Ai është i madh, i shpejtë dhe të premten do u kalojë pranë satelitëve tanë në hapësirë.
Asteroidi “2012 DA 14” do i afrohet Tokës deri në 28 mijë kilometra.
Deri më tani asnjë trup qiellor me këtë madhësi nuk i është afruar Tokës kaq afër në 100 vite.
Dhe mbi të gjitha ai do të kalojë përmes dhjetëra e dhjetëra satelitëve që përdoren për komunikim dhe mbikëqyrje.
A është e mundur që asteroidi të godasë ndonjë nga satelitët?
Rainer Kresken nga organizata hapësinore ESA thotë se ka shanse. “Nëse godet ndonjë satelit, nuk ka asnjë dyshim që ai do shkatërrohet plotësisht,” thotë ai.
Asteroidi ka një diametër prej 50 metrash.
Në hapësirë qarkullojnë me qindra mijëra asteroidë.
“2012 DA 14” është zbuluar në shkurt të vitit 2012”.
Asteroidi do mund të shihet në qiell të premten nga ora 20:00 deri në 0:00.
Shume gjera thuhet per kete asteroid, madje jepen dhe dimensionet, por per fat te keq nuk jepet shpejtesia e tij. Do te behet ai nje satelit natyror i Tokes ? Kjo varet se me cfare shpejtesie do te kaloje prane nesh. Kjo i duhej thene publikut nga shkencetaret sepse, po te ishte keshtu, ata mund te na thonin edhe se kur do te kaloje prane nesh ne te ardhmen. Dhe atehere, me siguri nuk do te perplasej me satelitet tane.
Ju faleminderit !
Mbase nderron kurs e bie mbi kryeministri,ku i dihet.!!! Eshte mire te bie aty kah ora 9 e paradites…
Aman te keqen jo mbi kryeministri se do thoje Sala ma dergoi Edi per te me bere puc,pastaj pse budalla eshte ai te bjeri mbi kryeministri qe ti qelloj sala me garden me kallash!!!!!!