“Francezët janë dembelë, të mbipaguar dhe flasin shumë”

21 Shkurt 2013, 19:05Lifestyle TEMA

Një miliarder amerikan ka refuzuar që të shpëtojë një fabrikë gomash në veri të Francës, për shkak se punonjësit janë “dembelë, të mbipaguar dhe flasin shumë”.

Maurice Taylor, pronar i gjigandit Titan, tha se nuk do të shpëtojë nga mbyllja duke e blerë një fabrikë të GoodYear. Mbyllja e fabrikës do të sillte humbjen e 1.170 vendeve të punës.

Por ministri i Industrisë në Francë, Arnaud Montebourg është përgjigjur duke thënë se ai ka një injorancë totale për Francën.

Sipas tij, në Francë janë 20 mijë firma të huaja, që punësojnë 2 milion njerëz.

“E kam vizituar fabrikën disa herë. Punonjësit paguhen shumë dhe punojnë vetëm tre orë. Marrin nga një orë pushim për të ngrënë dhe për tu relaksuar. Pastaj flasin për tre orë. Kur u thashë sindikatave këtë gjë, më thanë se ky është stili francez,” është shprehur Taylor.

14 komente në ““Francezët janë dembelë, të mbipaguar dhe flasin shumë””

  1. kulmaku says:

    Ka shume te drejt..Ne Europen Perendimore te drejtat e punonjesve ne kompanit me union jane nga me absurdet dhe me te paimagjinushmet per Usa dhe Kanadan,,per kete arsye nuk ka ardhje te emigranteve ekonomik nga keto vende ne Amerike,sepse ketu te del djersa prej mendereve.Biles ne keto vende qarkullone edhe nje shpreje qe kur duan te shofin nonjenin keq i thone te pafsha ne Kanada dhe Amerike.

    1. anonim says:

      shyqyr zotit qe te gjithe nuk duan te behen si punetoret kineze e indian.

      1. fl says:

        fiks fare – i rrofte demokracia pastaj

    2. raimondi says:

      Po Franca ka nivel te larte ekonomik , eshte nje nga dy ekonomite me te mira ne Europe, ndaj edhe ne kete menyre te punuari ata tregojne se jane rentabel…..

      Ai genjen aty qe thote punojne 3 ore se francezet punojne sa gjithe te tjeret por kane nje regull qe nuk te lejojne te punosh me shume se 40 ore ne jave –Aq sa edhe Sala kur mori vesh kete fakt po ju jepte leksione qe pse punojne aq pake

      Dhe duket qe francezet kane organizim inteligjent te punes se ekonomia e tyre eshte ne vendet e para ne EU ..Pse falimentoi nje fabrike gomash nuk do te thote gje se ketu ne USA falimentoi komplet industria e Makinave dhe u shpetua nga shteti amerikan qe investoi ne ate industri

      Po ashtu ketu falimentuan bankat kryesore apo NASDAQ -bursa amerikane dhe e shpetoi shteti qe i dha miliarda dollare se do ishte bere nami..

      Ne kete rast shteti frances nuk po nderhyn tek kompania per ta ndihmuar ….

      Franca eshte per tu mare shembull per kujdesin qe ka ndaj njerezve te thjeshte se ju jep sherbim mjekesor falas dhe benefite te tjera plot –dhe i trajton punetoret me humanizem qe edhe te punojne por edhe jeten ta bejne

      Ndersa ne USA , te pushon nga puna tjetri e nuk do tja dije fare per ty …megjithse ketu ne USA PERDORET PUNA E EMIGRANTEVE……

  2. Ben Chicago says:

    Ne fakt eshte stil Europian ,ku pervec Gjermanise dhe ndonje vend tjeter ne veri,vendet e tjera ngjajne me shume me vendet socialiste,ku 50%punojne ne shtet,,30%me social,dhe 30%te pa pune,per te mos folur per vendet e jugut,vende si Shqiperia apo Greqia qe kane qindra vjet qe nuk e njohin fjalen pune.

    1. raimondi says:

      Vendet socialsite te EU-se e kane nivelin e jeteses shume here me te larte se amerikanet

      Danimarka, Hollanda, Norvegjia, Suedia, Finlanda,Belgjika, etj kane nivel jetese super te larte

      Keto vende te kopjoje Edi kur te marre pushteti dhe do jetojne gjithe shqiptaret si krajla …

      Ne keto vende socialsite ben palle edhe emigranti sido qe te jete legal apo ilegal
      ndersa ne USA po ishe ilegal as qe i ruhet fare shtetit per ty , paguaj taksa sa te duash ti shteti amerikan as qe ta di fare –Nuak t ejep asnje lloj asistence po ngele pa pune, pavaresisht se ti ke paguar taksa deri 400 dollare ne jave

      Shteti amerikan e vjedh emigrantin –ndersa shtetet socialsite te EU-se jane humanitare ne ekstrem –ato e trajtojne emigrantin e tyre ne menyre dinjitoze

    2. Argita_B says:

      Sa te trashe jeni ju katnaret e Amerikës…!!!
      Le që nuk di i gjë se ju eshte bere koka vetem dollare dhe po infektoni pak nga pak pjesen tjetër te botes me kapitalizmin tuaj, po jepni dhe mend per te gjykuar te tjerët.
      Ne France “torta” dmth fitimi ndahet ne nje menyrë me te drejtë se ne Amerikë ndërmjet atyre qe e prodhojne.
      Papunesia eshte 8-9% e jo 30% si shkruan me siper, kur nuk mer vesh, mos shkruaj.
      Maurice Tayler nese janë te verteta keto qe shkruhen, osé eshte gomar te thote gjera te tilla, ose genjeshtar pasi sindikatat dhe pse si kam qef, nuk jane idiote ti thone nje investitori qe puntoret te ne punojne 4 öre e paguhen per 8 ore.

  3. Betim Sperdhima says:

    Keta pertacet prodhojne gomat me te mora ne bote (Michelin) o amerikano.

    1. Ton says:

      Epo mire! Te shkojne e te punojne tek Michelin! Pune e zgjidhur!

  4. mirel says:

    Epo eshte mesuar me amerikanet ai, qe i mban 12 ore ne pune, me rroge minimale dhe u jep dhe nga nje shqelm b.ku i teket.
    Te pakten ne europe njerezit punojne po dhe jetojne, kane dhe dinjitet.

    1. x says:

      Bjeri shkurt “Heyer and Fire”

  5. elinor says:

    Kjo eshte Evropa ‘cocialiste – “puno ti, te ha une”.
    Ato qe thote investitori amerikan jane 100% te verteta….as nje presje nuk u hiqet.
    Prandaj edhe shikohen rezultatet ne keto ekonomite socialiste ku punetori paguhet gati si nje mesues; po deshtojne te gjitha nje e nga nje!

    1. anonime says:

      Ik mi trape jo po si me e bo me punu per nje tas oriz ? A e njef luften e klasave ? KJO eshte lufta klasave as me shume as me pak e njerezit kane vdek per te drejtat e veta se sua kane fal patronat sua ka fal njeri te drejten mos me punu nga mengjesi deri ne darke.Gomare.

  6. portol says:

    po po jane pertace. ju amerikane qe i keni mbushur xhepat me miliarda, ju jeni punetore te medhejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje