Dollapi në Kukës (ku 90% e njerëzve nuk paguajnë energji) kritikon punonjësit pse ndërpresin energjinë

13 Shkurt 2013, 16:16Sociale TEMA

Administratori shtetëror i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi ka zhvilluar sot një takim në Kukës. Në fjalën e tij, Dollapi ka garantuar furnizim me energji elektrike të këtij qarku ndërsa ka shtuar se do të ndalohen ndërprerjet kolektive të energjisë.

“Do të ketë kërkesë llogarie për çdo punonjës të CEZ Shpërndarje. Detyra jonë është të stabilizojmë furnizimin me energji elektrike në qarkun Kukës dhe t’u japim qytetarëve shërbimin për të cilin paguajnë. Ne duhet të rikthejmë besimin tek qytetarët të paguajnë energjinë si dhe do t`i themi stop ndërprerjeve kolektive të energjisë”, tha Dollapi.

Ironia në deklaratën e Dollapit është fakti se në Kukës më shumë se 90% e popullsisë nuk e paguan energjinë elektrike. Dhe kjo, për shkakun se u është premtuar nga ana e qeverisë, e cila do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Sidomos tani në prag të zgjedhjeve.

7 komente në “Dollapi në Kukës (ku 90% e njerëzve nuk paguajnë energji) kritikon punonjësit pse ndërpresin energjinë”

  1. populli says:

    Nga fotoja ky me duket se po qan.

    Po mallkon veten qe mori kete detyre persiper.
    Aty ne kukes duhet nderprerje kolektive dhe pike.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Eshte zona e Mulit ka mbetur ngushte se hajde preja korentin falangave te PD, lere kur te shkoje ne Bathore, kur ta kapin me shqelma, atyre i ka then Saliu se sa te jem une ne pushtet ju spaguani as drita e as uje e as taksa, keni te drejte te vidhni dhe ska polic qe ju kap.
      Prandaj Dollapi ka rene ne hall, se kujtonte se dritat dhe ujtin nuk e paguajne ata qe jane kunder Saliut dhe e mori kete detyre me qejf, por tani qe shef se spaguajne kelyshet e Saliut, ka mbetur si i dhjere dhe ska guxim as te hapi gojen, se Saliu ja ka gati dosjen e spiunit.

  2. brace says:

    Pse duhet te presin energjine,c/rendesi ka paguajne apo spaguajn,plaku ska thene kote me ne fitojne te gjithe,duke vjedhur e plackitur.Te tille jane banditet e plakut,qe komandohen po nga ky flliqsire plaku.

  3. Dollapi says:

    Ky kete surrat qaraman ka patur gjithe jeten. Dhe thjesht per info, ky nuk merr asnje detyre pa ditur qe fiton mire prej saj.

    Aktor i dobet ne kete tragjikomedi.

  4. anonim says:

    Raprezalja qe ka filluar tani ndaj punonjesve per ti larguar dhe per te hapur vende pune per militantet eshte me e eger sembas zgjedhjeve te 2005 kur erdhi ne krye te Shperndarjes po ky person i cili nuk ka asnje lidhje me elektikun sikurse edhe stafi i tij (sherbetoret e tij) qe i kishte mare me vehte te Ujesjellsi dhe tani i ka prure prap te CEZ.

    Edhe ne Tirane nderprerja e energjise per debitoret po behet ne menyre selektive. Zonat rurale tradicionalisht me PD nuk po preken.

  5. Gregi says:

    Cudi.
    Kulla s,ka nevoj per elektrik,see burrat e malcis perdorin pishtarin.
    Dhe han edhe kulac k….in.

  6. Toni says:

    Ky legen njeri si nuk i vjen turp qe vjedh popullin. Sa e hoqen cezin ne thame shyqyr, po rame nga shiu ne bresher fatura per kete muaj 40% me shtrenjte. Te gjitha faturat ne Tirane te Re jane 30 deri 50% me shtrenjte se muaj i kaluar. Po ku te ankohesh???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje