http://youtu.be/v1uyQZNg2vE
Syzet e Google janë një nga produktet që po pritet me padurim në treg.
Tani një video e hedhur në YouTube nga kompania tregon syzet e Google në veprim.
Sipas BBC, gjigandi i kërkimit ka deklaruar se është i hapur për të bërë përmirësime në produkt dhe ka ftuar kompanitë dhe individët që të kontribuojnë me ide dhe projekte.
Së fundmi bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin u fotografua në metronë e Nju Jorkut me një palë syze të tilla, që mendohet se do kushtojnë 1500 dollarë.
Në video tregohet se si syzet komandohen me anë të zërit, duke dhënë komanda për të regjistruar video ose për të shkrepur foto.
Me komandën “OK glass” mund të nisësh edhe një video- bisedë, mund të mësosh për motin, për drejtime të ndryshme në hartë, etj.
Ekrani i syzeve del në krah të djathtë, sipër.
Kësaj here xhamat e syzeve janë më elegantë.
Teknologjia që mund të vishet shihet si një nga fushat ku beteja do jetë shumë e ashpër nga gjigandët e teknologjisë, duke nisur nga ky vit.
Shume fantastike.Rezolucion i shkëlqyer.
Eshte ne faze eksperimentale dhe akoma nuk ka perfunduar.Google biles ka ftuar edhe kompani te tjera ngaqe ka akoma shume pune per te bere.Do te duhen te pakten3-5 vjet qe kjo teknologji te behet e besueshme.Deri atehere eshte e kot me harxhu paret
ckan per ti punu seksit dynjoja tash ?
Mahnitese dhe te ndihmshme…mezi presim te hidhen ne treg.