Shteti më i varfër dhe më i izoluar në planet, Koreja e Veriut, do të ketë internet 3G për celularët.
Shërbimin do e ofrojë i vetmi operator celular në vend, Koryolink.
Sipas BBC, firma egjiptiane e telefonisë, Orascom, që është partnere me Koryolink, përllogarit se më shumë se 1 milion koreano- veriorë përdorin celular.
Por interneti 3G do të përdoret vetëm nga të huajt që vizitojnë vendin, ose të huajt që banojnë në vend.
Orascom ka ngritur rrjetin 3G të telefonisë celulare në Korenë e Veriut që në vitin 2008, por përdoruesit mund ta përdorin vetëm për telefonata.
Shefi i Google, Eric Schmidt, që vizitoi vendin e izoluar së fundmi, tha se është shumë e lehtë që të vendoset sistemi 3G me rrjetin ekzistues.
Aksesi në internet është jashtëzakonisht i kufizuar për vendasit. Shumica e njerëzve kanë akses vetëm në një numër të vogël faqesh shtetërore.
Ta leme Korene e Veriut ne fatin e vete……te shohim ,te shohim hallet tona.
o lal , kto jan popull i zgjut , do vij dita kur ti thon fuck off komunizmit dhe ta garantoj un se per 10-20 vjet bohen shtet i zhvillum si koreja jugut . thuj ti shqiperia kur do behet ?
Po shume shpejt ky popull do ndryshoje sistemin,e nuk do jete cudi qe ndryshimi do vije nga vet pushteti ne fuqi,dhe vendi do te ket nje perparim te vrullshem,mbasi sistemi arsimor dhe kultura e punes jane ne edukaten e popullit,si dikur dhe ne vendin tone,por qe per fat te keq u shkaterrua ne keto 22vjet pseudodemokraci.