Tragjedi për Shën Valentin, ylli olimpik vret të dashurën (FOTO)

14 Shkurt 2013, 11:16Lifestyle TEMA
Tragjedi për Shën Valentin, ylli olimpik vret të dashurën

Lajmi se Oscar Pistorius ka vrarë të dashurën e tij është kryelajm në mediat më të mëdha në botë.

Ylli paraolimpik nga Afrika e Jugut, u arrestua pasi qëlloi të dashurën e tij, duke kujtuar se ishte një hajdut.

Gjithçka ndodhi në orën 4 të mëngjesit dhe mendohet se e dashura po i bënte një surprizë për Shën Valentin.

E vdekura është Reeva Steenkamp, 30 vjeç, ish- modele, që po dilte me Pistorius prej dy muajsh.

Një ditë më parë ajo ishte shprehur e lumtur në Twitter për Shën Valentinin.

Atleti nuk ka komentuar për ngjarjen, duke thënë se është diçka private.

Pistorius, 26 vjeç, njihet edhe si “Blade Runner” dhe shpesh etiketohet si njeriu më i shpejtë në botë pa këmbë.

I lindur në Johanesburg, ai pati probleme që në lindje me këmbët dhe në muajin e 11-të, iu amputuan.

Ai është bërë i pari atlet pa këmbë, që ka garuar në Olimpiadë, duke arritur edhe gjysmëfinalet në Londër 2012.

Ai jeton në një vilë luksoze dhe ka bërë të ditur se gjithmonë fle me një pistoletë tek koka.

7 komente në “Tragjedi për Shën Valentin, ylli olimpik vret të dashurën (FOTO)”

  1. anticensurë says:

    nëse vërtetohet thënja e tij,kemi të bëjmë me një aksident!
    aksident që vjen nga përdorimi i armëve nga njerëz që nuk janë profesionistë!
    përdorja e armës në situata konfuzioni ose frike sjell pothuajse gjithnjë aksidente!nuk është e mjaftueshme vetëm leja për pasajen e armës por dhuhet dhe stërvitja për përdorimin e saj,që prap nuk është gjë përpara stërvitjes për ta përdorur saktë në situata të vështira!ku dihet që mëndja nuk funksionon në mënyrë normale!kur mëndja është në gjëndje konfuzioni dhe presioni!

    1. Shtegtari says:

      Ketu tek ne nuk ka rrezik njerzit jane te gjithe profesioniste; psh Dash Sula deputeti drogaxhi i PD, para 2-3 vjetsh shtiu me pistolete ne stadiumin e Peqinit dhe nuk plagosi njeri !!!!, megjithese ishte bere TAPE.
      PRA NUK KA ARSYE PSE TE KUNDERSHTOJME ARMATOSJEN E DEPUTETEVE!!!! edhe pse per tu mbrojtur nga poshtersite qe kane bere shumica e tyre nuk do te mjaftonte as paisja e tyre me KALLASH

      1. raimondi says:

        Ne fakt ashtu eshte keta tanet te marrin gjak ne vetull lol –Kur qellojne vrasin tjeter per tjeter

  2. Artur Duka says:

    Ka dashur t’i hyje vjedhurazi, ndersa ai fle me kobure tek koka se ka frike nga hajdutet!
    Po kjo e njihte te dashurin e vet, apo jo?
    Fatkeqesi qe disa njerez jane talente ne nje drejtim ose te bukur nga jashte, por krejt truthare nga mendja!
    Nuk me takon te flas keshtu per njerez qe kane nderruar jete, por c’ka thashe me lart, eshte nje realitet i pergjithshem, ose ngaqe ne media promovohen artiste dhe sportiste, qe jane yje ne fushen e tyre, por aspak modele ne pikepamjen njerezore!

  3. mirel says:

    Korraku grek, e nxori koken.

    1. Shtegtari says:

      Mirel, me ke e ke?
      Nuk po shof Tourkofagosin apo ndonje nga legenet e tjere te species se tij ne komentet e deritanishme.

  4. Fred says:

    Ky duket se pervec pistoletes paska patur edhe l.qen poshte jastekut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje