Mbyllet hetimi për Nazimen, akuzohet se vrau me dashje. Xhaxhai: T’i jepet një dënim i lehtë

11 Shkurt 2013, 11:13Kronika TEMA

“Nazimja vrau se iu shkatërrua jeta. U dhunua që kur ishte fëmijë. Nuk kishte rrugë tjetër, ndaj e qëlloi Fiqiri Muçën. Drejtësia duhet të vërë ‘dorën në zemër’ kur të vendosë për fatin e saj…”. Kështu është shprehur Besnik Visha, xhaxhai i vajzës, e cila qëlloi për vdekje Fiqiri Muçën mbrëmjen e 13 gushtit 2012. Ai i bën apel drejtësisë shqiptare, ndërkohë që prokuroria ka mbyllur hetimet për Nazimen, duke e akuzuar për vrasje me paramendim.

Besnik Visha shprehet se nuk ka frikë nga një hakmarrje e mundshme e familjes së viktimës, madje iu kërkon atyre ta falin Nazimen për krimin e kryer.

“Pajtimi me familjen Muça do të bëhet vetëm me kusht që familja ta falë Nazimen për vrasjen e Fiqiriut”, shprehet xhaxhai për GSH.

Besniku sqaron se ende nuk janë pajtuar me familjen e viktimës, pasi ata pretendojnë se vrasësja nuk është Nazimja dhe apelon që  vetëm të mos i gjuajnë pas shpine.

Për sa iu përket bisedave me Nazimen, ai shprehet se: “Nazimen e takoj javë për javë në burg. Në fillim flisnim për ngjarjen, por tani jo. Është mjaft e mërzitur. Mbase dhe ndihet e penduar. Por më shumë më duket se ndjen keqardhje për jetën e saj. Shpesh thotë që “si e dërgova veten deri në këtë  pikë, do të kisha  pasur një jetë më të mirë”.”

Besniku tregon se me Lutfien, motrën e Nazimes, e cila është e martuar me vëllain e viktimës, kanë shkëputur çdo kontakt.

Xhaxhai nënvizon se: “Ne nuk duam që Nazimja të dalë nga burgu, pasi ka vrarë një njeri, por kërkojmë që gjykata t’i japë një dënim të lehtë. Duhet të marrë parasysh që Nazimja është femër e dhunuar. Fiqiriu e dhunoi atë që kur ishte ende fëmijë. Drejtësia duhet t’i marrë parasysh të gjitha rrethanat. Nazimja nuk duhet trajtuar si një njeri që vetëm vrau, por edhe që u dhunua dhe iu shkatërrua jeta”.

14 komente në “Mbyllet hetimi për Nazimen, akuzohet se vrau me dashje. Xhaxhai: T’i jepet një dënim i lehtë”

  1. tourkofagos says:

    keshtu katandiset nje femer e pafat,kur bie ne kthetrrat e nje korraku……
    poshterim,dhune,terror,perdhunim,keqtrajtim,shkelje me kembe te personalitetit,pabarazi…………pune korrakesh!

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Fatkeqesisht keshtu ndodh ne shqiperi rendomte,po dhe ju greket keni gjynahet tuaja.

      1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

        E ke te kote te me imitosh mua,sepse…je shume budalla dhe i pagdhendur.Je nje gjysme analfabet e kokegdhe si ai gjysmebudallai qe paska komentuar siper teje(qe ne fakt je ti vete).
        Po te them edhe njehere,leri paudhesite e kthehu ne udhen e shenjte te Shen Kozmait e Hiresise se Tij Janullatosit,perndryshe do te perfundosh ne honet e pafundme te sketerres!!
        Po te them ,gjithashtu,qe kushdo qe te jeni ju qe kerkoni te me mbyllni gojen e te mos komentoje,ta dini ,se si besimtar i devotshem orthodokso-helen une kam me vete frymen e Mrekulliberesit Kozma qe nuk me ka lene e nuk do te me braktise kurre ne veprimtarine time prej orthodoksi helen,prandaj kot mundohi…
        O te mjere,braktisni shtigjet e qoftlargut,dhe ejani bashkohuni me ne ne lutje,sepse,Hiresia e Tij po lengon;sepse Hiresine e Tij po e mundon semundje e lige…
        A nuk ju vjen pak keq e marrte e mira e marrte??!!
        Nje sqarim per komentuesit e tjere: o njerez nje gjysmebudalla e kokegdhe,qe nga te gjithe konsiderohet si loloja apo gaztori i ketij forumi te nderuar,komenton here pas here ne emrin tim,me mendimin gjoja ,sipas tija,qe te me diskretitoje mua ,kishen time orthodokse helene,Kryepiskopin Janullatos,dhe tere komunitetin tone .
        Me e habitshmja dhe cuditshmja,por qe eshte,edhe shume e hidhur per mua, ka te beje me faktin se ky birbo(ka komentuar i pari ketu)eshte edhe orthodoks!!…Po po eshte orthodoks ,per turpin e tij,familjes se tija qe spaska ditur ta edukoje ,por edhe per turpin e komunitetit tone orthodoks…
        ju lutem shume qe te mos ia vini re,sepse,patjeter duhet te jete i yshtur nga djalli i lig!Ju flm per mirekuptimin.

  2. misionari says:

    Nazimja nuk duhet te dekurajohet nga denimi, pasi ka shume rrethana lehtesuese. Ajo do te dale e nderuar nga burgu, pasi hoqi qafe nje monster njerezore.

  3. misionari says:

    Nazimja nuk duhet te dekurajohet nga denimi, pasi ka shume rrethana lehtesuese. Ajo do te dale e nderuar nga burgu, pasi hoqi qafe nje monster.

  4. ina says:

    ne jetojme ne nje vend qe drejtohet nga vrases e hajdute, ndersa njerezit e thjeshte si Nazimja e ata qe vjedhin per te ngrene kalben burgjeve…

    1. jonela says:

      te vjedhesh per te ngren nuk do te thote te vjedhesh tjetrin,por te lejosh vrasesit dhe hajdutet te na qeverisin do te thot qe dhe ne jemi si ato, pra jemi ne keshtu te gjith jo se jane ato qe na qeverisin ashtu se po te mos duam ne nuk jan ato ty ?

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kjo vojze ka vrare pasi policija jo vetem qe nuk e mbrojti kur kishte nevoje dhe kishte fakte por e shtyni drejt erresires.
    Ajo ka vrare per vetmbrojtje.
    Prendi e llupo per drejtesine shqiptare ishin te pafajshem megjithese jeta e tyre nuk ishte aspak ne rrezik…..
    Te lumte Zhelefine, ato vajza qe nuk pranojne te jene prostituta i denoni. Prostitutat i futni ne Parlament per kete denohet kjo vajze sepse s’pranoi te trajtohej si prostitute.
    Per nderin e Drejtesise dhe te Ligjit ne Shqiperi Nazimja nuk duhet te bente asnje dite burg. Gjithashtu duhej te merrej ne mbrojtje nga nga shteti per cdo hakmarrje e mundeshme nga familja e te vrarit.
    Nje tjeter humbje e madhe ne opinionin e brendeshem e te jashtem per Drejtesine Shqiptare.

  6. eni says:

    Ja, se do ta denoje GJYKATA e DREJTE dhe e PAVARUR!

    Bravo POKURORISE, qe e gjete, qe fajin e ka NAZMIJA!

    BRAVO!

    Kesaj i them pune une, BRAVO!

    Cfare KURAJO keni treguar, IMPRESIONUESE!

    Cfare SHTETI, çfare AKUZE, çfare GJYKATE !!!

    URIME!

  7. eni says:

    Ah, se harrova, ju PROKURORIA bashke me GJYKATEN, se mos e linit ne arrest shtepie Nazmijen adoleshente……JO, se perben rrezik te larte shoqeror, ne asnje menyre……pse, çfare eshte Nazmija, Ndea Prendi, pa rrezikshmeri shoqerore…..JO, ne asnje menyre….Nazmija, eshte nje adoleshente shume e rrezikshme per shoqerine dhe per kete aryse duhet izoluar dhe burgosur….t’ja shkaterrojme deri ne fund jeten…….me shume se çia shkaterroi perdhunuesi i saj…..BRAVO SHTETI dhe PROKURORIA se bashku me GJYKATEN !!

    Ky eshte morali i fabules, viktima viktimizohet dhe inkriminohet me tej, ndersa vrasesit dhe dhunuesit shpallen te pafajshem dhe mbrohen nga LIGJI!

  8. Zamira says:

    I bej thirje organizatave te grave , shoqerise civile te mbrojne kete Vajze te re. A nuk ekziston edhe per te ndonje “casus” ,sic gjenden rendom per kriminelet ose per gjyqet politike? Cfare duhet te bente ajo kur policia(shteti) nuk e mbrojti?

  9. sara says:

    ku eshte jozefina te mbroje kete vajze?po sikur te qe vajza e saj?

  10. Poshte Shqiperia says:

    Poshte Shqiperia – poshte rraca arabe ne mes te Europes – Turp, kjo vajze nuk kishte rrugezgjidhje tjeter – Albanistan nuk mund ta quash ndryshe

  11. trimi.g says:

    pqshte shqiperi.ti qeke pleher.poshte ti qe mecifesh mbase ati emri.po ta kishte trajtu ty motren tate ashtu si do mendoje.po ti nuke je shqiptare.dhe spaske ndere.ti i nxirrke ne rruge cte mbanka fisi o burre k…. pa vlere.komento po me zgjuaredìsi dhe jo pa mende ne koke.tallashe qeke nga koka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje