TemA TV/ Nis beteja në Kushtetuese për referendumin e ndalimit të plehrave (VIDEO)

12 Shkurt 2013, 19:51Sociale TEMA

Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar palët e interesuara për kërkesën e depozituar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave për një referendum.

Pasi ka dëgjuar palët, Kushtetuesja është tërhequr për të marrë vendimin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përsëritur pretendimin se firmat kanë pasur probleme, pasi janë hedhur nga i njëjti person.

Kurse qeveria nga ana e saj, përmes zëvendësministrit të Mjedisit, Taulant Bino, tha se ekziston mundësia që kërkesa e AKIP të kthehet në bumerang, duke liberalizuar importin e të gjitha mbetjeve.

“Kërkesa e tyre në vend që të shkaktojë ndalimin e importit të atyre pak lloje mbetjeve të parrezikshme (25 lloje) për qëllim riciklimi, ripërdorimi, rikuperimi (pra për çdo qëllim që nuk është asgjësim apo ruajtje) çon në liberalizimin dhe lejimin total të importit të rreth 550 llojeve mbetjesh të parrezikshme”, tha Bino.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni theksoi se kjo çështje është në të mirë të bizneseve, ndërkohë që synimi i ligjit është pastrimi në të mirë të shqiptarëve. “Ne nuk flasim për rregulla për importin, por jemi kundër importit”, tha Ferruni.

10 komente në “TemA TV/ Nis beteja në Kushtetuese për referendumin e ndalimit të plehrave (VIDEO)”

  1. Malo says:

    Duhet hequr plehrat qeveritare nga pushteti; ato e ndyjne ambientin

    1. Referendari says:

      Ja nje pjese e plehrave qe duhet te dalin jashte Shqiperie si jashteqitje
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Duke hequr rolin e shtetit si institucjon kontrollues ?!?!

    Hajde mendje hajde..Shko ne c’do vend te planetit dhe me gjej nje shtet qe ja ka lene ne dore importimin e plerave privatit…JO EKSPORTIMIN, IMPORTIMIN…

    1. Pelasgian says:

      disa lloj mbetjesh te rrezikshme edhe pse jan te ndaluara me ligj qe te importohen ato ende vazhdojne te sillen ne shqiperi , kujtojn kta psychot e qeverise se nuk e dime ne cfare ” plehrash ” sjell evropa ktu , ato te pa rrezikshmet ata mund ti riciklojn shume mire vet , ato sjellin ato mbetje te rrezikshme ktu sepse e din shume mire qe ky vend eshte bere koshi i plehrave i europes . edhe sikur te ndalohen nga Gjykata Kushtetuese sali mafia perseri do te ” dhjese ” mbi ligjin , ashtu si kan bere edhe paraardhesit e tij . Rumunet prandaj jan ne Evrope , mbasi u ngopen me plehrat e evropes ateher si dhurate moren antarsimin ne kopen e BEEEEEEEEEEEE ( DELEVE ) . si duket po e bejne edhe me ne por ju themi pak me avash DELEVE te BEEEEEEEE-se se ne nuk jemi shtet i madh si Rumania , 1 byth ven jemi !

  3. Fllad says:

    Po cfare thua more Tao, ti je djale i mire nga familje e mire cdo qe behesh vegel e saliserbit??!?! deri tani nuk ke bere ndonje gjynah te madh, lere me kaq.

    Po do mbaheni mend si zv/ministri qe solli plehra te Rrezikshme ne Shqiperi. Se ato te zakonshmet nuk ka nevoje te harxhoje Europa qimet e kokes per transport si dhe per xhepat e kodoshit te serbeve, ndertojne nje imnpiant dhe i perpunojne vet ne vendet e tyre.
    Pra lepuri fle tek mbetjet e rrezikshme. Sebepi se nuk kane me cfare te punojne bizneset. Popullin nuk po e ze gjumi per bizneset e pista te cubave te shpellarit.Po kush i ha ato mo Tao. Ti e di shume mire qe nuk i ha se je i taves.
    Edhe sikur ta jape kushtetusja, vendimi pas disa muajsh do te kthehet mprampsht, por ajo gjykate do jape llogari per shkelje te interesave kombetare.
    Apo nuk e quani shendetin e shqiptareve ju pasuri kombetare.
    Bajga!

  4. durimi says:

    kjo qe thote qeveria eshte e padegjuar. sipas tyre po te kerkosh ndalimin e importit jo vetem qe nuk e ndalon por e shton.
    sa te mencur qe jane keta te qeverise.

  5. lini says:

    pa u hequr plera sali me plerat e tjer nuk pastrohet shqiperia…

  6. dino says:

    Duhet te largohet edhe plehra Sali Ram Berisha bashke me to nga Shqiperia.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Gjykata Kushtetuese duhet te nxjerri jashte standartit kryeplehren Sali Berisha, se keto plehrat qe vijne, jane si rezultat i kryeplehres se Vicidolit.

  8. alban4eva says:

    normale, po te kesh ne qeberi kryeplehren S-halè, plehra do vijne ne Shqiperi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje