SHBA do të bombardojë Guamin me ... minj të ngordhur

22 Shkurt 2013, 20:51Lifestyle TEMA
SHBA do të bombardojë Guamin me ... minj të ngordhur

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që të hedhin minj të ngordhur në ishullin e Guamit, në një përpjekje për të ndaluar vërshimin e gjarpërinjve të pemëve, që janë kthyer në një shqetësim.

Frika ekziston se gjarpërinjtë, që mbërritën në ishull me anë të anijeve amerikane pas Luftës së Dytë Botërore, mund të përhapen edhe në ishujt e Havait.

Zogjtë vendas në Guam janë drejt zhdukjes si pasojë e gjarpërinjve.

Po ashtu gjarpërinjtë kanë shkaktuar probleme me energjinë, pasi ngjiten në shtylla dhe tela. Ata kanë hyrë edhe në banesa, duke kafshuar njerëz, përfshi bebet.

Po ashtu në rrezik është edhe imazhi i Guam si një vend turistik.

Zgjidhja është që të hidhen minj të ngjyer me acetaminofen, një përbërës aktiv në qetësues si Tylenol.

Ekspertët amerikanë thanë se nuk ka asnjë vend në botë që ka probleme me gjarpërinjtë si Guami.

Ekspertët thonë se këta gjarpërinj, ndryshe nga të tjerët, ha edhe ushqim që nuk është preja e tij.

Po ashtu acetaminofen nuk është i dëmshëm për njerëzit.

5 komente në “SHBA do të bombardojë Guamin me … minj të ngordhur”

  1. Shkodrani uk says:

    Pervec minjve,nqs ju ban pune amerikaneve,te vijne te marrin nje qen te ngordhun ,nga Vicidoli. Helmi i gjakut te tije te prishun i helmon gjarprinjte

    1. Une says:

      Gjaku i tije i prishur do helmoje jo vetem gjarprinjte por cdo gje te gjalle, pasi vjen nga nje specie e papare ndonjehere(tmerresisht e peshtire).

    2. Pilo Lala says:

      E bukur kjo.
      Kalamajte e tij kushedi sa para do fitojne me kete lloj malli te shtrenjte. Argita dhe Fazllici po ferkojne duart.

  2. Nikiu says:

    Acetaminofeni eshte emri kimik i paracetamolit. Si do ngordhin gjarperinjte nga paracetamoli? Apo jane prodhim Profarma?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje