Shqyrtimi nen për nen i projektligjit për armët ka përfshirë në debate mazhorancën dhe opozitën. Anëtari socialist i Komisionit të Sigurisë, Arben Isaraj, propozoi amendimin e draftit, duke parashikuar heqjen e nenit që lejon armatosjen e zyrtarëve të lartë, deputetëve, gjyqtarëve apo drejtuesve lokalë.
Por diskutimi u shty për një seancë tjetër, pa u mësuar qëndrimi i shumicës mbi këtë propozim. Minoranca në Komisionin e Sigurisë propozoi gjithashtu rrëzimin e përcaktimit, që linte të hapur shtimin e kategorive të armëve nga vetë qeveria.
Në fund të mbledhjes, kryetari i komisionit njoftoi se ditën e mërkurë do të nisë shqyrtimi i projektligjit për mbikëqyrjen parlamentare të institucioneve inteligjente.
Komisioni i Integrimit nuk arriti të zhvillonte seancën për miratimin e draftit për armët. Shkak u bë mungesa e përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme, që mbrojnë projektligjin. Sipas kryetarit të komisionit, Ditmir Bushati, ministria e Nokës ka shpërfillur komisionin.
Zoti Bushati ka dërguar një letër ankesë në adresë të ministrisë së Brendshme.
Por një tjetër letër me firmën e Bushatit iu dërgua kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, nën argumentin se anëtarët e këtij komisioni janë deputetë zëvendësues në komisione të tjera dhe kjo bëhet shkak që të mos zhvillohen seancat tek integrimi.
“Ky është serioziteti që ka mazhoranca për çështjet e integrimit,” tha socialisti Bushati.
pse nuk u japin qytetareve arme qe te mbrohen nga keta politikane e kjo diktature?
Harxhim energjish!
Largiimi i vemendjes nga problemet reale !
Varferia papunesia edukimi siguria shendetsia infrastruktura energjia e me rradhe ; probleme qe u interesojne shqiptareve!
Jo duhet apo sduhet te kete kobure Jozefina?? Who gives a fuck? Ai qe do mban kobure edhe po u be edhe po su be ligji sepse deputetet si kontrollin njeri! (Dash Cula ne ne stadium te Peqinit kish kobure pa leje e s’pati problem nga askush)
PS ja bie pre e provokimeve te Saliut si nje tre vjeçar! Fatkeqsi!
Po te armatoseshin me ligj gjithe shqiptaret… atehere zgjedhjet do te ishin vertet te lira, te ndershme e te pamanipulueshme;
Hesht,hesht mar puqist,mar kamunist…po çju duhet me armèt e tyre,lere mor nuk guxon robi ta vrasè pak ndèrgjegjia dhe tè vrasi veten,leri mor tè na dojè zoti dhe pak neve,na qèrrohet ndonjè me dèshirè vullnetare
Eunukèt e PS,pèrveç diskutimit tè ktyre idiotèsive,ka ndonjè gjè mè tè rèndèsishme qè mund tè bèni????
I modh je Ditmiro por Babes ton nuk ja kalo. Osh kene i modh Sul Bushati ne kohe te Dulles! SEkretar i Pare ene i Birose Politike te Paris Puns!!!!!
po si ore nuk kane c’i duan armet..!! do mbrohen kur tu sulet populli ti permbyse..!! ose do qellojne mbi populli, ashtu sic kane bere kaq vjet, ose do ia heqin vetes se tyre.,..
I duhet koburja Dash Sules te shtjere ne stadium kur te behet tape dhe festoje fitoren e “Shkumbinit” te Peqinit. Vetem duhet ti heqe thepin se mund te gevishtet nese del ndonje trim qe tja fuse nga pas…
te vrasin veten