Tony Podesta
Podesta tanimë është një emër që njihet nga shqiptarët. Bëhet fjalë për firmën amerikane të lobimit, që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë nga Sali Berisha për të përmirësuar imazhin e tij në Uashington. Më poshtë është një shkrim i “The Guardian” që tregon se si Podesta përkrah regjimet autoritare dhe është një njeri me shumë ndikim tek demokratët në SHBA. Edhe pse Obama është zotuar se do ulë ndjeshëm ndikimin e lobistëve, shkrimi tregon se Podesta bën takime në Shtëpinë e Bardhë shumë më herë se çdo zyrtar i lartë. Kësaj here Podesta ka vendosur të ndihmojë një tjetër kryeministër autoritar, atë të Irakut
Nga Glenn Greenwald, The Guardian
Nëse mendoni se ndyrësia në Uashington ka arritur në pikën më të ulët, e keni gabim. Byron Taub dhe Anna Palmer të Politico-s raportojnë se qeveria autoritare dhe abuzuese me të drejtat e njeriut e kryeministrit irakian, Nuri al- Maliki do të punësojë Podesta Group si firmën e tyre lobuese në Uashington.
Firma drejtohet nga Tony Podesta, që shet ligjërisht influencën e tij tek politikanët e Partisë Demokratike për t’i dhënë formë ligjeve që u duhen kompanive si BP Oil, General Dynamics, Walmart dhe Banka e Amerikës.
Gazeta “The New York Times” e quan atë një nga superlobistët më të fuqishëm në Uashington, duke përshkruar rritjen eksplozive të firmës së tij që kur demokratët morën kontrollin e Kongresit në vitin 2006 dhe të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2008.
Qendra për Integritetin Publik raportonte në vitin 2011 se Podesta dhe gruaja e tij lobiste, Heather, janë donatorët lobistë më të mëdhenj, sa në një pikë të hershme të procesit zgjedhor, Podesta kishte dhënë 350 mijë dollarë për Komitetin e Fushatës së Demokratëve për Kongres, për Komitetin e Fushatës së Demokratëve për Senat dhe për fushatën e Harry Laid për Nevadën, kurse gruaja e tij kishte dhënë për demokratët 322 mijë dollarë për dy komitetet e para.
Siç thuhet në një profil në NYT, në firmën e tij punon edhe Izrael Klein, një ish- ndihmës i lartë i senatorit Charles E. Schumer. Ata punojnë përmes një numri aleatësh demokratë në pozicione të larta në dy dhomat e parlamentit. Podesta bashkëthemeloi Podesta Group me vëllain e tij, John Podesta: shefi e stafit të Shtëpisë së Bardhë në kohën e Bill Clinton, shefin e ekipit tranzicional të Obamës dhe tani kreu i Qendrës për Progres Amerikan, një think- tank që mbështet Obamën. Në NYT shkruhet: disa klientë potencialë, në fakt, do e kontaktojnë zotin Podesta për shkak të lidhjeve të vëllait të tij me zotin Obama (“ne themi jo, nuk është kjo që bëjmë. Ne nuk bëjmë lobim me akses”, u përgjigj Podesta, të paktën sipas NYT, pa qeshur nën zë).
Në lidhje me goditjen e fundit të Podestës, Taub dhe Palmer raportojnë:
“Qeveria e Irakut është në fazën përfundimtare të lidhjes së kontratës me Podesta Group si firma e saj lobuese në Uashington, sipas disa burimeve.
Podesta u zgjodh pjesërisht për shkak të marrëdhënieve të boss-it Tony Podesta me demokratët e rëndësishëm- përfshi zëvendëspresidentin Biden. Podesta po ashtu ka një marrëdhënie të gjatë me Clinton-ët, por Hillary Clinton nuk është më në detyrë në Departamentin e Shtetit. Stephen Rademaker do të marrë drejtimin për llogari të Podesta.
Qeveria e Irakut po ashtu është në treg për të kërkuar një firmë për marrëdhënie me publikun. Finalistët janë Edelman, LEVICK dhe APCO, mes të tjerave. Është e para kontratë lobimi për Irakun post- Sadam Hysein”.
Ky transaksion i vogël i ka të gjitha brenda. Njerëz me lidhje të mira politike bëhen të pasur duke avancuar interesat e regjimeve shtypëse, autoritare dhe brutale (Podesta më parë ishte një lobist i mirëpaguar për Hosni Mubarak dhe “ndihmoi që të ndalonte një rezolutë të Senatit ku i bëhej thirrje Egjiptit që të adresonte abuzimet e të drejtave të njeriut”). Përsa kohë që Obama- që është zotuar për të frenuar ndikimin e lobimit- do jetë në pushtet, lobistët demokratë do të bëhen gjithmonë e më të pasur.
Dhe në fund të fundit gjithçka bëhet mbi baza plotësisht bipartizane (lobisti kryesor për llogari të Irakut, Rademaker, ishte një zyrtar dhe ndihmës i lartë në Departamentin e Shtetit në kohën e Bush dhe pretendon me krenari se ka hartuar legjislacionin që ka krijuar Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare).
Kur Shtëpia e Bardhë në kohën e Obamës lëshoi të parën listë të vizitorëve në vitin 2009, “US News and World Report” vuri re diçka:
“Për të brendshmit, lista tregonte diçka tjetër: Pushtetin e familjes Podesta. Mes tyre, këshilltari i Obamës dhe ish- shefi i stafit të Clinton-it, John Podesta, vëllai i tij, Tony Podesta dhe gruaja lobiste e Tony-t, Heather, kishin bërë në total 25 vizita. Sa për krahasim, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kishte bërë një vizitë”.
Shtatorin e shkuar, Politico përshkruante një festë të bërë nga Podesta ku ishin të pranishme Nancy Pelosi, senatori Kay Hagen, republikani Jared Polis dhe Debbie Dingell, gruaja e republikanit John Dingell.
Shkruante Politico: “Festa ishte një shembull i shkëlqyer se si përzierja e zyrtarëve publike me ata të periferisë ka vazhduar edhe në periudhën Obama”. Dhe Podesta shprehej hapur se retorika anti- lobiste e Obamës nuk ka ndryshuar gjë: “madje nuk mendoj se ka pasur ndonjë ftohje që në fillim. Mendoj se Shtëpia e Bardhë do të takohet me grupet e interesit”.
Qeveria e Malikit nuk ka dyshim se do të ketë nevojë të konsiderueshme për ndikimin e Podesta-s. Regjimet autoritare në përgjithësi kanë punë të madhe për të bërë në Uashington, por siç thekson Politico: “Vendi përballet me një numër sfidash domethënëse në kryeqytet, përfshi rregullimin e marrëdhënieve të tensionuara me administratën Obama pas dështimit për të arritur një marrëveshje për statusin e forcave në vitin 2011”.
Ajo çfarë Politico ka në mend është përpjekja e dështuar e presidentit Obama për të bindur/mikluar qeverinë e Irakut që të lejojë trupat amerikane që të qëndrojnë përtej afatit të përcaktuar nga Statusi i Marrëveshjes së Forcave, hyrë në fuqi nga qeveritë Bush- Maliki. Qeveria e Malikit ishte penguar që të pranonte marrëveshjen për shtyrjen e qëndrimit të trupave amerikane, pasi kabllot e WikiLeaks tregonin detaje të masakrave të tmerrshme mbi civilët irakianë nga trupat amerikane.
Por qeveria e Malikit nuk ka pse shqetësohet. Më paratë që do të japë për Podesta Group, dyert në qarqet politike të demokratëve do të hapen, duke zbutur shqetësimet e Malikit. Për të gjithë ato biseda për zgjedhjet dhe fjalimet e bukura të politikanëve, kjo është dinamika e ndyrë që drejton Versajën e Amerikës në Potomak. Ky proces i neveritshëm tani ka një çift të lumtur si simbol. Urime të përzemërta për Tony Podesta-n, Nuri al- Malikin dhe të gjithë ata në Uashington që do të mbulohen me bujari nga ky bashkim i gëzuar.
kjo eshte “demokra-CIA”!!!
kur e pyeta shokun Enver ,si ma shpjegon kapitalizmin!mu pergjigj!!
Kapitalizmi more Hysni,me tha!!eshte si puna e ATIJ Pijanecit,qe mbasi eshte dehur me para borxh ecen rruges duke u tundur sa ne njeren ane, ne tjeteren,njerzit presin me dhembe hapur,duke mermeritur,,do bjeri ketu ,do bjeri atje,do bjeri tani ,do bjeri pastaj!!ai jo vetem qe nuk bije por gjen perseri leke borxh edhe behet “tap” diten tjeter!!e keshtu vazhdon kjo histori me shekuj!!!
na prishen pune shume se ne ameriken e kemi idhull, amerika eshte fanari yne ndricues… po mesa duket fanar e kemi bo me vertete, se pis andej e qelbur ketej ka vajt kjo pune…
Ky eshte problemi yne Ina;mbajtja pas idhujve.Historia vetem na e ka vertetuar se kete e kemi pasur gjithnnje gabim.
Mua me vjen per te vjelle sa here qe te dy kahet politike dhe mediat sherbestare te tyre na cilesojne si Populli me proamerikan ne bote;me duket sikur me quajne mua majmun te amerikaneve aq sa nuk ja fal askujt qe flet ne emrin tim per kete prozvalje gabele.
Mendoj se ne te ardhmen, nje ligj i serte per administrimin e parave te shqiptareve duhet tu vere kufirin tek thana turpeve dhe krimeve te tilla.
Nuk shoh dhe nuk ve faj tek podestat e rradhes,fajesoj ata qe na lusin voten po aq sa tere shtetin gangster shqiptar.Sikur te na jepej nje shembull,po vetem nje,qe leket e taksapaguesve amerikane te financonin rregjime jashte SH.B.A-ve do te ndjeja paksa
lehtesi;por jam e bindur qe nuk mund te kete.
N.q.s. qeveria shqiptare ka zgjedhur kompanine me te fuqishme lobiste, hallall t’i kete parate po te beje ndonje pune te mire per Shqiperine. Problemi eshte qe Podesta e ketyre PeDe-stave tane merr miliona qe Saliu t’i jape doren per 30 sekonda ndonje asistent-zevendes-sekretari apo ndonje zevendes-presidenti te lodhur…
po normal dihet kush tjeter do qe te ket akoma nje diktator ne shqiperi? vetem ata qe dun lek. sala rreth e rrotull vetem horrat ka..; horrat e oborrit berisha
ku i gjeti sali berisha keto leke qe lobon ne amerike?
çfare demokracie eshte kjo , qe kush paguan me shume fiton dhe qeverise? …
ku vajti vullneti i popullit ?
kjo eshte demokracia ?
Atehere, atehere, populli shqiptar s’ka (s’i mbetet) alternative tjeter pervecse:
PRANVERES SHQIPTARE 2013!
Si lobistet (qe kane Zot parane dhe s’iu plas fort) si dhe mbeshtetesit e tyre, qe iu hapkan porten kaq shpesh ne Shtepine e Bardhe, do ta shohin mire se cfare stabiliteti do te kete me tutje Shqiperia dhe faktori shqiptar ne Ballkanin Perendimor. Si pat thene Enveri “s’ka me kufij shtetesh”. Diktatura Berishiste po ia merr dhe frymen e fundit popullit. Eshte bere i PAJETUESHEM KY VEND NE CDO ASPEKT! TE DUKET SIKUR KE RENE NE NJE GROPE M…, KUR BEFAS SHEH PAS VETES DHE NJE NDYRSIRE TJETER, si EDUARD SELAMI, qe sikur e kane nisur enkas me sherbim lobistet, ashtu sic thuhet ne mitologjine greke, qe Zeusi para se t’i mbyste njerezit (a si?) u dergonte me pare perendine e merzitjes. Edhe sklleverit, me siguri, kane qene me me dinjitet!
Ne 1997 kelthisnim “duam parate tona”, tani do “kendojme” ndryshe: “Duam taksat tona!”
nuk me ben pershtypje, ky Tony Podesta eshte italian me origjine, dhe pepinot njihen per mafiozllik..
eshte per te vene duart ne koke, qe S-halè kerma paguan kete mafioz me leket e popullit te uritur shqiptar, per te “permjere-suar” imazhin e vete te dhjere me mut..
ma pak fjale, S-haleja fut doren tek arka e shtetit, merr pare sa i do bytha, paret e popullit te rreckosur shqiptar dhe ia jep ketij dhe i thote: “- na, merri dhe fol mire per mua, thuaj qe une, S-halè shurra jam “burre shteti”, jam udheheqes i mire, e kam ba Shqypnine lule, jena te dytet ne Europe dhe te katert ne bote, jena superfuqi arrash dhe fiqsh, superfuqi energjetike, kena spitalet ma t’mira ne Europe, kemi mire-qen-ie, cdo shqiptar eshte i lumtur dhe fiton nand (9) mije dollare ne vit, etj etj etj”-….
ja, kete gje ben S-halè plehu…paguan me flori dhe ma gjakun e shqiptareve nje papagall pepino mafioz, per te thene budalliqe dhe pislliqe… ky eshte sulltani S-halè shurra… ky eshte vampiri i Shqiperise, ky eshte S-halè kucedra..
ky shpellar gjakpires duhet qeruar nje ore e me pare, pa ardhur zgjedhjet, se ndryshe do e kemi mbi koke jo vetem 4 vjet te tjera, por do e kemi ne koke derisa te jape shpirt.. dhe dihet qe nuk bie rrufeja ne hale.. dhe haleja ne kete rast eshte Salehu..
Keta lloj plehrash bejne shume favore ne dobi te personave qe kane probleme me popujt e tyre, biles edhe pasuerine keta e sigurojne nga shume afera te pista, por ne fund keta vete kane fund te flliqur sic jane ata vete.
Ne shume raste kalojne ne vetvrasje, ose futen neper burgje te sigurise se larte ku se nxjerrin me koken dhe ketyre ja hane kokat ata qe i rrine mbrapa, sidomos grate qe ju shekrdhehen me lloj lloj zezakesh.
Kjo firme ka bere edhe fushaten e Obames.Keshtu qenka edhe Obama diktator
Pse varefohemi ne shqiptaret?
Ja pse jane te varfer shqiptaret, gjithemon saliu apo meta,nano, apo te tjeret vetem per sundimin e tyre kane menduar dhe harxhuar djersen dhe parate e shqptareve.
sali kodoshi harxhon parate tona te rije ne fron sa i do bytha atij,shqelmin more naive shqiptare,si duroni keto monstra?
Si i sherbeni ju te policise nje ajduti te parave tuaja?
DEMON-KRACIA amerikane, hajde ku eshte katandis.
“demokraci” e dollarit !
rrofte amerika
Po ai granofi i Fondit Amerikan permendet gje ne artikull? se ai eshte sekseri i PEDEstres. shihni fotot e Saliu ne amerike, ai eshte mbrapa kudo. Deri ne Indi ka shkuar me Lulezimin me parate e fondit sigurisht. kujdes nga granofi.