Atleti nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius, që përballet me akuzën e vrasjes së të dashurës së tij, ka fituar lirinë me kusht pas katër ditësh seanca.
Gjykatësi Desmond Nair tha se prokuroria nuk ka ofruar prova të besueshme se ai mund të arratiset nga vendi, ose që ai ka një karakter të dhunshëm.
Atleti paraolimpik i mohon akuzat për vrasje, duke thënë se ai e qëlloi Reeva Steenkamp duke menduar se ishte një hajdut që kishte hyrë në shtëpi.
Sipas BBC, seanca tjetër do të jetë më 4 qershor. Për lirimin me kusht ai ka vendosur garancinë 113 mijë dollarë.
Ai është urdhëruar që të dorëzojë pasaportën, që të mos i afrohet shtëpisë së tij në Pretoria dhe që të raportojë në polici çdo të hënë dhe të premte në mëngjes.
Megjithatë gjykatësi tha se ai e ka të vështirë që të kuptojë se pse Pistorius ka hapur zjarr në atë mënyrë.
Familja dhe mbështetësit e atletit në sallë shpërthyen në gëzim.
Xhaxhai i tij tha jashtë gjykatës se janë të çliruar tani që ai u lirua, por tha se ata janë në zi për Reeva Steenkamp dhe familjen e saj.
Rendesia e faktit (vrasja, dhe pa asnje motiv),qendrimi mohues ne gjykate (rreziku i prishjes se provave), sanksioni penal per sa akuzohet (qe duhet te jete shume vite burg) nuk justifikojne kete mase sigurimi.Gjykatsi dyshon, derisa i mbajne pasaporten(rreziku i ikjes qendron duke e vleresuar edhe me denimin e mundshem, ai mund te ike).
Megjithatë gjykatësi tha se ai e ka të vështirë që të kuptojë se pse Pistorius ka hapur zjarr në atë mënyrë.PSIKOPAT TIPIK.
Drejtesia e miliardereve, vrasjen e kreu per kenaqsine e sifdes ndaj ligjit!
Cfare krimi ? ? ?
Reeva ishte nje engjell po ky eshte skizo.
http://fashionguests.blogspot.com/2012/07/fashion-awards-winners-2012-cfda_2482.html
Cudi e madhe po shpetoi ky! Kriminel!!
Kush ishte gjyqtare, Fatmira Hajdari?
Mjere ajo qe u vra se sa per kete sakatin do ta nzjerrin te “pafajshem”. Bast!!!
Nuk e kuptoje ku eshte drejtsia? Te vrasesh dhe te jesh i lire per 4 dite?Sikur edhe nje mace te vrasesh duhesh te denohesh. Ai vete nuk kupton çfare ka bere? A drejtesi drejtesi mungone edhe ne shume vende te tjera.
Hajde beje gjyqin ne Shqiperi se te nxjerrim te pafajshem fare. Madje me pak sforco, mund te fusim ne burg prinderit e asaj te gjores qe po te “vidhte” shtepine.
Mut eshte kudo.
Po ke leke i blen te gjitha.
Ky eshte sistemi i ndyre kapitalist.Ligjin e ben me i forti(me para dhe me pushtet).Po ne ne shqiperi nuk jemi mesuar akoma me kete sistem te qelbun se erdhem nga komunizmi.Kerkon drejtesi po c fare dreejtesie kerkon, ne kete sistem cdo gje blihet dhe shitet.Korupsioni ekziston ne te gjitha instancat, kudo ne te gjithe boten eshte paka shume njesoj si pune e priftit