Debati fallso që Berisha po sajon mbi Gërdecin

13 Shkurt 2013, 22:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit nuk ka pse na acaron dhe as nuk kemi arsye të qëmtojmë ligje e nene ku të fajësuarit duhet të merrnin një dënim më të lartë. Nuk dua të lëndoj kujtimin e atyre që nuk janë më dhe as të prek ndjenjat e familjarëve të tyre, por ata që janë nën akuzë, janë po aq viktima sa dhe të dëmtuarit nga kjo tragjedi. Nëse Gërdeci përbën një krim shtetëror, kjo ka të bëjë me faktin se historia e atij biznesi u bë nën mbështetjen e djalit të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, dhe tragjedia ndodhi për shkak të arrogancës për të mos përfillur ligjet ekzistuese nga sipërmarrësit që raportonin çdo natë tek familja e kryeministrit. Kjo është historia tronditëse e Gërdecit, e cila nuk u gjykua kurrë. Si e tillë, ajo pjesë e historisë që përfundoi në sallën e gjyqit, është një histori e rëndomtë aksidenti, që e shkëputur nga konteksti që prodhoi tragjedinë as që ia vlen të merret në konsideratë.

Ajo që Sali Berisha po nxit tani, është që njerëzit të reagojnë rreth këtij banaliteti që ai prodhoi me gjykimin e Gërdecit. Ai po rreket të na  fusë në debate nëse duhej më shumë roja, nëse duhej më pak magazinieri, nëse ka paguar apo jo Delijorgji, nëse duhet të jetë i lirë apo jo Ylli Pinari, etj. Ky është një debat që i intereson Sali Berishës. Ai është i gatshëm të bëjë sikur mirëkupton zërin e dëshpëruar të viktimave të gjalla.

Problemi real është se në këtë tragjedi nuk u gjykuan lidhjet politike që çuan në këtë tragjedi. Historia e biznesit vdekjeprurës të Gërdecit ishte një krim shtetëror, edhe sikur fabrika të mos kishte shpërthyer.

Në qendër të historisë është djali i kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili ka lobuar pranë Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, t’i ofrojë qeverisë një projekt për demontim municionesh nga një partneritet biznesmenësh shqiptarë dhe amerikanë, nga i cili ai si lobues i këtij biznesi kishte kontrollin mbi gjithçka. Ai emëroi si përfaqësues të kompanisë amerikane në Gërdec, njeriun e tij më të afërt, Rrahman Selmanllari. Emëroi si mbikëqyrës të prodhimit, burrin e tezes së tij, Muhamed Hoxha. U angazhua personalisht tek Ministria e Drejtësisë, e Financave dhe Ekonomisë, të merrte rekomandim pozitiv për prokurimin direkt nga qeveria shqiptare të këtij projekti në adresë të biznesmenëve që ai “emëroi” në Gërdec. Kur kjo gjë i dështoi për shkak të këmbënguljes së dy ministrave, Ridvan Bode dhe Ilir Rusmali, të njëjtin nder ia bëri Fatmir Mediu një muaj më vonë.

Gjurmët e këtyre negociatave janë kudo. Faksi i Aldo Bumçit për Ministrinë e Mbrojtjes, hyrje-daljet e Shkëlzenit në Ministri të Mbrojtjes, telefonatat e tij me Delijorgjin gjysmë ore pas shpërthimit, dëshmitë e dhjetëra njerëzve që janë përfshirë në këtë histori duke e ditur që është biznes i tij, etj. Po t’i shtosh këtyre fakteve dhe vetë rrëfimet konfidenciale të Fatmir Mediut dhe Delijorgjit në rrethe të ngushta gjatë këtyre kohëve, jemi më të sqaruar.

Kjo është një histori për të cilin ishte në dijeni jo vetëm Shkëlzen Berisha, por në radhë të parë babai i tij, nëna e tij, motra e tij, dhe më gjerë qeveria e babait të tij.

Hidhini një sy momentit kur Sali Berisha lexon deklaratën e parë për shtyp si kryeministër dhe i duhet të raportojë për vdekjen e baxhanakut të tij. Shikon fletën, heziton pak, ndryshon emrin nga Muhamet në Mehmet, dhe vazhdon duke fshirë djersët.

Shikoni Liri Berishën, në interesat e saj për atë ditë kur thotë se sapo shpërtheu Gërdeci dhe ne morëm lajmin, thashë me vete “e zeza si nuk i treguam Saliut”. Pra, sipas saj, ajo dhe i biri e dinin, por “Saliu nuk dinte gjë”. Shikoni më tej se si drejtësia shqiptare merr në pyetje Selmanllarin si përfaqësues të kompanisë amerikane që do bënte demontimin dhe thotë se nuk ka dëgjuar kurrë për Gërdecin, nuk ka aty asnjë të afërm, dhe s’ka asnjë lidhje biznesi me Shkëlzen Berishën. Vetë prokuroria ka provuar se ai ka pasur së paku 5 vetë të afërm të punësuar aty, dhe ishte përfaqësues me prokurë i kompanisë amerikane që merrej me demontimin, por nuk u penalizua për këtë deklaratë të gënjeshtërt në prokurori. Shkëlzen Berisha, strumbullari i kësaj pune, nuk u thirr asnjë moment në prokurori. E përzier si histori biznesi dhe me historinë e dërgimit të fishekëve kinezë në Afganistan, duke eliminuar nga ky biznes Kosta Trebickën, sipërmarrja e të birit të kryeministrit, si një biznesmen armësh, bëhet e frikshme.

Kjo është e vetmja histori që duhet të hetohej për Gërdecin. Kjo është lidhja kriminale e pushtetit me atë tragjedi njerëzore. Dhe kjo nuk është hetuar dhe as që është gjykuar. Për këtë duhet të qajmë ose gëzohemi, për këtë duhet të luftojmë që të vendoset drejtësia, dhe jo për dënimet ordinere të njerëzve teknikë që ishin të gjithë të punësuar të Familjes së kryeministrit.

Sali Berisha ia ka arritur që ta shpëtojë këtë histori nga gjykimi. Ai arriti përmes presioneve mbi prokurorinë, përmes luftës ndaj Presidentit, përmes bllokimit të gjykatave për të çuar para drejtësisë Fatmir Mediun, si njeri që dhe mund të fliste në rast rreziku, ta lërë jashtë rrezikut të hetimit dhe gjykimit historinë e këtij krimi shtetëror që nis nga shtëpia e tij.

Ky është lajmi më i rëndë për gjyqin e Gërdecit, por është lajm i vjetër. Lajm i sotëm thjesht duhet të bëjë nervoz duke na kujtuar atë pjesë të historisë që nuk është hetuar dhe gjykuar dhe jo këtë pjesë banale të historisë që bën sikur hetohet dhe dënohet. Gërdeci është një betejë e fituar përkohësisht nga vrasësit. Me atë pushtet që ata fituan të drejtën e biznesit, me po atë pushtet ata mundën të shpëtojnë nga gjykimi për përgjegjësinë e tyre në këtë tragjedi. Përgjegjësia e opozitës dhe shoqërisë shqiptare fillon atëherë kur pushteti të ndryshojë dhe ata të çojnë para drejtësisë historinë e errët të përfshirjes së familjes në pushtet në këtë tragjedi.

38 komente në “Debati fallso që Berisha po sajon mbi Gërdecin”

  1. Berishajt duhen ndaluar se nuk iu ben me pershtypje! says:

    Kafsha Berisha argetohet me fatkeqsite e te tjereve.
    Dikush me ka thene nga eksperienca personale:
    Keq eshte heren e pare kur vret/plagos njeri me thike, pastaj … nuk te ben me pershtypje
    Berishajt duhen ndaluar se nuk iu ben me pershtypje!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html

  2. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Sali Berisha ia ka arritur që ta shpëtojë këtë histori nga gjykimi. Ai arriti përmes presioneve mbi prokurorinë, përmes luftës ndaj Presidentit, përmes bllokimit të gjykatave për të çuar para drejtësisë Fatmir Mediun, si njeri që dhe mund të fliste në rast rreziku, ta lërë jashtë rrezikut të hetimit dhe gjykimit historinë e këtij krimi shtetëror që nis nga shtëpia e tij.

    Mero tek ajo pjesa me bold po ben nje gabim me dashje dhe nuk e kuptoj se pse e thua publikisht qe ka qene keshtu.

    Berisha emeroi, pikerisht nga presioni i presidentit, Oketen si Minister te Mbrojtjes ne periudhen post-Gerdec. Bile dhe e rikandidoi per shkak te atij presioni. Kembimi ishte mbyllja e gojes. Te dyja palet i qendruan marreveshjes.
    Pazaret me Topin u prishen jo per koherencen e Topit , por per pazaret ne emerimin e gjyqtareve. Over.
    Pjesa tjeter eshte ok ne shkrim, por te lutem nuk ben sens te faktorizohet Bamiri apo FRD sidomos me ceshjten e Gerdecit.

    Berisha vrau per Reksin e bastardeve te tij. Po e lame do vrase serish.

    1. analist says:

      Krejt okay nuk eshte pjesa tjeter e analizes,ose me mire te thuash qe ishte ok,por mungonte dhe pasqyrimi edhe i nje faktori tjeter qe beri te mundur daljen pa lagur te Berishes nga sikleti Gerdec dhe ky faktor ka emrin Edi Rama qe me squll-llekun e tij,kraheferkuarjet e kryeministrit ne nje kohe qe atij bastardhi i duhej vene shkelmi,ndikoi ne ate qe Berrrrishen e kemi akoma edhe sot perdite ne ekrane televizive duke na bere karshillek te gjitheve!

  3. bmx says:

    Përgjegjësia e opozitës dhe shoqërisë shqiptare fillon atëherë kur pushteti të ndryshojë dhe ata të çojnë para drejtësisë historinë e errët të përfshirjes së familjes në pushtet në këtë tragjedi.

    Pergjegjesia e shoqerise shqiptare nuk fillon ne te ardhmen por duhet te filloje ne kete moment pasi perndryshe do te sjellim ne pushtet nje Fatos Nano te dyte vetem disi me te gjate. Nqs PS nuk premton dhenien fund te pandeshkueshmerise dhe vendosjen e shtetit te se drejtes,asnje shqiptar nuk duhet te votoje PS dhe Edi Ramen. Nqs sistemi i drejtesise egziston vetem per te mbrojtur pushtetaret,politikanet e pasaniket, populli duhet ta shkule me rrenje e dege.

    1. Epirioti II says:

      Pra ti mo thua qe nese premton PS, atehere duhet ta votojme PS-ne dhe te vigjelojme nese do e mbaje premtimin. Shume dakort edhe une me ty. Do votoje PS me 23 Qershor dhe do luftoje kunder PS nese ajo me pas nuk e mban kete premtim.

      Ne rast se te ka shpetuar, mesoje qe PS e ka premtuar me dhjetra here kete qe thua ti dhe vete Rama 3-4 here. Heren e fundit e tha diten qe u shpall vendimi i gjyqit per 21 Janarin.

  4. shkerdhen berisha says:

    shkerdhen berishen do ti vije dita e gjykimit

  5. shkodrani says:

    Vetem nje dicka sa per sqarim jo sepse Gjykatat jane te pavarura dhe keni te drejte po thjesht per te qene korrekt me lajmin.Delijorgji nuk ka bere 7.2 sepse numerohen me 1.5 paraburgimi dhe me 1 arresti i shtepise,pra po ti llogarisni mire i ngelin edhe nja 3-4 muaj.
    Po te lexoni edhe Respublica ju sqaron se ulja me 1/3 ka ardhe si rezultat i gjykimit te shkurtuar qe shkalla e pare nuk ja dha dhe me nje vendim te kushtetueses i jep te drejten e dhenies se gjykimit te shkurtuar pra si rrjedhoje uljen me 1/3.
    Tema jam lexues i rregullt i juaji dhe thjesht duhet dhen lajmi ne rregull.
    Mund ta akuzoni gjykaten e apelit pse nuk e rrezoj vendimin e shkalles se pare dhe te jepte denime tjera por nuk mund te spekullojme sepse kane lene ne fuqi te njejtin vendim per Delijorgj,Pinar dhe Minxoll dhe thjesht kane pasqyru nje vendim te gjykates kushtetuese.
    Duhet theksu se kane ndryshu disa pafajesi ne denime me burg per disa ushtarake.

  6. I larguari says:

    Gjykata Shqiptare ka te drejte se ata qe mbane drejtesia peng jane te pa fajshem ,biles edhe ministri Mediu nuk e dinte qe UDB do ta hidhte ne ere Gerdecin kete edhe Saliu nuk e merrte me mend se do te ndodhte e gjithe kjo histori eshte se UDB i preu ne bese sherbetoret e saj e ua plasi bomben ne dore pa dijenin e tyre sepse donin te trgonin vendeve antare te NATO s se Shqiperia nuk eshte ende e sigurte te behet antare Nato .ky mekat nuk i takon vetem Saliut po gjithe klases politike Shqiptare qe e kane zanafillen tek Sigurimi Shtetit = UDB

    1. eli-tiv says:

      …po shkelzeni eshte i derguari i UDB???…bizei ishte i tij…familjare…”kafshet kane dale nga kafazi”

  7. asso says:

    kesaj i thuhet me la ” m… me sh…” o njerez.Ata qe vrasin dhe u vertohet se plumbi i tyre u gjend ne trup te viktimave, i nxjerr Salushi te pafajshem.Keta qe nuk ben gje tjeter vecse plotesuan midene e Zen trapi per te be biznes armesh, keto denohen pikerisht disa dite me vone.Ej a mban era ngordhesire ky vend apo me vjen mua????E kujt ja mban me i thene jo ketij pushteti mizor, edhe sikur te kembet e kalit te Skenderbeut ta sjellin Gerdecin duhet me thene jo se ndryshe te lene pa buke.Ky Sali plaku, con antikorrupsionin e tij me vrap per 1 kile presh e jo me per kete masaker te dnodhur.A ka degju njeri gje te hetoj antikorrupsioni i Salushit ne ministrine e Imam pederastit!!???

    1. zarari says:

      ta paska ca piten i her antikorrupsioni me duket…dukesh si ata qe cojne mesazhe e pastaj ankohen kur s’i ecen tia fusin tjetrit se vetem antikorrupsioni s’ka lidhje ketu!

  8. laraska says:

    Mero me vjen mire qe dikush ME NE FUND e rikujtoj kete popull qe faji, krimi fillon qe te trafikimi i armeve edhe sikur te mos kishte plasur Gerdeci. Vdekja atyre personave eshte krim me vete dhe pasoje e krimit te pare. Eshte nje moment shume kyc qe askush nuk ia thote popullit. Faleminderit qe e ke zberthyer ceshtjen ashtu sic duhet, as kaq nuk dine juristet e PS.

    Pastaj ketu kur ulet denimi per 26 te vdekur, 300 te plagosur, nje fshat i tere i rrafshuar, mbi 500 milion euro dem, do te thote qe Sali Berisha ka dalur hapur fare dhe ai mund te bej cdo gje, CDO GJE! Eshte frikshme!

    Sa per pjesen “Përgjegjësia e opozitës dhe shoqërisë shqiptare fillon atëherë kur pushteti të ndryshojë….” me vjen keq por pergjegjesia e nje opozite fillon ne momentin qe merr persiper te perfaqesojne popullin dhe te mbroj interesin tone. Pergjegjesia e nje perfaqesuesei eshte te mbroj interesin e vendit dhe popullit qofte si qeveri qofte si opozite. Nuk eshte opzoita qe te bej sehir tek qeveria shkatarron vendin, dhe neser ti vij ne qeveri sikur ska ndodhur asgje, e te marr rrogat e deputetllikut e gjithe privigjelet e tjera. Detyra per te vepruar nuk fillon pasi eshte shitur e djegur Shqipria, por fillon ne momentin qe ti si opozite konstaton nje shkelje ligji qe cenon vendin dhe popullin. Opozita nuk ekziston kot, pa arsye,, se perndryshe sdo ishte e nevojshme te kishte vota ne parlamenet. Por ekziston per te kontroluar poziten dhe per te qene nje kunderpeshe e qeverise. Ky vend e ky popull eshte cenuar e perdhunuar aq suhme keto vite, saqe avash avash Edi Rama me shoket e tij po i vejne shenjen e = pergjegjesive te tyre me ato te PD. Gjithe keto tragjedi kombetare, krime shteterore e skandale shteterore, dhe as guri nuk ka levizur ne kete vend, jo qe duhet te tundeshin malet. Kush nuk cohet kunder krimit, bashkepunon me te!!!

  9. Hakmarrja ndaj Berishes says:

    Ish te perndjekurit politike, bene thirrjen per protesta mbarepopullore.
    Tani eshte koha qe PRANVERA SHQIPTARE te filloje deri ne rrezimin e qeverise Berisha me kelyshet e tij.
    Tani eshte koha per ti thene STOP, rrenimit te metejshem te shqiptareve dhe rifitimin e demokracise europiane, qe u neperkemb nga BLLOKU I RI BLU, pasardhese e BLLOKUT TE KUQ KOMUNIST.
    Vetem me demonstrata te fuqishme, mund te fitohet dinjiteti yne.
    Berisha do te mundohet te ndersej falangat e veta qe i ka punesuar, neper vendet me te mira dhe qe na paraqiten si shoqata te pavarura te tipit MJAFT, qe nuk jane gje tjeter, vecse ish organizatat e dikurshme te rinise dhe te bashkimeve profesionale, qe marrin urdher nga partija ne pushtet.

    PRANVERA SHQIPTARE te filloje me thirrjen:

    TA ZHDUKIM QELBESIREN

    Prandaj o popull, mos prisni lideret e partive tju ngrejne ne protesta, ku vetem shqiptaret dalin te humbur, protesta ku i ndalohet shqiptareve te shprehin mllefin e tyre, tek qeveritaret tane.

    Fitorja vjen vetem me revolta mbarepopullore, ku popullit ti jepet mundesia te shfryhet vete mbi politikanet qelbesira, ti djegi me zjarr vete keta kalbesira te rregjimit te vjeter komunist, qe i jane ngjitur demokracise dhe spo e lene te lulezoje.
    Mbeten gjithmone te fundit, ne Europe, si ne 90-ten, kur Europa Lindore u clirua nga komunizmi, ne akoma merreshim me pluhralizmin e mendimit te Ramiz Alise.
    Edhe sot po na ndodh e njejta gje, perseri jemi te fundit, se akoma kemi ne pushtet si kryeminister, nje ish komunist prej 30-vjetesh, nje ish sekretar prej 25-vjetesh dhe me e keqja kemi ne pushtet, nje ish persekutor dhe spiun te ish sigurimit, qe denoncoi dhe kerkoi varje per disidentin Hysen Sheshori dhe nje mysafir te afert te ish familjes se diktatorit.
    Cfare bemash kerkoni me shume nga Sali Berisha?, mos kerkoni qe Shqiperine ta beje Serbi dhe gjysmen tjeter ta mbushi me varreza greke?

    Prandaj popull shqiptar, ngrehuni dhe bashkangjituni ne protesta per rrezimin e Sali Berishes nga pushteti me gjithe klanin e tij, ngrehuni ne nje PRANVERE SHQIPTARE, qe TA ZHDUKIM QELBESIREN.

    I kerkojme zotit Mero Baze, si nje opozitar dhe si nje disident i ketij rregjimi, te marre akoma me shume pergjegjesi, te marre udheheqjen e nje PRANVERE SHQIPTARE, qe me siguri do te jape frytet e veta.

  10. albani says:

    Z. Baze!

    Diku ne shkrimin tuaj ju thoni: “… për këtë duhet të luftojmë që të vendoset drejtësia …! Cila drejtesi Z. Baze dhe kur? E pakta, pa dy mandate te tjera qeverisjeje Sali Berisha nuk largohet nga froni qe ka uzurpuar, pra i bie qe te largohet aty nga viti 2021! Kjo do tre thote se ngjarja e Gerdecit dhe e 21 janarit (edhe vrasjet e tjera te bera nga Sali Berisha) te harrohen fare, ose te afermit e viktimave te jene lodhur aq shume sa nuk do te dine se c’te bejne me vrasesit. Me vjen keq te them, dhe kete e thane njerezit e te vrareve te 21 janarit, se ne Shqiperi cdo gje ka marre fund, nuk ka drejtesi, nuk ka liri, nuk ka institucione te pavarura, nuk ka ekonomi tregu te lire, por ka vetem korrupsion, vjedhje dhe vrasje! Dhe me keq akoma do te behet mbas 23 qershorit te vitit 2013. Ky do te jete viti me fatkeq per popullin shqiptar dhe per Shqiperine. Maskarenjte qe kane pushtuar Shqiperine do te pushtojne ne menyre absolute edhe politiken. Populli le te beje sehir!

  11. Mentari says:

    Liri Berisha e dinte se i burri i motres se saj punonte ne ate fabrike vetem nga e motra e saj dhe jo nga i biri apo Berisha.Nuk ka te bej i biri me punesimin e Muhametit si punetor ngarkim shkarkime ,se ate pune bente ai,po te ishte se ai do te punesohej nepermjet familjes Berisha ai do te ishte ne zyrat e asaj fabrike dhe sot do te ishte i gjalle.Akuza per te bere Akuza.Pse nuk thua more Baze se ai Delenxhiu (Delijorgji)e mori kontraten jo nga Mediu ,shkelzeni apo Berisha por ai ishte ne kontrate me ushtrine nepermjet Pandeli Majkos qe ishte Minister i Mbrojtjes dhe nga Ylli Pinari nje tjeter mafioz i pervetesimit te materjaleve te ushtrise shqiptare.Nuk eshte e vertet qe familja Berisha i dha kontrate nje Ortodoksi te majte ,Delijorgjit)Delijorgji u ndihmua si nga Majko ashtu edhe nga Edvin Rame qe i dha truell tek Kombinati per te ndertuar Apartamente (per te lare Delijorgji parate e taksave dhe me ate perfitonte zarfa me para Edvin Rama seps majko i mori te vetetat gjersa ishte ne krye te ushtrise.Tragjedia e Gerdecit eshte Tragjedi Ortodoksish dhe nuk ka kurre te bej me familjen Berisha.Ketu qendro dhe mos e shko e deformo historine e Gerdecit .

    1. mentari me mendjen e sali kafshes says:

      O mentar bajga e Berishes, na hape barkun me analizat e tua.

      Largohu nga kjo gazete se je krejt i neveritshem.

      Shko shkruaj te RD-ja.

  12. serbia po pregatitet se shpejti per disa azilant politik si shkelzeni argita etj.

  13. gjergji usa says:

    Mbas gjyqit te 21 janarit ku u falen 2 vrases gjakftohte nen tronditje komike ambasdoresh,ky i gerdecit perben nje demostrim force nga SRB qe ka dy kuptime
    1-Kush eshte ne sherbim te SRB cfare do lloj krimi te kryeje ka imunitet absolut.
    2-Eshte nje sinjal i forte pak muaj para votimeve se SRB eshte nje kocke e forte sa qe dhe ambasadorin e shtetit me te forte te botes e trajton jo si ministrin e tij por as ne nivelin e nje drejtor drejtorie.(kuptohet qe sherri grotesk arvizu-berisha u harrua)

    Ne kete artikull shohim vetem ceshtje brenda vendit midis familjes se plakut Dogsborough(dogsboru) dhe Givolas ne MMP por nuk shohim aspektin ne linjen e pertej atllantikut qe eshte me kryesorja.Per kete kam zgjedhur disa rrjeshta pikante nga qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te pardjeshem qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′

    KONGRESMENI FRANK WOLF
    Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

    VOA
    Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

    GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
    është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

    Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se SRB ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
    -Ne rrugen e kombit
    -Ne krematoriumin e Gerdecit
    -Albetrolin

    Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron qe mobsteri i ballkanit SRB te menaxhoje votimet e 2013 me makinerine e tij luftarake qe quhet qeveri dhe nuk zbret nga kali kete perbindesh qe kane krijuar vete para qershorit atehere ngelemi te lutemi drejt qiellit:
    “O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”

  14. brace says:

    Eshte e kote tani me,te diskutohet Drejtesia per Gerdecin e 21 janarin,deri sa autorte kryesore per Gerdecin jane djali i faturines sh fatmir mediu,e xeni djali komunistit barbare vrases,a per 21 janarin vrasesit jane plaku,qe urdheroje te bindurit e tije per te vrare protestuesit e pa fajshem.Pore mbetet per tu pare sa serjoze,do jete qeveria e ardhshme,sa do luftoje per te mbajtur premtimet,dhe gjeja me kryesore do te jete a do funksionoje Drejtesia,te denoje kta vrases,me komandantin e tyre plakun nga vicidoli,te pa denuar kurre nga kto makabra qe kane bere.SHteti ligjore e DREJTESIA kane plote 22 vjete qe nuke funksionojne,te penguara nga ky komuniste diktatore i flliqur.

  15. ILIRET says:

    Cfare te thuash z. Baze. Berisha hodhe ne ere dy fshatra, Gerdecin dhe Marqinetin. I vrau e i shoi. Ata shkojne e votojne perseri per te.
    Shprehja popullore, ” .iu nonen qe te thone babe”, u vertetua edhe kete here….

  16. d.ademi says:

    analize shume e bukur Mero! para disa ditesh berisha ishte ne durres dhe gjoja antarsoi 3000 te rinj ne pd kur pallati sportit mban vetem 1000 persona. e verteta e antarsimit eshte tjeter ,dje kane marre ne telefon te gjithe ata qe punojne ne shtet( pa dijenine e tyre) dhe i kane thene qe djali ose vajza juaj eshte antarsuar ne pd dhe duhet te paraqitet filan ore e zyre perndryshe do te heqim nga puna. ja pra metodat naziste hitleriane qe po cfaqen nga pd ne durres

  17. Kritiku says:

    I nderuar Z. Baze, Ju keni shume te drejte ne tere shtjellimin e gjerave. POR, si mundet qe te ndryshojme gjerat duke pretenduar qe te sjellim shtetin ligjor, kur shoqeria shqiptare eshte ne piken me te ulet te zhvillimit shoqeror te saj? Kur kemi nje Opozite komplet te faafte qe te kryeje detyren e saj. Opozita as kur u hodh Gerdeci ne ere, as kur u vrane 4 Vete me 21 Janar 2011, as ku u vodhen sy per sy votat per Tiranen, as kur jepem vendimet gjyqesore te ngjarjeve me te medha te ndodhura, nuk eshte ne gjendje te kryeje detyren e saj. Opozita eshte shume e ngaterruar ne punet qe ben. Eshte nje amulli e pajustifikueshme. Opozita nuk di te perdore “juristet” e saj, nuk di te organizeje te pakten nje proteste, nuk i permbahet fjaleve qe thote apo veprimeve qe ben. Nje nga keto eshte edhe “largimi” ne shenje revolte nga Parlamenti, diten qe u dha vendimi i 21 Janarit dhe sot ate e kemi perseri ne Parlament duke u marre me gjera te kota. Perse Opozita nuk bojkoton komplet jeten parlamentare duke e ditur qe me kete maxhorance te sotme as qe mund te diskutosh per asgje dhe jo me te biesh ne perfundim te duhur?! Opozita ngaterrohet vete me kembet e saja dhe kete gje e shikon edhe populli i thjeshte dhe prandaj nuk e merr mundimin asnje shqiptare qe te dali ne rruge per te protestuar apo per te mbeshtetur opoziten.
    Opozita e tanishme beri nje gabim shume te madh kur pas 1998 erdhi ne pushtet dhe nuk dergoi para gjygjit te gjithe ata qe bene te mundur ’97. Asnje nuk u akuzua ne baze ligjore(vetem verbale u be kjo gje) dhe jo me te dergoheshe pas hekurave. Maxhoranca e viteve pas ’98 nuk e beri qe Sali Berisha te dergoheshe ne burg, duke e ditur qe fakte ishin te pafundme dhe qe nuk kishte gjykate qe ta mbronte ate. Por kjo gje nuk ndodhi dhe ja tani ne shqiptaret e thjeshte perjetojme gabimet e “politikane”. Sali Berisha nese do te ishte ne burg, nuk do te mund te ktheheshe ne ate post qe beri te mundur shkaterrimin total te ekonomise shqiptare. Ne kete gjendje qe e ka katandisur qeveria Berisha Shqiperine, nuk ka qeveri qe mund te vije, qe ta rregulloje ekonomine shqiptare edhe per 20 vite te tjera.
    Prandaj, te mos çuditet njeri perse ky popull nuk ngrihet ne kembe per te permbysur qeverine, sepse nuk u ka besim asnje pale.

    1. anticensurë says:

      kritik,
      gjithçka e drejtë dhe me vënd,përveç “Opozita eshte shume e ngaterruar ne punet qe ben. Eshte nje amulli e pajustifikueshme.”
      unë do ta quaja një”ÇORGANIZIM TË ORGANIZUAR MIRË”!
      këto “gabime”permanente që bën e ashtuquajtura opozitë nuk janë gjë tjetër veçse ndihmë për diktaturën berishjane,tradhëti për demokracinë shqiptare dhe për popullin e saj!tek populli fus dhe votuesit e thejshtë të diktaturës!atë pjesë që është naive,injorante pa interes direkt tek diktatura berishjane!
      AMULLIA opozitare nuk mund të shpjegohet ndryshe!dhe sikur të ishin fëmijë adoleshent në këto 4 vjet nuk do të kishin bërë kaq gafa,do të kishin mësuar diçka!

      1. Kritiku says:

        Shume e drejte! ?

  18. adi says:

    Akoma nuk u lodhe o Mero. Kam simpati se je inteligjent. Ik dhe ti te Berisha. Do të jetë më mirë për të gjithë.

  19. eli-tiv says:

    ..ne diskutojme e pyesim …kur e si dote denohet saliu familjarisht..??…terheqim kohen..e saliu shton zullumet…vret ..vjedh…e prape vret…e ne presim qe kur te denohet…etj
    Jo duhet t’ja shkurtojme ditet…jeten e tij ne pushtet
    Mua personalisht nuk me shqeteson sa e si do te denohet saliu (edhe gjithe familja e tij te shuhet)….me shqeteson se cfare ai mund te bej ende..

  20. fatmiri says:

    Ketu s’mbete vend per te bere komente se te gjithe shqiptaret e ndershem kane hall te madh; te jetosh apo te vdesesh dhe se dhe per varrin duhet te keshe seksere, munesisht nga Tropoja apo veriu, perveç ca mbeturinave te jugut, por une dua te pyes Meron: Mero Baze! Ti çdo dite zbulon petet e byrekut te Saliut, kuptohet krimet e tija vrastare ne te gjitha drejtimet e fushat, si ka mundesi qe Shkelzeni nuk te ka bere padi ne gjykate per “shpifje”? Pse heshtin para teje dhe rrine si te dhier qe jane? Nje gje e dine qe ti nuk ke per te heshtur per drejtesine, kete e di dhe une, nuk besoj se gabohem, por ku qendron sekreti tjeter qe nuk di une? Ka dy gjera sipas mendimit tim: ose vazhdojne te kene frike se mos ti akoma nuk ke thene ndonje sekret me te madh( s’di se si!), ose thone varja, u mesuam me deklarimet e Mero bazes dhe nuk i “perfillin” ata qe te mos i perfillim dhe ne. Sikur te me pergjigjeshe, do te falnderoja shume, megjithese ti çdo dite po pergjigjesh.

    1. anticensurë says:

      fatmir
      po të përgjigjem unë në vënd të meros me dy hipoteza:
      _e para që është dhe më e mundshmja,është mbrojtja që i bën ambasada amerikane!pas sulmit të “taçistëve” ata e morën në mbrojtje meron!
      _e dyta që është më shumë hipotezë se sa fakt,është se mero po godet vetëm fasadën e berishës!në një kohë që po përkrah patericën e tij!mbështetësit e fshehtë të tij!
      përsa kohë që berisha nuk do të shohë rrezikun e një kryengritje popullore,tip ’97ë,nuk ka për ta prekur meron!në ato kushte ai do të futet në luftë me të gjithë përfshi europë e amerikë!këtë e dimë shumë mirë nga ’97a,por tashti e kanë mësuar dhe ata që kujtonin ndryshe!u pa me presidentin,shish-in dhe në fund me vendimin e gyjkatës si për 21 janarin dhe për apelin e gërdecit!apel që do të jetë i njëjtë dhe për 21 janarin!rreziku për meron do të vijë vetëm në këtë moment!saliu d të zërë për fyti të gjithë që do të ketë përpara:sa do ti shkojë është gjë tjetër!!
      sa për sekrete të tjera të garantoj që nuk ka!jo se do ti kishte botuar,por se nuk hyjnë në punë!çdo gjë do të rronte tre ditë dhe do të quhej e montuar!më shumë se dosja e sigurimit për sali berishën e botuar disa herë në forume dhe komentet e temës nuk mund të nxjerrësh!ke parë ndonjë të lëvizë bythën vëndit??? askush!më shumë se thënjet e saliut në parlament para kamerave dhe deputetëvce të tredhur të opozitës”jua bëj më keq se në 21 janar”,nuk mund të nxjerrësh!lëvizi kush????askush!
      kështu që dhe saliut vetë i intereson një gazetar kundërshtar i çartur për të ruajtur makiazhin e “deokracisë”,i duhet një opozitë pseudo aktive për të njëjtën arsye!
      limiti i fundit për të rrëzaur saliun me votë të rregullt ishte 2009ta,pas saj nuk ka më mundësi!përveç rrevoltës!
      kjo rrevoltë është sabotuar rregullisht nga k/opozitës!si alibi është përdorur ndërhyrja e ambasadorëve!

      1. zarari says:

        kjo e dyta ka shume mundesi te mos jete thjesht hipoteze…

  21. vz gjirokastriti says:

    anticen dhe kritku,ketu eshte gjithe mashtrimi ,se me te shumtet ne kete popull nuk dallojne ,qe kjo PD eshte nje PS me nje loje te perbashket ,vetem per te ndruar kariket te pasuara me histerizma dhe
    akuza…… por jo per te denuar kete krim antidemokratik shqiptar.

    1. anticensurë says:

      ramës i intereson rotacioni e jo ndryshimi!ndërmjet që dy këtyre fjalëve ka një ndryshim thelbësor!
      ROTACIONI,është thjeshtë e njëjta gjë por në pozicion tjetër!
      NDRYSHIMI,është prurje ndryshe nga ajo që kemi!
      kurse ajo që i nevoitet shqipërisë prej 100 vjetësh është PËRMBYSJA!
      PËMBYSJE,pothuaj se nuk kemi pasur,me përjashtime të shkurtëra kohore,kemi pasur vetëm RITACUONE!
      përshëndetje vilson!

  22. Ndue Prendi says:

    Berishe monstren s’po del nje burre qe “ta heq qafe’ se mori n’qafe nje komb te tere dhe te gjithe jane kthyer ne “opnent” te tij gati nje popull i tere dhe ai eshte ende gjalle dhe ble ne pushtet dhe na del si fantazem ne TV dhe na ben karshillek perdite, pale Zhozi prosti dhe Lirie kurva qe hiqen si “evlijah”, ky skandal do mbetet ne historine e ketij populli sot pa burra dhe pa intelektuale, vetem zvarranike politike !!!!!!!!

  23. emer says:

    Perse ju zoti Baze nuk i beni nje interviste z. Delijorgji?? Ai mund ta shpegoje me mire se JU pjsenen e Xenit.

  24. dash says:

    Gerdeci do te ngelet nje nga njollat me te errta ne historine e marredhenieve shqiperi-amerike.Ne kete tragjedi te tmerreshme shqiptaret kuptuan se besimi absolut dhe besa qe i dhane amerikaneve ne vitin 90′ u keqperdorua perderisa babezia per fitim miliardash ne nje kohe te shkurter shkaktoi nje tragjedi me permasa boterore.Zoti Mero eshte marre aq shume me akuza kunder familjes se monarkut berishe (me te drejte)sa qe nuk ngacmon me ndonje ne shqiperi se po behen rutine per te disaten here.
    E rendesishme ne kete kohe shume kritike jane dy shtyllat kryesore qe berisha po mbijeton perballe nje zemerimi mbare kombetar te akumuluar ne dy dekada dhe po “menaxhohet” nga ambasada amerikane dhe opozita qe te mos shpertheje.
    Dalja e amb. arvizu “i lemerisur” se berisha po lufton me ameriken eshte nje komedi qe as banoret e rruges New York apo te rruges XHorxh Bush ne Bathore City nuk e besojne.Nje artikull qe duhet te beje zoti Baze do ishte
    “Tronditja fallco e zotit arvizu per faljen e 2 vrasesve te gardes”.
    Lexohet fare hapur se opozita e Edi Rames po sillet ne menyre kriminale karshi nje K/M qe ka blinduar cdo lloj pushteti dhe ka monopolizuar shumicen absolute te mediave.Dy veprimet e fundit me gjykatat e tij per 21 janarin dhe gerdecin opozita i pergjigjet me heroizem se mazhoranca i ka kopjuar planin ekonomik ??
    Besoj se misioni i Bazes per diskretitimin dhe luften kunder familes kuazi-mbreterore te berishes ka mbaruar dhe duhet falenderuar.Nqs do te vazhdoje misionin e tij fisnik atdhetari Mero duhet te denoncoje tre ambasdoret kryesore qe po bejne nje pune te piste per votimet e 2013 me te njejtat parametra si ne masakren zgjedhore te Tiranes.Duhet te beje fajtore strategjine impotente te opozites te ps,frd,ak te cilet nuk po kerkojne doreheqjen e monarkut berishe dhe nje qeveri teknike para zgjedhjeve.
    Lajmi i fundit qe 40 mije deri 60 mije votues jane te dubluar tregon se shqiptaret po shkojne ne 2013 ne nje kasaphane ku 1997 do duket lule.
    E vecanta eshte se ato qe po e cojne popullin ne kete vaterlo me ndergjegje jane Arvizu,Volfarth,Seqiu,Rama,Topi,Spahiu qe do jete veprimi me kriminal i ndodhur ne shqiperi per te gjitha kohrat.Berisha do ngeli nje kriminel qe po perpiqet te shpetoje me cdo cmim dhe me cdo kusht nga humbja e votimeve ne 2013 pasi ose do shkoje ne burg te perjetshem ose do egzekutohet.Nuk mund te akuzohet pafundesisht nje vrases dhe tradhetar qe do ti shpetoje fundit te tij makaber por duhet te demaskohet dy shtyllat qe e mbajne berishen ne kembe te cilet jane A,Arvizu dhe Tradhetari Edi Rama qe ankohet se berisha po i vjedh programin ,diten qe liron me ceremoni vrasesit e tij nen “tronditjet” shpifarake te arvizuse.

  25. Elite Navy SEAL Sniper says:

    Letra e mëposhtme i është dërguar para dy vjetesh Ambasadorit Amerikan në Tiranë dhe së paku pesë zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit nga një prej personave më të njohur për zyrtarët në Uashington dhe Tiranë, shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari. Letra ka mbërritur në Ambasadën Amerikane në Tiranë më datën 27 mars 2011.Kjo leter eshte aktuale dhe shume e vlefeshe edhe sot qe ja vlen te lexohet per te sqaruar sinqeritetin e “tronditjes” se Amb. Arvizu

    Ambasador Arvizu:

    Si sot tre vjet më parë, skandali “AEY” u ekspozua për herë të parë për publikun në një artikull në faqen e parë të “Neë York Times”. Ky artikull ndihmoi për të bërë dritë mbi natyrën korruptive të qeverisë Berisha, dhe jam shumë krenar të them se isha unë që e solla në vëmendjen e “Times”-it këtë histori. Jam gjithashtu krenar për faktin që po unë shërbeva si katalizator për investigimet e Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit dhe kam dhënë informata përkatëse për Departamentin e Drejtësisë gjatë ndjekjes së çështjes së “AEY”-së. Në përputhje me këtë trevjetor ishte edhe artikulli i fundit i Rolling Stone (për të cilin gjithashtu kam dhënë informata) që zbardhte skemën se si “AEY” gënjente qeverinë amerikane.

    Por dihet mirë, se Efraim Diveroli, presidenti i “AEY”-së dhe bashkëpunëtorët e tij u ndihmuan dhe u mbështetën në skemën e tyre për t’i shitur Departamentit të Mbrojtjes municione kineze të tipit AK-47, nga disa shqiptarë. Tek këta përfshihet edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, drejtori i “MEICO”, Ylli Pinari, dhe Mihal Delijorgji, një “biznesmen” shqiptar, i cili vepronte në strukturat e Gërdecit, vendi ku një shpërthim tragjik vrau së paku 26 njerëz.

    Sipas informacionit që më është dhënë nga Kosta Trebicka dhe një tjetër dëshmitar okular në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë ishte gjithashtu në dijeni të aktiviteteve të “AEY”-së në Shqipëri. Nuk është rastësi që pikërisht Mediu, Pinari dhe Delijorgji kishin dorë së bashku në operacionin e Gërdecit. Dhe siç e dini, Delijorgji dhe Pinari u liruan së fundmi nga burgu pa ndonjë zgjidhje për sa i përket çështjes së fajësisë së tyre për shpërthimin shkatërrues të Gërdecit.

    Katër amerikanë u ndoqën penalisht dhe u dënuan për rolet e tyre në mashtrimin e Qeverisë Amerikane me skemën e “AEY”-së, por nga qeveria Berisha nuk është lëvizur as gishti i vogël për të ndjekur penalisht shqiptarët që luajtën rol integral në ndihmën që i dhanë “AEY”-së për të kryer këtë mashtrim ndaj taksapaguesve amerikanë. Deklaratat e regjistruara të Efraim Diverolit thonë se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha, ka luajtur rol në marrëveshjen e “AEY”-së, ndaj nuk është për t’u habitur pse qeveria shqiptare dhe zyrtarët e saj kanë ndjekur rrugën e minimit për çdo hetim.

    Megjithatë, për aq sa di unë, ambasada juaj nuk ka bërë asnjë përpjekje për të bërë presion mbi qeverinë Berisha për të hetuar këtë çështje. Pse? A s’keni ju obligim ndaj taksapaguesve amerikanë, obligim i cili duhet t’ju shtyjë për ta detyruar qeverinë shqiptare për hetim rreth këtij mashtrimi? Ndërkohë, ju heshtët kur këta “miq” dolën nga burgu. Pse?

    Raportet e fundit nga burime private të inteligjencës dhe media tregojnë se “MEICO” vazhdon të angazhohet në dërgesa armësh në kushte shkeljeje të sanksioneve ndërkombëtare dhe në dëm të interesave të SHBA-ve. Më 15 mars, kam sjellë në vëmendjen e Ambasadës suaj edhe një raport mbi një marrëveshje me Serbinë, që në mënyrë të paligjshme transferon artileri të rëndë për Muamar Gadafi-n nëpërmjet portit shqiptar të Durrësit. Kam sjellë një raport të ngjashëm në vëmendjen e qeverisë amerikane edhe në të kaluarën.

    Nëse ka ndonjë substancë në këtë informacion do të thotë se qeveria shqiptare ka vazhduar të kryejë marrëveshje armësh në hije, në kushte mungese ndëshkimesh dhe në dëm të interesave strategjike të SHBA-ve.

    Më 21 janar të këtij viti, gjatë një proteste masive kundër qeverisë së korruptuar Berisha, katër shqiptarë u vranë me gjakftohtësi. Ata u qëlluan nga distanca nga qitës të pozicionuar në ndërtesa qeveritare, përfshirë zyrat e kryeministrit. Bazuar në dëshmi – video, duket qartë se ata protestues nuk ishin kërcënues për forcat e qeverisë në asnjë rrethanë. Sipas burimeve të ndryshme (duke përfshirë edhe ato brenda qarqeve të medias shqiptare dhe nga zyra e prokurorisë shqiptare, si dhe nga filmime që mund ta gjeni në Youtube), protestuesit u qëlluan në distanca nga 27,5 metra deri në rreth 91 metra (jo nga afër ashtu siç deklaroi Berisha pak minuta pas të shtënave).

    Sipas meje, ndërsa disa të shtëna u qëlluan nga zyrat e Berishës, të tjerat u qëlluan nga ndërtesa të tjera duke përfshirë këtu edhe ndërtesën e Parlamentit të Shqipërisë, në atë që mund të përshkruhet si zjarr-kryq. Për më tepër, ka prova se kjo hapje zjarri është orkestruar nga një komandë qendrore dhe ka akuza se Sali Berisha dhe/ose Lulzim Basha mund të kenë dhënë urdhër për zjarr.

    Unë kam marrë një raport shqetësues që tregon se një kompani sigurie private (një lloj Blackëater-i shqiptar) pajisi me roje të armatosura rëndë zyrën e Berishës më 21 janar, dhe ka dyshime se një numër i këtyre rojeve nuk kanë shtetësi shqiptare, por të huaj, ka gjasa me origjinë serbe. A keni dijeni për këto akuza? A keni ndonjë person të inteligjencës që mund të konfirmojë këto pohime?

    Qeveria Berisha po ndjek vendosmërisht modelin e prishjes së hetimeve për shkeljet ligjore të kryera nga zyrtarë të qeverisë dhe anëtarë të familjes Berisha. Për shembull: gardistët e dyshuar se kanë qëlluar mbi protestuesit u liruan; Delijorgji dhe Pinari gjithashtu janë liruar; ndëshkimi ligjor në lidhje me tragjedinë e Gërdecit duket se është lënë mënjanë; patëm përfundim të nxituar për vdekjen e Kosta Trebickës si “aksident”, përcaktim ky i dhënë nga “ekspertët ” .

    Rasti më skandaloz është ai i Lulëzim Bashës dhe Fatmir Mediut, të cilëve përballë aktakuzave të Prokurores së Përgjithshme iu dha amnisti me emërimet ministrore nga Sali Berisha. A i aprovoni ju këto përpjekje të qarta të Berishës për të minuar sundimin e ligjit? Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në shkurt, ju thatë, “Shqipëria nuk është një shtet i dështuar”. Por kemi përballë përpjekje të vazhdueshme të S. Berishës për të minuar sundimin e ligjit dhe përpjekje të tij të hapura, gjithashtu për të shtypur fjalën e lirë (dënuar këto edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare).

    Këto dëshmojnë se Shqipëria është me siguri një shembull jo i shndritshëm i demokracisë. Me Berishën, Shqipëria s’ka bërë më pak se një shtet gangster i maskuar si qeveri dhe ju ua keni borxh amerikanëve dhe shqiptarëve përmirësimin e kësaj situate.

    Si amerikan, unë imagjinoj se përgjegjësia juaj kryesore është mbrojtja e interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por me nivelin e respektit që shqiptarët kanë për SHBA-të, ju mund të keni tortën tuaj dhe ta hani atë, duke bërë atë që është më e mira për amerikanët dhe shqiptarët. Për fat të keq, shumica e atyre që kanë shërbyer në pozicionin tuaj kanë zgjedhur rrugën e rezistencës së ulët dhe janë fokusuar në afate të shkurtra, në objektiva të njëanshëm.

    Për shembull, kemi këtë maskaradën, ndërkohë që të rinj shqiptarë shërbejnë si ushtarë në fasadën e një “koalicioni të vullnetshëm” në Irak dhe Afganistan, shohim në anën tjetër se si zyrtarët e korruptuar të qeverisë shqiptare bashkëpunojnë në shitjen e municioneve të paligjshme për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Dhe, ky nuk është një rast i izoluar kur ambasada angazhohet në marrëdhënie mashtruese në Shqipëri.

    Shembuj të tjerë përfshijnë përpjekjet shtrënguese në fyt të shqiptarëve të Joseph Limpreht që t’i bashkëngjiste “New World Telecom”, një kompani false telekomunikacioni (rast që unë e kam ekspozuar). Kanë qenë mashtrimet e James Jeffrey me Niolas Gejxh, një armik i hapur i shqiptarëve. Dhe më pas kanë qenë lojërat që Marci Ries luajti me Fatmir Mediun, duke e ditur shumë mirë sfondin e tij të neveritshëm, ndërkohë që ai po hiqte municionet e vjetra kineze të tipit AK-47 nga dera e pasme e “MEICO” për tek Departamenti ynë i Mbrojtjes.

    Imagjinoj se ju keni fituar një pendë në kapelën tuaj në Uashington me përpjekjet për të qetësuar tensionin që u ngrit nga të shtënat në 21 janar. Por duke bërë këtë, dhe duke injoruar problemet themelore, përfshirë shmangien e hetimit mbi faktet dhe rrethanat e të shtënave, ju keni përforcuar perceptimin në Shqipëri që sundimi i ligjit është diçka që mund të anashkalohet nga të fuqishmit sipas dëshirës.

    Me admirimin e tyre për Amerikën, populli i Shqipërisë meriton më të mirën. Ata meritojnë që ata që i kanë mashtruar e grabitur, si Sali Berisha – një diktator dhe bandit – duhet të largohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht për krimet e tyre.

    Sinqerisht,
    Gary Q. Kokalari

    1. shpellari says:

      po arvizu i eshte pergjigjur kesaj akuze apo vazhdon merr rrogen nga shpellari!

      1. Elite Navy SEAL Sniper says:

        Ti mor zotni “shpellari” duhet te jesh komentuesi me idiot jo vetem ne kete planet por ne gjithe kozmosin.Une nuk besoj te nje ambasador qe urdherohet te tronditet nga lobi i berishes qe e ka emruar.
        Berisha e meriton te varet publikisht te koqet e monumentit te gjergj kastriotit por specie si ju e meritoni tju perdhosi ky malok i qelbur.

        1. zarari says:

          ky kokalari e di mire kete punen e telekomit se qe ne 2005-2006 tentoi te sillte klientet e tij per ta blere e me pas filloi te bertase nga inati keshtu qe mos na tregoni perralla me burra te ndershem ketu.
          sa per artikullin (shpresoj te mos censurohet kjo kesaj rradhe) mjaft me politike me gerdecin se per viktimat s’po i behet vone njeriu ashtu si dhe per trecerekun e atyre te denuarve qe perfundojne ne burg kot sot. mjaftistet e vegjel mburreshin me c’do ndodhte qe perpara shperthimit (apo zjarrvenies) kurse mero ka hall te na dale rusmajli si burre i mire meqe e ka mik te vjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje