http://youtu.be/E2j_2wVepwc
Deputeti britanik, George Galloway është kapur në kamera duke braktisur një debat për shkak se personi që po fliste me të ishte izraelit.
Deputeti i njohur për qëndrimet e tij pro- Palestinës, ishte në një aktivitet në Universitetin e Oksfordit, kur zbuloi se personi me të cilin po fliste ishte izraelit.
Menjëherë ai u largua nga salla, duke thënë: “unë nuk debatoj me izraelitë”.
Galloway kishte folur për dhjetë minuta se si Izraeli duhet të tërhiqet menjëherë nga West Bank.
Eylon Aslan-Levy, një student i vitit të tretë, u ngjit në podium për t’u përgjigjur, por Galloway e ndërpreu.
“Ti po thua ne. A je izraelit ti?”.
“Po, jam,” iu përgjigj studenti.
“Unë nuk debatoj me izraelitë,” tha deputeti duke u larguar. “Më paskan mashtruar, më vjen keq. Unë nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitë”.
Pas tij u largua edhe e shoqja, që ishte në sallë.
Studenti reagoi më pas për mediat, duke thënë se të refuzosh të flasësh me dikë për shkak të kombësisë së tij, është racizëm i pastër dhe një akt i papranueshëm për një deputet.
Galloway, ish- deputet i laburistëve është përjashtuar nga ajo parti dhe ka ndihmuar në krijimin e partisë së majtë Respect. Ai është një oponent i njohur i politikave të Izraelit ndaj palestinezëve, duke thënë se ky është “aparteid”.
S’paskan vdekur ende Britaniket fisnike!
Cifutet kane pushtuar te gjithe Manhatanin
http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/christmas-in-new-york-city-at.html
te lumte goja
Nga surrati ai duket arap .Nese britaniket do mendonin si ai do i hiqnin neshtetesine britanike .Le te shkoje ne Palestine ose Iran me ate mandje.
Me vjen keq por, ky anglezi eshte fryre ne bythe. Ky qenka nje derr racisti, sa qe nuk ka ku te shkoje. Nuk njof Izraelin thote. More njeri i mire a ke tru ne koke. Si i lejon vet vehtes qe te mos njofesh nje popull te tere disa miljonesh. Ne se ti nuk e njef Izraelin dhe Izraelit ju nxi bytha, qe nuk e njef nje racist injorant si puna jote.
Nuk bisedoj, thote burri, sepse je izraelit. Hajde racizem hajde.
Cfare nuk mban kjo bote.Zaten mire thone se kur njeriu nuk ka argumeta te kundershtoje dicka perdor harbutllekun dhe ofendimet.
Unë kam folur personalisht me George Gallaway. Ai ka një emision të përjavshëm, drejtpërdrejt në Press TV nga Irani.
George Gallaway është nga njerëzit më të shkëlqyer që bart kjo tokë.
Feminderit, George!
aferim or bekim,.. por nuk e di mire…
Bekim Une nuk e njoh George Gallaway por ti largohesh nje debati per me teper me nje student (brezi i ri qe ne te gjithe presim ndryshime ) per mendimin tim nuk eshte fisnike , demokratike dhe per me teper aristrokate.
Shalom
Te lumte plak i rrjedhur,,,,mire ja ben greqia camerise, qe nuk e njeh
bekim
ti thua se ke folur personalisht me këtë anglezin!mund të jetë dhe ashtu si thua ti!çështja e popullit palestinez është e drejtë ashtu si për çdo popull në botë!
gjërat që mua më bënjnë përshtypje janë:
_trasmetimi nga republika ISLAMIKE(fetare)iraniane!
_interesi tënd fetar që të shtyn për të “mbrojtur të drejtat e palestinezëve”!interes i njëjtë që të bën të urresh izraelitët!!!
këtë lloj të mênduari unë për vete nuk e honeps dot!normalisht njerëz si ti janë kundër shqiptarit katolik dhe ortodoks por vëllezër me arabin palestinez o jemenit!njerëz si ti janë në mbështetje të politikanëve palestinezë që dalin në mbrojtje të “integritetit”të shtetit sërb!
mor njeri shiko se me shtiptrin të lidh gjaku kurse me arabin stë lidh as ushkuri i brekëve!!
mos harro or bekim se atë që bënë çifutët për çlirimin e kosovës nuk e kanë bërë,për të mos thënë se kanë(shumica)qënë kundër islamikët e arabisë!
Plaku,
Kam respekt per komentet e tua, por kete radhe nuk e ke kapur thelbin e replikes se Gallaway. Une besoj se ai ka dashur te thote qe nuk njeh shtetin e Izraelit dhe jo Çifutet. Çifutet si popull egsistojne dhe nuk e mohon dot. Nese ai studenti do i ishte pergjigjur “jam çifut” atehere diskutimi do kishte vazhduar.
I ke rene pikes Endri !!!
te lumte goja endri
Pamvaresisht qe menyra si ka vepruar duket si raciste, Gallaway ka te drejte ne nje gje: Izraelitet po bejne ate qe kane bere gjermanet me ta: spastrim zone nga palestinezet qe kane banuar aty qe para 2000 vjeteve, kur izraelitet u kthyen ne ate zone pas dymije vjeteve te formojne shtet. Palestinezet nuk kane qene ata qe i kane debuar, por edhe sikur pas 2000 vjetesh nuk mund te kerkosh ate qe ka pasur. Bota ne po na thote mbylleni gojen per shqipetaret jasht kufinjve, kufinjte jane te caktuar. Po Plasetinezet s’kane te drejte te jetojne ne token ku kane jetuar qe kur kane lindur si popull?!
Plakut: Mos harro qe para disa kohesh nuk lejuan disa turiste nga Shqiperia te futeshin ne Izrael si turista se kishin emra islamike. Kishin arritur deri aty sa t’i pyesnin si e ka emrin babi apo gjyshi. Kjo eshte i njejti diskriminim qe gjermanet i kane bere cifuteve. Dhe as eshte kjo raciste gjithashtu plaku??!!( dhe sa per dijeni, ata ngecen per disa dite atje se s’kishin para te ktheheshin mbrapsht)
@ Endri ! Ne se do thoje ” une i njoh shqiptaret por shtetin e Shqiperise dhe Kosoves nuk e njoh ” une do pergjigjesha “na rruajsh bythen “.
Keshtu hamendeson ti ? puna jote. Po mire mo zoteri qe Izraeli pretendon te mos njohe palestinen e drejt kjo. Nje cop idioti.
Pershendetje Plaku!
Nese vetë ti, Plaku, je me origjine “ebre”, ose ndokush nga lidhjet e tua te aferta familiare ka nje origjine te tille, nderpreje ketu leximin e komentit tim dhe mos lexo me tutje.
Nese jo, te ftoj te vazhdosh me tej leximin, me mendje te ftohte dhe pa pasion.
Eshte hera e pare qe ndesh nje gjuhe te tille ne komentet e tua.
Te them te verteten, sado u perpoqa te gjeja nje arsye qofte edhe te vaget te shperthimit tend, nuk munda ta sajoja ndonje gje te hajrit.
Dhe bashke me etiketen, i dashur Plaku, ke humbur dhe argumentin
Sic thua edhe vetë, citoj: “kur njeriu nuk ka argumente te kundershtoje dicka, perdor harbutllekun”.
Argumenti yt se kur nuk njeh Izraelin, nuk njeh nje popull disa milionesh (nenkupto, qytetaret ebrej te shtetit te Izraelit), eshte nje argument shume naiv nga ana jote, madje dashakeq, per tju shmangur debatit mbi thelbin e arsyes qe qendron pas deklarates dhe qendrimit politik, moral, human dhe qytetar te Zotit Galloway.
Ky qendrim i Z.Galloway, ka prapa tij nje mal te tere historie dhune, komplotesh, agresionesh, vrasjesh, genocidi, apartejdi, spastrimesh etnike, getozimesh, padrejtesish dhe destabilizimi te nje rajoni te tere, qe jane krimet e zionizmit dhe e krijeses se tij, shtetit izraelit me metastazat dhe perkrahesit e tij te hapur dhe te fshehte, kudo neper bote.
Nese ebrejte, historikisht, kane pesuar ndjekje dhe genocide, duke qene viktima te krimeve te pashembullta te paragjykimeve, viktima te interesave politike dhe pasurore, te feve dhe pushteteve nder kohra, kjo nuk do te thote qe ata, ebrejte, kane fituar te drejten te bejne krime te njejta ndaj nje kombi tjeter, ndaj popullit palestinez,te cilit ja muarren gjithcka:atdheun, pronat, tokat, ullinjte, qiellin, shtepite dhe ujrat, buzeqeshjen e femijeve dhe endrat e te rinjve, memesine grave dhe burrerine e baballareve.
Dhe para se gjithash, i muarren lirine dhe i vrane te ardhmen.
Sigurisht, gjuhen mund te rrotullosh si te duash, mund te sajosh shkaqe dhe sebepe, te marresh vendime të më të forteve dhe të imponosh me armatime moderne dhe kercenime armesh berthamore pushtime, getozime dhe genocide, madje, mund te nxjerresh edhe ligje që të të denojne nese flet kunder ebrejve apo nese denon sionizmin dhe krimet e luftes te Izraelit.
Por e gjtha kjo farse, nuk e ndryshon as realitetin dhe as ndergjgjesimin e opinionit publik boteror mbi ate se cfar po ngjet me popullin palestinez dhe kush jane pergjegjes per kete realitet.
Dhe se fundi, i dashur Plaku, edhe sikur vizioni yt apo njohja jote te bejne te ndjesh simpati per Izraelin, te bejne ti injorosh faktet dhe fatet e trishta te popullit palestinez, a nuk mendon se ne krahun e Izraelit, per shume e shume arsye qe etika e vetcensurimit me thote qe te mos i rendis ketu, edhe pa zerin tend te zemeruar, jane rreshtuar stermjaftueshem fuqira dhe superfuqira ekonomike dhe ushtarake, po sponsorizojne me bollek korporata bankare dhe mediatike boterore, truste financiare dhe elita te blera akademike.
A nuk ke pra, i dashur Plaku, pak meshire humane, kristiane a muhamedane qofte ajo, per me te dobetit, per viktimat, per te rrethuarit dhe te getozuarit, aq pak meshire per ta sa, edhe kur zemerohesh, te rrish menjane ne zemerimin tend akilian, te heshtesh pra, dhe te lesh ate studentin ebre ti dale per zot krimeve te shtetit te tij, ne ate diskursin universitar.
Te siguroj, i dashur Plaku, se edhe pa ty, Izraeli ka plot perkrahes, madje edhe ketu, ne forumet e gjuhes shqipe. Lexo pak me poshte dhe do te njihesh me Benin prej Shkodre, qe eshte gati te beje harakiri per Token e Shenjte te Izraelit.
Se si me vjen, pak si ndoht, te te shikoj edhe ty, o Plak, te rreshtuar nen nje flamur me ate Benin qe nuk ecen vete.
PARAK,
Respekt per shkrimin shume civil, shume intelektual dhe shume dinjitoz.
PARAK, me lejo e lutem te them keto gjera :
– Ne se ke kohe dhe deshire, lexo te lutem, me pushte, pergjigjen qe i kam dhene “mergimtari fv”.
– Kuptohet, se nga historia e popullit tim çam, une jam me popullin palestinez, sepse ajo, qe qeveria izraelite po ben me palestinezet eshte e kjarte, se eshte nje politike genozidi, qe beri ultranacjonaisti grek Nepoleon Zervas me popullin tim ne vitin 1945.
– PARAK, ti thua : “Se si me vjen, pak si ndoht, te te shikoj edhe ty, o Plak, te rreshtuar nen nje flamur me ate Benin qe nuk ecen vete.”
Me vjen keq, por sic duket Obama ka bere nje efekt shume te madh mbi mua. Une kam mendimin, se neve nuk duhet te rjeshtohemi ne nje ane ose ne anen tjeter per sa i perket problemei izraelo-palestinez.
Ne duhet, qe sic thote Obama, te mos jemi te burgosurit e se kaluares. Ne kete bote jane bere shume padrejtesi dhe ka ardhur koha, qe me durim, dialog te bejeme, qe popujt me probleme ( jo qeverite, theksoj popujt )te hyne ne dialog me njeri tjetrin, qe te njofin me mire njeri tjetrin. Te shofin, se ku i kane interesat e perbashketa, pikat e takimit dhe vetem popujt te gjejne zgjidhjet ne interesin reziprok.
Prandaj une nuk jam aspak dakord me anglezin, qe nuk pranon debatin dhe ne menyre te njeaneshme largohet nga debati vetem, sepse studenti ishte IZRAELIT. Pra une jam per debatin civil dhe me argumenta, sepse keshtu shkohet perpara dhe jo pasje frike nga debati.
– Une nuk jame per teorine bardhe e zi. Diktaturat dhe diktatoret jane per teorine o me mua o kunder meje. Diktatoret bejen denime kolektive. Mos pranimi i berjes dialog i anglezit me studentin, vetem, se ky ishte izraelit ishte nje denim kolektiv dhe kuptohet, se edhe anglezi, me xhestin, qe beri, tregon, se ka frike nga dialogu, nuk eshte i sigurte per teorite, qe ai mbron. Parak, miku im, dikush ka thene se dialogu paqesor midis mendimeve te kunderta eshte perparim.Kam mendimin, se cfare do lloj ekstremismi i djathe ose i majte, izraelit ose palestinez nuk te con larg, eshte bllokues.
– PARAK, une nuk kam asnje lidhje familjare ose gjaku me Izraelin. Mos harro, se edhe izraeljanet jane popull dhe per mua nuk ka popull te keq ne kete bote. Ka qeveri shume te keqia.
– PARAK,une i lexoj shpesh me deshire shkrimet e tua. Per shkerimin siper, dua te te pergezoj, se ishte me te vertete nje shkrim i shkruar me zemer, dituri, inteligjence dhe shuma fakte historike.
Te uroj ty dhe familjes nje jave te kendeshme.
ky gallopi mu si cam po ban,po si ata ta pabeset na merziti ene plakon se bon ma keq se ky kamunisti i zvicres
O shqiptare te nderuar.
Ky deputet eshte racist per faktin se nuk njeh Izraelin. Lind pyetja si mund te pranoshe “cifutet” pa atdhe? Eshte njesoj sikur te thuash pranoj shqipetaret por je Shqiperin. Zoti “Plaku” ky eshte racizem i paster the ky zotni sa do i mire qe mund te jete nuk meriton te jete deputet. Mero te lutem keto lajme ndoshta nuk duhen botuar se nuk i sherbejne asnje kauze.
Hmmm, ky paska nivelin e deputeteve tane…
“Nuk e njoh Izraelin dhe nuk flas me izraelitet”?
Kush jane “Izraelitet” kur ti nuk njihke Izraelin? 6 mujorin paske bo edhe ti e?
me nje lule svjen pranvera
e pergezoj deputetin britanik,keshtu duhet te veprojne te gjithe njerzit perparimtare ne menyre qe drejtesia te vihet ne vend,si mund ta njohesh izraelin qe pretendon dhe qe vertet eshte persekutuar nga hitleri dhe sot ai persekuton nje komb te tere dhe me e forta nen emrin epushtimit te palestines kjo nuk eshte e drejte dhe deputetin e pergezoj dhe uroj qer te gjithe si ky te veprojne per te vene t vendosur drejtesine ne vend dhe per ta lene ate popull te qete ne atdheun e tij ne vendin etij te gjithe duhet qe te vendosin veten ne ven te popullit palestinez dhe pastaj 6ta provojne dhe ta kuptojne c’do te thote te te pushtojne e te te vrasin ne shtepine tende ,se ta mendosh ketej nga ne ,bejme llogje kavaje eshte shume e lehte.
izraelit kan me ja rru karin tan kta arabet e qelbun edhe aj gallway asht shkerdhat e rrencak.. rroft toka e shejt e izraelit,
Nrroje ate mbiemer more mascara I ndyre,nuk mundet nji shkodran te perdore ate gjuhe prej rrugaci ashtu sic je ti.Vertet ti duhet te jeshe ndonji malok sa I ke len dhite ne mal per te shkuar ne netkafe.Shko mbilli dhite e coji te shtepija se ka me ye bertite joteme.
Ku e ke maru shkollen ti mer dinosaur prej shkodre ?? 4 vjecaren po them
Beno, ti jeton akoma ne Shkoder apo je ne Tel Aviv tani?
nje tufe cifutesh a nuk ta vrane krishtin ty?
Jan trima dynjaja
Xhentelmeni skocez njeh veten e tij si skocez e pastaj britanik , per rrjedhoje te historise politike britanike koloniale Deputeti njeh ekzistencen e kauzes Palestineze , normal secili ka bindjet dhe opinionet e veta per çeshtje apo probleme te ndryshme . I nderuar Plak mos harro dhimbjet e popullit tend qe kullojne gjak ne shpirt te atyre qe jane gjalle nga aparteidi grek ,Para se ti ngulesh tjetrit thiken eshte mire ta provosh ne gjoksin tend , po te dhemi mos ja ngul tjetrit se dhe ai shpirt ka si ty . Te uroj naten e mire .
mergimtari fv,
Faleminderit per shkrimin civil. Ne se me lejon une kisha keto gjera :
– Mua greket ultranacjonaliste me kane vrare dy dajat dhe gjyshin. Babai dhe xhaxhai im jane denuar nga qeverija greke me vdekje ne mungese. Kjo, sepse te dy kane luftuar si partizane me levizjen clirimtare komuniste greke EAM.
– Kuptohet, se i gjithe farefisi im u largua me force, vrasje nga vendi ku kishin varrezat e baballareve dhe gjysherve per vite.
– Obama thote, se neve tani jemi ne kohen e globalizimit dhe revolucjonit teknologjik te telekomunikacjonit. Neve nuk duhet te mbetemi te burgosurit e se kaluares. Ne duhet te njofim me mire njeri tjetrin ( ne dhe populli i thjeshte grek )nepermjet dialogut midis popujve, te shofim pikat e takimit dhe mbi keto pika te ndertojme te ardhmen per femijet tane.
– Une e shof te ardhmen e Shqiperise dhe Kosoves ne BE ku dhe do zgjidhen problemet e minoriteteve dhe te popullit tim trim.
– Une denoj me force politiken izraelite ne lidhje me : a.- Luften qe ajo ben kunder popullit palestinez. b.- Politiken e vazhdimit te krijimit te zonave te banuara ne token palestineze.
– Une denoj me force politiken e Hamas, te cilet nuk njofin shtetin izraelit, gje qe per mua eshte nje utopi. Denoj me force deklaratat e Naxhemdinexhat, qe thote se do cduke nga faqja e dheut shtetin izraelit kur dihet se ky shtet ka bomben atomike dhe eshte nje shtet demokratik me shume parti dhe parlament.
– Denoj me force hedhjen e raketave nga ana e Hamas ne territorin izraeljan kur e dine se Izraeli ka ushtrine me te forte ne rajon dhe bile edhe bomben atomike.
– Kam mendimin, se nuk popuj te keqij ne kete bote. Ka shume qeveri shume te keqia por jo popull te keq. Ky do ishte nje vlerseim kolektiv gje, qe perdrorin vetem regjimet diktatoriale.
– Qe ta mbyll muhabetin, une mendoj, se problemi palestino-izraelit do zgjidhet vetem kur dy popujt ( jo qeverite ) do bejne dialog me njeri tjetrin dhe do vendosin krijimin e dy shteteve te pamvarura Izraelin dhe Palestinen.
– Mendoj, se jemi ne kohra moderne te globalisimit i cili po e ben kete bote me te vogel nepermjet tekonoligjive te reja te telekomunikacjonit.
Mendoj se problemet duhen zgjidhur me dialog dhe jo ma thika dhe pushke. Eshte e mire per te dy popujt, qe te zhvillohet sa me shume dialog, dialog dhe nje here dialog.
– Ti je shume humanist dhe njeri i drejte e fetar dhe per kete une te uroj dhe vleresoj shume.
Te uroj nje fund jave te kendeshme.
Cila eshte “kauza Palestineze”?
Po Izraelitet e lindur ne Palestine, a jane Palestineze? Mos shif televizor plako, se ta ben koken dhalle, thjesht mendo pak.
Bravo i qofte!
Izraelitet duhen minimalisht injoraruar me ate cka i bejne palestinezeve prej 50 vjetesh!
o “mergimtari fv”megjithse ty te paska merguar mendja te jap nje porosi ty dhe disa te tjereve qe perpiqen te komentojne ketu me mire komentoni ndonje gje per Rihanen ose Ciljeten se keto gjera jane te veshtira e duhet te kesh lexuar.
Eh tradhetaret dhe bundrat nuk kane brire! ? Dallohen nga ato qe bejne dhe nga ato qe thone. Rrofte Izraeli!