8 Maj 2011 masiviteti i dha Rames fitoren me 10 vota dhe ja permbysi llogarite hajvanit se sipas planit te vet kishin parashikuar nje fitore me mbi 10 mije vota prandaj tani ne fund eshte e nevojshme t’ja tregojme masivisht vendin ketij horri dhe nese Rama do beje kontestime te tipit Anglez sic e ka zakon atehere duhet te marrim vete ne dore te ardhmen tone sepse ndryshe ose duhet te largohemi perfundmisht dhe ti bejme m… Shqiperise sone te dashur ose te ulim koken dhe te presim te na jape lemoshe Argita me Zenin.