Prokuroria: Pistorius u zu me të dashurën një orë (FOTO)

20 Shkurt 2013, 13:52Lifestyle TEMA
Prokuroria: Pistorius u zu me të dashurën një orë (FOTO)

Prokuroria ka deklaruar sot përpara gjykatës në Afrikën e Jugut, se në shtëpinë e atletit Oscar Pistorius, ka gjetur kuti me steroide, testosteron dhe shiringa.

Atleti është në gjyq me akuzën e vrasjes me paramendim të të dashurës së tij modele, Reeva Steenkamp.

Pistorius sërish lotoi kur u treguan pamjet e plagëve që kishte marrë Reeva në pjesën e djathtë të kokës, në bërrylin e djathtë- duke i thyer krahun- dhe në ije.

Pistorius pretendon se e qëlloi të dashurën në errësirë, duke menduar se ishte një hajdut, që kishte hyrë në banjë.

Por prokurorët thonë se një dëshmitar ka deklaruar se ka dëgjuar një sherr mes tyre, që ka zgjatur për një orë përpara se të ndodhte krimi.

Policia deklaroi se ka shkuar në orën 4:15 në vendin e ngjarjes, por modelja 30- vjeçare ishte e vdekur. Ajo ishte e mbuluar me peshqirë.

Pistorius, që i ka dy këmbët e amputuara, thotë se qëlloi nga dera e banjës, pa arritur të veshë protezat. Por prokuroria thotë se trajektorja tregon se ai ka qëlluar nga sipër, çka tregon se i ka pasur të veshura këmbët prostetike.

Prokurori tha se ai ka qëlluar për më tepër direkt tek ulësja e tualetit, çka tregon se e dinte se çfarë po bënte ajo.

Po kështu, në shtëpi janë gjetur katër telefona, por asnjëri nuk është përdorur për të telefonuar emergjencën.

Atleti tha se ka qenë viktimë e krimit dhe ka marrë kërcënime me vdekje, por prokuroria tha se nuk ka asnjë të dhënë për këtë gjë.

Prokuroria tha se atleti ka qëllim të arratiset nga vendi, ndërkohë që familja ka lëvizur për të siguruar llogaritë e tyre offshore.

Mediat kanë publikuar edhe foto të banjës ku ka ndodhur krimi.

2 komente në “Prokuroria: Pistorius u zu me të dashurën një orë (FOTO)”

  1. Singapor says:

    Planimetria e treguar nuk ka te beje me foton e treguar.

    1) Ne planimetri tregohet qe mbi Wc ka dritare, tek fotoja nuk ka dritare

    2) Ne krahun e majte ka lavamanin qe ne planimetri nuk eshte.

    3)Planimetria eshte shume e detajuar sa tregon dhe tubacionet e shkarkimit me linja te nderprera

    FOTOT NUK TREGOJNE ASGJE NGA VIJNE PLUMBAT

  2. XHOZI PASHUKU says:

    EEEEEE,biro nuk di nje shprehje te mencme dhe te mocme te popullit tim;PERENDIA TE MERR MENDJEN ME PARE;PA TE MERR GJENE”edhe ty biro ti dha te tera dhe tani te tera do tet’i marre,se nuk kishe mend ti mbaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje