Ylli i Hollivudit, Thandie Newton, ka treguar se si kanë abuzuar seksualisht me të kur ishte aktore adoleshente.
Ajo thotë se një regjisor ka abuzuar me të në setin e xhirimit.
Aktorja 40- vjeçare me origjinë britanike, tha se akoma është e tmerruar nga incidenti.
Newton, tani nënë e dy fëmijëve dhe e martuar me producentin e filmave, Oliver Parker, tha se më vonë zbuloi se regjisori që abuzoi seksualisht me të, e kishte shpërndarë videon tek njerëzit e tjerë në botën e show-biz-it.
Aktorja e edukuar në Kembrixh, ka marrë pjesë në disa filma si Crash dhe Mission Impossible II.
Ajo ka vendosur të flasë në kuadër të një fushate “Një miliard që ngrihen”, kundër dhunës ndaj grave.
Duke folur për gazetarin e CNN, Max Foster, ajo tha se kishin abuzuar me të që kur ishte 16 vjeç.
Ajo tha se nuk dinte se si të reagonte pasi një sjellje e tillë ishte bërë në një ambient profesional.
Ajo tha se regjisori e thirri në një dhomë dhe i tha të hapte këmbët. Më pas i vendosi një kamera mes tyre dhe po xhironte.
Ajo ka refuzuar që të tregojë emrin e regjisorit duke thënë se ai është akoma në detyrë.
Nuk di si te reagosh, kur te bejne aktore dhe fiton miliona.
Po te te shkepte e te te linte ne rruge do e denoncoje.
Ahhhh, po lere mbaje sekret me veten se prostitucion pa deshire quhet kjo qe na the.