Kisha Katolike numëron 265 Papë në historinë e saj 2000 vjeçare- por jo të gjithë pasardhësit e Pjetrit ishin shenjtorë.
30 vdiqën si martirë, katër në mërgim ose në burg, gjashtë u vranë, njëri madje në krevat nga burri i të dashurës.
Përsëri e gjithmonë dëgjojmë për thashetheme dhe skandale, madje edhe për krime.
Vatikan, Vatikrim, Vatileaks: a është zemra e Kishës Katolike në fakt një gropë gjarpërinjsh? A janë në Romë në pushtet forca të errëta, që lajnë duart me çdo Papë, që nuk u përshtatet atyre?
Gjithmonë e më qartë zbulohet një betejë e hidhur për pushtet në Kolegjin e Kardinalëve. Ka dy kampe, që punojnë kundër njëri- tjetrit- natyrisht të mbuluar, por të ndarë në aleanca dhe intriga.
Edhe gjatë drejtimit të Papa Benediktit XVI, ato u përpoqën që të shtyjnë përpara interesat e tyre.
Menjëherë pas zgjedhjes, Benedikti vendosi në postet kyçe njerëzit e besuar, si për shembull Tarcisio Bertne. Ai mori përsipër si Sekretar i Shtetit politikën dhe diplomacinë.
Beteja mes të besuarve të Papës dhe kundërshtarëve të tij shpërfaqet hapur nga kriza në bankën e Vatikanit, IOR.
IOR menaxhon një pasuri gjigande, rreth 10 miliard euro, mes tyre pasuri të patundshme në mbarë botën.
Kaq shumë para janë padyshim të rrezikshme edhe për njerëzit e Kishës.
Pas thashethemeve të këqija për pastrim parash dhe kontakte me mafien, Papa dërgoi në vitin 2009 ekspertin e ekonomisë, Ettore Gotti Tedeschi për të rregulluar gjërat në IOR.
Por mbikëqyrja dhe rregullat e tij për transparencë injorohen shpesh dhe në vitin 2012 ai jep dorëheqjen, pas përplasjeve me Bertonen.
Ditën tjetër fluturon nga detyra mazhordomi Paolo Gabriele.
Paolo kishte hyrë vjedhurazi në dhomën private duke marrë materiale nga tavolina e Papa Benediktit XVI. Pasi kontrollonte me sy disa herë, futej pa zhurmë brenda, duke bërë punën e tij.
Lexonte letrat private, studionte dokumentet sekrete, hapte sirtarët. Dokumentet më të rëndësishme i fotografonte. Pastaj i vendoste sërish të gjitha letrat në vendet e tyre me kujdes dhe largohej nga dhoma.
Paolo Gabriele është dënuar, por punëdhënësit e tij mbeten të panjohur për publikun deri më tani. A i ka treguar ai ato për policinë? A i njeh Benedikti emrat e tyre?
Letrat që ai kishte vjedhur flisnin kryesisht për makinacionet e dyshimta të Bankës së Vatikanit. Ajo bankë që dikur ishte implikuar në një komplot të dyshimtë për vrasje.
Dhe thashethemet nuk reshtin. Një plan për të hetuar pastrimin e parave duket se i ka kushtuar edhe jetën Papa Gjon Palit të Parë.
Ishte 29 shtator 1978, ora pesë e mëngjesit. Murgesha që kujdesej për Papën, Motër Vincenza, futet në dhomën e gjumit të tij.
Ajo ishte e shqetësuar pasi një natë më parë, Papa, që kishte vetëm 33 ditë në detyrë, ishte ankuar për kollë dhe dhimbje.
Përpara syve i shfaqet Papa, i shtrirë në krevat, me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe me një dokument në dorë- por ai është i vdekur pas një ataku kardiak.
Kështu shkruhet në certifikatën e vdekjes. Por për shkak se familja dhe Vatikani e refuzuan një autopsi, lulëzuan teoritë konspirative.
Anglezi David Yallop shkruante në vitin 1984 se Papa ishte helmuar, pasi kishte rënë në gjurmë të makinacioneve të korruptuara të Bankës së Vatikanit. Si vrasës, ai akuzonte kardinalin francez Jean- Marie Villot.
Ai e kishte vrarë Papën, që donte ta shkarkonte, me një helm në pije. Vetë Kardinali do deklaronte më vonë se Papa kishte marrë më shumë mjekim nga sa duhej.
Është një nga këto krime që tregon se jo vetëm në Mesjetë, por edhe sot në Vatikan ka skandale, afera dhe lojëra për pushtet, që nuk e lënë të qetë shtetin e vogël.
Ndoshta janë pikërisht këto që i kanë shterur fuqinë Papa Benediktit XVI. Fuqi që tani i mungon.
njerezit e fese jane me te zgjuarit nga populli qe dalin
ne krye gjasme per te na treguar si te lidhemi me zotin
jane 99 tsha
por jane seksere te lidhjes me zotin
kjo vlen per te gjithe llojet e feve
Ju Gazetare qe shkruani e beni burrin me barre.
Vetem hipoteza, vetem shpifje.
Po kur eshte bere cuni Arkeologut islamik i tmerrshem? Hajde Ceka hajde. Nga jashte dukesh Evropian, nga brenda qenke i ndryshkur.
O ti Pilo (andej nga jugu pilo ne i themi K***), plasi syte qe artikulli eshte per krimet qe behen ne Vatikan!!! Apo aq di te lexosh!!!
sa interesante dhe tërheqse janë intrigat, rrenat, spekulimet me gjysmë të vërteta. Po të ishte ky një rrëfim i vërtetë, kurrë nuk do dukej kaq iteresant.
interesantja qendron te e verteta
Edhe e zbuluat ju këtë anë të errët? Ha ha ha. Nuk dini as gjëra që bëjnë muuuuu para syve të të gjithëve në Shqipëri, u mbetën skutat e Vatikanit pa u parë. Hani trahana dhe t’ju bëjë mirë.
Sa mire e me sa zell i sillni keto artikuj ju anadollaket nga kaukazi…me vertet per t’u cuditur…por, asnjeher nuk kam lexuar nje artikull mbi Imamet, Dervishet, apo intrigat e Hoxhallareve.
Shiko kush e ka shkruar pastaj fol o haxhi qamili i jugut.
po pse o lumooo, nga te kemi tya…sa per intrigat apo dervishet e kudi une se cfare plot i ke librat njelloj si papati yt…u ngyshellove nashti…
me duket se po e kuotonin ne baste bookmejkersat anglez …
thua ta trukojne keta miqte qe do zgjedhin papen ……….
Edha Juda ishte nji nga te perzgjedhunit…Ka te verteta,spekullime.Nuk duhet te shohim vec anen negative,apo ata shpikum ate me teori konspirative.Na shqiptaret kena shembuj te jashtzakonshem pozitiv prej klerit katolik
Per komentuesit qe lexojne vetem titullin ose gjysmen e tij, ka nje shenim ne krye qe thote: “Nga Josef Nary, BILD” pra nuk e ka shkruajtur “Tema” artikullin.
Sa per intrigat e kishes katolike ato jane te strernjohura qe nga mesjeta. Kjo ishte dhe nje arsyet qe lindi protestanizmi, sepse kisha katolike e kishte kthyer besimin ne nje mjet fitimi pushteti dhe parash , dhe zbatonte pikerisht te kunderten e asaj qe predikoi Krishti.
Po c’eshte kjo ane e erret,c’na thua keshtu?Nuk ka mundesi.
shpulle per katoliket. njehere skandalet me pederastet, tani keto monetare, nuk kane fund mashtrimet ne emer te zotit.
te gjithe kleriket kete bejne
10 mild euro??!!Kaq pasuni e ka vetem nje sheik norma ,por popujt e ktyne sheikeve si jetojne?70 mld kishte vetem Mubaraku{me falni ishin dollar}
KUR S’NJOHIM FILOZOFET E LASHTE.
komunizmi ka qene dhe vazhdon te jete nje shtrige me dhembe te kalbura edhe pse kokat e saj u prene.
Nje nga dhelperite e kesaj shtrige eshte fakti se filozofet e lashtesise qe i kane thene me kohe gjithe urtesite e tyre edhe ne allbanistan komunizmi jenver gjarprit i ndaloi, femijeve te tij nuk ja u ndaloi,popullit po.
Ndaj ne shqiptaret e zakonte nuk dijme keto urtesi,ja c’thote nje nga to KONFUCI. C’do gje ne kete bote e ka brenda te zezen dhe te bardhen.
Le te jete enveri,vatikani, nexhmija,saliu,meta,cupi,sandri,ruci,gjinushi,balliu,seicili nga keta e ka brenda te zezen(intrigat te keqiat e tij) dhe te bardhen( te mirat e tij) Ky eshte ligj absolut i kesaj bote.Kuptoni ju mjerane shqiptare,se kodoshet e dijne ju varfanjaket s’e dini.
po keshtu greku i lashtesise Sokrati thosh,Te mos meresh me politike,mos kesh pjesen tende ne te, eshte te jetosh si nje kafshe.
Gjithe shqiptareve qe ju vjedhin voten,ju blejne voten, kethehen ne KAFSHE.
Pushteti dhe paraja dy te keqiat me te medhaja te njerezimit pa te cilat nuk mund te jetoje shoqeria.Feja dhe partit, fotokopie e njera tjetres, dy anet e se njejtes medalie, te domosdoshme per njerezimin si pika shprese
3
Dhe thone, se Enveri i vrau së koti prifterinjte katolike te Shkodres! Kur brenda Vatikanit behen kaq shume intriga, si te mos besokemi ne, se prifterinjte katolike shkodrane nuk paskan bere te tilla ne kishat e Shkodres?!
Kti te urtit ktu lart i qenka bo gogol ENVERI,edhe kur tema e artikullit esht per vatikanin ky fliska me vete vetem per ENVERINpo ik ore mavri lepiji puthen SALUSHITse enveri ka pesedhjet vjet qe ka vdekur ti je ber paranojak dhe e mban mendjen ke koha gjyshit tat.
Deklarata e doreheqies se Papes, te kujton deklaraten e doreheqies se Besnik Mustafait I cili tha : Jam lodhur ! Nuk tha me ka lodhur Saliu dhe me rrezikon Jeten. Edhe Papa , Iken me nder nga sa ta gjejne ne gjume te perjetshem nga injeksionet. Kjo doreheqie eshte nje mesazh ne heshtje I tij se kisha dhe bota eshte mberthyer nga mafia.
Dikur thuhej : “FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN”. Po keta Papet qe beken gjera kaq te liga si puna e atij, papes, qe u vra nga burri i dashnores se tij , kuptohet per mardhenje sek……jasht martese,,, cfar dreq lidhjesh me zotin kane ?. Po ato veprimet e tjera te ndyra te kardinaleve ne lidhje me banken e tjere e tjere…tregojne se ata tjeter gje predikojne e tjeter gje bejne . pra popullit , i hedhin hi syve ,opium,..SHembuj te shperdorimit te besimit qe populli ka ndaj ketyre te ashtuquajtur perfaqesues te zotit ne toke ,ka me shumice edhe nga dervishet e besimi islam . Edhe keta jane me flliqesirat e kesaj bote . Njerezit me imoral , qe duke shfrytezuar besimin qe kane elemnti femer ndaj fuqise mbinjerezore tek keta horra , arrijne deri aty sa dhe tu fusin duart ne vende te ….ndaluara …PRA ESHTE MIRE QE NJEREZIT TE BEHEN TE VETEDISHEM DHE VIGJILENTE PER PRAPESITE E TE GJITHE KETYRE SHERBETORVE , QE VETEM TE ZOTIT NUK JANE DHE SE AS NJE LIDHJE ME ZOTIN NUK KANE ….PRA LE TE MENDOJME DHE TE ARRIJME NE NJE KONKLUZION KU ISHTE SHKAKU I ASAJ LUFTE QE U BE NE VITET 60 ta … KUNDRA FESE E PARAGHYKIMEVE TE KOTA FETARE . A s’po na dalin te pa venda e te kota sot edhe ato qe po bene Janullatosi me te besimit ortodoks? Sot eshte koha e internetit . Po te fliste ne mesjete dikush per cpikje te tilla papet me njehere do te ngrini turren e druve per ti djegur ne zjarr siq bene me Nikolla Kopernikun, me Galileo Galileon ,XHordano Brunon e sa e sa shkrime e zbulime shkencore te djeguRa PREJ KISHES . Keto probleme ne as nje rast nuk duhet ti marrim si moral komunist por si nje demaskimi i ketyre gjerave te keqija dhe si nje nevoje per tu orjentuar e shkuar tek gjerat e drejta e njerezore ….
shko o anadollak analfabet…u bere ti te marresh per goj galileon, kopernikun apo brunon…ti fytyra jote prej anadolli…po ju po digjni e vrisni tani robt si dele, cna derdellit cfar esht ber ne mesjet..gomar
Neqoftese dikush nuk ndan dot ,mundesine e te kuptuarit se sa te mire jane kleriket ne pergjithesi te te gjitha feve ,,,duhet te bej kete krahasim ;NE 100 NJEREZ TE THJESHTE ,,,SA NJEREZ TE MIRE DHE TE RREGULLT E TE NDERSHEM DO TE GJESHE ?????????????????????????????PO ASHTU EDHE NE 100 KLERIKE SA NJEREZ TE MIRE E TE NDERSHEM DO TE GJESHE !UNE THEM NE 100 VETE GJEN PAK A SHUME 5 VETE !!!PO ASHTU DHE NE KISHAT DHE INSTITUCIONET FETARE NUK KA ME SHUME !
HE MO CA I GJETI KETA EKSTREMISTET KATOLIKE TE MALEVE TE SHQIPERISE QE IU ESHTE THARRE GRYKA NGA KY LAJM I VERTETE???
Me vjen mire qe me kete lajm i doli vetem maja e majes se piramides se cfare ndodh ne “cerdhen e Satanit” ne VATIKAN!!!
ZOTI NA RUAJTE PREJ TYRE DHE NDJEKESIT QE I PASOJNE!!!
E TMERRSHME!!! DIHET SE CFARE “GJARPERINJSH’ FSHIHEN NE VATIKAN! JO SE ME VJEN CUDI NGA KY LAJM, POR ME VJEN KEQ PER ZHGENJIMIN E KETYRE DRITESHKURTERVE QE I PASOJNE NGA BJESHKET E SHQIPERISE!