Zbulohen argumentet e gjykatës për 21 janarin: Prokuroria nuk provoi vrasjen me dashje

12 Shkurt 2013, 21:06Politika TEMA

Pesë ditë pas verdiktit që i dha pafajësi dy oficerëve madhorë të Gardës së Republikës, treshja gjyqësore me kryesues gjyqtarin Besnik Hoxha dhe pjesëtarë Ardiana Bera dhe Arjana Caco, ka mbyllur dhe firmosur argumentimin e vendimit për dosjen e “21 janarit”.

Argumentimi i vendimit, një dokument me rreth 40 faqe, ku shpjegohen arsyet se përse gjykata shpalli pafajësinë për kreun e gardës, gjeneral Ndrea Prendi dhe për komandantin e njësisë speciale, oficerin Agim Llupo ende nuk është bërë publik, por Top Channel ka mundur të sigurojë përmes një burimi jozyrtar disa pjesë të tij.

Top Channel ka mësuar se Gjykata argumenton se akuza e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy të akuzuarve të prokurorisë nuk qëndron në mënyrën se si është formuluar nga prokuroria, atë për dashjen e të pandehurve për të vrarë.

Gjykata, sipas argumentimit, nuk mohon që në 21 janar mbetën të vrarë Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, por ajo arsyeton se nuk ka elementë të akuzës së vrasjes me dashje, pasi nuk u provua se të pandehurit njiheshin me viktimat.

Sipas Gjykatës, nuk mund të ketë akuzë tjetër të seksionit të vrasjeve, sikurse janë akuzat e vrasjes nga pakujdesia, vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike, apo vrasjes në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

Gjykata është treguar e rezervuar të shprehet se për çfarë akuze mund t’i kishte sjellë prokuroria të pandehurit për gjykim, duke mos riklasifikuar akuzën, edhe pse pranon tre viktimat e ngjarjeve të 21 janarit.

Gjykata pranon ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimit, duke arsyetuar në dy faqe të vendimit se prova kryesore e gjykimit të dosjes “21 janari” është pikërisht kjo ekspertizë.

Gjykata deklaron se e merr në konsideratë këtë provë dhe se nëpërmjet saj Gjykata ka krijuar bindjen se plumbi që ka vrarë demonstruesin Faik Myrtaj ka dalë nga arma e kreut të gardës, Ndrea Prendi.

Por gjykata kundërshton natyrën e akuzës, vrasjes me dashje në rrethana cilësuese dhe që u soll për gjykim nga Prokuroria. Në konkluzionet e sa thuhet më sipër, Gjykata në argumentimin e saj, pavarësisht se pranon vrasjet, por jo akuzën për vrasje me dashje, thotë se nuk mund të rikualifikojë një akuzë të re.

Kjo, sepse Gjykata shprehet se, e kufizojnë dy vendime të shpallura nga shkallët më të larta të gjyqësorit shqiptar. Vendimi i parë është një dokument i Gjykatës Kushtetuese, i vitit 1999, në të cilin thuhet se: Gjykata nuk është organ akuze dhe nuk formulon akuzë të re dhe as e ndryshon atë, por mbi bazën e fakteve të paraqitura bën cilësimin e duhur ligjor të veprës.

Në këtë rast, thotë Gjykata Kushtetuese, Gjykata bën një interpretim të ligjit që ajo zbaton dhe që është në kompetencë të saj dhe nuk cenon aspak kompetencat e prokurorit.

Në këtë pikë, në argumentimin e vendimit për 21 janarin, gjykata e Tiranës shton edhe një tjetër vendim, atë të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë që i përket dhjetorit 2011.

Bëhet fjalë për çështjen e 53 fermerëve të Shkrelit, për të cilët gjatë gjykimit për sagën e gjetjes nëse bima e bllokuar nga policia ishte kërp apo kanabis, gjatë gjykimit Gjykata Penale e Shkodrës doli me vendimin e një akuzë të re, sipas të cilës të pandehurit nuk kishin bashkëpunuar rastësisht por në formën e grupit të strukturuar kriminal e për këtë arsye ajo nuk ishte kompetente, por gjykimin duhet ta bënin Krimet e Rënda.

Konfliktin mes Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës Penale të Shkodrës e zgjidhi Gjykata e Lartë, e cila u shpreh se kjo e fundit, duke ngritur një akuzë të re, ka vepruar jashtë kufijve të së drejtës duke i dhënë vetes atributet që ka Prokuroria.

Ndërsa për referimin që i bëri rastit të Strasburgut, gjykata shprehet se ka marrë në referencë rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, që oficerët e akuzuar kanë qenë në krye të detyrës në mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve të larta dhe jo për mënyrën se si janë kryer vrasjet e protestuesve.

Gjykata çmon justifikimin e përdorimit të armëve kur ata ndodhen në presionin apo tensionin e turmës. Këto janë vetëm disa nga argumentet e Gjykatës Penale të Tiranës, ndërkohë që të mërkurën pritet të bëhet publik i gjithë argumentimi i kësaj çështjeje. Një vendim që po pritet nga të gjithë dhe që pritet të sjellë sërish polemika./TCH

24 komente në “Zbulohen argumentet e gjykatës për 21 janarin: Prokuroria nuk provoi vrasjen me dashje”

  1. tiranare says:

    Kesaj i thone e lagu apo nuk e lagu!
    Gjykata deklaron se nuk ka motiv per vrasje!!!!
    Zoterinj gjykates. Ju jeni atje ne radhe te pare per te vleresuar rrezikshmerine shoqerore te te pandehurve. Ata kane kryer vrasje. Jo 1 por 4. Nqs prokuroria (qe nuk ka bere fare hetim serioz) akuzon per vrasje me dashje, ju na i nxirni si vrasje padashje? Te qellosh ne drejtim te turmes dhe eshte pa dashje?

    Ne cilin nen te kodit penal thuhet se te kesh motiv duhet patjeter qe te njihesh me viktimen?! Po deshmitaret e rastesishem okulare, qe vriten nga kriminelet per te fshehur krimin, a e njohin njeri tjetrin?
    Te gjitha faktet flasin per nje te vertete te ndryshme nga ajo, qe deklaroni ju. Edhe avokati me i dobet e kupton.Padrejtesia juaj nuk eshte gje tjeter se vetem nje pike uji ne oqeanin e madh te korrupsionit ku jeni te zhytur, nga i pari (k/ministri) e gjer tek roja i portes.

    1. Hysen Mertiri says:

      Keshtu eshte kur administrata shteterore eshte ne gare kush e kush ti sherbeje me mire diktatorit.
      Ne gare jane edhe OJF Q futja pordhes dhe institucionet private te pavarura arsimore…
      TURPI MBI NE DO BJERE SE KETYRE NUK JU NXIHET FAQJA
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/u-mbars-cili-dheee.html

      1. fl says:

        Duket qe ky eshte nja arsytim njelloj si ai i kolegjit zgjedhor per votimet ne Tirane. I ka pergatitur e njejta dore vetem kane, ndryshuar papagallet dmth. gjykatesit qe e kane lexur.

    2. X says:

      Garda qelloi me dashje te vriste ke te mundte nga grupi i protestuesve dhe ti detyronte te terhiqeshin. Drejtimi dhe lartesia e plumbave vertetojne vrasjen me dashje ndaj grupit. Pyetja qe shtrohet eshte se a ishte vrasja e motivuar apo jo ne baze te ligjit? A perbenin protestuesit rrezik dhe plumbat a ishin ne proporcion me rrezikun. A mund te ruhej institucioni dhe kryeministri pa perdorur plumbat? Pergjigjia profesionale ndaj ketyre pyetjeve nxjerr fajesine dhe pafajsine a gardes apo/dhe protestuesve.

      1. fl - 6 mujorshi says:

        Kjo eshte nje tentative banale per ti nxjerre me nje denim te vockel me vone.

        Pra Llallka do thote qe me qe na rexuan kete akuze une do apeloj duke kerkuar dicka me te lehte, qe si do qe te vije puna pas qershorit ata nuk marrin dot denim te rende.

  2. Tik Tok says:

    Me dashje pa dashje duhet drejtesi. Kjo qeveri kriminele nje dite do te jape llogari per te gjitha!!!

  3. niku says:

    Pasi e trumbetoi me te madhe ne shpalljen e vendimit, vendimin e Gjykates se Strasburgut duke thene se ajo eshte e detyrueshme per zbatim ne Shqiperi dhe e mori kete argument nga avokati mbrojtes i Familjes (Ndrea Prendit) sot deklaron se ka marre si refernace rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Besoj se e mbanimend edhe nje nga deklarimet e avokateve te mbrojtjes jashte gjykates qe shprehu “standartin” ku kishin arritur gjykatat tona sa te bazoheshin te gjykata e Strasburgut. Pas polemikave dhe pasi ju hodh poshte nga ekspertet me komentetet e tyre “alibia” e Strasburgut ja ulen rendesine atij vendimi. Kjo nuk tregon vecse nje gje qe gjykata ne shpalljen e pafajesise ka bere vetem rolin e papagallit dhe zbardhjen e tij ja kane derguar te gatshme.

  4. Ton says:

    Nganje ane mire e kane! Merr kallashin, dil ke rruga e filloja kujt te dale parpara! Vetem bej kujdes, mos vri ndonje qe e njeh! Vrit vetem ata qe nuk njeh se s’ka problem!!

  5. lindi says:

    Jam plotesisht dakort me ty mergimtari fv !
    Meqe ne Shqiperi nuk ka denim me vdekje, prokuroria te jepte denim te perjetshem per Prendin e ate pisin tjeter. Atehere do te detyroheshin te nxirrnin emrat e vrasesve te vertete.Edhe bufi e ka marre vesh qe vrasesi i vertete eshte berisha e basha.

  6. Kritiku says:

    Kur degjon te tilla “humore te zeza”, nuk di se cfare te besh, te qash apo te qeshesh apo te dyja njekohesisht. Ketyqe qenieve qe quhen qykates dhe dhane kete vendim, jo vetem qe duhet tju heqesh pergjithnje liçencen e ushtrimit te profesionit si avokate, por edhe ajo “liçence” e te qenurit njeri. Ky lloj formulimi i vendimi(vrasesi nuk e njihte viktima, prandaj vrasesi nuk eshte fajtor) eshte nje ofendim i shkalles me te larte te inteligjences njerezore.
    Eshte e kote te besh komente te tjera mbi keta plerera njerezore!

    POR….nje ZEMERIM shoqeror duhet te ngrihet edhe nga puna skandaloze e Prokurorise. Nuk jemi te qarte, se nga u bazua kjo lloj menyre skandaloze te shtjellimit te hetimit nga ana e Prokurorise ne te gjithe harkun kohor prej dy vjetesh. Ishte injoranca profesionale, ishte “presioni” nga ana e Berishes apo ishte deshira e saj(Prokuririse) qe te mos behej “armik” me asnje pale(i akuzuari dhe te akuzuarit). Ne tere kohen e hetimit, qe mos nxirret asnje flete-ftese per deshmi, nga ana e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes, eshte e pajustifikuar. Prokuroria u mor te gjithe kohes me akuzimin ndaj vrasesit, por asnjehere nuk i hyri ngjarjes ne thellesi. Te nxirrte ne pah se kush e dha urdherin per vrasje qe ngjarja te ishte sa me e qarte. Hetimi ishte shume siperfaqesor dhe ky u be me dashje. Kjo Prokurori beri te njejten praktike hetimi ashtu sic u be edhe per Gerdecin. Fajtoret kryesore nuk u pyeten asnjehere(Sali Berisha dhe djali i tij).
    Prandaj zemerimi i njerezve te thjeshte duhet te drejtohet si ndaj qeverise Berisha ashtu edhe nga te tere ata qe bejne te mundur zbatimin e Diktatures nga ana e tij. Jo vetem te tre gjykatesit qe dhane kete vendim qesharak duhen te denohen por edhe Prokuroria duhet te futet ne te njejtin thes!!!!

  7. Gjini says:

    Kesaj I thone me dale dhe me shti me automatic ne turme dhe me bertite:”Kujt ti bie s’kam ç’ka i baj”!!!!!!!

    Asht krejt e vertete se ky nuk vret me dashje personin e vecante,por ai qellon per te vra. .Tash te me thone gjykatensit qe ky kriminel nuk shtin me vra njerz? Dhe keto vrasje keto i konsiderojne te motivueme si vrasje me padashje!,Paradoksi I gjykatesve tone nuk njeh kufi.

  8. dafa says:

    Eshte e vertete ruaj nga ai qe njehe dhe bjeri ati qe nuk e njeh se nuk denohesh

  9. ALBAN DEGA says:

    Leter e hapur te gjithe shiptareve

    KRYEMINISTRI SHQIPTAR MBRON VETEM KRYEKZEKUTORIN E 21 JANARIT
    SALI BERISHEN

    – Mbeshtetje per mikun dhe aleatin me te madh te shqiptareve – SHBA
    – Cdo shqiptar antiamerikan eshte edhe antishqiptar
    – E duam…. ta bejme Shqiperine si Amerika demokratike !

    Qe Amerika ka qendruar historikisht prane e perkrah popullit shqiptar qysh nga Presidenti Wilson e deri tek Barack Obama eshte nje fakt i mirenjohur per cdo shqiptar. Kete qendrim vellazeror e theksoi hapur e pa dorashka diplomatike edhe mikja e sprovuar e shqiptareve dhe ish- sekretarja e Shtetit Hillary Klinton para Kuvendit Popullor te Shqiperise ne viziten e saj te fundit ne Tirane .
    Ky qendrim miqesor eshte nje konstante e zyrtareve te zgjedhur apo te emeruar amerikane te te gjitha shkalleve.
    Anashkalimi i qellimshem i “Institucioneve” shqiptare prej tyre eshte tregues i qarte se institucionet shteterore amerikane dhe Amerika nuk mbeshtet veprimtarine kriminale te mafies shqiptare qe ka marre atributet e shtetit dhe ka azurpruar cdo e te gjitha hallkat e pushtetit.
    Dy vitet e fundit eshte intepretuar me qellime dashakeqe nga dy skajet e politikes shqiptare deklarata e ambasadorit te SHBA-se Z. Aleksander Arvizu naten e trishte te 21 janarit te vitit 2011 per Berishen si “burre shteti “. Njera per ti dhene vlera qe nuk i ka liderit te vet. Tjetra per ti ulur vlera politikes amerikane shume te very e teper te cmuar per shqiptaret.
    Shihe nga cilido skaj e nga cilido kend , kjo deklarate ka pasur vetem nje qellim. Te hedhe uje ne zjarrin e ndezur perhere te kacafytjeve ndershqiptare, per te ftohur zjarmine e politikes ” albanus adversus albanus” pra shqiptaret kunder shqiptareve. E verteta eshte qe ajo parandaloi kacafytje edhe me te pergjakshme, kurseu gjak te dlire shqiptar te derdhur prej vellait te vet po shqiptar.
    Kryesorja e kryesoreve ajo provoi ashiqare se Amerika eshte ne krah te shqiptareve si ne dite te mira, por edhe me teper ne dite te veshtira. E sic thote filozofia e mencur e popullit shqiptar ” miku i mire njihet ne dite te veshtire”. E Amerika gjithnje ka qene jo vetem mik i mire por edhe i aleati i patunduer i ne shqiptareve dhe kombit tone ne teresi ne ditet tona me te veshtira.
    A nuk eshte e tille edhe deklarata dinitoze miqesore vellazerore e Ambasades amerikane ne Tirane lidhur me vendimin skandaloz te krye – gjykatesit absolut Sali Berisha qe vetem e lexoi nje fare gjykatesi kukull qe mban jo vetem e mbiemrin e babait ideologjik, por edhe te modelit autoktratik te kryeministrit shqiptar.
    Per kete aresye madhore dhe ne emer te miqesise se sprovuar shqiptaro- amerikane si shtetas shqiptare dhe si shtetas amerikane u bejme thirrje te gjithe bashkekombasve tane shqiptare kudo ne Bote qe te dergojme mesazhe mbeshtettje dhe solidariteti vellazeror me qendrimin e Ambasades amerikane ne Tirane, qe eshte edhe qendrimi i Washingtonit.
    Nuk ka pabesi me te madhe , nuk ka tradheti me te rende, nuk ka prite me te keqe se ti kerkosh ndihme mikut e aleatit tend, sic vepruan qeveritaret antikombetare te Tiranes, qe kerkuan ndihmen e paanshme njerezore e shkencore te mbretit te hetimit dhe kriminalistikes boterore, FBI-se amerikane dhe ne vend te peruleshin e kerkonin ndjese e meshire juridike per nje krim qe ata e kishin organizuar dhe kryer me nje gjakftohtesi dhe vetedije gjaksore despotike urdheruan yesmenet e sterkorruptuar te antidrejtesise shqiptare ta poshteronin dhe hidhnin ne koshin e plehrave si “nje leter higjienike”.
    Cka mund te pritet tjeter nga “paria” e tiraneve te Tiranes kur po ky kryeminister fuqiplot a me pushtete te pakufizuara si Luigji i 14 apo Hitleri, si Stalini apo si Enveri e co. ua kaloi te tere atyre duke shkuar deri aty sa ta quante mbretin e shtypit te lire e te pavarur boteror, ” The New York Times” si nje leter higjienike kur ajo denoncoi me fakte e fotografi aferat kriminale te djalit te tij dhe te kesaj ” Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” fill mbas tragjedise makaber te Gerdecit , qe ne fakt eshte tragjedia Shkelzen Sali…, Fatmir Medi… Aldo Bumc,… Lulezim Bash… Berisha e co.
    Vetem komunistet, vetem nazistet, vetem stalinistet. vetem enveristet, vetem terroristet vijne ne pushtet dhe sundojne duke derdhur gjakun e popullit te vet.
    A nuk po veprojne pike per pike keshtu ata qe erdhen ne pushtet me gjakun e kater vellezerve tane shkodrane me Arben Brocin ne krye, te vrare me arme serbe, me ndihme serbe, me plumba serbe, e nga mercenare shqipfoles serbe me 2 prill 1991!?
    A nuk po ecin ne te njejten rruge me ta ata qe derdhen gjakun e masakruan deri ne zhdukje kufome vellain kosovar Remzi Hoxha!?
    Cfare ndryshimi kane me gjakpiresit komunisto- naziste ata qe derdhen lume gjakun e sakatuan gati 10 000 shqiptare te pafajshem ne katrahuren kombetare te 1997-es pasi u kishin plackitur mbi dy miliarde dollare te djerses dhe mundit e viteve te tera pune e sakirificash pa fund !?
    A nuk ishin pikerisht keta qe derdhen gjakun e heroit te demokracise Azem Hajdari qe e nxoren ne prite dhe ia perdoren arkivolin si topuz per te shqyer dyert e qeverise me 14 shtator 1998, duke dhunuar jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes ne nje grusht tipik fashist shteti, qe e stopoi aleati yne i madh Amerika!?
    A nuk ishte i biri i kryeministrit te sotem dhe gangsteret e qeverise se tij qe shkaktuan 28 viktimat e pafajshme, perfshi foshnja e femije skllever per te mbushur xhepat e pafund te kesaj bande vrastare!?
    A nuk ishte ky kryeminister dhe ministri i Brendshem i tij qe urdheruan ekzekutimin e kater protestuesve te pafajshem e me duar ne xhepa me 21 janar 2011, ne nje shesh ku nuk kishte pasur guximin te kryenin krime te tilla kunder njerezimit as komunizmi dhe fashizmi.
    Duke prere ne bese, duke tradhetuar , duke sulmuar SHB-ne Sali Berisha ne fakt nuk mbron dorasit e Gardes se tij pretoriane , ekzekutoret e 4 protestuesve te pafajshem e paqesore te 21 janarit gjeneral Prendin e kolonel Llupon!
    Me kete akt antishqiptar sa edhe antiamerikan kryeministri shqiptar ne fakt mbron kryekzekutorin Sali Berisha.
    Per pushtet, per karriken e tij Sali Berisha ia vuri flaken vdendlinjes se tij te vogel por edhe atdheun e madh, Shqiperine . Ai vret jo vetem kater por edhe mijera shqiptare sic veproi ne 1997-en.
    Per karrike dhe per pushtet bolsheviku Sali Berisha ia vuri flaken Malesise se Gjakoves per sharje femije por edhe gjithe Shqiperise.
    Per karrike dhe per pushtet Sali Berisha ia ve pushken e flaken jo vetem Shqiperise e Amerikes por edhe mbare Botes .
    Ky akt i rende i kryegjykatesit te 21 janarit Sali Berisha eshte jo vetem nje atentat fatal per drejtesine. Ai eshte jo vetem gozhda e fundit ne arkivolin e shtetit ligjor ne Shqiperi.
    Mbi te gjitha ai eshte nje akt dhe mesazh teper i rrezikshem kriminal dhe mafioz qe synon te trimeroje vrasesit dhe strukturat e tij mafioze, falangat e tij te murrme per te vrare e per te prere pasi kane mbrojtjen e sigurte te pandeshkueshmerise se tyre nga kryegjykatesi suprem Sali Berisha dora vete!
    A nuk eshte ky kryeminister dhe familja e tij qe komandojne dordolecet e tij ne Presidence, ne gjykata te te gjitha niveleve, ne prokurori e sot edhe yesmeneve te tij ne Keshillin e Larte te Antidrejtesise qe kane kapur dhe komandojne tamam si paraardhesi i tij komunist Enver Hoxha cdo hallke pushteti ne Shqiperi sot !?
    A mund te jete nena e demokracise boterore dhe mbrojtesi kryesore i lirise ne Bote SHBA-ja perkrah nje despotizmi dhe autokracie kusare e vrastare te tille !?
    Pergjigjen e keni tek Shahu Riza Pahlevi i Iranit e familja e tij, tek Ferdinand Markosi e dinastia e tij ne Filipine, tek Sadam Huseini e kodoshet e familjes se tij ne Bagdad, tek miku i Berishes Sllobodand Milloshevic e familja e tij cetnike, tek Ben Aliu, Hosni Mubaraku, Muamar Kadafi dhe familjet e tyre te plotfuqishme! E mos harroni se behet fjale per shtete e lider deri njeqint e me shume here me te medha, me te fuqishme e me te pasura se Shqiperia !
    Qeveria Amerikane ka qene dhe eshte ne anen e demosit, ne anen e popujve sic ka qene dhe eshte ne anen e perkrah popullit shqiptar jo vetem ne te shkuaren, por edhe ne qindravjecaret qe do vijne sic e theksoi pa medyshje e vellazerisht ish- Sekretarja e Shtetit Clinton!
    Atehere cili eshte qendrimi qe duhet te mbaje cdo shqiptar pa dallim feje, krahine , ideje, perkatesie politike e shoqerore!? Kete e shprehu shume qarte brezi i idealisteve te dhjetorit 1990: ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    Meqe keto ideale u uzurpuan, u shperdoruan, u keqperdoren per te zvendesuar nje dinasti komuniste me nje dinasti neo- komuniste shume me te korruptuar dhe po aq gjaksore sa e para, vecse me maska e sllogane demokratike, cka eshte forma me e poshter e despotizmit ” ligji jam une” qe na del me parullen “Per para!” duhet te shprehim solidaritetin e mbeshtetjen tone per aleancen shqiptare- amerikane si garancia me e fuqishme e triumfit te sistemit te vlerave edhe ne Shqiperine (post) komuniste.
    Populli shqiptar eshte populli me proamerikan ne Bote, qe per fatin tone te keq duke na vjedhur votat si armen kryesore te demokracise per te na vjedhur pasurite, qe na vjedh pasurite per te na vjedhur votat me parate e mundin tone, qeverisemi nga nje qeveri me vota te vjedhura, nga nje qeveri krejtesisht antiamerikane .
    Si despot i sprovuar, Sali Berisha ka qene ne vazhdimesi kunder ambasadoreve amerikane qe nga Joseph Lake, Mariza Lino…. John Vithers e tani edhe kunder ambasadorit Arvizu. Ka qene e do te jete kunder tyre sepse ne shpirtin dhe mendesine e tij 24 karat komuniste te pushtetit te perjetshem ” derisa te me jape ymer ai lart” ai eshte kunder modelit amerikan te demokracise dhe lirise.
    Ashtu sikurse nuk mund te kete shqiptar te mire pa qene edhe amerikan i mire, ashtu edhe nuk mendoj se ka shqiptar antiamerikan qe nuk eshte edhe antishqiptar. Nuk ka shume rendesi cfare ngjyre ka ky antishqiptar: fundamentalist islamik, kllonim i filozofise pansllave me ideologjine stalinisto- enveriste… ai eshte dhe mbetet antiamerikan i terbuar dhe armik i betuar i kombit shqiptar.
    Vellezer e motra shqiptare duhet te vetdijesohemi se vetem Zoti ne Qiell dhe Amerika ne Toke mund te na ndihmojne te arrijme Perendimin e shume enderruar qe nga koha e lavdishme e Skenderbeut e deri ne fillimin e levizjes demokratike me parullat lapidare dhe idealet ” Liri … demokraci !” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !… E duam Shqiperine si Amerika demokratike” qe na e plackiten dhe uzurpuan bastardet e Katovices, kelyshet e Enverit dhe Milloshit !
    Vellezer e motra shqiptare kudo ne Bote ! Eshte koha per veprim, sic na ka bere thirrje hapur e vellazerisht syri dhe veshi, goja dhe zemra, mesazheri dhe perfaqesuesi me i larte i Amerikes demokratike ne Tirane!
    Eshte koha te zgjohemi nga gjumi! Babai i kombit tone na ka lene amanetin qe duket se e kemi harruar ” kombet qe flene jane te destinuar te vdesin! ”
    Eshte koha qe te mos presim cfare do te beje qeveria per ne, por cfare mund te bejme ne per kombin tone! E hapi i pare sot e mot e gjithe jeten duhet te jete jo vetem e duam Shqiperine si Amerika demokratike por edhe me shume… Ta bejme Shqiperine si Ameriken demokratike!
    E per kete nuk kemi nevoje te ecim ne shtigjet e pashkelura te dhive te Enverit dhe pjelles se tij staliniste ne krye te Shqiperise se uzurpuar sot.
    Te ecim ne autostradat pa fund e pa ane te demokracise amerikane dhe te ligjit themelor te saj “me popullin per popullin” ne rrugen e lirise e demokracise!
    Proamerikanizmi yne i sprovuar eshte jo vetem nje vlere e mirenjohur kombetare.
    Eshte shume me teper . Eshte nje kult per ne shqiptaret!
    E hapi i pare per jetesimin e tij eshte ti japim fund ne rruge e me mjete demokratike qeverisjes antiamerikane qe na ka uzurpuar e sakatuar modelin e saj duke e zevendesuar ate me modelin stalinisto- enverist ala KGB te Katovices.
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Ta bejme Shqiperine si Amerika demokratike !

    AJET DELAJ
    ALBAN DE

    NEW YORK
    Me 11 shkurt 2013

  10. Bardhi Tolabi says:

    Po te jete ky,arsyetimi i vendimit te pritshem zyrtar,e hengri Ndrea Prendi.Ky vrases i zi,vendoset keshtu nga trupi gjykues, ne gjak me familjaret e Faik Myrtajt.Gjykata, me porosi te Saliut dhe per te shpetuar Saliun, nga pergjegjesia e urdher dhenesit te vrasjeve, po u thote Shqip:Ja,ju tregova vrasesin,(por jo urdheruesin), bejeni vete gjyqin ndaj tij.Ne se do e denonte gjykata,atehere, mbetej hapur problemi i urdherdhenesit per te qelluar mbi turmen.Keshtu, e mendon Saliu,se do te shpetoje,sikur pranon vrasjet ,por padashje dhe per rrjedhoje,gjithmone sipas tij,nuk ka urdherdhenes per te vrare protestues.
    Eh,nuk ka me budallenj sot.Sot,ne rolin e budallenjve,jane vene vetem sherbetoret e familjes biollogjike dhe politike te Sali Berishes edhe keta pseudo gjyqtaret e ketij gjyqi qesharak.
    Dita e gjykimit,te ketyre soj “budallenjsh”,nuk eshte e larget dhe nuk ka gjykates,mbi gjykatesin popull,i cili do i ndeshkoje,ata me vote dhe me ligj e jo Maliq.

  11. ALBAN DEGA says:

    MESAZH TEPER I RREZIKSHEM I KRYEGJYKATESIT BERISHA

    – Shqiptare vigjilente !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Me vendimin e pafajsise se dy ekzekutoreve te 21 janarit 2011 , krygjykatesi suprem Sali Berisha nuk mbron dy sherbetore pa asnje vlere per te bodigardin e tij Ndrea Prendi dhe ushtarin Agim Llupo.
    Me kete akt antishqiptar sa edhe antiamerikan kryeministri shqiptar ne fakt mbron vetem kryekzekutorin Sali Berisha dhe karriken e tij ” te perjetshme”, mbropn pandeshkueshmerin ekrimeve te tij pafund nga 2 prill 1991 e deri sot.
    Per pushtet, per karriken e tij Sali Berisha ia vuri flaken vendlindjes se tij te vogel Malesise se Gjakoves me mbi 175 viktima ne tri vjet por edhe atdheut te madh, Shqiperise . Ai vret jo vetem kater por edhe mijera shqiptare sic veproi ne 1997-en.
    Per karrike dhe per pushtet bolsheviku Sali Berisha ia vuri flaken Malesise se Gjakoves per nje sharje femije por edhe gjithe Shqiperise.
    Per karrike dhe per pushtet Sali Berisha ia ve pushken e flaken jo vetem Shqiperise e Amerikes por edhe mbare Botes .
    Ky akt i rende i kryegjykatesit te 21 janarit Sali Berisha eshte jo vetem nje atentat fatal per drejtesine.
    Ai eshte jo vetem gozhda e fundit ne arkivolin e shtetit ligjor ne Shqiperi.
    Mbi te gjitha ai eshte nje akt dhe mesazh teper i rrezikshem kriminal dhe mafioz qe synon te trimeroje vrasesit dhe strukturat e tij mafioze, falangat e tij te murrme per te vrare e per te prere pasi kane mbrojtjen e sigurte te pandeshkueshmerise se tyre nga kryegjykatesi suprem Sali Berisha dora vete!
    Vidhni vota, plackisni pasuri, vrisni e prisni u thote kryeministri shqiptar falangave te tij te murrme, ne prag te zgjedhjeve te 23 qershorit 2013 .
    Sa te jem une ne kete karrike qe kontrollon e komandon cdo hallke pushteti,
    sa te jem une kryeminister e krye- president, krye- kryeparlamentar e kryegjykates suprem, sa te bej edhe ligjin edhe Saliqin, edhe shiun edhe diellin, edhe jeten edhe vdekjen… ju nuk e preket asnje qime floku .
    Per para ne sulm jeniceret, soldieret, falangat e mia! Hyxhym ….!
    Shqiptare hapni syte! Shqiptare vigjilente ! Syceltesi !

  12. alban4eva says:

    ..” nuk ka elementë të akuzës së vrasjes me dashje, pasi nuk u provua se të pandehurit njiheshin me viktimat…” ??????

    nga na dolen keto teorira te reja?? me siguri nga guzhina e Mesiles dhe Vorpsit..
    opo s’keni faj ju gjykates kurva, keni gjetur mbeshtetjen e Saleh kermes..
    keni kohe qe jeni futur ne LISTEN e zeze ju gjykates zombi.. do ju vij dita edhe juve, nuk do t’ju shpetoje dot S-haleja.. sepse nuk do arrije dot te shpetoje as koken e tij..

  13. AK says:

    SHTETASI SALI RAME BERISHA DO TE GDHIHET NE QELI PAS 24 QERSHORIT ESHTE VENDI ME MINIMAL QE MERITON NJE KRIMINEL SATANIST I FUNDIT I KETIJ LLOJI NE EUROPEN E BASHKUAR.ME DASHJE ALANCA KUQEZI DO TA FIRMOSI ARRESTIMIN DHE DO TE GJYKOHESH NE HAGE PER KRIME KUNDER POPULLIT TEND.

  14. mergim tari says:

    Le te marrim nje shembull te thjeshte.

    Dikush kerkon te vrase SALI RAM BERISHEN. (Puu Puuu Puuu, larg qofte se e duam te gjalle). Kete veprim ky person nuk e ben vete por per te kryer vrasjen paguan dike. Personi i paguar, qe mund te jete edhe anetar i flaket i PD, per nje grusht paresh pranon ta beje vrasjen.
    Ne nje miting per ri-inagurimin e 20 te nje rruge fshati, ky i paguari qe eshte mes turmes qe bertet nga gezimi i rruges, nxjerr kallashin, qellon ne ajer pastaj si pa dashje e drejton drejt z. Sali dhe e vret. (Ky eshte vetem shembull se Larg qofte e duam te gjalle, nuk jemi naziste qe vrasim njerez).

    Kur e pyesin ate trimin e kallashit, ai thote qe ne te vertete une e vrava, por e vrava pa dashje. Une e shkrepa ne ajer por arma me shkau dhe per fat te keq e cova prijesin tone per LESH.

    Me analogjine e vrasjes se ALPINIT PRENDI i bie qe edhe ky vrasesi (i supozuar i SALIUT, larg qofte) te mos denohet pasi vrasja ishte pa dashje…….

    E kuptoni cfare gomarlleku qe ka ay apo jo. I bie qe shoferet ne Shqiperi te mos e cajne koken fare dhe te shtypin ke te duan, sepse mund te thone qe e “SHTYPA PA DASHJE” dhe keshtu sipas atij gjyqtarit BAJGE dhe asaj GJYQTARES se PLEPAVE cdo shofer makine vrases del i PAFAJSHEM.

  15. mergim tari says:

    More se Harrova.

    Nese qellohet drejt turmes dhe vret 4 protestues dhe plagos 26 te tjere, cfare mund te thuash, qe “NUK DESHA TE VRISJA????” Ata 26 te plagosur mund te mos ishin mes nesh sot.

    Pa dashje mund te vrasesh 1, ndoshta edhe me ndonje plumb “rikoshete” qe bie nga qielli, por jane plagosur drejtperdrejt 26 persona, jane vrare 4 te tjere, pikerish nga keto arme te dala nga KOPEJA e Gardisteve.

    Kam edhe nje pyetje. Kur ky ALPINI Prendi vrau ne permbushje te detyres dhe ishte i qete ne krimin qe kishte bere, perse e nderroi tyten e armes.

    Edhe nje pyetje. Kush ka dhene urdher per te qelluar. Garda nuk qellon pa urdher sepse eshte formacion policor i organizuar dhe nuk eshte nje cete BANDITESH. Nuk eshte qelluar vetem nga nje a dy gardiste qe mund te thuash qe u cmenden dhe ja dha truri te qellojne per qejf. Eshte qelluar ne grup nga te gjithe dhe kur qellojne te gjithe te gjuajtjet behen me vetem me urdher.

    Shkojme me tutje. Kur u pa se u vra nje person i pafajshem “SI PA DASHJE” perse Komandanti i Gardes ose Ministri i Brendeshem nuk dha urdher te ndalohej zjarri, pasi rrezikohej jeta e njerezve te tjere te pafajshem me DUAR NE XHEPA”.

    Mbahet pergjegjesi edhe pse nuk u ndalua zjarri, sepse ajo beri qe te vriten 4 vete njeri pas tjetrit dhe te plagosen 26 te tjere. Nese zjarri do te ndalohej mund te ishte pagosur vetem nje dhe ndoshta nuk do te ksihte te vrare.

    Pse nuk i peraqet ne ceshtjen e saj prokuroria edhe keto detaje qe direkt fajesojne jo vetem komandantin ALPIN Prendi por mbi te gjihta Ish Ministrin e Brendeshem LULEZIME BASHA….

    Ka shume per te thene dhe ne perserisim vetveten shume here…

  16. ben tirona says:

    Sipas artikulit i bie qe ne shqiperi po vrave pa dashje,nuk denohesh.

  17. G.Ylli says:

    s’eshte vertetuar as vrasja pa dashje.Biles regullorja ushtarake thote:Edhe kur ja drejton tyten nje njeriu ti e ke vrare me dashje.

    e verteta pohon : sali edhe ne veren e miut te futesh koka tende nuk shpeton.

  18. fredi says:

    po si nuk i lame ne shqipetaret keto “ham ham ‘ sa majtas dhe djathtas…
    po kush do e fusi Salen dh Bashen brenda,Edi?????
    po keto nje m.. jane te gjithe,te gjithe bashke i kane bizneset dhe te gjithe bashke i bejne dallaveret…eshte marrveshje e pashkruar qe kane te dyja forcat politike ne kete vend,te vjedhim sa te mundim po pa futur njeri tjetrin ne burg…

  19. mikel says:

    ore po si nuk komentoj nje jurist! jo se duam te dime te verteten , se eshte qesharake ,por cfar loje te piset po luan prokurori me gjykatsin, se si vrasje me dashje dhe vrasje pa dashje jane te denueshme qe te dyja,ma teper per kuriozitet se si do te vazhdoje telenovela e drejtesise tone, a thua do ti hudhin hi syve njerzit tane te drejtesise gjithe shqiptareve dhe gjithe botes? per mua eshte e pabesueshme , ose kta gjyqtar dhe prokuror (nuk jane budadhej) mendojne qe tiktatura do vashdoj per nje kohe te mjaftueshme derisa ato te ken vdekur, ose kte gjo ska bir kurve ta mari vesh, qe do te thote qe ne jemi rrac e vecante ne bote shume te zqute ,keshtu qe bota te na mbaj per FARE (e me dy pika)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje