Në kuadër të javës së shëndetësisë kryesocialisti ka vizituar Qendrën Shëndetësore të komunës Ndroq në rrethin e Tiranës, ku është takuar me mjekë e ndihmës mjekë që shërbejnë aty si dhe me banorë të kësaj komune. Ata e kanë informuar për degradimin e kësaj qendre, e cila pas vitit 2006 ka humbur shumë nga funksionet e saj.
Mjeku i qendrës shëndetësore, Lekë Hysenaj e ka njohur kreun e PS me problemet më shqetësuese. Ai rendit të parën mungesën e një autoambulance, çka i detyron banorët që për rastet urgjente të marrin taksi për të shkuar në spitalet e Tiranës. Mungesa e laboratorit mjekësor, i cili ka qenë funksional, por është mbyllur përpara disa vitesh dhe menjëherë pas mbylljes është hapur një laborator privat. Po në të njëjtën mënyrë është mbyllur pa ndonjë arsye të qartë edhe funksioni i qendrës si maternitet.
“Deri në vitin 2006 e kemi pasur, ka qenë një ndër qendrat shëndetësore më të mira. Qendra ka qenë e mirëpajisur me të gjithë elementët e ndihmës së shpejtë përfshi dhe transportin. Në vitin 2006 na është hequr ambulanca. Si ju përgjigjemi ne tani atyre rasteve që janë, me aksidente? Me taksi, me rrugë private dhe kaq,” thotë mjeku Hysenaj.
Rrëfimi i tij vazhdon me një vendim absurd për zhbërjen e laboratorit të qendrës shëndetësore, por edhe me mungesën e maternitetit çka ka sjellë që çdo shërbim i domosdoshëm, që vetëm pak vite më parë kryhej në këtë qendër, të përcillet për në Spitalet e Tiranës: “Prej rreth 40 vjetësh kemi patur laborator. Prej 2008 me një urdhër, që unë mendoj absurd, laboratori u hoq. Pas 6 muajsh u zëvendësua pastaj me një laborator privat. Ndroqi ka pasur një traditë prej 60 vjetësh maternitet, po në vitin 2008 materniteti është hequr”.
Një tjetër shqetësim i shtruar nga mjeku i qendrës është dhe ai i vështirësive të banorëve për përballimin e shërbimit shëndetësor, për shkak të papunësisë dhe mosqenies të siguruar. Sipas tij në këtë komunë janë rreth 3500 banorë të pasiguruar që duhet të paguajnë për të pasur shërbimin shëndetësor.
Por edhe banorët që ndodheshin në qendrën shëndetësore i kanë treguar Edi Ramës se shkurtimet e bëra që nga viti 2006 kanë qenë të pajustifikuara dhe u kanë shkaktuar mjaft probleme atyre. Tani u duhet të paguajnë për të shkuar e për të marrë shërbimin në spitalet e Tiranës. Banorët e gjendur në qendrën shëndetësore tregojnë njëri pas tjetrit vështirësitë që kanë.
Një prej të moshuarve tregon se sa pagoi vetëm për ambulancën pa llogaritur shpenzime të tjera kur djali i tij pësoi një aksident. Ai tregon se si për të dhe familjen e tij ambulanca ishte sikur të merrje një taksi, shërbim privat, dhe jo një shërbim shëndetësor: “Para dy muajsh u aksidentua djali. Ka ndejtur tre orë se s’kishin mjet për ta çuar, as barelë. E kemi marrë pastaj me batanije, e kemi çuar me makinat tona në Spitalin Ushtarak. Atje pastaj e morëm e çuam tek Spitali Nr. 5, atje pastaj kemi marrë ambulancën e kemi paguar 25 mijë lekë, sepse nuk vinin me e çu. Po të kishte qenë ambulanca këtu për shembull mund t’i thoshe doktorit hajde ta çojmë në filan vend. E nxorëm nga spitali e prapë kam paguar ambulancën e spitalit që e sollëm në shpi.”
Një burrë i thyer nga halli i fëmijës së sëmurë dhe me lot në sy për pamundësinë e tij i tregon Edi Ramës: “Vetëm analizat e këtij muaji kanë shkuar 140 mijë lekë. Unë pa punë, gruaja pa punë, dy fëmijë kam, pa tokë jam, ku do t’i gjej? Vetëm një gjilpërë e kam marrë 1200 euro. Jam deri në fyt me borxhe. Ai që është me kemp i përfiton që të gjitha falas, ai është i bllokuar, tani pyeta doktorin tha nuk i rimbursohen. Është me kemp ka të drejtë që t’i marri që të gjitha. S’ka rimbursim. Një qese gjak 250 gram, e kam ble 50 mijë lekë. Gjaku thuhet jepet, dhurohet, por unë e blej”.
Nga ana e tij kreu i Partisë Socialiste ka theksuar vendosmërinë e kësaj force politike për të ndryshuar në mënyrën më të thellë realitetin në sektorin e shëndetësisë. Edi Rama po ashtu, duke marrë si shembull degradimin e Qendrës Shëndetësore të Ndroqit ka nënvizuar faktin se megjithëse fondet që jepen për shëndetësinë janë po ato që kanë qenë, numri i shërbimeve dhe cilësia e tyre është ulur, për shkak të abuzivizmit dhe korrupsionit me paratë e taksapaguesve: “Kishit laborator, kishit ambulanca, kishit maternitet, kishit shërbim 24 orë. Pse u rrënuan këto? Se nuk është se u ulën paratë, paratë të paktën nga kjo pikëpamje janë po ato. Nuk janë rritur, por janë po ato. Por, sepse u kanalizuan për korrupsion dhe për grabitje.”
Për Edi Ramën duhet të ndryshojë skema e shërbimit shëndetësor tërësisht dhe ky shërbim do të blihet nga shteti: “Duam që patjetër ta blejë shteti shërbimin. Duhet ta blejë shteti për të gjithë njerëzit dhe duhet ta japë nëpërmjet një institucioni që ne duam ta themelojmë, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor. Ajo që ndodh sot është që në 100 lekë shpenzime për shëndetësinë në një vit, vetëm 7 lekë përballohen nga kontributet e njerëzve. 33 lekë nga taksat e përgjithshme dhe gjithë pjesa tjetër nga xhepi i njerëzve të papunë. Kjo është e tmerrshme! Pra, 60 % e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri përballohen nga xhepi, nga borxhet, nga shitjet e pasurive, nga sakrificat e familjeve që nuk sigurohen dot se janë të papuna. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë.”
duhet ndryshim, e ate e sjell vota me 23 qershor.. te gjithe ne votim per nje sabotim te se keqes
Rama eshte tejet premtues. Program serioz, njerez intelektuale si kurre me pare.. Vota me 23 qershor e heq saliun si nje e keqe e kaluar
cfare dhimbje e thelle.. Ay doktorri rri e me bertet neper mitingje e rama ben ate qe duhet te beje qeveria,, eshte me pak fjale ky kryeminister sot dhe neser,,, urime rama
tha dikur rama qe se djeg shqiperine per te hequr saline.. dhe kish te drejte.. saiu do dhune qe te vrasi e te gjej bashkefajtore por jo sali.. ne populli, qe sjemi populli yt, do te te ”vrasim ” me vote… prit 23 qershorin sali.. ajo eshte dita jote e vdekjes
Serioz Edi Rama. Ju pergezoj. Isha skeptik per programin e per rrugen qe do ndiqnit per mbrojtjen e votes, por skam me as me te voglin dyshim se rruga per mbrojtjevote nga vete ne eshte me e mira. Ka nje fryme ne popull per ndryshim e te perkrahin pafund, dhe une nder ta. Pergezime
https://www.facebook.com/?ref=tn_tnmn#!/photo.php?fbid=422781534469808&set=a.207327962681834.51058.100002138966266&type=1&theater
Spitalet jane ne pike te hallit, ky sistem e ka rrenuar keq e me keq kete mjekesine. Vizioni i ps eshte shume largpames dhe vjen pasi eshte shqytuar mire situata. Mjafton qe te shohesh QSUT dhe bindesh qe ketu vetet ka mbarua gjithecka. QSUT edhte nje qytet brenda qytetit, dhe per kete meriton vemendjen me te madhe te qeverise. Qeveria aktuale nuk e beri, mos u merzisni kete do ta beje PS.
Besojme ne zhvillimin e Shqiperise dhe hapi i pare eshte duke permiresuar sistemin shendetesor per te permiresuar jeten e shqipetareve.
idioter,te paskrupullt,ju pacavuret e temes,,,,,,,ja ca jeni
O Detroit ik dhe la ndonje pjate aty ne Detroit!! Dhe a e ke mbaru
shpine ne Bathore?!
Shendetesia ne shqiperi ka nevoje per rigjenerimin e saj, kanevoje per nje menaxhim me profesional dhe nje startegji afatgjate per ta permiresuar ate. Shendetesia do qe te kthehet besimi tek qytetaret. Te gjitha keto partia socialiste i ka paraqitur ne programin e saj per shendetesine. Besojme shume qe ky program eshte vaksina e duhur per shendetesine.
Ky program do vihet ne zbatim nqs votaj juaj me 23 qershor eshte pro PS. Voto dhe ti PS
Bravo Z. Rama, jeni duke bere nje pune shume te mire, keni nje program shume shpresedhenes, jeni ne rrugen e duhur, te gjithe shqiptaret do te te votojne sepse je i vetmi qe ke nje program te qarte per Shqiperine. Je e vetmja shprese per ne. Do jesh padiskutim Kryeministri i ardhshem. Suksese
Si mundet te durojme me.. ka me shume vlere jeta e nje qene se e njeriut.. si spatem nje here shtet, nje here shprese ne keto 22 vjet.. O edi rama, sille vendin ne vethte sic solle Tiranen.
Te ringrihet shendetesia… ti risillet jeta,, O sali te rafte gjema.. O ed rama bej dicka.. Votat jane tuajat kete radhe padyshim dhe ne mase te gjere.. le ta mbrojme bashke voten se saliu s hiqet me dhune.. ai do gjak,, eshte vrases e sjton dot pa gjak
PO kjo eshte gjeja e pare qe duhet bere, te sigurohet shendeti , te rregullohen keto spitale si nga kushtet ashtu dhe nga personeli se jan kthyer ne stane qe kur i mori LSI
Duam që patjetër ta blejë shteti shërbimin. Duhet ta blejë shteti për të gjithë njerëzit dhe duhet ta japë nëpërmjet një institucioni që ne duam ta themelojmë, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor
O shyqyr i ra menja i her njonit tek njerzit,shyqyr nje projekt qe prek me verte jeten e qytetarit direkt..
shoh berishen qe po merr nismat e PS e po i ve ne zbatim.. Por smundet pasi, sdi.. Ato spajtohen me nje administrate si ajo e saliut.. saliu e ka pranuar humbjen qe sot dhe programin e PS si me te mirin ne keto 20 vjet,
Jo ore Edi ke per te pare komentet e tjera pas mejet se si do te versulen duke thene c’eshte kjo opozite se duhen protesta se duhet te largohet me dhune diktatori e te tjera si keto.
Ne nje shoqeri qe neperkembet dhe qe ka dinjitet nuk pret urdhera as nuk do prijes por hidhen sejcili per interes te vet dhe te gjithe se bashku bejne qe te dridhen tiranet dhe maskarenjte.
Jo kjo gje nuk mund te ndodh nder shqiptar qe e kane shitur shpirtin per nje kafshore buke per nje thes miell sepse nuk duan me shume.Shqiptaret qe ne kohen e turkut jane tredhur dhe nuk kane gjak nder deje por shurre sepse per hiq gje ose per inat te vellait ose te mikut u kthyen nga te krishtere ne islamike si e si qe te kete ndonje perfitim me shume se ata qe permenda me lart.
Shqiptaret jane shitur shpirterisht dhe u pelqen nenshtrimi dhe kete e dinin shume mire Zogu,Enveri dhe tani Berisha prandaj nuk mund te presh asgje nga kjo shoqeri qe nuk di se ku i shkelet nderi apo dinjiteti.
Edi Rames nuk i mungon kurajo te perballet me bishen edhe me dhune por se ai nuk eshte i pashpirt dhe qe te dergoj njerezit ne sheshe dhe te derdh gjakun e njerezve te pafajshem dhe pikerisht per kete qe nga 21 janari i vitit 2011 ai nuk ndermori as edhe nje proteste te vetme sepse iu desh ti vajtonte dhe po vazhfdon ti vajtoj ata te vrare sepse i duket se sikur jane vrare per te dhe qe te gjithe ne vetem ate akuzojme dhe jo ate qe i vrau.
Edi Rama ne njoftimin e demonstrates se 21 janarit tha shprehimisht se tani situaten do e marre ne dore vete populli prandaj ai nuk u gjend ne krye por ju pikerisht per kete e fajesoni sepse e deshet ate qe te vritet i pari kur mjaft mire e dini se edhe ne lufte edhe nje komandat skudre qe nuk eshte asgje i duhet te vritet i fundit dhe jo me nje udheheqes.
Kur nuk keni bythe te beni trimin eshte mire te mos fajesojme ate qe nuk duhet fajesuar.
Ne jemi nje popull llapaqen dhe frikacake.E them me bindje te plote se grate shqiptare vlejne me shume se burrat dhe kete e ka treguar 97 kur grate vlonjate i vune gjoksin policise se atehershme moren guxim edhe keta meshkuj te tredhur.
O nena shiptare neqoftese e ndjeni se thika ka prekur kockat tuaja nga ky regjim ngrihuni dhe merrni per veshesh kata spurdhjak burra dhe hidheni bishen atje ku e ka vendin.Vetem me ndihmen tuaj mund te behet dicka se perndryshe burra nuk ky vend.
pa ikur ky ”doktorrrrri”ne qeveria nuk ka spitale dhe shendetesi,,vetem spitali 5 funksionon hahah
Shqiperia sot eshte e zhytur ne rrenim ne cdo lloj fushe. Drejtesia,shendetesia,ekonomia e gjithcka tjeter kane nevoje per nje rindertim. Sot nje shqiptare qe nuk ka te ardhura, nese eshte i semure, eshte i detyruar te rrije ne shtepi duke shtrenguar dhembet prej dhimbjeve,sepse ne rast se do te shkonte te shtrohej ne spital, do ti duhej te paguante rryshfetin secilit prej doktoreve qe do ti dilte para. E pra eshte koha per ta Ndryshuar Shqiperine. Ai qe mer me pak, te paguaje me pak, ai qe mer me shume te paguaje me shume. Me pak fjale Shqiperise dhe shqiptareve i duhet Rilindja dhe jo rrenimi!
Bravo Edi, kjo i duhet pa tjeter populli tone. Vetem, se kam frike, se mos Edi e hedh hapin me te gjate, se mundesite qe ka ekonomia jone.
Uroj qe te kete prane ekonomiste te zote dhe jo militante te partise socjaliste.
Problem mund te behet sepse :
– Edi ka premtuar se ndihmoje fuqishem edhe bujqesine.
– Do ngihmoje tregetaret e vegjel duke ju ulur ose anulluar fare taksat.
– Mos harrojme faktin, se qeveria duhet te paguaje cdo vit,VETEM PER INTERESAT E BORXHIT PUBLIK, me shume se pese miljarde leke te reja.
– Emigrantet nuk dergojne me shume leke.
– Ne nuk marrim me nga shtetet dhe institucjone te ndryshme kredi te buta ( me kushte favorizuese ).
– Nuk marrim me donacjone te ndryshme nga qeveri dhe organizata te ndryshme jo qeveritare.
– Qeveria e re nuk do kete me asgje per te privatizuar.
Me kuptoni drejt ju lutem, une do jem i majte deri sa te vdes, por kam frike nga premtimet e teperta.
M.gj.ate jam i sigurte se ne daten 23 qershor Sala del ne pension.
Pershendetje.
“Plaku”, me komentin tend me bere te hedh dy rreshta.
Gjithmone kam thene qe Shqiperia duhet te shihet si nje e tere. Shqiperia nuk eshte Blloku dhe ato bankat plot shkelqim, por edhe periferia, se edhe atje jetojne njerez.
Me ka pelqyer ky reagim i Rames, ka kapur dicka konkrete, te prekshme per njerezit. Ky eshte nje hap i mire. Duhet ta shohe gjendjen vete.
Shiko te lutem ate raft te atij mjeku qe punon ne Ndroq. Ca ampula, nje regjister dhe nje shishe plastike, ndoshta me leng fiziologjik!
Eshte turp! Njerez pa siguracion, njerez qe marrin neper batanie te aksidentuarit (mendo se c`fare demtimesh i sjell ky lloj transporti) etj,etj,etj primitivizma te tjera qe as ne Etiopi nuk i gjen.
Ama kryeminstri eshte Prof.Dr. ne kardiologji!!!
Me tej nuk dua te diskutoj se me rritet pulsi dhe tensioni bashke.
Ne ate gjendje qe e ka cuar “demokracia” shendetsine do kohe te rimekembehet. Me pare duhet bere reforme ne sigurimin shendetsor qe te jape efektet e veta ne diagnostikim dhe mjekim.
Duhet hequr monopoli i grosisteve dhe shteti te marre vete ne dore importin e medikamenteve sipas nevojave te popullit. Tenderat qe organizohen ne kete kete fushe jane vetem korruptive dhe ilacet qe blihen ne tregje e vendeve fqinje jane ose te skaduara ose te manipuluara me lende te tjera.
E di c`fare kerkohet ne tenderat e qendrave shendetesore neper fshatra si puna e Ndroqit?
Atropine, papaverine, analgine, jod e deri tek Kalium-permaganat!!!!
Nuk i gjen ne asnje liber farmacie sot.
Pershendetje
Claus,
E kam vene re, qysh para nje viti e gjysem, se ti ke me shume njohuri per mjekesine dhe itaçet se sa une. Kuptohet, se jam plotesisht dakord me shkrimin tend. Problemi im i vetem eshte, se sa mundesi do kete ekonomia shqiptare per te plotesuar te gjitha premtimet e Edit.
Claus, per te vertetuar drejtesin e asaj qe shkruan ti, shif te lutem, ne linkun poshte, nje dhome pacientash ne nje spital publik diku ne Shqiperi :
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/05/spital.jpg
Te uroj nje dite te djele te bukur
Ej po seriozisht e keni qe i besoni ketij apo jeni nga ata militantet qe mezi presin te ikin keta qe te vijne “ata” ne pushtet? Me te vertete i besoni ketij torrollakut qe me brockullat qe thote behet edhe me qesharak? Po a pyesni ndonjehere ku do i gjeje parate ky per ato qe thote? A e dini sa eshte gropa e sistemit te sigurimeve shendetesore cdo vit? A e dini sa do te kushtonte kjo parajsa e sherbimit qe premton te realizoje ky? I bie qe nuk e dini perderisa i besoni. Dilni more njerez nga psikologjia e turmes dhe mendoni me trute tuaja. Para 2 vjetesh kater njerez te pafajshem u vrane ne bulevard nga kriminelet e Shqiperise qe sot e drejtojne kete vend, kater njerez qe dolen nen drejtimin e ketij kriminelit tjeter ketu (Rames) dhe ky kriminel shkon pas nje viti e ha ngjala me kriminelin tjeter (Meten). Apo harruat qe protesta ku u vrane ata te katert u organizua ne reagim te videos se Metes? Rama pshur mbi varret e atyre kater te vdekurve dhe ju i besoni se do te na coje ne standardet e Europes veriore ne shendetesi! Po a jeni ne vete? Sot jemi rikthyer ne 1991 ku njerezit zgjodhen Salen per te hedhur Ramizin dhe pas 20 vjetesh thane “rame nga shiu ne bresher”… pas 20 vjetesh do te themi “rame nga breshri ne gura”…
Respekte,
Komentet e Luis dhe Denis i thone te gjitha dhe ska nevoje per shtese!kjo eshte e verteta e ketij vendi dhe populli!
Mendoj se ka ardhur koha per te ndryshuar vertete Shqiperine. Ky km nuk na e sjell ndryshimin miq shqiptare, sepse e kemi vertetuar kete gje per 20 vite me rradhe. Komunisti i fundit qe me 23 qershor populli, ne do ta “vrasim” jo me plumba, por me vote. Ne te gjithe duhet dhe do ta mbrojme voten tone. Le ti themi ketij sharlatani Kurre Me!
HAAHHHHHAAAAAAAAAAAAAAA AI PREMTOI ULJEN EDHE ANULIMIN E TAKSAVE TE ULTA POR SI KRYETAR BASHKIE JO VETEM CE NUK I ULI POR I NGRITI 20% I NJOHUR SI MISTER 20% KETIJ VETEM CA BUDALLENJ MUNT TI BESOJNE
Pershendetje te gjitheve.Kam lexuar programin e Partise Socialiste dhe ajo qe pashe dhe me pelqeu eshte se ai prekte cdo problematike qe ka Shqiperia sot. Shendetesia dhe ekonomia, qe mendoj se jane dhe dy ceshtjet kyce, ishin trajtuar ne menyre shume te mire. Vura re se PS ka nje program shume serioz, dhe se ky program i meriton votat e shqiptareve. Tashme edhe une besoj tek Rilindja ?
Edi Rama do ndertoj Maternitet ne Ndroq…
Ky piktor i deshtuar, eshte axhami per te gjitha fushat. Konstaton mungesat dhe problemet (qe vijne nga qe jemi vend i varfer dhe pa kapacitete)dhe premton se do te sjelle parajsen.
C`hyn ketu piktorlleku dhe axhamlleku, klodi?
Maternitet te duket ndonje fjale e madhe, vetem prania e nje mamie ne ate fshat do te zgjidhte shume probleme.
Po te pyes fare thjesht: Ku ka lindur gjyshi dhe gjyshja juaj ne maternitet apo ne shtepi? Te them gjyshi dhe jo babai, se mendoj se je brez i ri.
Ne perendim nese grate duan te lindin ne shtepi eshte deshire plotesisht e ligjshme dhe e realizueshme. Prandaj aty ku eshte per kritike le te kritikohet.
Shihni si i genjejne mjeket fshataret hallexhinj (pa i ofenduar).
Vendos veten njehere ne vendin e tyre.
Nga Ndroqi ne Tirane eshte 15 minuta. A mund te quhet maternitet nje ndertese me 1 mami ? Ky Leka qe po bisedon me Edin eshte nje imbecil. E kam patur ne klase. Eshte edhe Tropojan….
Problem i shtruar me te drejte, mirepo rrugezgjidhja e paraqitur nga Rama, ngjan me rrugezgjidhjet e para viteve ’60 te Shqiperise komuniste.
Nuk ka pse te kete nje qender shendetesore te njejtin sherbim me ate te nje spitali, sepse eshte jashte logjikes shendetesore dhe ekonomike.
Specialistet prane Rames duhet ta keshillojne ate me mendesine e sotme, jo me ate te nje sistemi te deshtuar.
Sistemi i sotem shendetesor le per te desheruar jo se eshte sistem i keq, por sepse eshte nje sistem i keqadministruar dhe i korruptuar.
Pra sistemit i duhen gjetur administratoret me pergatitjen dhe pervojen e nevojshme dhe jo shkallmimi i tij.
He meleku u qetesove, ju doli frika?
Per tipa si ty duhen shtuar psikiatret, per te cilet ka mungesa te medha. Aq shume te cmendur ka, i pari eshte kryecubi juaj ardhur me valixhe druri ne Tirane ne vitet `60, nga gerxhet e Vicidolit.
Ik ka ky forum dhe futi nje te lare kembeve.
Faleminderit per “komplimentat”! Une frike kam vetem Zotin dhe askend tjeter, sepse une jetoj nga mendja dhe djersa ime.
Megjithese ai ka ngritur nje problem real, serish desheroj te theksoj se propozimi i Rames nuk eshte rrugezgjidhja e problemit ne fjale, por shkallmimi i tij.
Me e mira do te ishte qe te mendonte (bashke me keshilltaret rreth tij), se si ta persosin sistemin ekzistues, duke kerkuar edhe keshillimin e specialisteve te shteteve per sistem shendetesor te zhvilluar.
sot i thash nje mikeshes time (belge)degjo mbas 4 muajsh jan zgjedhjet ne shqiperi dhe pash programin e nje partie (PS) qe thoshte qe cdo shqiptar do ket te drejt te mjekohet! ajo u cudit sepse i dukeshe anormale qe dikush mos te kuroheshe; dhe i tregova problemin qe ne shqiperi ti nuk mjekohesh pa i dhen lek mjekve kash; dhe me then te drejten u skandalizua.. dhe me pyeti e indinjuar po ju cfar beni e pranoni ket gjendje?? un i thash deri me sot asnje nuk na ka ofruar politka qe menagjojn sektorin e mjeksis ashtu siq duhet dhe asnje sna ka then sherbimi shendetesor sesht vetem privat por dhe publik; dhe me ne fund doli nje program qe esht ai i PS DHE NA PREMTON QE ATA QE NUK MUND TE PAGUAJN DO MJEKOHEN. Dhe pergjigjja e saj esht cuditem me shqiptaret qe paskan duruar kaq shum uroj qe te shprehin deshiren e tyre per nje jet me te mir me voten e tyre!! dhe kur i thash qe kretari i partis socialiste esht ai kryebashkiaku qe ka marr cmimin si kryebashkiaku me i mir ne te gjith boten fal arritje te tij me tiranan. Me tha aaaa tani e kuptoj kush esht ne krye te kesaj PARTIE NUK QENKA VETEM POLITIKAN POR DHE NJE STATSMAN; Ne termin ekonomik statsman ndryshon nga politkant sepse ata din te perdorin instrumentat e duher per te qeverisur vendin me mireqenie te plot jo vetem per nje brez por per shum breza!!
Ne vend te STATSMAN do te ishte me sakte SHARLATAN.
SHPRESOJ….te rrosh vete se mendja….aha….te paska lene shendetin.
https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/562072_338447362894893_1194844434_n.jpg
SHPRESOJ!!
Me fal te lutem per harbutllekun tim. Kujoi te lutem, asaj mikeshes tende belge, se edhe ne Amerike, deri para gjashte muajsh, kishin nje sistem shendetesor te tille, qe ne se nuk ishe i siguruar nuk te benin operacjon qe kushtonte shume.
Thuaj te lutem asaj belges, se une kam pare para nje jave me pare, ne tv zvicerjan, nje salla te madhe sporti, ku njerezit e pasiguruar nga ana shendetesore, pasi kishin mbajtur radhen me se dy dite e dy nete futeshin per mjekim. Ishte nje skene shume e tmereshme. Ishin me mijra amerikane, me nje numur ne dore, dhe uleshin ne karriket e dentistave dhe kuronin dhembet. Uleshin ne krevate te ndryshme dhe ju behej kontrolli mjeksor. Me beso, te lutem, ishin me mijra njerez me karriket e dentistave dhe shtreteve te kontrolli ngjitur njeri pas tjetrit.
Aty u spjegua, se doktoret, qe punonin aty ishin vullnetare dhe nuk kerkonin leke dhe ilacet qe perdoreshin ishin te dhuruar nga njerez bamires. Kjo kasaphane do zgjaste vetem nje dite dhe mund te behej prape pas disa muajsh.
Sa per kurjozitet, aty ishte edhe nje burre amrikan reth 40 vjec dhe korespondeti e pyeti se pse nuk sigurohet. Amerikani, duke qeshur tha se ai kursimet e tija i perdor per shkollimin e te birit dhe tregoi dhembet e veta, ishte per te qare. Ai per mua ishte nje baba i shkelqyer, nuk kishte kuruar dhembet me qellim qe te investonte ne shkollimin e te birit. Te lutem thuaja edhe keta asaj mikes tende belge.
Me vjen keq, por ky ishte sistemi shendetesor amerikan, ishte per te vene duart ne koke. Kuptohet se mjekesia amerikane eshte nga me te mirat ne bote por jo per te pasiguruarit. Pandaj edhe reforma shendetesore qe beri Obama do ngelet ne histori.
SHPRESOJ!! Me fal te lutem qe mora guximin dhe te shkruajta ne kete menyre. Populli thote se nuk eshte flori githshka qe shkelqen.
Te uroj nje te djele te bukur.