Është një ngjarje që ka pushtuar kryelajmet në SHBA. Në një nga zonat më të famshme në Las Vegas, ka pasur një përplasje me armë dhe tre persona kanë mbetur të vdekur.
Kështu raportohej fillimisht.
Por tani mësohet se në fakt kanë qenë vetëm personat e armatosur në një makinë Range Rover me xhama të zinj, që i janë afruar një makine Maserati, duke qëlluar mbi shoferin, ndërkohë që ai ishte ndalur në semafor duke pritur të ndizej drita jeshile.
Shoferi i Maserati-t ka lëvizur makinën, duke u përplasur me një taksi, që ka marrë flakë. Si pasojë ka vdekur shoferi i taksisë, një pasagjer i tij si dhe shoferi i Maserati-t.
Mësohet se personi i sulmuar është një këngëtar rap-i, i quajtur Kenny Clutch, që nuk kishte shumë kohë që kishte publikuar disa këngë të tijat. Në njërën prej tyre ai madje theksonte se si mbante një pistoletë në makinën e tij italiane, që kushton 120 mijë dollarë.
Burimet thonë se shkak i krimit ka qenë një zënkë në një kazino mes rapper-it dhe personave që ishin në makinën Range Rover. Këta të fundit janë ende të lirë, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tyre.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit ku në vitin 1992 u qëllua edhe rapper-i Tupac Shakur.
Një dëshmitar tha se skena ishte si në filmat “Die Hard”.
Disa makina të tjera u dëmtuan, ndërsa katër persona u plagosën dhe po marrin trajtim në spital.
un them se fajin Qeverija dhe Sli Berisha..
Ik mbaro njehere filloren ti, pastaj hajde dhe bej komente ketu …
2Pac nuk eshte qelluar ne vitin 1992 por ne 1996!
Shteti me pis dhe me i frikshem i botes eshte amerika
O Jaro, cer pate tina zotnia tate me Ameriken? sa her ke shku ne ambasaden amerikone ne Tiron dhe s’ta kon dhon vizen? Ky osht shkaku qe e urreke Ameriken mer kellire apo ke noi hall qeter? Shko e futi i kafe ke blloku ene ftillohu se paske flejt ka krahu i gabum i krevatit mrom. Kur t’lodhesh nat krah kthehu n’krahun tjeter se t’bo mir…Cer na ka gjet ne shqiptaro-amerikont me kto tipa nuk kpo e kuptoj. T’u qen burri per bukuri shko e sha Ameriken pa gjo t’keq…hej bela e modhe..
po ti o tirancoamerikan cpate qe u preke kaq shume sikur te shau nenen.
I marsh te keqen Amerikes ti se neve qe rrojme ketu na ka bere me shtepi e prokopi dhe jetojme shuuume me mire se ne vendin tone, (kete te fundit e them me keqardhje se do isha me i lumtur te beja kete jete qe kam ketu ne vendin tim)
Nuk diskutohet punojme se parate nuk vijne nga qielli, por ne fund te fundit jemi te kenaqur me nivelin e jeteses qe bejme dhe qe kurre nuk kemi pasur keto kushte ne Shqiperi.
Kam pare nje emsion me ate “kengetarin” ne shqiperi Stressi o zot o zot si nuk del njeri dhe tja kepuse ato kokrrat dhe tja veri ne balle njeri me te neveritshem nuk ka edhe ne emision doli me pistolete ne dore bente si trim edhe puna e ketij rapistit me lart do kete shitur shume pordhe prandaj e kane hequr qafe
Aleks , ky Rilindja komuniste (Edi Rama), eshte duke u marre me masterin dhe tani po ben doktoraturen, nuk ka pas kohe fare per te bere filloren, mos i bjere shume ne qafe.