Dorëzohet më në fund njeriu që nuk rrinte dot i veshur (FOTO)

10 Shkurt 2013, 12:13Lifestyle TEMA
Dorëzohet më në fund njeriu që nuk rrinte dot i veshur

Ai është bërë i famshëm në mbarë botën pasi ka ndërhyrë në sa e sa transmetime televizive, kryesisht sportive, duke dalë i zhveshur në fushën e blertë.

Por tani britaniku Mark Roberts, i quajtur ndryshe njeriu që nuk mban dot rroba në trup, ka vendosur që të dorëzohet.

Pas dy dekadash, babai i tre fëmijëve nga Liverpuli ka vendosur që të mos dalë më i zhveshur përpara syve të botës.

Dhe ta mendosh se ai ka dalë plot 519 herë në fushën e blertë.

Në vitin 2004, u gjobit me 550 sterlina pasi hyri në fushën ku po zhvillohej finalja e Super Bowl, që ndiqet nga 130 milion njerëz në 87 vende.

“Nuk ka asnjë event madhor ku nuk kam dalë,” thotë ai me krenari. “Por jam 49 vjeç dhe fëmijët më janë lutur që të ndalem. Është koha”, tha ai.

Ai thotë se e bën këtë për gallatë pasi është një tip krejt i zakonshëm.

Fiksimi i tij nisi kur pa në vitin 1993 një grua duke hyrë e zhveshur në fushë në një ndeshje regbie në Hong Kong.

Ka kaluar gjithsej 30 net në qeli dhe ka marrë 4 mijë sterlina gjobë në total.

Por duket se më shumë ka ndikuar fjala e djalit të tij në këtë vendim.

“Baba, a do e lësh këtë gjë,” i tha i biri. “Të gjithë shokët e mi të shohin”.

“E çfarë pastaj,” iu përgjigj ai. “Çfarë thonë?”

“Më përqeshin”.

“Po ku është problemi?”.

“Epo ti je babai im”.

Kjo duket se e goditi më shumë se gjithçka.

5 komente në “Dorëzohet më në fund njeriu që nuk rrinte dot i veshur (FOTO)”

  1. Saimir says:

    foto qe te sjellin shume gaz. ?

    1. Call me says:

      Ha ha ha, qenka pak i vonuar babi! Edhe djali qenka diplomat.
      Une mezi zhvishem ne erresire ?
      http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/no-pants-day-nyc-13-jan-2013.html

  2. miri suedi says:

    cojeni ne siberi ,ti ngrij kallami shures.

    1. pepi says:

      Po pse kaq i keq mor miri?

  3. Shqip4ever says:

    Turgofagosi eshte ky vetem se ka nderruar emrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje